ATV

Author: K.B.

  • Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

    Vlorë: Vendosen tarifat e plazheve publike me pagesë

    Këshilli bashkiak i Vlorës me votat e mazhorancës socialiste në këtë këshill ka miratuar tarifën për përdorimin e plazheve publike të tarifuar, një hapësirë e re plazhi që këtë sezon veror do të aplikohet dhe administrohet nga pushteti lokal.

    Kjo hapësirë plazhi do të ketë shezlongë dhe çadra, si dhe të gjitha kushtet e parashikuara për një plazh me pagesë, por që do të administrohet nga pushteti lokal.

    Miratimi i tarifës prej 700 lekësh për një çift shezlongësh me një çadër ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me projektvendimin e propozuar për një çmim më të ulët.

    Krahas plazhit publik të tarifuar do të ketë edhe plazh publik pa pagesë, si dhe hapësira të plazheve që janë vënë në dispozicion të subjekteve private dhe të ndara me ngjyrat përkatëse në hartën e miratuar nga këshilli bashkiak i Vlorës./A2CNN

  • Zgjedhjet e reja, Tahiri: Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë

    Zgjedhjet e reja, Tahiri: Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë

    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka komentuar zhvillimet e fundit.

    Ajo ka vlerësuar se Kosova po qeveriset dy herë nga VV-ja në rrethana krize ku keqpërdorimet e ekzekutivit nuk po kontrollohen nga Kuvendit.

    Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë.

    “Kosova perseri ne zgjedhje per partite politike eshte gare per te fituar besimin e qyetareve por mos te harrojme se Kosova po qeveriset dy here nga VV-ja ne rrethana krize ku keqperdorimet nuk kontrollohen nga parlamenti- pra Kosova po demtohet por ata qe po qeveresine po perfitojne..”, ka shkruar ajo.

  • “Jemi lodhë: Parlament-Qeveri, të kujt jeni?”, protestojnë punëtorët e sektorit privat

    “Jemi lodhë: Parlament-Qeveri, të kujt jeni?”, protestojnë punëtorët e sektorit privat

    Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka filluar protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera, raporton EkonomiaOnline.

    Protesta do të vazhdojë deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.

  • Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh

    Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16 muajsh

    Mediumi gjerman Frankfurter Rundschau shkruan se kriza politike në Kosova po thellohet, pasi qeveria dhe opozita nuk kanë arritur një konsensus minimal, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare – të tretat brenda vetëm 16 muajve.

    Sipas raportimit, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi dhe nuk e sheh zgjedhjet si zgjidhje. Në anën tjetër, opozita fajëson qeverinë për mungesë vullneti për bashkëpunim. Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, thekson se pushteti nuk mund të funksionojë pa kompromis dhe se qeveria kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim.

    Në Kosovë, presidenti zgjidhet nga parlamenti me pjesëmarrjen e të paktën dy të tretave të deputetëve, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet partive. Pa këtë bashkëpunim, zgjedhja e kreut të shtetit bëhet praktikisht e pamundur.

    Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje kanë qenë të kufizuara dhe të vonuara. Edhe pse disa vite më parë u arrit konsensus për zgjedhjen e Vjosa Osmani, kësaj here negociatat mes partive kryesore dështuan. Pas kësaj situate, presidentja shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të reja, megjithëse një afat shtesë i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk solli zgjidhje.

    Situata u komplikua edhe më tej kur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tentoi disa herë të organizojë votimin në Kuvend, por pa sukses për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë dhe të Lista Serbe.

    Si pasojë, qytetarët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit brenda 45 ditësh. Kjo situatë jo vetëm që sjell kosto të larta financiare, por rrezikon edhe proceset kyçe të reformave. Sipas mediumit gjerman, Kosova mund të humbasë qasjen në rreth 882 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian, pasi me një parlament të shpërndarë, avancimi i reformave bëhet i pamundur.

    Megjithatë, sipas mediumit gjerman edhe pas zgjedhjeve të reja, sfida kryesore mbetet e njëjtë: sigurimi i një shumice të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, përmes një marrëveshjeje që kërkon mbështetjen e të paktën dy të tretave të deputetëve.

  • Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 në Kosovë

    Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 në Kosovë

    Ndonëse 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, për Sindikatën e Punëtorëve të Sektorit Privat, ka pak arsye për festë, sepse ky vit vlerësohet “vdekjeprurës” për punëtorët në Kosovë.

    Sipas të dhënave nga kjo sindikatë deri më 24 prill, tetë punëtorë kanë humbur jetën gjatë këtij viti.

    Por, që nga kjo datë, autoritetet raportuan për vdekjen e dy punëtorëve të tjerë dhe pas rasteve me fatalitet në prill, autoritetet kryen inspektime në nivel vendi.

    Megjithatë, nga Inspektorati Qendror i Punës tha se jo të gjitha rastet me fatalitet ishin punëtorë.

    “Prej tyre, një vdekje në vendpunishte nuk ka qenë punëtor, por ka qenë mbledhës i hekurave, dhe një rast ka të bëjë me sulm kardiak gjatë orarit të punës”, thotë Kaltrina Cakolli, zëdhënëse në këtë inspektorat.

    Si i gjen 1 Maji punëtorët në Kosovë?

    Për kreun e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, vdekja e punëtorëve në vendet e tyre të punës është “jashtëzakonisht shqetësuese”.

    Sindikatat e punëtorëve vazhdimisht janë ankuar për kushtet e punës dhe për shkeljen e të drejtave të tyre në punë.

    Sipas Azemit, gjendja e punëtorëve të sektorit privat nuk ka vëmendjen “as nga pronarët e kompanive dhe as nga qeveria e shtetit”.

    Ai thotë se problematike janë edhe pagat për punëtorë.

    “Me këto paga që i kemi nuk po mund të mbijetojmë”, thotë ai, teksa shton se gjendja “më e rëndë” është te punëtorët e kompanive që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore.

    “Këtu na kanë sanksionuar me paga. Paramendojeni që edhe sot, kur po flasim, ka punëtorë që marrin 239 euro pagë”.

    Për sektorin publik, përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës vitin e kaluar, është rritur paga minimale nga 350 euro, në 425 euro në janar, ndërkaq në korrik parashihet të bëhet 500 euro për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

    Nga Inspektorati Qendror i Punës nuk treguan se si e vlerësojnë situatën e punëtorëve e me çfarë shkeljesh përballen ata. Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja Kaltrina Cakolli u shpreh se kanë pranuar 391 ankesa, por nuk dha detaje.

    Por, sipas një raporti për vitin e kaluar ky inspektorat pranoi 1.660 ankesa, nga të cilat shumica dërmuese – 1.233 – ishin nga punëtorët e sektorit privat, 418 nga ai publik dhe nëntë nga sektori publiko-privat.

    Nga inspektimet që thuhet se janë bërë vitin e shkuar, në raport janë evidentuar 1.946 punëtorë pa kontrata dhe 6.611 raste të shkeljeve të drejtave të tjera të punëtorëve. Në mesin e shkeljeve janë identifikuar 2.091 raste që lidhen me pagën, 1.918 me orarin e punës, 1.802 me marrëdhënie pune e 782 raste që lidhen me pushimet.

    Evidentohen shkelje gjatë inspektimeve në nivel vendi

    Teksa sindikata dhe IQP-ja kanë vlerësime të ndryshme lidhur me numrin e punëtorëve që humbën jetën gjatë këtij viti në vendet e punës, vdekja e një 59-vjeçari në Ferizaj më 13 prill, nxiti ministrin, tashmë në detyrë të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, që të urdhëronte një inspektim 15-ditor në sektorët me rrezikshmëri të lartë – përfshirë edhe atë të ndërtimit.

    Por, teksa ky aksion po zhvillohej, u raportua edhe për raste të tjera me fatalitet në vendpunishte.

    Hoti, gjatë një adresimi në Kuvend më 24 prill u shpreh se aksidentet me fatalitet në vendin e punës po ndodhin “për shkak të neglizhencës dhe mos plotësimit të kritereve të sigurisë janë të papranueshme”.

    Megjithatë, Hoti theksoi se aksioni inspektues nuk ishte kundër bizneseve, “por mbi çdo biznes, çdo fitim është jeta e qytetarit”.

    Në raportet çdo 48-orë që ka publikuar Inspektorati Qendror i Punës, që nga 16 prilli kur nisi aksioni e deri më 29 prill, në nivel vendi janë kryer 294 inspektime. Nga to, puna është ndaluar në 123 raste derisa vërejtje për kushtet e punës janë dhënë në 108 raste të tjera.

    Zëdhënësja e këtij institucioni, Kaltrina Cakolli, u shpreh se gjatë inspektimeve është hasur në mungesë të kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.

    “Mosvendosja e skelarisë, rrethojave të brendshme, [gjendja teknike] e pajisjeve të punës [duke përfshirë edhe vinçat], mungesa e dokumentit të vlerësimit të rrezikshmërisë të vendeve të punës, trajnimet dhe kontrollet mjekësore”, janë disa nga gjetjet e inspektimit që përmend ajo.

    Por, Azemi nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, tha se ky aksion nuk do të ketë asnjë efekt në përmirësimin e kushteve.

    “Nuk ka ndonjë ndryshim ose nuk sheh kompani që punëtorët janë të pajisur me mjetet mbrojtëse ashtu siç e kërkon Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë”, thotë ai, duke shtuar se “për 10 ditë mund të verifikohen rreth 400 kompani dhe kompani që duhet të kontrollohen janë mbi 40.000”.

    Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë kushte të sigurta pune, përfshirë trajnimin e punëtorëve dhe përdorimin e duhur të pajisjeve.

    Azemi thotë se inspektimet e vendeve të punës duhet të jenë punë e përditshme e inspektorëve, numri i të cilëve vlerëson se është i pamjaftueshëm.

    “Kjo është një lloj fushate…e kanë bërë sa për të thënë se po bëjmë diçka”, thotë Azemi.

    “I vetmi element që do të kishte ndikuar në rënien e [vdekjeve të] këtyre punëtorëve do të ishte që institucionet, pronarët e kompanive, Inspektorati dhe sindikata të kenë një program të përbashkët në edukimin dhe trajnimin edhe të pronarëve të kompanisë, por në veçanti të punëtorëve”, shton ai.

    Viti i kaluar ishte po ashtu i kobshëm për punëtorët, pasi sipas sindikatës që drejton Azemi, vdiqën 32 punëtorë.

    “Viti 2025 ka qenë viti me numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve në vendet e tyre të punës”, thotë ai.

    Por, shifër më e vogël paraqitet në raportin e Inspektoratit Qendror të Punës, përkatësisht ky inspektorat tha se vitin e kaluar u shënuan 19 aksidente me fatalitet.

    Megjithatë, derisa të dhënat për vdekjet në vendet e punës ndryshojnë, për punëtorët e lënduar konsiderohet edhe më i vështirë evidentimi i rasteve.

    Inspektorati i Punës, në raportin vjetor për vitin e shkuar, ka identifikuar 602 raste të lëndimeve, 33 për qind e së cilave në ndërtimtari.

    Azemi, në anën tjetër, thotë se në bazë të një hulumtimi që kanë bërë rreth katër vjet më parë, mesatarisht 1 mijë e 700 punëtorë janë lënduar brenda një viti.

    “[Numrin e punëtorëve të lënduar në vendet e punës] nuk mund ta nxjerrim asnjëherë saktë sepse në shumicën e rasteve, punëtorët që pësojnë lëndime nuk tregojnë, pasi frikësohen nga pronarët e kompanive”, shprehet ai.

    Rastet me fatalitet në vendet e punës

    Sipas Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Publik, më 2025 u regjistruan më së shumti raste me fatalitet në vendet e punës.

    Këto janë rastet e vdekjeve ndër vite, sipas shifrave të ofruara nga kjo sindikatë:

    2025: 32 të vdekur

    2024: 12 të vdekur

    2023 : 22 të vdekur

    2022: 24 të vdekur

    2021: 14 të vdekur

    2020: 15 të vdekur

    2019: 17 të vdekur

    2018: 27 të vdekur

    Premtimet e Ministrisë për Punë
    Ministria për Punë, ndërkaq tha se do të ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe sigurimin e zbatimit të ligjeve në fuqi. Në kuadër të këtyre veprimeve, ky institucion thotë se synon rritjen e kapaciteteve të Inspektoratit Qendror të Punës.

    Aktualisht, sipas të dhënave të Inspektoratit, në gjithë vendin janë të angazhuar 53 inspektorë.

    “Ky numër është i pamjaftueshëm në raport me numrin e bizneseve aktive dhe numrin e të punësuarve”, shprehet zëdhënësja Kaltrina Cakolli.

    Ministri në detyrë, Hoti, më 24 prill, deklaroi se janë duke përgatitur shpalljen për rekrutim të inspektorëve të rinj.

    Nga Ministria për Punë përmendën edhe digjitalizimin e Inspektoratit, ndryshimin e Ligjit për inspektoratin, e zhvillimin e një fushate sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    “Paralelisht, do të punohet edhe me vetë punëtorët për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për të drejtat që kanë dhe për të raportuar çdo shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në përgjigjen me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë nga Ministria për Punë.

    Por, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa respektimi i ligjeve në fuqi.

    Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i të punësuarve më 2025 kaloi shifrën 400.000./REL

  • Për shkak të nevojës organizative, shtyhet për në orën 14:00 mbledhja e KQZ-së

    Për shkak të nevojës organizative, shtyhet për në orën 14:00 mbledhja e KQZ-së

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar e mbledhja e paraparë për orën 11:30 është shtyrë për pak orë.

    Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë se mbledhja është shtyrë për në orën 14:00.

    “Ju njoftoj se për shkak të nevojave organizative, mbledhja e planifikuar të fillojë në orën 11:30 është shtyrë për në orën 14:00 të ditës së sotme (e premte, 1 maj 2026)”, tha Elezi.

    Rendi i plotë i ditës:

    Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

    2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

    2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit kohor për aktivitetet zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i caktimit të afateve kohore, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për nominimin e anëtarëve të KKZ, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    3. Këshilli për Buxhet dhe Financa

    3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    4. Këshilli për Personel

    4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të rekrutimit dhe angazhimit të stafit të përkohshëm, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të vikendit dhe festat zyrtare, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

    5. Të ndryshme

  • Dita e punëtorëve, Haradinaj: Standardi i jetesës mbetet ndër më të ulëtit në rajon

    Dita e punëtorëve, Haradinaj: Standardi i jetesës mbetet ndër më të ulëtit në rajon

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka shkruar se qeveritë e përgjegjshme duhet të fokusohen në përmirësimin e kushteve të punëtorëve, duke kritikuar qeverinë aktuale.

    Më 1 Maj, Ditës Ndërkombëgtare të Punëtorëve, Haradinaj thekson se qytetarët aktualisht po përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe një standard ekonomik që, sipas tij, mbetet ndër më të ulëtit në rajon.

    “Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi në vendin e tyre”, shkroi mes tjerash Haradinaj.

    Postimi i plotë:

  • 71 aksidente trafiku brenda 24-të orëve

    71 aksidente trafiku brenda 24-të orëve

    Në vendin tonë gjatë 24-të orëve të fundit janë shënuar 71 aksidente trafiku.Prej 71 aksidenteve, 50 janë me dëme materiale ndërsa 21 janë me të lënduar.

    Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2161 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut.

    24 persona janë arrestuar, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuatje të dënimit.

  • Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    Çmimi i naftës për ditën e sotme është 1.68 euro për litër, njëjtë si çmimi i djeshëm.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila ka publikuar përditësimin e çmimeve të derivateve.

    Sipas njoftimit, benzina kushton deri në 1.47 euro për një litër, ndërsa gazi 0.85 euro.

  • Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë, rrezik për fluturimet nëse kriza vazhdon

    Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë, rrezik për fluturimet nëse kriza vazhdon

    Rezervat komerciale të karburantit për avionë “po pakësohen për shkak të mbylljes së zgjatur të Ngushticës së Hormuzit”.

    Edhe pse “tregu deri tani e ka menaxhuar tensionin e ofertës”, Brukseli “duhet të fillojë të përgatitet për pasojat e mundshme nëse situata zgjatet përtej fundit të majit”.

    Përfundimet e grupeve të punës të ngritura pranë Komisionit Evropian rrisin nivelin e alarmit për sigurinë e fluturimeve në kontinent, pa ofruar për momentin zgjidhje.

    Grupet e punës
    Të enjten, më 30 prill, u zhvilluan takimet e Oil Coordination Group (OCG) dhe Energy Union Task Force Security (EUTF Security), shpjegon Brukseli në një njoftim.

    Takimet “mblodhën ekspertë të Komisionit Evropian, të industrisë, të vendeve të BE-së, të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe të NATO-s për të diskutuar situatën e sigurisë së furnizimit me gaz dhe naftë në Evropë, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po i afrohet javës së tij të dhjetë”.

    Rezervat e emergjencës
    Të dhënat e ardhura nuk janë qetësuese. Aq sa u prek edhe tema e çlirimit të rezervave emergjente, “nëse është e nevojshme”, për t’iu përgjigjur vështirësive të mundshme. Por ekspertët “theksuan rëndësinë e koordinimit të këtyre çlirimeve në nivel evropian dhe të shoqërimit të tyre me masa të përshtatshme nga ana e kërkesës për të arritur rezultate efektive”, thuhet në njoftim.

    Lufta
    Në vitin 2025 Evropa importoi nga Gjiri Persik rreth një të tretën e karburantit për avionë të përdorur nga kompanitë ajrore.

    Me luftën mes SHBA-ve/Izraelit dhe Iranit dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kontinenti është përballur me qindra mijëra fuçi më pak çdo ditë. Kohët e fundit është përpjekur ta zbusë situatën duke rritur blerjet e karburantit nga SHBA dhe Nigeria, por pa e zgjidhur plotësisht krizën./Corriere Della Sera