ATV

Author: K.B.

  • Behrami kërkon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës sipas modelit gjerman

    Behrami kërkon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës sipas modelit gjerman

    Deputeti i PDK-se, Artan Behrami ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke theksuar se në vend ka pasur shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike.

    Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore.

    Deputeti Behrami vlerëson se Republika e Kosovës, më shumë se kurrë, ka nevojë për një mekanizëm institucional që do të mbrojë rendin kushtetues dhe demokratik.

  • U paraqitën si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt, arrestohen pesë persona, detaje

    U paraqitën si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt, arrestohen pesë persona, detaje

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë arrestuar pesë persona, të cilët, dyshohen se bashkë kishin arritur të falsifikojnë dokumente duke paraqitur si pronarë të disa parcelave që gjenden në një fshat në Ferizaj, përcjell Gazeta Express.

    Tutje, nga policia shtohet edhe se, njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.

    Komunikata:

    Arrestohen pesë persona të dyshuar për katër vepra të ndryshme penale

    Prishtinë, më 28 prill 2026

    Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) Ferizaj, pas një pune hetimore disa mujore me datën 28.04.2026 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës, ku në koordinim me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore, ka kryer urdhër kontroll në 3 lokacione të ndryshme, në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës.

    Lidhur me rastin janë kryer kontrolle me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive ku janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin arritur të falsifikojnë dokumente duke paraqitur si pronarë të disa parcelave që gjenden në një fshat në Ferizaj.

    Me këto veprime njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’“ neni 390 dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, veprime për të cilat gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë siguruar disa dëshmi/dokumente-foto të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.

    Lidhur me rastin personat e dyshuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku pas intervistës, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

  • Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

    Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

    Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në mes të SHBA, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës për të ndërtuar tubacionin e gazit të quajtur “Southern Interconection”.

    Ky projekt ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan, që sipas ambasadës amerikane forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus.

    “Një epokë e re për sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor ka filluar. Shtetet e Bashkuara, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruan një deklaratë qëllimi për të mbështetur tubacionin e gazit Southern Interconnection – një projekt transformues që i jep BeH qasje të drejtpërdrejtë në LNG të besueshëm. Ky partneritet forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus”, ka shkruar Ambasada.

  • Kurti sërish thërret komferencë të jashtëzakonshme, e dyta brenda pak orëve

    Kurti sërish thërret komferencë të jashtëzakonshme, e dyta brenda pak orëve

    Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sërish konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Konferenca do të mbahet në orën 20:00 dhe vjen pas ndërprerjes së seancës për Presidentin, për të vazhduar në orën 23:00.

    “Në 20:00, Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LVV-së”, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

  • NATO rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë, Komiteti Ushtarak viziton KFOR-in në Prishtinë

    NATO rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë, Komiteti Ushtarak viziton KFOR-in në Prishtinë

    Komiteti Ushtarak i NATO-s i kryesuar nga admirali Giuseppe Cavo Dragone, ka vizituar misionin e KFOR-it në Kosovë, të vendosur në Kampin “Film City” në Prishtinë.

    Gjatë vizitës, delegacioni është informuar nga komandanti i FSK-së gjeneralmajor Özkan Ulutaş, lidhur me situatën e sigurisë dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Në fokus të diskutimeve ishte edhe garantimi i lirisë së lëvizjes dhe stabiliteti në terren, si dhe koordinimi i operacioneve me institucionet lokale të sigurisë.

    Gjatë takimeve, Komiteti Ushtarak u informua gjithashtu nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

    Sipas njoftimeve, KFOR vazhdon të veprojë në bazë të Kapitullit VII të Kartës së OKB-së si operacion për zbatimin e paqes, me rreth 4,600 trupa nga 31 vende aleate dhe partnere.

    Misioni i tij mbetet ruajtja e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për komunitetet në Kosovë, si dhe mbështetja e zhvillimit të institucioneve profesionale, demokratike dhe shumëetnike të sigurisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

  • Sërish seancë në orën 23:00

    Sërish seancë në orën 23:00

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pak minuta pasi nisi seanca për zgjedhjen e presidentit tha: “Jam e detyruar ta ndërpres seancën dhe ju bëj thirrje deputetëve që në orën 23:00 të vijnë në seancë”.

    Ajo shtoi: “Të gjejnë hapësirë që vendit t’i japin presidentin me mandat 5 vjeçar”.

  • Vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, opozita e bojkoton

    Vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, opozita e bojkoton

    Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, e nisur që nga mbrëmë.

    Deputetët e opozitës po e bojkotojnë edhe këtë seancë.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu që në nisje të seancës ftoi opozitën që të merr pjesë në seancë.

    Edhe Kryeministri Albin Kurti bëri ftesë të njëjtë, duke thënë se vendi i deputetëve është Kuvendi.

    “Në seancën e orës 19:00, presim edhe deputetët e opozitës, të cilët e kanë vendin në Kuvend”, tha Kurti.

    Në seancën që nisi mbrëmë, u bë edhe një votim jokushtetues, me veç 64 deputetë në sallë.

    63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

    Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.

    Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

    Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

    Sonte në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje.

  • Abdixhiku para seancës: Nuk marrim pjesë në këtë shou politik, Kurti do të zgjedhë presidentin karate – Osmanin do ta zgjedhë populli

    Abdixhiku para seancës: Nuk marrim pjesë në këtë shou politik, Kurti do të zgjedhë presidentin karate – Osmanin do ta zgjedhë populli

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës për presidentin, deklaroi se “LDK-ja e konsideron që ky është shou njëpartak që nuk i shërben interesave të Republikës dhe nuk marrim pjesë në një shou të tillë, tha ai”.

    Abdixhiku tha se nënshkrimet nuk dorëzohen te LVV-ja, por shtoi se Kurti do kuorum që të zgjedhë presidentin karate.

    Ai tha se LDK i ka 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së.

    “Tani i kuptojmë këto përpjekje që dëshirojnë të krijojnë rast në Gjykatë Kushtetuese, konsiderojmë që është kosto shumë e madhe të luhet kaq shtrenjtë me fatin e Republikës për me dal në zgjedhje. Shteti nuk është hajgare”, tha Abdixhku para mediave, transmeton Express.

    Sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

    Ai tha pse Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, duke u shprehur “ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”.

  • Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë

    Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit e cila pritet të nis në orën 19:00.

    Haradinaj para gazetarëve deklaroi se si parti janë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje në këtë drejtim.

    “Ne realisht na kanë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Ndoshta sikur të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi ndoshta kishim mundur me i ndihmuar, ajo që është me rëndësi është të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës e votimit pa kuorum, sepse e çon vendin në drejtim të rrezikshëm…. Nuk jemi pjesë e seancës. Kjo është lëvizje pa konsultë, pa dakordim, pa marrëveshje”, tha ai.

    I pyetur se a i dëgjoi kritikat e kryeministrit, Albin Kurti që i drejtoi opozitës gjatë një konference për medie që ai mbajti sot, kreu i AAK-së tha se ka kohë që nuk i sheh fjalimet e shefit të ekzekutivit kosovar.

    Edhe 5 orë kalon afati kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit. Nëse nuk ka zgjidhje të kësaj çështjeje vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./KP

  • IPK rekomandon suspendimin e dy policëve: U përfshinë në një rast me të shtëna, u përdor arma zyrtare

    IPK rekomandon suspendimin e dy policëve: U përfshinë në një rast me të shtëna, u përdor arma zyrtare

    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

    IPK njofton se kjo është bërë për arsye se, policët, dyshohet se janë përfshirë në një rast me të shtëna që ka ndodhur në fshatin Mramor në Prishtinë.

    Komunikata:

    Hajvali, Prishtinë/, 28 prill 2026

    Me datën 27.04.2026, IPK ka pranuar informata nga Policia e Kosovës se në fshatin Mramor, Komuna e Prishtinës, ka pas të shtëna me armë dhe se personat e involvuar në këtë vepër penale janë zyrtarë policor, jashtë detyrës zyrtare, ndërsa vepra penale dyshohet është kryer me armën zyrtare të policisë.

    IPK ka zhvilluar menjëherë veprime hetimore fillestare ndaj dy zyrtarëve policor nga Stacioni Policor “Veriu” Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, të cilët janë të dyshuar vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe IPK ka rekomanduar suspendimin tyre.