ATV

Author: K.B.

  • Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit

    Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit.

    Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme.

    “Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo.

    PDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

  • Mbyllet pjesërisht një rrugë në Malishevë nga 28 prilli deri më 1 maj

    Mbyllet pjesërisht një rrugë në Malishevë nga 28 prilli deri më 1 maj

    Komuna e Malishevës ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Medlin Ollbrajt”, për shkak të punimeve që po zhvillohen në këtë segment.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026 një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim, ndërsa për të mundësuar lëvizjen, një krah i rrugës do të mbetet i hapur.

    “Për shkak të punimeve në rrugën ‘Medlin Ollbrajt’, duke filluar nga data 28.04.2026 deri më 01.05.2026, një pjesë e rrugës do të jetë e mbyllur për qarkullim”, thuhet në njoftim.

    Nga komuna është bërë e ditur se banorëve që jetojnë në këtë rrugë do t’u sigurohet qarkullim i pandërprerë.

    Sipas njoftimit, ndërprerja e përkohshme e qarkullimit bëhet si pasojë e punimeve për vendosjen e gypave të kanalizimit fekal dhe atmosferik në këtë segment rrugor.

  • Muhaxheri: Abdixhiku me 15 nënshkrimet ia kalli lojën Vetëvendosjes

    Muhaxheri: Abdixhiku me 15 nënshkrimet ia kalli lojën Vetëvendosjes

    Analisti politik, Arton Muhaxheri, foli për 15 nënshkrimet e LDK-së për president. Ai tha se me këtë gjë, Lumir Abdixhiku ia ka “kallur lojën” Vetëvendosjes.

    Ai shtoi se nëse partia në pushtet ka vullnet, Kosova nesër mund të ketë president.

    “Nëse ka vullnet nesër LVV, Kosova mund të ketë presidenten, e që mund të “jetë” Vjosa Osmani që i paska 15 nënshkrime të LDK-së, por si duket natyrisht që ashtu si e tha Albin Kurti sot në ligjërimin e tij shumë të gjatë se tash, Vjosa nuk bën se qenka, kandidate partiake e që në fakt në vitin 2021 nuk i ka penguar kjo gjë. Me 15 nënshkrimet e kalli lojën zoti, Abdixhiku që i siguroi nga deputetët e vetë, e që në fakt LVV-ja i thoshte se nuk i keni votat e juaja. Me këto që e bëri sot, Abdixhiku ia kalli lojën Vetëvendosjes”, u shpreh Muhaxheri.

    Ai shtoi se vullneti është tek LVV-ja se a do të zgjedh, Vjosa Osmanin presidente apo jo. /rtv21

  • Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgjedhor

    Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgjedhor

    Kosova rrezikon të hyjë në një rekord të pazakontë në Evropë, duke pasur një nga ciklet më të shkurtra zgjedhore, si pasojë e krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit institucional. Sipas të dhënave krahasuese, vendi ka kaluar në mënyrë të shpeshtë në procese zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke e dalluar nga shumica e shteteve evropiane ku mandatet zakonisht zgjasin plotësisht.

    Në shumicën e shteteve evropiane, tri palë zgjedhjet e fundit shtrihen në një periudhë prej rreth 7 deri në 10 vjet. Kosova dallohet ndjeshëm: nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, tri zgjedhjet e fundit parlamentare do të përfshiheshin brenda një viti e katër muajsh.

    Vetëm gjatë vitit 2025, Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare, ndërsa vendi po përballet sërish me mundësinë e zgjedhjeve të reja për shkak të dështimeve për të zgjedhur presidentin. Zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025 erdhën pas një ngërçi të gjatë politik dhe pas zgjedhjeve të mëparshme në të njëjtin vit, ku asnjë parti nuk siguroi shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve stabile.

    Kriza aktuale lidhet me pamundësinë për të zgjedhur presidentin, proces që kërkon kuorum të caktuar në Kuvend. Dështimi i rundit të parë në mars dhe afatet kushtetuese që pasuan e kanë shtyrë vendin drejt një tjetër momenti kritik, me rrezik real për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike. /REL

  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar dhe ka treguar se si shkon procedura e rundeve për zgjedhjen e presidentit të vendit.

    Pasi të hënën dështoi seanca e jashtëzakonshme për president, pasi opozita nuk mori pjesë dhe të njëjtën e quajtën antikushtetuese, Hasani tha se e njëjta nuk numërohet dhe nuk mund të vazhdohet me rundin e dytë sot.

    “Në momentin që e ka parë që në kuti nuk janë 2/3, ky rund nuk ekziston, domethënë nuk mund të shkohet në rund të dytë. Duhet të nisë nga fillimi, seanca e [mbrëmshme] nuk mund të kalojë në rund të dytë”, tha ai në Klan Kosova.

    Ai shtoi se gabimi më i madh i opozitës në këtë zhvillim do të ishte dërgimi i seancës për presidentin në Gjykatën Kushtetuese.

    “Gabimin më të madh e bën opozita në qoftë se e çon këtë çështje në Kushtetuese. Është abuzim klasik në mënyrën më primitive të mundshme”, deklaroi Hasani.

    Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të mblidhet përsëri për çështjen e presidentit, ndërsa VV ka propozuar dy emra të ri për kandidate për presidente, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

  • Olluri: Ta quash strateg Albinin që i hyri “karate” Kushtetutës, është si të lavdërosh hajnat e bankave

    Olluri: Ta quash strateg Albinin që i hyri “karate” Kushtetutës, është si të lavdërosh hajnat e bankave

    Gazetari, Parim Olluri, ka reaguar ashpër dhe mënyrë ironike pas skandalit të mesazhit “karate” dhe tentativës së partisw në pushtet për të zgjedhur Presidentin jashtë rregullave kushtetuese.

    Olluri e ka cilësuar “çmenduri” përpjekjen e militantëve për ta shitur këtë shkelje si “strategji” të Albin Kurtit.

    Ai ka goditur logjikën e atyre që e arsyetojnë shkeljen e qëllimshme të ligjit, vetëm që vendi të shkojë në zgjedhje apo për të kalkuluar me afate kohore.

    “ Që qikjo është çmenduri. Çohet njeri edhe thotë: Albini është strateg. I hyn karate Kushtetutës për president. Dërgohet lënda në Kushtetuese edhe i shtyn zgjedhjet deri në korrik. Qysh ti e voton një njeri që i hyn karate Kushtetutës për interes të tij personal?”, ka shkruar Olluri në Facebook.

    Sipas Ollurit, të quash strateg një shkelës kushtetute është njësoj si t’i quash “stratega të pasurimit të shpejtë” hajnat e bankave që veshin maska për të mos punuar për rrogë.

  • Bugaqku: Mënyra e votimit për çështjen e presidentit, është në kundërshtim të plotë me dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

    Bugaqku: Mënyra e votimit për çështjen e presidentit, është në kundërshtim të plotë me dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese

    Vullnet Bugaqku nga KDI, tha se mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kuvend cenon rendin kushtetues.

    “Kjo lloj mënyre e veprimit apo vendimmarrjes në Kuvend dhe mënyra se si po procedohet në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, përmban sjellje që e cenon rendin kushtetutes. Kjo për faktin se nuk po respektohen parimet kushtetuese dhe as aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që i përcaktojnë qartë të gjitha procedurat se si duhet në rastin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Ai shtoi se mënyra e votimit të raundit të parë për çështjen e presidentit, është në kundërshtim të plotë me dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. /rtv21

  • ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 persona

    ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 persona

    Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 29 persona në një sulm ndaj një fshati në shtetin verilindor Adamawa të Nigerisë, thonë zyrtarët lokalë.

    Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pa specifikuar motivin e tij, raporton BBC.

    Autoritetet dhe banorët vendas thonë se militantët bastisën një fushë futbolli ku njerëzit ishin mbledhur dhe hapën zjarr rastësisht, përpara se të digjnin shtëpi, vende adhurimi dhe motoçikleta.

    Guvernatori i shtetit Ahmadu Umaru Fintiri ndau foto të tij duke mbërritur në vendngjarje, duke e përshkruar sulmin si një “fyerje ndaj njerëzimit tonë”.

    Zyra e medias e guvernatorit tha se sulmi zgjati disa orë në Guyaku, një fshat në zonën e qeverisjes vendore Gombi.

    Duke vëzhguar dëmet në zonë, zëdhënësi i guvernatorit shkroi në Facebook se “atmosfera në komunitet mbetet e tensionuar, me pikëllim dhe frikë të dukshme”.

  • Arrestohet në Brazil Ervin Mata, 39-vjeçari i akuzuar nga SPAK për koordinim një grup kriminal për trafikiim droge

    Arrestohet në Brazil Ervin Mata, 39-vjeçari i akuzuar nga SPAK për koordinim një grup kriminal për trafikiim droge

    Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, është arrestuar në Brazil 39-vjeçari Ervin Mataj, i akuzuar se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë.

    Sipas policisë, 39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

  • Gani Geci: Kurti tentoi ta përçajë familjen Jashari, bravo Rifatit që e shpëtoi nga ky kurth

    Gani Geci: Kurti tentoi ta përçajë familjen Jashari, bravo Rifatit që e shpëtoi nga ky kurth

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas publikimit të 15 nënshkrimeve të LDK-së, duke lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti për lojëra prapaskenash me familjen emblematike Jashari.

    Sipas Gecit, lëvizjet e fundit të Kurtit me emra kandidatësh nuk ishin asgjë tjetër veçse tentativë për të krijuar ndasi brenda kullës së Jasharëve në Prekaz.

    “Albin Kurti… tentoi ta përçajë familjen Jashari: fillimisht tentuan ta propozojnë Murat Jasharin dhe, pas refuzimit të tij, pas një muaji tentuan ta propozojnë vëllain e tij, Bekim Jasharin. Bravo Rifat Jashari që e ruajte familjen tuaj nga kjo përçarje”, ka shkruar Geci.

    Geci vlerëson se pas dështimit të seancës doli në pah e vërteta se Kurti nuk e ka pasur synim primar zgjedhjen e Vjosa Osmanit, por krijimin e krizave dhe kalkulimeve politike.

    Ai ka përgëzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ka dëshmuar se i ka 15 nënshkrimet e nevojshme, duke ia prishur kështu narrativën Kurtit.