ATV

Author: K.B.

  • PDK cakton mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill, pritet deklaratë politike

    PDK cakton mbledhjen e Këshillit Drejtues më 20 prill, pritet deklaratë politike

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.

    Në këtë mbledhje, Kryetari Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.

    Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.

    Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre.

  • Deklarimi i pasurisë nga politikanët, Krasniqi ironizon: Sapo hyn në pushtet shtohen pronat, pikturat me vlera, me një rrogë jeton në luks

    Deklarimi i pasurisë nga politikanët, Krasniqi ironizon: Sapo hyn në pushtet shtohen pronat, pikturat me vlera, me një rrogë jeton në luks

    Analisti Albert Krasniqi tha se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë po shpërfaq mjaftueshëm se çfarë sektori fitimprurës është politika.

    Ai këtë deklaratë e bëri pas raportimit të fundit të pasurisë së zyrtarëve publikë.

    Krasniqi tha se kjo pasqyrë tregon paga e shtetit është me shumë “bereqet”.

    “Me një rrogë arrin të jetosh në luks, të blesh prona dhe të kursesh pa problem. Ndërkohë, me të njëjtën rrogë në sektorë të tjerë, njerëzit mezi e mbyllin muajin. Pastaj, sapo hyn në pushtet, rritet edhe dashuria familjare. Papritmas trashëgon dy-tri prona këtu, disa asete atje – edhe kur familjarët nuk janë fort të njohur për ndonjë aktivitet ekonomik”.

    Me ironi, Krasniqi thotë se këto deklarime të pasurisë tregojnë se prindërit e zyrtarëve publikë paskan qenë koleksionues arti.

    “Deklarimet na zbulojnë edhe një dimension kulturor të panjohur: prindërit tanë, në kushte të rënda jetese dhe të rritur nën okupim, paskan qenë koleksionistë të mëdhenj arti. Në mes të varfërisë, kanë arritur të lënë trashëgimi piktura me vlera milionëshe – për lakmi edhe nga baronët më të mëdhenj europianë!”.

  • Vdes zyrtari i shërbimit korrektues, Policia dyshon se aksidenti tragjik ka ndodhur derisa i njejti po punonte me traktor

    Vdes zyrtari i shërbimit korrektues, Policia dyshon se aksidenti tragjik ka ndodhur derisa i njejti po punonte me traktor

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të ndodhur sot në Podujevë, ku ka vdekur një person.

    Ahmeti ka thënë se është iniciuar rasti si hetim i vdekjes.

    ‘Rasti ka ndodhë rreth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar”, ka thënë Ahmeti.

    “Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë.Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka përfunduar ajo

    Derisa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalër për Granit Sherifitn, i cili ka punuar në këtë institucion.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të çmuar, Granit Sherifi.

    Lajmi i hidhur për humbjen e tij na ka thyer zemrat të gjithëve. Për ne, ai nuk ishte thjesht një koleg, por një mikë dhe një njeri me shpirt të madh.

    Në emër të të gjithë kolektivit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shprehim ngushëllimet tona më të sinqert familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

    Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë.

    Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në njoftim.

  • Kosova bëhet edhe me një parti të re

    Kosova bëhet edhe me një parti të re

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”.

    Kjo parti është iniciativë qytetare e cila udhëhiqet nga Sali Salihu.

    “Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar, libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar dhe taksën e regjistrimit në vlerën 500 Euro. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që përmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej 5 ditësh për të dërguar ndryshimet në statut dhe numrin e mbështetësve. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë”, thuhet në njoftim të KQZ-së.

  • Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese, Haxhiu njofton se do përsëritet konkursi

    Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese, Haxhiu njofton se do përsëritet konkursi

    Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese, s’i ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët Kuvendi i Kosovë, për t’u propozuar në këtë pozitë.

    Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka shtuar se duhet përsëritur konkursi.

    Kjo e fundit i ka bërë thirrje komisionit që të ndërmerr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes, ftesës, për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese.

    Votat për kandidatët nga raundi i katërt ishin:

    Emine Avdyli Pozhari, – 60 vota

    Jonida Xhafa – 62 vota

    Flamur Mrasori, – 51 vota

  • Ines Gashi shpallet më e bukura e Kosovës

    Ines Gashi shpallet më e bukura e Kosovës

    Mbrëmë në Prishtinë u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në vend, “Kosova Fashion Night”, e cila kulmoi me spektaklin e shumëpritur “Miss Kosova 2026”. Eventi mblodhi emra të njohur të industrisë së modës, ku dizajnerë të spikatur prezantuan koleksionet e tyre më të fundit, duke sjellë një atmosferë glamuroze dhe plot elegancë.

    Në përmbyllje të mbrëmjes, u zhvillua edhe gara për kurorën e më të bukurës së Kosovës, ku triumfoi bukuroshja prishtinase Ines Gashi, duke u shpallur zyrtarisht “Miss Kosova 2026”.

    Përveç titullit kryesor, juria ndau edhe disa çmime të tjera të rëndësishme. Titullin “Miss Shqiptarja” e fitoi Nita Hajdini, ndërsa Ema Tafa u shpall “Best Model of Kosova”. Po ashtu, Argjenda Berbatovci u kurorëzua si “Miss Prishtina”.

    Shoqëruesja e parë e “Miss Kosova 2026” u shpall Blerta Sadriaj, duke kompletuar kështu listën e fitueseve të kësaj nate madhështore.

    Ngjarja u vlerësua si një sukses i madh, duke dëshmuar edhe një herë zhvillimin dhe potencialin e industrisë së modës në Kosovë.

  • Sadiku-VV’së: Po jepni të dhëna të mjaftueshme për t’iu cilësuar anti-amerikan, por s’po mund t’iu them

    Sadiku-VV’së: Po jepni të dhëna të mjaftueshme për t’iu cilësuar anti-amerikan, por s’po mund t’iu them

    Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje që s’po e sjellin për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për Bordin e Paqes.

    Sadiku ka thënë se partia në pushtet vetëm për këtë Ligj nuk po ngutet.

    Ai ka shtuar se nuk po mund t’i kualifikojë LVV-në si anti-amerikanë, megjithatë thekson se partia e Kurtit po japin të dhëna të mjaftueshme për t’i quajtur të tillë.

    “Vetëm çështjen e Bordit të Paqes po e vononi. Po kërkohet në maksimum që të shpenzohet koha. I vetmi proces që ju s’jeni për t’ngutë është Bordi i paqes. Nuk po mundem me iu thanë anti-amerikan se s’muj, as nuk mendoj që jeni, por që po na jepni të dhana të mjaftueshme me iu thanë e s’po muj, vërtetë po na jepni”, ka deklaruar Sadiku.

  • Haxhiu si u.d e presidentes dekreton 6 Ligje të miratuara në Kuvend

    Haxhiu si u.d e presidentes dekreton 6 Ligje të miratuara në Kuvend

    Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka njoftuar se U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka dekretuar shpalljen e 6 ligjeve të rëndësishme, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

    “Këto ligje hapin rrugë për investime në energji të pastër, në rritjen e efiçencës në ndërtesat publike, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe në trajtimin e ujërave të zeza. Po ashtu, ato forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë tanë në qasjen në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Haxhiu.

    Ajo më tej ka thënë se përmes këtyre hapave, Republika e Kosovës vazhdon të thellojë partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me Bashkimin Evropian, duke e orientuar zhvillimin drejt qëndrueshmërisë dhe integrimit evropian.

    Ligjet e dekretuara janë:

    Ligji Nr. 10/L-011 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektligjin Energjia Diellore Fotovolkanike në KEK – Porta Globale.

    Ligji Nr. 10/L-013 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë – Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë-Mitrovicë (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.

    Ligji Nr. 10/L-010 për Ratifikimin e “Amandamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, Pjesa e Parë”.

    Ligji Nr. 10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor.

    Ligji Nr. 10/L-012 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Projektin e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa Publike.

    Ligji Nr. 10/L-014 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”

  • Kurti pas Londrës për tri ditë të tjera në Spanjë, Çitaku: Kthehu kryej punët e shtëpisë, s’është hajri yt në diplomaci

    Kurti pas Londrës për tri ditë të tjera në Spanjë, Çitaku: Kthehu kryej punët e shtëpisë, s’është hajri yt në diplomaci

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për herë të dytë jashtë vendit brenda pak ditësh.

    Çitaku ka thënë se Kurti pas Londrës, tashmë do të kalojë edhe tri ditë të tjera në Spanjë, pa bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin për zgjedhjen e presidentit.

    “Pas tri ditësh në Londër, Kryeministri Kurti paska ka vendosur t’i kalojë edhe tri të tjera në Spanjë, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën.

    Ndërkohë, afati 34-ditor i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt fundit, pa asnjë përpjekje serioze për konsensus”, ka shkruar ajo.

    “Kjo qasje dëshmon mungesë të vullnetit për stabilitet institucional dhe lë të kuptohet një orientim drejt krizave të njëpasnjëshme, në vend të zgjidhjeve për qytetarët.Kryeministër, kthehu e kryej punët e shtëpisë, ku të presin hallet e qytetarëve dhe shtetit. Lëri shëtitjet e samitet pa rezultat, se ke dëshmu që nuk është hajri yt në diplomaci!”, ka shkruar Çitaku.

  • Kuvendi miraton në parim projektligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë me 81 vota pro

    Kuvendi miraton në parim projektligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë me 81 vota pro

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    81 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe 25 abstenime.

    Ky projektligj duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.