ATV

Author: K.B.

  • Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

    Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

    Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

    Kështu ka njoftuar KEK, duke thënë se “procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik”.

    KEK ka treguar edhe biografinë e e Gramos Hashanit:

    Gramos Hashani ishte ushtrues dtyre i kryeshefit, ai ishte emëruar në këtë pozitë më 28 shkurt të vitit 2025.

    Njoftimi i plotë:

    Gramos Hashani zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a.

    Prishtinë, 30.04.2026 – Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. njofton se, pas përfundimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ka përzgjedhur z. Gramos Hashani për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik.

    Z. Hashani është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Incarnate Ëord në San Antonio, Texas, SHBA. Ai është Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), si dhe anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Londër, Mbretëria e Bashkuar.

    Z. Hashani posedon ekspertizë të theksuar në menaxhimin strategjik financiar, qeverisjen korporative, investimet në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS dhe US GAAP). Përvoja e tij profesionale përfshin sektorin e energjisë dhe atë financiar, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kosovë, ku ka ushtruar pozita të larta në kompani ndërkombëtare dhe vendase.

    Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Me respekt,

    Departamenti pr Marrdhnie me Publikun dhe Komunitete

    KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

  • Tetë raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK del me thirrje për prindërit

    Tetë raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK del me thirrje për prindërit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16–30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar tetë raste të fruthit, ndërsa dy raste të tjera janë të dyshimta.

    Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës), të cilët po ashtu janë duke marrë trajtim spitalor, çka dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje.

    IKSHPK ka bërë thirrje urgjente për prindërit që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe të vaksinojnë fëmijët e tyre në qendrat e mjekësisë familjare.

    “Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse.”, thuhet tutje në njoftim.

    Po ashtu, është rekomanduar shmangia e kontakteve me persona që shfaqin simptoma të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë, si dhe paraqitja e menjëhershme në institucionet shëndetësore në rast të shenjave të dyshimta.

    IKSHPK ka bërë të ditur se është duke e monitoruar situatën epidemiologjike dhe ka ndërmarrë masa konkrete në terren.

    “Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë. Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore. IKSHPK dhe institucionet shëndetësore janë duke bërë mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike dhe në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën përmes ofrimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët. Paralelisht, po zbatohen masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve për t’i sjellë fëmijët për vaksinim, si dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinimin me bazë në komunitet (derë më derë), në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit.”

    Në fund, IKSHPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

  • A do të jetë Limaj pjesë e listës së PDK-së? – deklarohet Bedri Hamza

    A do të jetë Limaj pjesë e listës së PDK-së? – deklarohet Bedri Hamza

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se lista zgjedhore e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit do të përfshijë emra dhe figura të reja.

    Hamza foli para mediave pasi u pyet nëse pjesë e listës do të jetë edhe Fatmir Limaj me bashkëpunëtorët e tij nga Nisma Socialdemokrate.

    “PDK-ja do të garojë në zgjedhje si PDK dhe me listën e saj. Brenda listës sigurisht që do të ketë risi, emra dhe figura të tjera”, deklaroi ai.

    Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ku u diskutua për datën e zgjedhjeve, Hamza tha se PDK-ja është e gatshme për procesin zgjedhor, pavarësisht nëse ai mbahet më 31 maj apo më 7 qershor.

    “Sipas nesh, çdo datë brenda afateve kushtetuese është e pranueshme, qoftë 31 maji apo 7 qershori. Ne jemi të përgatitur për zgjedhje. Shumica e partive politike në takim kanë qenë të përcaktuara për datën 7 qershor, por duhet marrë parasysh edhe puna dhe përgatitjet e KQZ-së. Prandaj jemi fleksibilë për cilëndo nga këto data”, u shpreh Hamza.

  • KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja

    KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja

    Kosova do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare për herë të tretë në më pak se një vit e gjysmë. U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nesër, KQZ pritet të për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

    Këtë informacion e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Pas shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së nesërme (e premte, 1 maj 2026), KQZ do të mbajë mbledhje për të marrë vendimet e para me qëllim të organizimit të këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi për Gazetën Express.

    Lidhur me zgjedhjet e reja, Elezi tha se “meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrathanat. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

    Tutje, ai shtoi se “me planin e aktiviteteve, KQZ rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit. Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”.

    Ai tha se KQZ do të miratojë edhe planifikimin e buxhetit të nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    “Viti 2026 nuk është një vit zgjedhor dhe kjo do të thotë se në buxhetin vjetor të KQZ-së të ndarë me ligjin e buxhetit, nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje të parakohshme. Në rrethana të tilla, ashtu siç është vepruar në të kaluarën, KQZ i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet që janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve”, përfundoi Elezi.

    Sipas asaj që është thënë publikisht, zgjedhjet e reja pritet t’i kushtojnë Kosovës 10 milionë euro.

  • Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

    Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” tha se në zgjedhjet e reja parlamentare pritet të ketë dalje më të ulët të qytetarëve në votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

    Cakolli tha se në rezultatin e zgjedhjeve përveç përqindjes së daljes së qyetarëve, përcaktues në rezultatin zgjedhor mund të jetë edhe përçarja e ish-presidentes Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton KlanKosova.tv.

    “Përçarja e kryeministrit në detyrë me ish-presidenten Osmani padyshim që do të ketë impakt në rezultatin zgjedhor. Dy tre palë zgjedhjet e fundit na ka treguar që mundemi mos me qëllu (rezultatin e zgjedhjeve), pasi në radhë të parë misioni i monitorimit jo me domosdoshmërisht kërkon të bësh prognoza dhe e dyta ajo që ka ndodhur në vitin 2025, cikli i bllokadave të njëpasnjëshme, pamundësia e zgjedhjes së kryetarit, pastaj problemet me zgjedhjen e kryeministrit dhe ajo çka ndodhi tash, besoj që rrezikon të ketë impakt të drejtpërdrejt në daljen e votuesve. Dalja e votuesve di të jetë përcaktuese, pasi që sa më e vogël është dalja e votuesve, potenciali për të ndikuar në rezultat është më i vogël. Zakonisht në rastin e partive opozitare, i bie që duhet të ketë dalje më të lartë në zgjedhje që me parametrat matës duken të mangët”, tha Cakolli.

  • Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani në takim, a do të arrihet sonte marrëveshja për kthimin në LDK?

    Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani në takim, a do të arrihet sonte marrëveshja për kthimin në LDK?

    Aktualisht është duke u zhvilluar një takim në mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.

    Kështu i ka thënë burimet Gazetës Express, të afërm me Abdixhikun dhe Osmanin pa dhënë më shumë detaje.

    Abdixhiku tashmë i ka bërë publike qëndrimet për kthimin e Osmanit në LDK, ndërkohë që Osmani që tashmë i ka intensifikuar takimet me qytetarë ende s’ka bërë deklaratë eksplicite për të ardhmen politike pas krisjes së raporteve me Kurtin. Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i bashkohet listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit dhe cila do të jetë marrëveshja mes tyre.

  • Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në Vatikon filloi qysh vjet

    Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në Vatikon filloi qysh vjet

    U.D e presidentes, Albulena Haxhiu pas shkarkimit të ambsadorit në Vatikan, Vehbi Miftari ka thënë se s’do ta quante të tillë, pasi siç tha ajo “çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim”.

    Sipas Haxhiut, procedura për lirimin e Miftarit nga pozita ka filluar qysh në vitin 2025.

    Ajo theksoi se nga lëndët e trashëguara nga ish-presidentja Vjosa Osmani, janë bërë tetë emërime, tri lirime dhe dy riorganizime të misioneve konsullore.

    “Nuk do ta quaja shkarkim, çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, kthime, rotacion dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë sipas ligjit dhe nevojave të shtetit. Sa i përket Miftarit, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025, unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh në raport me këto çështje, ato lëndë i kam trashëguar nga Osmani. dhe Aty ku gjithçka është në rregull, në raport me procedurat do t’i shtyejë përpara. Në këtë drejtim jam bërë tetë emërime, tri lirime dhe dy riorganizime të misioneve konsullore”, tha Haxhiu.

  • Anëtari i fundit i KQZ’së, Haxhiu: Do veprojë atëherë kur e konsiderojë se duhet të veprojë

    Anëtari i fundit i KQZ’së, Haxhiu: Do veprojë atëherë kur e konsiderojë se duhet të veprojë

    U.D e presidentes, Albulena Haxhiu, e pyetur për emërimin e anëtarit të fundit të KQZ’së, për të cilin, edhe VV’ja edhe PDK’ja, argumentojnë se u takon atyre, ka thënë se, ‘’do të veprojë’’ atëherë kur ajo e ‘’konsideron se duhet të veprojë’’.

    Haxhiu, ka thënë se, procesi i zgjedhor nuk rrezikohet sepse KQZ’ja, ka 10 anëtarë.

    ‘’Sa i përket anëtarit të fundit në KQZ, siç jeni në dijeni përbërja është prej 11 anëtarëve. Përfshirë edhe kryesuesin që vjen nga Gjykata Supreme. Për momentin janë 10 anëtarë. Unë jam e interesuar që në qoftë se kjo përbën problem për KQZ’në, dje dëgjova që thanë që do të kontestohet procesi zgjedhori për shkak të një anëtari. Unë ju kam, njoftuar se i kam dy kërkesa, të PDK dhe VV’së, unë për këtë çështje kam pasur mendim edhe më herët, fuqia politike, propercionaliteti, përfaqësimi, janë parime që nuk duhet t’i mohojë askush. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet, jam në trajtim të kësaj çështjeje, dhe do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë, të jeni të sigurt se me 10 anëtarë në KQZ, asgjë nuk rrezikohet, as certifikimi i partive, as ai rezultateve të zgjedhjeve. Pra do të veprojë atëherë kur e konsiderojë se duhet të veprojë.

  • Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër

    Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër

    Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

    Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës së AAK-së.

    Kështu ka konfirmuar sot nënkryetari i partisë, Pal Lekaj.

    ‘Ardian Gjini do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryeministër”, tha Lekaj për gazeta Blic.

    Kosova do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Data e zgjedhjeve pritet të caktohet së shpejti.

  • Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

    Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

    Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    “Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.