ATV

Author: K.B.

  • Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

    Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

    Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

    Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja, raporton Top Channel.

    Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices. Policia po vijon kontrollet.

  • LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit

    LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit

    Ka nisur vazhdimi i seancës për zgjedhjen e Presidentit me fjalët e para të kryeparlamentares Albulena Haxhiu që u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë seancë.

    Ajo përmendi “obligime” që tha se ata kanë për të votuar dhe për ta mundësuar zgjedhjen e Presidentit.

    Deputetët e pushtetit u mbledhën sërisht sot paradite në Kuvend për rundin e dytë të votimit për President, pavarësisht se nuk ishin 80 deputetë në sallë dhe pavarësisht se kjo procedurë që nisi mbrëmë, u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare.

    Haxhiu e shtyu vazhdimin e seancës për në orën 14:00, duke i ftuar deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të votojnë dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit.

  • Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

    Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

    Deputetja e LVV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i është drejtuar me tonë kërcënuese partive opozitare, duke thënë se nëse nuk marrin pjesë në seancën që pritet të fillojë pas pak, i takon pushtetit që t’ua tregojë edhe një herë vendin.

    “Uroj që në seancën që pritet të fillojë pas pak, opozita të jetë prezente dhe të marrë pjesë në votim. Në të kundërtën, na takon t’ua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin”, ka shkruar Hyseni.

  • Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

    Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

    Teksa pritet të nisë seanca e radhës e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, deputeti i VV-së Agim Bahtiri ka adresuar kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Duke folur në hollin e Kuvendit, Bahtiri i bëri thirrje Abdixhikut që nënshkrimet që i ka mbledhur t’i dorëzojë në Kuvend dhe të mos i mbajë, siç u shpreh ai, “nëpër skuta”.

    “Jo me shku me nejt nëpër skuta. Edhe ato nënshkrimet që ai i ka mbledh le t’i bjen ku duhet, mos t’i mbajë nëpër skuta”, deklaroi Bahtiri.

  • Ende s’ka nisur seanca e presidentit, deputetët e VV-së fillojnë të mblidhen

    Ende s’ka nisur seanca e presidentit, deputetët e VV-së fillojnë të mblidhen

    Kanë kaluar rreth 20 minuta nga koha e paraparë për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por ajo ende nuk ka nisur.

    Në sallën e Kuvendit tashmë kanë filluar të mblidhen disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Seanca ishte planifikuar të vazhdojë në orën 14:00.

    Seanca fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu atë, me arsyetimin se dëshiron t’i japë kohë opozitës për të marrë pjesë.

    Deputetët e partive opozitare nuk u futën fare në seancën e sotme.

    Ata e bojkotuan edhe seancën e 27 prillit.

    Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

    Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

  • Rekord mujor: Ukraina thotë se rrëzoi 33 mijë dronë rusë në mars

    Rekord mujor: Ukraina thotë se rrëzoi 33 mijë dronë rusë në mars

    Ukraina përdori sisteme interceptuese për të rrëzuar më shumë se 33 mijë dronë rusë të llojeve të ndryshme në mars, një shifër rekord mujore që kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë më shumë se katër vjet më parë, pohoi ministri i mbrojtjes i Ukrainës.

    Ndërkohë, dronët sulmues me rreze të gjatë veprimi të zhvilluar në vend të Ukrainës goditën një rafineri nafte dhe terminal rus në Detin e Zi për herë të tretë në më pak se dy javë, duke shkaktuar evakuimin e banorëve vendas si një masë paraprake, raporton Reuters

    Ukraina ka zhvilluar teknologji të përparuar dhe të testuar në betejë të dronëve që ka rezultuar thelbësore në frenimin e ushtrisë më të madhe të Rusisë dhe ka tërhequr interes ushtarak nga e gjithë bota.

    Dronët interceptues si pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës të mbrojtjes ajrore tani po kërkohen nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit, mes luftës në Iran, sipas zyrtarëve ukrainas.

  • Bugaqku: S’duhet dekret – nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

    Bugaqku: S’duhet dekret – nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

    Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse sot nuk arrihet zgjedhja e presidentit.

    Bugaqku tha se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

    “Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka vendim të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në mënyrë legjitime, në mënyrë Kushtetuese, atëherë me automatizëm ne shkojmë në zgjedhje, dhe duhet nga nesër e tutje të caktohet vetëm data e zgjedhjeve, dhe ato data mund të jenë ose 31 marsi, ose 7 qershori”, u shpreh ai

    Kujtojmë se shkuarja direkt në zgjedhje në qoftë se dështon zgjedhja e shefit të shtetit, është paraparë edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

  • Dhjetëra qenë sulmojnë një 15-vjeçare në oborrin e QKUK-së, flasin nga Komuna e Prishtinës

    Dhjetëra qenë sulmojnë një 15-vjeçare në oborrin e QKUK-së, flasin nga Komuna e Prishtinës

    Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë në Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, te hyrja e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    E mitura është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente, ndërsa Telegrafi ka kontaktuar me Drejtorin e Qendrës së Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se ajo është liruar për në shtëpi në gjendje stabile.

    “Vajza është lëshuar në gjendje stabile. Janë vërejtur plagë të lehta në trup dhe është trajtuar me terapi përcjellëse”, ka deklaruar Syla për Telegrafi.

    Lidhur me situatën e qenve endacakë në këtë zonë, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Habib Qorrin, udhëheqës i Sektorit për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, i cili ka thënë se zona e QKUK-së vazhdon të mbetet ndër pikat më problematike për menaxhim.

    “Zona e QKUK-së vazhdon të jetë një pikë kritike për t’u menaxhuar nga qentë endacak, pasi në vazhdimësi ka pasur sulme të tyre ndaj qytetarëve”, ka thënë Qorri.

    Ai ka bërë të ditur se komuna ka ndërhyrë në disa raste, duke larguar një numër të konsiderueshëm qenësh nga kjo hapësirë.

    “Ne kemi intervenuar në largimin e tyre në disa raste, që janë larguar rreth 100”, ka theksuar Qorri.

    Sipas tij, një problem shtesë mbetet edhe fakti se në Prishtinë sillen qen nga pjesë të tjera të Kosovës, çka e vështirëson menaxhimin dhe kontrollin.

    “Po ashtu një problematikë tjetër është që ka edhe qen që sillen nga pjesë tjera të Kosovës në Prishtinë… kjo mbetet një sfidë më e madhe për Komunën e Prishtinës për shkak të mekanizmave hulumtues dhe identifikimin e personave që i lëshojnë në mënyrë të fshehtë”, ka thënë ai.

    Qorri ka vlerësuar se problemi kërkon trajtim në nivel qendror dhe se pa ndërhyrje institucionale nga shteti, situata do të vazhdojë të përsëritet.

    “Andaj ky problem vazhdon të jetë në nivel qendror dhe pa ndërhyrje nga shteti, do të vazhdojë kjo problematikë… pasi komuna i largon, prap sillen qen të rinj”, ka deklaruar Qorri, duke shtuar se “qytetarët e vuajnë më së shumti”.

  • Pak para vazhdimit të seancës reagon Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

    Pak para vazhdimit të seancës reagon Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ pak para nisjes së seancës së dytë të cilën kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka caktuar për në orën 14:00.

    Hamza ka thënë se Kosova sot gjendet përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

    “Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik”, ka shkruar Hamza.

  • “Mandati i deputetit është i lirë”, Miftaraj zbulon skenarin e Haxhiut për çështjen e presidentit

    “Mandati i deputetit është i lirë”, Miftaraj zbulon skenarin e Haxhiut për çështjen e presidentit

    Ehat Miftaraj nga IKD-ja ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është duke bërë përpjekje për të krijuar kuorum artificial dhe të pabazuar në Kushtetutë dhe praktika të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

    Sipas tij, këto janë pretendime të bazuara në interesa puro partiake.

    “Pretendimet e bazuara ne interesa puro partiake për një detyrim kushtetues të deputetëve që të qëndrojnë në seancë plenare gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit janë fiktive dhe të pabazuara”, ka thënë Miftaraj.

    “Mandati i deputetit është i lirë. Nuk mundet Albulena Haxhiu e as LVV qe te kushtezoj apo imponoj kërkesa për “leje” nga Kryetari i Kuvendit per te munguar nga seanca ne Kuvend”, ka thënë ai.

    “Kjo eshte e tejkaluar dhe nuk ka baze kushtetuese. Çdo përpjekje për ta paraqitur mungesën e deputetit si shkelje procedurale që ndikon në vlefshmërinë e procesit përbën interpretim të pabazuar të kompetencave parlamentare. Kjo nuk I hap në asnjë rrethanë rruge Albilena Haxhiut apo LVV zgjedhjen e Presidentit pa 80 vota ne kutine e votimit ne roundin e pare dhe te dyte”, ka sqaruar Miftaraj.

    Sipas tij, procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të respektojë jo vetëm tekstin, por edhe frymën e Kushtetutës, siç është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa Kushtetuta parasheh që në raundin e tretë Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

    “Çdo skenar që synon të prodhojë kuorum artificial apo të instrumentalizojë mungesën e opozitës për të justifikuar një zgjedhje me shumicë te thjeshte ne rundin e pare cenon rendin kushtetues per interesa puro partiake me qellim qe rasti te shkoj ne Gjykate Kushtetuese dhe shtyrjen e dates se zgjedhjeve sipas interesave te LVV dhe kur ata e shohin te arsyeshme dhe kur ata mendojne se mund ta kapitalizojnë vullnetin e votuesit ne vote per VV”, ka thënë ai.