ATV

Author: K.B.

  • Haxhi Avdyli i grupit të VV-së mungon, Haxhiu e fton të marrë pjesë në seancë

    Haxhi Avdyli i grupit të VV-së mungon, Haxhiu e fton të marrë pjesë në seancë

    Deputeti nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk është i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke i thirrur emrat e deputetëve që mungojnë, e ka përmendur edhe emrin e Haxhi Avdylit.

    Haxhiu ka ftuar deputetin nga radhët e Guxo që të vijë në seancë, ku ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit.

    Avdyli së fundmi ka dal në mbështetje të kandidaturës së sërishme të Vjosa Osmanit për presidente.

  • Mblidhet Komisioni për legjislacion për të shqyrtuar nëse dy kandidatet për Presidente plotësojnë kushtet

    Mblidhet Komisioni për legjislacion për të shqyrtuar nëse dy kandidatet për Presidente plotësojnë kushtet

    Me kërkesë të kryeparlamentares Haxhiu, Komisioni për legjislacion ka nisur mbledhjen për të shqyrtuar nëse dy kandidatet plotësojnë kushtet për të kandiduar për presidente të Kosovës.

    VV ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për këtë pozitë.

    Opozita po e bojkoton seancën.

    Kryeparlamentarja Haxhiu po e fton secilin deputet veç e veç që të shkojë në seancën e jashtëzakonshme.

  • Koci i ashpër ndaj Kurtit: Ka me u mbajtë mend si njeri që e ka përdhosë Republikën – Turp

    Koci i ashpër ndaj Kurtit: Ka me u mbajtë mend si njeri që e ka përdhosë Republikën – Turp

    Avokati Arianit Koci, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

    Në lidhje me seancat e sotme, Koci tha idiotizmat që po i shohim janë të paprecedentë.

    Ai tha se Kurti do të mbahet mend si një njeri që e ka përdhosë Republikën.

    Postimi i plotë:

    Çka nuk kemi parë në këto 26 vitet e pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime e tradhti. Ama idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë.

    Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.

    Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Po don me e mbyll me degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada e me trajtim të shtetit si pronë partie.

    Turp!

    Na keni gërditë shtetin.

  • Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

    Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën për presidentin.

    Në thirrjen e saj, ajo tha që në këtë mënyrë deputetët do të jenë në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.

    “Para se të nis zyrtarisht seancën, i ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në këtë seancë, që të vijnë dhe të jenë në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, tha ajo.

  • Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy kandidatet

    Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy kandidatet

    Deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se do të merr pjesë në seancë, por dy kandidatet nuk janë të njohura për të.

    “Ne po shkojmë e nuk e di as kush janë emrat. Nuk po i njoh vallahi. S’e di, vallahi s’e di”, tha ai, raporton KosovaPress.

    Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sonte bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

    Sipas saj, kërkesa është e Vetëvendosjes dhe janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

    Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi Haxhiu.

  • Seanca e Kuvendit, vendoset një karrige “speciale” në sallë

    Seanca e Kuvendit, vendoset një karrige “speciale” në sallë

    Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sonte seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

    Për këtë ka njoftuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke thënë se Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha janë kandidate të reja.

    Ndërkaq, para nisjes së seancës, në sallën e Kuvendit është vendosje një karrige “speciale” .

  • Inspektorati i Punës paralajmëron ndërtimtarët: Mos shkelni vendimet për ndalim, përndryshe procedura penale

    Inspektorati i Punës paralajmëron ndërtimtarët: Mos shkelni vendimet për ndalim, përndryshe procedura penale

    Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëkryerësve dhe investitorëve në sektorin e ndërtimtarisë që të respektojnë vendimet për ndalim të punimeve në kantieret ku janë konstatuar shkelje gjatë aksionit të fundit inspektues.

    Në një njoftim zyrtar, ky institucion thekson se nuk duhet të ndërmerren veprime ndërtimore dhe as të hiqen shiritat bllokues deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore të vendosura nga inspektorët e punës.

    Sipas njoftimit, çdo veprim në kundërshtim me këto vendime përbën shkelje të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe bie ndesh me nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhet me asgjësimin, dëmtimin ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në vendin e punës. Autoritetet paralajmërojnë se ndaj shkelësve, përveç procedurave kundërvajtëse, do të iniciohen edhe procedura penale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

    Njoftimi i plotë:

    NJOFTIM

    Inspektorati Qendror i Punës njofton të gjithë punëkryerësit dhe investitorët në sektorin e ndërtimtarisë, të cilët gjatë aksionit të fundit të inspektimit për kushtet e punës dhe nivelin e organizimit të SSHP-së në kantieret e tyre ndërtimore kanë pasur të ndaluara punimet me vendim për ndalim, që të mos ndërmarrin veprime ndërtimore dhe të mos heqin shiritat bllokues deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore të përcaktuara nga inspektorët e punës.

    Një veprim i tillë bie ndesh me rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe me dispozitat e nenit 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kapitulli “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, që ka të bëjë me cenimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Ndaj kujtdo që ndërmerr veprime në kundërshtim me vendimet e inspektorëve të punës, përveç procedurës kundërvajtëse, do të iniciohet edhe procedurë penale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Rregullat e SSHP-së nuk janë dëshirë, por obligim ligjor dhe njerëzor për mbrojtjen e jetës së të punësuarve dhe shmangien e kostove nga aksidentet.

    Prandaj, Inspektorati Qendror i Punës kërkon nga të gjithë punëkryerësit dhe investitorët që të jenë bashkëpunues me inspektorët e IQP-së, të respektojnë vendimet për ndalim të procesit të punës dhe të ndërmarrin masa për ngritjen e nivelit të SSHP-së në kantieret e tyre ndërtimore.

    Paraprakisht, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

  • Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

    Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora 20:30, Çitaku: Ftesa erdhi në 20:26

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi është thirrë seancë e jashtëzakonshme nga Vetëvendosja, për zgjedhjen e presidentit.

    Ajo tha se ftesa për pjesëmarrje në seancë i ka ardhë 4 minuta para fillimit të saj.

    “Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, shkroi Çitaku në Facebook.

  • Melania Trump ‘shpërthen’ pas komenteve të Jimmy Kimmel – bën thirrje të pushohet nga puna

    Melania Trump ‘shpërthen’ pas komenteve të Jimmy Kimmel – bën thirrje të pushohet nga puna

    Melania Trump ka reaguar ashpër ndaj moderatorit të njohur Jimmy Kimmel, duke kërkuar që rrjeti televiziv ABC të marrë masa ndaj tij, madje duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.

    Sipas saj, komentet e Kimmelit në emisionin e tij janë “plot urrejtje” dhe kanë për qëllim të ndajnë shoqërinë amerikane.

    Ajo reagoi në platformën X (ish-Twitter), ku e akuzoi se ka përdorur gjuhë që nxit dhunë dhe përçarje politike në ShBA.

    Melania Trump u shpreh se deklaratat e tij për familjen e saj nuk janë humor, por, siç tha ajo, “të dëmshme”.

    Shtoi se figura të tilla nuk duhet të kenë hapësirë çdo natë në televizion për të transmetuar mesazhe që sipas saj nxisin urrejtje.

    Në reagimin e saj, e quajti Kimmelin “frikacak”, duke pretenduar se fshihet pas mbështetjes së ABC-së dhe se rrjeti po e mbron pavarësisht polemikave.

    Ajo i bëri thirrje drejtuesve të ABC-së të marrin qëndrim dhe të ndalojnë, siç u shpreh ajo, “sjelljen e papranueshme” të moderatorit.

    Shkaku i kësaj polemike ishte një monolog i Kimmelit i transmetuar pak para një darke tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ai bëri një koment për Melanian.

    Ky koment u konsiderua ofendues nga shumë persona dhe më pas u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, sidomos pas një incidenti me të shtëna që ndodhi gjatë një eventi në Washington.

    Ky nuk është rasti i parë që Jimmy përballet me pezullim ose kritika për deklaratat e tij publike.

    Më herët, ai ishte pezulluar përkohësisht nga programi pas disa komenteve të diskutueshme, por më pas u rikthye në ekran.

  • Seanca për zgjedhjen e Presidentes pa marrëveshje me partitë, kush janë dy të propozuarat e VV’së

    Seanca për zgjedhjen e Presidentes pa marrëveshje me partitë, kush janë dy të propozuarat e VV’së

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.

    Rushiti është themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila së bashku me qendrën e saj më 2025 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga një ligjvënës suedez.

    Ajo e ka themeluar QKRM-në më 1999 me misionin për të ofruar trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës në Kosovë. Kjo qendër po ashtu promovon respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë dhe të parandalimit dhe çrrënjosjen e torturës dhe të gjitha formave të keqtrajtimit.

    Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit.

    Çmimi iu dha për të nderuar ndikimin e punës së saj në jetën e të mbijetuarve dhe për rolin e saj si udhëheqëse në botë për avokimin për të drejtat e njeriut.

    Ndërkaq, Hatixhe Hoxha po ashtu është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe në të kaluarën ka qenë ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo është drejtoreshë e shoqatës AUTIZMI.

    Kjo shoqatë organizon aktivitete të ndryshme që synojnë ndërgjegjësimin për autizmin, por edhe përfshirjen e personave me autizëm në shoqëri.

    Deri më 2007, për dy mandate, Hatixhe Hoxha ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ndërkaq LVV-së i ishte bashkuar më 2010, parti me të cilën kishte garuar për deputete.

    Ajo po ashtu ka qenë ligjëruese në Univeristetin e Prishtinës më 2002-2003, në Fakultetin e Arteve./REL