ATV

Author: K.B.

  • Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë vendimet që u morën

    Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë vendimet që u morën

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë politika sociale, ekonomike dhe administrative.

    Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin vjetor mbi Inspektimet, i cili sipas Qeverisë pasqyron angazhimin për forcimin e sistemit inspektues, rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit, si dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve inspektuese në nivel qendror dhe lokal.

    Po ashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit.

    Qeveria në detyrë ka miratuar edhe kërkesën për shpalljen me interes publik të bartjes së pronës komunale në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik në Komunën e Gjilanit.

    Në kuadër të masave sociale, është miratuar ndarja e 1 milion eurove për zbatimin e Masës 3.4 – Kuponë ushqimi për familjet në nevojë, pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Gjithashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat, si dhe është shqyrtuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për shpronësimin e pronave ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, të cilat preken nga ndërtimi i “Zonës Industriale” në Komunën e Gjakovës.

    Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ishte miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh disa masa mbështetëse për kategori të ndryshme të qytetarëve.

    Sipas vendimit, pakoja përfshin mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale, mbështetje për fëmijët përfitues të shtesave për fëmijë, si dhe mbështetje për të punësuarit me të ardhura mujore nën 1,000 euro, të deklaruar në muajin prill dhe që nuk janë pjesë e listës së pagave të institucioneve buxhetore.

    Në këtë kategori përfshihen të punësuarit në sektorin privat, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet publike dhe kategori të tjera jashtë organizatave buxhetore.

    Po ashtu, mbështetje parashihet edhe për studentët aktivë dhe të rregullt në vitin akademik 2025/2026 në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara.

  • Nis protesta kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

    Nis protesta kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

    Me pankarta në duar dhe me mesazhe si “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Prona është e shenjtë” dhe “Rugova jashtë parkut”, qytetarë kanë nisur protestën në Prishtinë para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Protesta, e cila nuk është e para e këtij lloji, po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e punimeve dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

    Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, ndërsa pjesëmarrësit janë ftuar që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me synim mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.

  • Kurti me emërimin e radhës, Driton Hyseni që nuk hyri në garë zgjedhore bëhet zëvendësministër

    Kurti me emërimin e radhës, Driton Hyseni që nuk hyri në garë zgjedhore bëhet zëvendësministër

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar Driton Hysenin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    “Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Hyseni për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, tha Zyra e Kryeministrit në njoftim.

  • Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

    Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me, siç e quan, varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit, duke vlerësuar se këto masa ofrojnë lehtësim të përkohshëm dhe nuk adresojnë faktorët strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm.

    Në një reagim të publikuar më 22 maj 2026, Oda Amerikane thotë se, ndonëse mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse janë objektiva të rëndësishme, pagesat e përkohshme nuk sjellin efekt afatgjatë.

    “Masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në deklaratë.

    Oda Amerikane vlerëson se masat e fokusuara kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër mund të kenë ndikim të kufizuar, sidomos në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku rritja e konsumit shpesh përkthehet në rritje të importeve.

    “Masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik… ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve”, thekson Oda.

    Sipas saj, masat e tilla mund të kufizojnë edhe hapësirën buxhetore për iniciativa dhe investime me ndikim më të madh ekonomik dhe me përfitime më të gjera e më afatgjata.

    Në vend të pagesave të njëhershme, Oda Amerikane kërkon zhvendosje të fokusit drejt investimeve në infrastrukturë dhe politikave që forcojnë sektorin privat, duke përmendur infrastrukturën e transportit dhe energjisë, infrastrukturën digjitale, arsimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

    “Investimet strategjike… krijojnë kushte që u mundësojnë bizneseve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të rrisin produktivitetin”, thuhet më tej.

    Oda Amerikane thekson se fuqizimi i sektorit privat ka ndikim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm, pasi një sektor privat më konkurrues, sipas saj, krijon vende të reja pune, ndikon në rritjen graduale të pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

    Në përfundim, Oda rithekson se prosperiteti i qëndrueshëm, sipas saj, arrihet përmes politikave që rrisin konkurrueshmërinë dhe krijojnë mjedis më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve, punësim të qëndrueshëm dhe standard më të mirë jetese.

  • KQZ certifikon Listën Votuese, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

    KQZ certifikon Listën Votuese, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

    Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

    Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues.

    Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuved të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

    “Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,959,962 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve, 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike”, thuhet nga KQZ.

    Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,685 votues, prej të cilëve, 16,934 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.

    Prej tyre 8,752 (51.68 %) janë meshkuj, ndërsa 8,182 (48.31 %) janë femra, dhe 5,751 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

    Sipas të dhënave nga ky raport, KQZ thotë se numri i përgithshëm i votuesve që janë larguar nga LPV pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës (28.12.2025) është 6,801.

    Ky numër përfshin: 6,165 votues të larguar si persona të vdekur, të evidentuar nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC), 419 votues të larguar për shkak të humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës, të evidentuar nga ARC, dhe 217 votues të larguar nga lista votuese pas pranimit të dhënave nga KGjK.

    “Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2,498 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. Ndërkaq, procesi zgjedhor jashtë vendit, përveç votimit me postë, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime. Votimi fizik në këto përfaqësi do të zhvillohet më 6 qershor 2026”, thotë KQZ.

  • Rritje alarmante e çrregullimeve mendore në botë: Mbi 1.2 miliardë njerëz të prekur

    Rritje alarmante e çrregullimeve mendore në botë: Mbi 1.2 miliardë njerëz të prekur

    Një studim i ri global ka zbuluar se afro 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë jetuar me çrregullime mendore gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej mbi 95 për qind krahasuar me vitin 1990.

    Sipas hulumtimit të publikuar në revistën prestigjioze “The Lancet”, ankthi dhe depresioni janë çrregullimet më të përhapura dhe me rritjen më të madhe në dekadat e fundit. Studiuesit paralajmërojnë se krizat globale, pasiguria ekonomike, konfliktet, pandemia Covid-19 dhe izolimi social kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e shëndetit mendor.

    Studimi analizoi të dhëna nga 204 shtete dhe territore, duke përfshirë 12 lloje të çrregullimeve mendore, si depresioni, ankthi, bipolariteti, skizofrenia, autizmi dhe ADHD.

    Ekspertët theksojnë se të rinjtë, veçanërisht grupmosha 15 deri në 19 vjeç, po preken më shumë se kurrë më parë. Sipas tyre, kjo periudhë është vendimtare për zhvillimin emocional dhe social, ndërsa ndikimi i stresit, rrjeteve sociale dhe pasojave të pandemisë vazhdon të jetë i madh.

    Autorët e studimit kanë bërë thirrje për investime urgjente në shërbimet e shëndetit mendor dhe qasje më të lehtë në trajtim, duke paralajmëruar se sistemet shëndetësore nuk po ecin me ritmin e rritjes së rasteve.

  • U ndalua nga Izraeli në flotiljen ‘Sumud’, ministri i Jashtëm: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

    U ndalua nga Izraeli në flotiljen ‘Sumud’, ministri i Jashtëm: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” dhe që ishte ndaluar nga Izraeli është tashmë rrugës për në Shqipëri.

    Përmes një postimi në platformën X, Hoxha bëri të ditur se institucionet shqiptare kanë ndjekur çështjen që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me autoritetet izraeliteSipas ministrit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera shqiptare, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për garantimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.

    “Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional”, shkruan ministri Hoxha.

    Postimi i ministrit

    Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe.

    Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

    #Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

    Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

    Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

  • Atifete Jahjaga takon Përparim Ramën, flasin për zhvillimin e Prishtinës dhe fuqizimin e të rinjve

    Atifete Jahjaga takon Përparim Ramën, flasin për zhvillimin e Prishtinës dhe fuqizimin e të rinjve

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e kryeqytetit dhe çështje me interes për qytetarët.

    Jahjaga ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të grave dhe të rinjve, si edhe për nevojën e krijimit të hapësirave më gjithëpërfshirëse për qytetarët.

    Ajo ka vlerësuar lartë punën e kryetarit Rama dhe ekipit të tij, duke theksuar se Prishtina ka potencial të jashtëzakonshëm për të qenë shembull i zhvillimit, inovacionit dhe angazhimit qytetar.

    “Prishtina ka potencial të jashtëzakonshëm për të qenë shembull i zhvillimit, inovacionit dhe angazhimit qytetar, dhe këtë më së miri po e dëshmon edhe puna e palodhur e Kryetarit Rama dhe ekipit të tij”, ka shkruar Jahjaga.

    Në fund, ajo e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës për bashkëpunimin dhe qasjen profesionale ndaj kauzave në interes të qytetarëve.

  • Disa fakte për paratë që ndoshta nuk i keni ditur

    Disa fakte për paratë që ndoshta nuk i keni ditur

    Në kohët e lashta, paraja nuk ekzistonte siç e njohim sot. Njerëzit nuk blinin dhe shisnin me monedha apo kartëmonedha, por përdornin sistemin e këmbimit të mallrave, ku një produkt shkëmbehej direkt me një tjetër.

    Ky sistem, megjithëse funksiononte në mënyrë të thjeshtë, kishte shumë kufizime dhe vështirësi, gjë që më vonë çoi në krijimin e parasë si mjet më i lehtë dhe më universal shkëmbimi.

    Përtej përdorimit të tyre si mjet shkëmbimi, paratë kanë një histori interesante, rregulla ekonomike dhe fakte surprizuese që shumë njerëz nuk i dinë.

    Në këtë artikull do të zbulojmë disa fakte për paratë që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë dhe që mund të ndryshojnë mënyrën si i shihni ato çdo ditë.

    1. Përpara se të bëheshin paratë me kartëmonedha dhe monedha, këto sende përdoreshin si monedhë: guaska guaskë, fildish, argjilë, kafshë të gjalla dhe drithëra. Për sa kohë që ishte e rrallë, mund të konsiderohej “para”.

    2. Emri para vjen nga latinishtja ‘parare’, që do të thotë të sigurosh.

    3. Bankat e para me shumë gjasa kanë qenë tempuj fetarë, sepse siguria ka qenë gjithmonë e rreptë.

    4. Të dhënat e para të kredive, depozitave, validimit dhe këmbimit të monedhës u regjistruan në shekullin e 18-të para Krishtit në Babiloni (Greqia e Lashtë).

    5. Pythius, një bankier tregtar nga Azia e Vogël në shekullin e 5-të para Krishtit, ishte bankieri i parë i dokumentuar.

    6. Termi “çek” ose “çek” rrjedh nga loja e shahut. Të vësh mbretin në shah do të thotë që zgjedhjet e tij janë të kufizuara, njësoj si një çek modern që kufizon mundësitë për falsifikim dhe ndryshim.

    7. Midis viteve 1118 dhe 1307, Kalorësit Templarë përdorën një sistem çeqesh për t’u siguruar pelegrinëve të tyre fonde udhëtimi. Ata funksiononin shumë ngjashëm me çekët e udhëtarëve të ditëve të sotme.

    8. Termi “bankrupt” rrjedh nga dy fjalë: “bancus” që në latinisht do të thotë “stoli” ku bankierët zhvillonin tregtinë e tyre në treg dhe “ruptus” që do të thotë “i thyer” sapo bankieri nuk mund të tregtonte më, “bancus”-i do të “prishej” për të treguar se bankieri nuk ishte në gjendje të tregtonte.

    9. Simboli $ rrjedh nga shenja e dollarit spanjoll. Në vitin 1782, SHBA-të morën në konsideratë zgjedhjen e peso-s spanjolle si monedhën e vendit. Shkurtesa për peson spanjolle (PS) më vonë u transformua në një $.

    10. Bankomati i parë ishte në Barclays Bank në Londër, në vitin 1967 dhe u shpik nga John Shepherd-Barron.

  • Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa shtesë në Poloni

    Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa shtesë në Poloni

    Presidenti Donald Trump tha se SHBA do të dërgojë edhe 5,000 trupa shtesë në Poloni, një javë pasi Pentagoni anuloi një dislokim të planifikuar prej 4,000 trupash në vend.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e mirëpriti vendimin përpara një takimi të ministrave të jashtëm në Suedi, duke shtuar se rruga drejt një Europe më pak të varur nga SHBA “do të vazhdojë”.

    Duke shkruar në platformën e tij Truth Social të enjten, Trump tha se vendimi bazohej në marrëdhënien e SHBA-së me presidentin polak Karol Nawrocki, të cilin ai e kishte mbështetur gjatë zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar.

    Ai nuk dha detaje të mëtejshme nëse trupat shtesë ishin pjesë e dislokimit të mëparshëm të planifikuar apo një operacion tjetër.

    Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar javët e fundit se synon të reduktojë nivelin e përgjithshëm të trupave në Europë si pjesë e axhendës “America First”.

    Marco Rubio pritet të kërkojë ndarje më të madhe të barrës nga partnerët e NATO-s në bisedimet e së premtes në Helsingborg.

    Duke folur me gazetarët të premten në mëngjes, ai tha: “Pikëpamjet e presidentit janë sinqerisht zhgënjim ndaj disa aleatëve tanë në NATO dhe reagimit të tyre ndaj operacioneve tona në Lindjen e Mesme.

    “Ndërkohë ka fusha të tjera ku ne vazhdojmë bashkëpunimin”, shtoi ai, duke përmendur njoftimin për Poloninë.