ATV

Author: K.B.

  • PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    PSD aktivitet para zyrës së VV’së, Molliqaj konstaton: VV’ja i tutet veç Partisë Socialdemokrate

    Partia Socialdemokrate është duke zhvilluar aktivitet para zyrës së Vetëvendosjes.

    Aty shihet se është prezent edhe kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

    Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    ”VV’ja i tutet veç PSD’së”, ka thënë Molliqaj.

  • Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

    Analisti Shenoll Muharremi është tallur keq me zyrtarët e VV-së që po pretendojnë se në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të fitojnë me mbi 51 për qind.

    Ai ka bërë me dije se ata që e besojnë një gjë të tillë duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar.

    Në profilin e tij në Facebook, Muharemi ka shkruar se këto gjera janë joreale.

    “Ata që besojnë që LVV i fiton 51% përsëri, apo larg qoftë 60%, duhet me besu gjithashtu që rruga Prizren-Tetovë ka përfundu, e që Parku Solar 100MË në Rahovec po gjeneron energji. Po realiteti është tjetër se asnjë metër asfalt nuk është shtru në atë rrugë. Në park solar asnjë panel nuk është vendosë, edhe pse qe 4-5 vite këto projekte promovohen me të madhe. Pra LVV është si një balon i mbushur me ajër dhe i zbrazët. Vetëm flet, po nuk zbaton. Momenti që shpërthen kjo fluskë, nuk mbetet kurgjo prej saj. Vetëm fjalë dhe propagandë. Nga aspekti i kapaciteteve dhe “rezultateve”, LVV i meriton vetëm njo 10%, asgjë më shumë. As një kapacitet të ri të energjisë nuk e kanë shtu, derisa rreth 1 miliardë importë rrymë kemi importu. E 6 miliardë euro në vit e 500m në muaj e kemi deficitin dhe humbjet tregtare në mallra!”, ka shkruar ai.

  • Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

    Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, burime nga Brukseli konfirmuan për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

    “Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare.

    Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN.

    Pas këtij miratimi do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

    Ne takimin e sotëm, të gjitha vendet kanë dhënë dritën jeshile për të vijuar me miratimin e IBAR-it dhe kalimin e dosjes në Coreper II, i cili sanksionon formalisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare më 26 maj.

  • BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    BE: Sundimi i ligjit, kyç për integrimin e Kosovës

    Në prezantimin e pyetësorit rajonal për drejtësi, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të realizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ipsos Kosova dhe partnerë të tjerë, u theksua rëndësia e sistemeve funksionale të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe roli i të dhënave në matjen e progresit në sektorin e drejtësisë.

    Sipas prezantimit, pyetësori ka analizuar të dhëna të bazuara në përvojat dhe perceptimet e tri grupeve kryesore: qytetarëve dhe bizneseve si shfrytëzues të shërbimeve të drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të gjyqësorit si ofrues të tyre, si dhe avokatëve si ndërmjetësues.

    “Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura prej këtij pyetësori sepse kjo flet për nivelin e kënaqshmërisë, efikasitetin, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Dhe kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si sistemi i drejtësisë funksionon praktikisht”, u tha gjatë prezantimit.

    Po ashtu u theksua rëndësia e vlerës krahasuese rajonale për të parë pozitën e Kosovës në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe krahasimi me të dhënat e vitit 2020 për të matur zhvillimet dhe përmirësimet në sistemin e drejtësisë.

    “Komisioni Evropian i shfrytëzon këto informata për të matur progresin e reformës dhe për të informuar angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, u tha më tej.

    Sipas prezantimit, përveç këtij pyetësori, në vlerësimin e reformave përdoren edhe instrumente të tjera, përfshirë misionet e shqyrtimit të rasteve, monitorimin e gjykimeve, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe raportet rajonale të progresit.

    U theksua gjithashtu se përparimi në sundimin e ligjit dhe funksionimi i gjyqësorit mbeten elemente themelore në procesin integrues evropian të Kosovës.

    “Objektivat afatmesme të Kosovës që të fillojnë negociatat për anëtarësim lidhen drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, u tha gjatë prezantimit.

    Në fund u shpreh pritja për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

    “Shpresojmë që ky proces të udhëhiqet nga fryma e kompromisit në mënyrë që shumë shpejt Kosova të ketë institucione të cilat mund të përparojnë reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE”, u tha në përfundim.

  • “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    “As në tokë as në qiell, vend për shqiptarët nuk ka” – shfaqen shkrime anti-shqiptare në Shkup

    Shkrime anti-shqiptare dhe gjuhë e urrejtjes janë shfaqur sërish në Maqedoninë e Veriut.

    Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, shihet se në qendrën sportive “Forca” në Shkup është shkruar thirrja anti-shqiptare “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

    Fotografia me këtë mbishkrim është shpërndarë edhe nga disa eksponentë politikë, ndërsa kërkohet llogari nga institucionet kompetente.

    Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga organet e RMV-së.

    Kohës së fundit janë shtuar thirrjet anti-shqiptare, ndërsa më herët në një sallë sportive nga tifozeritë maqedonase u dëgjuan thirrje në korr kundër shqiptarëve./Telegrafi

  • Ra nga kulmi derisa po punonte, QKUK jep detaje për gjendjen e 27 vjeçarit: Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze

    Ra nga kulmi derisa po punonte, QKUK jep detaje për gjendjen e 27 vjeçarit: Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze

    Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.

    Për gjendjen e tij detaje për KosovaPress ka dhënë drejtori i Intezivës në QKUK, Shaqir Uka.

    Siç tha ai, pacienti ka arritur në Qendrën Emergjente, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.

    Më pas, ai është transferuar në departamentin e Mjekimit Intensiv ku është duke qëndruar i shtrirë në shtrat me aparatura.

    “Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

    Sipas tij, lëndimet më të mëdha pacienti i ka marrë në pjesën e gjoksit.

  • AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave dhe po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

    AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave dhe po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka akuzuar Ministrinë e Financave për neglizhencë dhe dështim institucional lidhur me mosfunksionimin e sistemit të ri të tatimit në pronë, i cili sipas tij po dëmton rëndë komunat dhe qytetarët.

    Sipas reagimit të AKK-së, komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake, ndërsa qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba për shkak të problemeve teknike në sistem.

    Ibrahimi kërkoi funksionalizimin urgjent të sistemit, transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe kompensim për dëmet financiare që po u shkaktohen komunave.

    E plotë:

    Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon ndaj neglizhencës së Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Tatimit në Pronë lidhur me mosfunksionimin e plotë të sistemit të ri të tatimit në pronë, i lansuar që nga Gushti i vitit 2025.

    Është e papranueshme që edhe pas 9 muajsh, komunat vazhdojnë të përballen me një sistem jofunksional, pa afate konkrete dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale nga ana e nivelit qendror.

    Si pasojë direkte e kësaj neglizhence:
    • komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake;
    • qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba;
    • janë bllokuar procedurat e rillogaritjes dhe regjistrimit të pagesave;
    • parapagimet nuk shfaqen saktë në sistem;
    • është cenuar seriozisht besueshmëria institucionale ndaj komunave.
    Përkundër kërkesave të vazhdueshme të komunave për sqarime dhe ndërhyrje urgjente, Ministria ka zgjedhur heshtjen dhe neglizhencën, duke lënë komunat dhe qytetarët të përballen vetë me pasojat e këtij dështimi.

    AKK konsideron se kjo situatë nuk është më vetëm problem teknik, por dështim serioz institucional që po dëmton rëndë financat komunale dhe funksionimin normal të administratës lokale.

    Kërkojmë urgjentisht:

    • funksionalizimin e plotë të sistemit;
    • raport transparent publik mbi problemet dhe përgjegjësit;
    • eliminimin e penaliteteve të padrejta ndaj qytetarëve;
    • kompensimin e dëmeve financiare që komunat po pësojnë si pasojë e kësaj neglizhence.
    Komunat nuk mund të mbajnë barrën e paaftësisë dhe mosveprimit të institucioneve qendrore.

  • Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

    Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.

    Sipas reagimit të sindikatës në Facvebook, vendimi i Prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pasi lidhet me grevën 10-ditore të minatorëve të zhvilluar në tetor të vitit 2023.

    Në reagim thuhet se kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi, bashkë me pjesëtarë të kryesisë dhe gjashtë minatorë, ishin përballur me kallëzim penal nga menaxhmenti i kaluar, por se Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

    “Reagimi i punëtorëve dhe kryetarit të kësaj sindikate ka qenë me pasoja të drejtpërdrejta ndaj tyre dhe cenim të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës dhe jo një veprim me karakter penal nga ana e tyre”, citohet të ketë konstatuar Prokuroria në vendim, sipas sindikatës.

    Tutje, sipas reagimit, Prokuroria ka vlerësuar se “me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale”.

    “Me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale.Pra, drejtësia foli qartë. Kjo është fitore e sindikalizmit, fitore e minatorëve dhe fitore e së drejtës për të ngritur zërin kundër padrejtësisë. Askush nuk mund ta kriminalizojë protestën sindikale. Askush nuk mund ta frikësojë minatorin. Askush nuk mund ta shuajë zërin e punëtorit. Ne do të vazhdojmë të reagojmë sa herë cenohen kushtet e punës, dinjiteti dhe të drejtat e minatorëve. Mund të provojnë të na largojnë nga puna, mund të provojnë të bëjnë presione, por nuk do të arrijnë kurrë ta thyejnë shpirtin luftarak të minatorit. Minatorët nuk janë dorëzuar as në kohët më të vështira, as përballë okupatorëve, e aq më pak do të dorëzohen sot përballë atyre që mendojnë se pushteti i përkohshëm i bën të paprekshëm”, thuhet në reagim.

    Po ashtu, sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi ndaj atyre që, sipas saj, kanë ngritur kallëzime të rreme dhe kanë tentuar t’i frikësojnë apo njollosin përfaqësuesit sindikalë.

    Ndaj atyre që ndërtuan kallëzime të rreme, që tentuan të na njollosin dhe të na frikësojnë, u themi qartë: do të përballeni me përgjegjësi për shpifjet dhe kallëzimet e rreme. Sindikatën e Minatorëve nuk e ndal askush. Ne jemi zëri i minatorit. Ne jemi mbrojtësit e dinjitetit të punëtorit”, thuhet në reagim.

  • Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor

    Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor

    Me 20 qershor, mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore. Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se testi do të organizohet në një ditë dhe testi përbëhet nga tri lëndë të përgjithshme dhe një zgjedhore. Edhe këtë vit aplikimi do të bëhet përmes platformës online e cila do të hapet me datë 1 qershor.

    Testi i Maturës Shtetërore këtë vit do të organizohet më 20 qershor në afatin e qershorit dhe me 29 gusht në afatin e gushtit. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se këtë vit mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore.

    “Testi i Maturës me vendim të ministrit është caktuar të mbahet më 20 qershor për afatin e Qershorit dhe 29 Gusht afati i gushtit. Kemi diku rreth 18 mijë e 300 maturantë të rinj dhe maturantët që kanë mbetur nga vitet e kaluara, pritet prapë t’i nënshtrohen testit të maturës. Këtë vit aplikimi i nxënësve do të bëhet nëpërmes platformës e Kosova. Platforma online për aplikim do të hapet nga 1 qershori dhe maturantët do të kenë mundësi që deri më datë 12 qershor të paraqesin provimin e maturës”, theksoi Fatmir Elezaj

    Tutje, Elezaj foli edhe për Ligjin e Ri të Maturës, që sipas tij, i jep me shumë kompetence Inspektoratit Arsimor i cili do ta mbikëqyrë.

    “Siç e dini këtë vit është miratuar Ligji i Ri i Maturës dhe përbërja e komisionit është e ngjashme me vitet paraprake, mirëpo diçka e re këtë vit është se ky ligj i ka dhënë rol të posaçëm Inspektoratit të Arsimit i cili do ta mbikëqyrë procesin”, tha ai.

    Testi i Maturës Shtetërore do të organizohet brenda një dite për një afat ku nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze dhe një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi.

  • Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë nga ana e Nepalit

    Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë nga ana e Nepalit

    Një numër rekord prej 274 alpinistësh u ngjitën në malin Everest të mërkurën, tha një zyrtar i ecjes në natyrë, numri më i lartë që ndonjëherë ka arritur majën më të lartë në botë në të njëjtën ditë nga ana nepaleze.

    Everesti, 8,849 metra shtrihet përgjatë kufirit midis Nepalit dhe rajonit të Tibetit në Kinë dhe mund të ngjitet nga të dyja anët.

    Operatorët e ekspeditës thonë se nuk kishte alpinistë në anën tibetiane këtë vit, pasi autoritetet kineze nuk kishin lëshuar asnjë leje.

    Rishi Bhandari, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Operatorëve të Ekspeditës së Nepalit, tha të enjten se numri më i lartë i ngjitjeve nga ana nepaleze ishte 223, më 22 maj 2019.

    Rekordi për numrin më të madh të njerëzve që arritën majën e Everestit nga të dyja anët u vendos të nesërmen – 23 maj 2019 – kur 354 alpinistë e arritën atë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

    “Ky është numri më i lartë i alpinistëve në një ditë të vetme deri më tani,” tha Bhandari për Reuters, duke iu referuar rekordit nepalez, duke shtuar se numri mund të rritet pasi disa alpinistë që kishin arritur majën mund të mos e kenë informuar ende kampin bazë për suksesin e tyre, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Nuk ka shifra të disponueshme nga Kina se sa alpinistë arrijnë majën kur ana tibetiane është e hapur, por Bhandari tha se në sezonin normal të ngjitjes së prillit dhe majit, rreth 100 njerëz shkojnë në Everest nga ajo anë.

    Zyrtari i Departamentit të Turizmit, Himal Gautam, tha se kishte marrë informacione paraprake se më shumë se 250 njerëz u ngjitën në majë të mërkurën.

    “Ne presim që alpinistët të kthehen, na japin fotografi dhe prova të tjera për të vërtetuar ngjitjet e tyre dhe u ofrojmë certifikata ngjitjeje”, tha Gautam për Reuters. “Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të konfirmojmë shifrat.”

    Nepali ka lëshuar 494 leje për t’u ngjitur në Everest këtë vit, secila me kosto 15,000 dollarë.

    Ekspertët e alpinizmit shpesh e kritikojnë Nepalin për lejimin e një numri të madh alpinistësh në mal, gjë që ndonjëherë çon në bllokime të rrezikshme trafiku ose radhë të gjata në të ashtuquajturën zonë “zona e vdekjes” poshtë majës, ku niveli i oksigjenit natyror është rrezikshëm nën atë që kërkohet për mbijetesën e njeriut.