ATV

Author: K.B.

  • Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

    Osmani në CNN: Qytetarët thanë se duhet kompromis mes partive, s’ka vend për “one man show”

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe për bllokadën politike.

    Osmani ka thënë se qytetarët përmes vullnetit të tyre të shprehur në zgjedhje kanë kërkuar që partitë politike të bëjnë kompromis dhe sipas saj s’ka vend për “shou të një njeriu”.

    “Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis mes forcave politike dhe s’ka vend për “onë man shoë””, ka thënë Osmani.

    Sipas saj, Kosova gjithmonë ka treguar shembull se si kur është e nevojshme forcat politike janë bashkuar për të ecur përpara dhe për të tejkaluar bllokadat.

  • KQZ nis sot verifikimin e​ votave me postë nga diaspora

    KQZ nis sot verifikimin e​ votave me postë nga diaspora

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 9 qershor, do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

    “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri më tani janë tërhequr dhe sjellur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Komisioni ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti mediat do të informohen edhe për ecurinë e proceseve që po zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit.

    “Gjithashtu, mediat do të informohen për ecurinë e zhvillimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit”, njofton KQZ.

    KQZ ka ftuar mediat që të përcjellin nga afër këtë aktivitet.

  • Të enjten nis edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival”, mbi 40 aktivitete në Pejë dhe Rugovë

    Të enjten nis edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival”, mbi 40 aktivitete në Pejë dhe Rugovë

    Nga 11 deri më 14 qershor 2026 do të mbahet edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival”, një ngjarje që konsiderohet si festivali i parë i këtij lloji në Kosovë i dedikuar aktiviteteve outdoor, rekreacionit, mirëqenies dhe turizmit aktiv.

    Gjatë katër ditëve të festivalit në Pejë dhe në Rugovë do të organizohen mbi 40 aktivitete sportive, rekreative, edukative dhe kulturore, duke përfshirë ecje malore, çiklizëm, vrapim, ngjitje, paragliding, speleologji, aktivitete për fëmijë, punëtori tradicionale dhe programe edukative për grupmosha të ndryshme.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se festivali synon promovimin e Pejës dhe rajonit të Rugovës si destinacion për turizëm aktiv, duke ofruar mundësi që qytetarët dhe vizitorët të përjetojnë natyrën, aktivitetin fizik dhe kulturën lokale në mënyrë gjithëpërfshirëse.

    “Festivali është krijuar me qëllim të promovimit të Pejës dhe rajonit të Rugovës si destinacion i turizmit aktiv, duke ofruar mundësi që qytetarët dhe vizitorët të përjetojnë natyrën, aktivitetin fizik dhe kulturën lokale në një mënyrë të qasshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Sipas tyre, shumica e aktiviteteve ofrohen pa pagesë ose me tarifa simbolike, si rezultat i angazhimit të komunitetit lokal, partnerëve, organizatave dhe dhjetëra vullnetarëve.

    “Kjo është bërë e mundur falë angazhimit të komunitetit lokal, partnerëve, organizatave dhe dhjetëra vullnetarëve, me qëllim që aktivitetet outdoor të jenë të qasshme për sa më shumë njerëz, veçanërisht për të rinjtë, familjet dhe ata që për herë të parë dëshirojnë të provojnë një aktivitet në natyrë”, thuhet më tej.

    Organizatorët theksojnë se festivali është ndërtuar mbi bashkëpunimin e komunitetit lokal, përfshirë shoqatat sportive, guidat malore, bizneset dhe vullnetarët, të cilët kanë kontribuar në krijimin e një programi të hapur dhe të larmishëm.

    Një nga risitë kryesore të këtij edicioni është organizimi i garës së parë “Peja Trail Run”, e cila do të mbahet më 14 qershor dhe pritet të mbledhë rreth 300 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, në dy kategori: 10 dhe 23 kilometra.

    “Përveç aspektit sportiv, kjo garë synon të promovojë potencialin e Bjeshkëve të Nemuna dhe Pejës si destinacion për turizëm sportiv dhe aktiv”, thuhet në njoftim.

    Hapja zyrtare e festivalit do të mbahet më 11 qershor nga ora 20:30 në Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, Komunës së Pejës, shoqatave sportive, guidave malore, bizneseve lokale dhe vullnetarëve.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se agjenda e plotë e festivalit dhe broshura me të dhëna nga edicioni i kaluar janë bashkëngjitur për publikun.

  • DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë

    DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë

    Demokracia në Veprim ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhjet e lira, konkurruese dhe të qeta.

    Eugen Cakolli nga “DnV”, përmes një konference për media potencoi se procesi zgjedhor është administruar në mënyrë profesionale dhe efikase.

    “Megjithatë, zgjedhjet janë mbajtur në një proces të pazakontë politik dhe institucionale, meqenëse janë zgjedhjet e treta parlamentare që zhvillohen në më pak se një vit e gjysmë”, tha Cakolli.

    Fjalë të mira pati edhe për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Cakolli tha se puna e tyre është përmirësuar dukshëm.

    Ndërsa sipas tij, në zgjedhjet e 7 qershorit ka pasur ulje të motivimit të qytetarëve për të dalë në zgjedhje, e siç thotë ai, Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë.

  • Begaj kalon transit në Kosovë, priten bllokime të shkurtra në disa akse rrugore

    Begaj kalon transit në Kosovë, priten bllokime të shkurtra në disa akse rrugore

    Policia ka njoftuar qytetarët se me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit kufitar të trafikut në intervale të shkurtra kohore.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Policia thotë se me datën 9 qershor, ndërprerja do të bëhet nga pika e kalimit kufitar Vërmicë deri në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

    “Me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve ku lëviz eskorta”, thuhet në njoftim.

  • Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare  është koha të mendojmë përtej karrigeve!

    Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare është koha të mendojmë përtej karrigeve!

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka falënderuar të gjithë qytetarët që votuan Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe besuan te kjo parti.
    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami theksoi po ashtu se mosdalja në votime është një mesazh i qartë për secilin, e që sipas saj është protestë qytetare.

    Bajrami shtoi se abstenimi i qytetarëve është thirrje për reflektim dhe llogaridhënie se pse Kosova erdhi në situatën ku mbahen zgjedhje për të shkuar përsëri në zgjedhje.

    “Pa asnjë dyshim, shumë qytetarë ndëshkuan partinë që kishte 51 për qind, e cila e keqpërdori, përbuzi dhe nuk e zbatoi vullnetin e popullit. Njëkohësisht, edhe neve na thanë qartë se duhet më shumë punë, më shumë seriozitet dhe më shumë përkushtim që të na shohin si zgjidhje”. “Secili e ka kuptuar se tri palë zgjedhje u mbajtën jo për shkak të mospajtimeve: nëse duhet të prodhojmë apo të importojmë energji, jo sepse nuk u pajtuam për programe zhvillimore, por sepse tema qendrore u bë: kush ku do të ulet. Përfundimisht, është koha të mendojmë përtej karrigeve”, ka shkruar ajo.

    Ish-deputetja tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve është thirrje për reflektim sepse, sipas saj, “nëse duam të jemi të sinqertë me veten, qartazi diku ia kemi huqur”.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës është më shumë se një palë zgjedhje, më shumë se një rezultat dhe më shumë se një episod politik, andaj duhet reflektim i thellë për tu rikthyer më e fortë. Faleminderit!”.

  • KGJK cakton datat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga gjykatat themelore

    KGJK cakton datat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga gjykatat themelore

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datat për mbajtjen e proceseve zgjedhore për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni nga gjykatat themelore të vendit, raporton Ekonomia Online.

    Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se është miratuar vendimi për organizimin e zgjedhjeve për kandidatin e nominuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    “Për kandidatët e nominuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë me datën 16 qershor, ditë e marte, me fillim nga ora 13:30. Aprovohet lista e gjyqtarëve që kanë të drejtë vote në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e fletëvotimeve për raundin e parë dhe eventualisht raundin e dytë që do të përdoret në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e raportit të komisionit që do të përdoret në raundin e parë dhe eventualisht në raundin e dytë në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar për anëtar të KGJK-së nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aprovohet forma e raportit të zyrtarit të autorizuar nga Sekretariati i KGJK-së që do të përdoret në procesin e zgjedhjes së kandidatit të nominuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Dhe vendimi hyn në fuqi me datë 9 qershor 2026”, tha Thaqi.

    Sipas kalendarit të miratuar, procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KGJK-së do të vazhdojë edhe në gjykatat e tjera themelore.

    Në Gjykatën Themelore në Gjilan, zgjedhjet do të mbahen më 17 qershor duke filluar nga ora 10:00, ndërsa po atë ditë në Gjykatën Themelore në Ferizaj procesi do të nisë nga ora 14:00.

    Më 18 qershor, zgjedhjet do të zhvillohen në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga ora 10:00 dhe në Gjykatën Themelore në Pejë nga ora 14:00.

    Ndërkaq, në Gjykatën Themelore në Prizren procesi zgjedhor do të mbahet më 19 qershor, me fillim nga ora 11:00.

    Pas përfundimit të proceseve zgjedhore në nivel të gjykatave themelore, tubimi i fundit do të mbahet më 23 qershor nga ora 13:00, ku pritet të finalizohet përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • Vendet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Evropë, cili qytet kryeson listën

    Vendet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Evropë, cili qytet kryeson listën

    Tregjet më të shtrenjta të banesave në Evropë janë përqendruar kryesisht në një numër të vogël qytetesh në Zvicër dhe Luksemburg, sipas të dhënave të reja nga Global Property Guide. Raporti tregon se Cyrihu mban vendin e parë në kontinent, me çmime mesatare që arrijnë mbi 18,000 euro për metër katror.

    Ja 10 tregjet më të shtrenjta të banesave në Evropë, të renditura nga vendi i dhjetë në të parin.

    10) Stokholm: Çmimi mesatar 8,380 €/m²

    Kryeqyteti suedez hap renditjen e 10 vendeve të para me një nga rikuperimet më të qarta të pronave në Evropë. Stokholmi kombinon disa nga standardet më të larta të jetesës në Evropë me një nga tregjet e saj më të kufizuara të strehimit.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 8,380 euro për metër katror, duke u rritur me 7.2% gjatë vitit të kaluar dhe 17.0% gjatë dy viteve.

    9) Kopenhagen: Çmimi mesatar 8,405 €/m²

    Kryeqyteti danez, është gjithashtu tregu me rritjen më të shpejtë në 10 vendet e para. Çmimet mesatare të apartamenteve janë 8,405 euro për metër katror, një rritje prej 14.3% gjatë vitit të kaluar dhe 24.0% gjatë dy viteve – rritja më e fortë e regjistruar nga çdo qytet në këtë renditje.

    8) Oslo: Çmimi mesatar €9,332/m²

    Kryeqyteti i Norvegjisë, i vendosur në krye të fiordit të Oslos, qyteti përzien arkitekturën moderne nordike me disa nga të ardhurat më të larta familjare në kontinent.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 9,332 euro për metër katror, një rritje prej 6.3% gjatë vitit të kaluar dhe 14.0% gjatë dy viteve.

    7) Amsterdam: Çmimi mesatar €9,437/m²

    Distrikti i kanalit të Amsterdamit i shekullit të shtatëmbëdhjetë është bërë një nga adresat më të shtrenjta të banimit në Evropë.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 9,437 euro për metër katror, një rritje prej 13.0% gjatë vitit të kaluar dhe 19.2% gjatë dy viteve.

    6) Paris: Çmimi mesatar €9,490/m²

    Parisi mbetet një nga tregjet e pronave më të njohura në botë. Megjithatë, ndryshe nga shumica e qyteteve në këtë renditje, çmimet po bien.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 9,490 euro për metër katror, një rënie prej 0.3% gjatë vitit të kaluar dhe 7.3% gjatë dy viteve, duke e bërë Parisin performuesin më të dobët në dhjetë vendet e para.

    5) Bernë: Çmimi mesatar 9,952 €/m²

    Berna është tregu më i përmbajtur i luksit në Zvicër.

    Kryeqyteti federal, i famshëm për qytetin e vjetër të listuar në UNESCO, është më pak i shtrenjtë nga katër qytetet zvicerane në këtë renditje, megjithëse çmimet mbeten afër 10,000 euro për metër katror.

    4) Qyteti i Luksemburgut: Çmimi mesatar 10,941 €/m²

    Luksemburgu, vendi më i pasur i Evropës sipas PBB-së për frymë, është gjithashtu shtëpia e një prej tregjeve më të shtrenjta të banesave në kontinent.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 10,941 euro për metër katror, një rënie prej 0.9% gjatë vitit të kaluar dhe 6.9% gjatë dy viteve.

    3) Luzern: Çmimi mesatar 12,066 €/m²

    Luzerni, qyteti zë një nga vendet më spektakolare në Evropë, aty ku Liqeni i Lucernës takohet me kodrat e Alpeve.

    Çmimet mesatare të apartamenteve janë 12,066 euro për metër katror, 7.3% më shumë se vitin e kaluar.

    2) Gjenevë: Çmimi mesatar 16,819 €/m²

    Pozicioni i Gjenevës pranë kryesimit të renditjes pasqyron kërkesën e qëndrueshme nga një nga tregjet më të pasura të punës në Evropë. Çmimet mesatare të apartamenteve janë 16,819 euro për metër katror, 3.4%.

    1) Cyrih: Çmimi mesatar 18,229 €/m²

    Cyrihu mbetet qyteti më i shtrenjtë në Evropë për prona banimi, me çmime mesatare apartamentesh prej 18,229 eurosh për metër katror.

  • Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    omisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të votuara janë: Albulena Haxhiu me gjithësej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla- Schëarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari- Lila me 10 mijë e 281 vota.

    E katërta me radhë rënditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më ssë shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.

    Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatja që ka siguruar më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota, pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota.

    E treta me radhë nga lista e PDK, është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është Vjosa Osmani- Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota.

    E dyta në listën e LDK-së është kandidatja Doarsa Kica- Xhelili e cila ka marrë 9 mijë e 816 vota.

    Është Hykmete Bajrami e treta në listë e cila nga elektorati ka arritur të sigurojë 7 mijë e 504 vota.

    E katërta renditet Janina Ymeri me gjithësej 4 mijë e 098 vota. Listën e 5-shes më të votuar nga LDK e përmbyll Jehona Lushaku- Sadriu me 3 mijë e 416 vota.

    Nga Aleanca është kandidatja Time Kadrijaj që ka arritur të sigurojë 3 mijë e 332 vota, pasuar nga Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota.

    E treta me radhë nga ky subjekt politik është Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota. Tutje, si më e votuara e kësaj partie është edhe kandidatja Diellza Kukaj me gjithësej 1 mijë e 167 vota.

    Nga Aleanca listën e 5-shes më të votuar e përmbyllë Malësorë Ramosaj- Zanuzaj me 851 vota.

  • Ukë Rugova në mesin e më të votuarve në LDK

    Ukë Rugova në mesin e më të votuarve në LDK

    Vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës pa përfshirë votat e diasporës ka siguruar 20 mandate në legjislaturën e re.

    Në mesin e më të votuarve në LDK, sipas rezultateve të deritashme është Ukë Rugova.

    Djali i ish-presidentit Rugova ka marrë deri tani afro 6 mijë vota, kur janë numëruar 20% e tyre.

    Edhe legjislaturën e kaluar, Rugova ishte ndër më të votuarit në LDK.