ATV

Author: K.B.

  • Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

    Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

    Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas fjalimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.

    Musliu-Shoshi ka rikujtuar përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend në të kaluarën, duke e shoqëruar reagimin e saj me pamje nga ajo kohë.

    “Në imagjinatën e kujt është kjo?”, shkroi ajo në Facebook.

    Ndërkaq Konjufca pas fjalimit të mbajtur në Kuvend, u tërhoq nga gara për president.

  • Lushaku sërish e pyet VV-në për Vjosa Osmanin: A i keni 66 vota për propozimin tonë?

    Lushaku sërish e pyet VV-në për Vjosa Osmanin: A i keni 66 vota për propozimin tonë?

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.

    Ajo ka pyetur pushtetin se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin, tutje tha se nëse i kanë duhet të tregojnë qartë.

    Deputetja e LDK-së tha se kanë dhënë një propozim konkret. /Gazeta Express

    Postimi i plotë:

    2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE:

    A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?

    Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht. Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime.

    E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë.

    Ne e kemi dhënë një propozim konkret. Një emër. Një rrugëdalje. Një mundësi reale për ta shmangur krizën.

    Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë.

    Po ose Jo! Lërini këto akrobacione.

  • Kurti luan me kartë të re: Propozohen Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për Presidente

    Kurti luan me kartë të re: Propozohen Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha për Presidente

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, sonte në orën 20:30.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

    Haxhiu ka ftuar të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancë.

    “Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu.

    Feride Rushiti është Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ndërsa Hatixhe Hoxha ka qenë kandidate për deputete nga VV.

    Në seancën që u mbajtë më herët për Presidentin, e që u bojkotua nga opozita, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga kandidatura.

  • Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i mbani natën

    Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i mbani natën

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se janë njoftuar se do të ketë sërish seancë sonte.

    Sipas Musliut seanca do filloj nga ora 20:30.

    “Po mbani seanca natën! Në ndërkohë ne sa po e morem një mesazh se do kemi seancë sonte në ora 20:30”, ka shkruar Musliu.

  • Qeveria mban mbledhje, këto janë tri vendimet që u morën

    Qeveria mban mbledhje, këto janë tri vendimet që u morën

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, ku ka marrë tri vendime.

    Në njoftimin e ZKM’së thuhet se vendimi i parë që është marrë është ai me të cilin shtohet lista e mallrave në Aneksin A të Ligjit Nr. 03/L-220 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-112 për Tatim e Normës së Akcizës në Kosovë.

    Vendimi tjetër është ai për aprovimin e Listës së anëtarëve potencial të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.

    Në fund është miratuar në parim Nisma për “Amendamentin Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

  • “A po bëni hajgare”, Çitaku: LVV nuk po do zgjidhje, por nënshtrim

    “A po bëni hajgare”, Çitaku: LVV nuk po do zgjidhje, por nënshtrim

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se nuk ka nevojë për diskutime “nëse Kosova ka nevojë për President apo jo”.

    Ajo shkroi se LVV-ja nuk po do zgjidhje, por nënshtrim.

    “Diskutim për zgjedhjen e Presidentit, thanë. Sinqerisht, a po bëni hajgare? Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për President apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga LVV-ja për “diskutim” për Presidentin.

    “Në anën tjetër, LVV e ka trajtuar këtë proces me joseriozitet të plotë. Nga vizitat turistike nëpër Spanjë e Angli, deri te qasja tallëse dhe përçmuese ndaj këtij procesi, çdo veprim i tyre dëshmon mungesë vullneti për bashkëpunim. Kjo nuk është mënyrë për të ndërtuar institucione. Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, shtoi ajo.

  • Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e gjen, këto po e duan përgjigjen e tretë

    Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e gjen, këto po e duan përgjigjen e tretë

    Ministri i Jashtëm dhe i Diapsorës, Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku gjenden deputetit e pushtetit dhe po diskutojnë për Presidentin.

    Njëjtë si Albin Kurti, edhe Glauk Konjufca e ka akuzuar opozitën për bllokadë.

    Ai tha se janë shkaktuar tri kriza në këto vite, e para në vitin 2020 për të rrëzuar Qeverinë, pastaj në 2025 për të pamundësuar Qeverinë, dhe tash thotë ai “për ta rrëzuar Qeverinë përmes mos mundësimit të Presidentit.

    Konjufca tha se populli thotë “atë që e lyp e gjen”, duke shtuar se opozita po e kërkon përgjigjen e tretë.

    “Këta në dy krizat i kanë marrë dy përgjigje, tash po e dojnë edhe përgjigjen e tretë nga qytetarët. Populli thotë çka të lyp e gjen e këta po e duan atë përgjigjen e tretë”, ka thënë ai.

  • Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

    Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia e tij, për diskutim lidhur me çështjen e presidentit.

    Kurti e nisi fjalën e tij me afatin kushtetutes që është drejt fundit, duke i përmendur zgjedhjet e reja, raporton Klankosova.tv

    “Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.”

    Ai tha se Vetëvendosje nuk ka ikur nga përgjegjësia asnjëherë.

    “Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.”

  • Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direkte

    Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direkte

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit, seancë kjo e cila është bojkotuar nga opozita.

    Lidhur me këtë, Haxhiu tha se mungesa a tyre prodhon pasoja direkte, derisa u shpreh se gjithashtu e shtyen vendin drejt një krize të panevojshme.

    “Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte, bllokimin e një procedure kushtetuese dhe shtyerjen e vendit drejt një krize të panevojshme”.

    “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar këtë çështje në mënyrë përfundimtare “deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje të rregullt paraprake”, tha ajo.

  • Nis seanca për Presidentin, opozita e bojkoton

    Nis seanca për Presidentin, opozita e bojkoton

    Me rreth 30 minuta vonesë, ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet rreth çështjes së Presidentit.

    Opozita nuk po merr pjesë në këtë seancë.

    Thirrja e kësaj seance vjen një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

    Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

    Lëvizja Vetëvendosje të shtunën pas mbledhjes së kryesisë së partisë, doli me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e dhjetë.

    Përderisa Partia Demokratike e Kosovës refuzoi të propozonte emra, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po të shtunën përmendi mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.

    “LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njehërë duhet të vendosë a dëshiron marrëveshje”, kishte shkruar Abdixhiku në Facebook.