ATV

Author: K.B.

  • Mimoza Ahmeti finalistja e parë e Ferma VIP 3

    Mimoza Ahmeti finalistja e parë e Ferma VIP 3

    Poetja, Mimoza Ahmeti, është shpallur finalistja e parë e edicionit të tretë të Ferma VIP.

    Ajo ishte në televotim përballë Romirit, ndërsa publiku vendosi që ta çojë drejt finales së madhe të 15 qershorit, duke i siguruar një vend në garën për çmimin e madh.

    E emocionuar pas shpalljes së rezultatit, Moza falënderoi publikun për mbështetjen e dhënë.

    “Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma”, tha Moza mes emocionesh.

    Ndërsa, Klevisa Gega është fermerja që është larguar përfundimisht nga gara, vetëm një javë para finales së madhe të 15 qershorit.

  • Ishte gati të bëhej gjyqtari i parë somalez në historinë e Kupës së Botës, por iu ndalua hyrja në SHBA

    Ishte gati të bëhej gjyqtari i parë somalez në historinë e Kupës së Botës, por iu ndalua hyrja në SHBA

    Gjyqtari somalez i futbollit, Omar Artan, nuk do të jetë në Kupën e Botës 2026 pasi iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara, konfirmoi FIFA të hënën. Artan ishte gati të bëhej gjyqtari i parë somalez që do të gjykonte në një Kupë Bote, duke bërë histori për vendin e tij.

    Artanit iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, ku ai zbarkoi nga Stambolli. Pas një kontrolli rutinë, pasagjeri u dërgua për kontroll shtesë, pas të cilit iu mohua hyrja. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) konfirmoi për The Athletic se Artanit iu mohua hyrja, por nuk dha arsye specifike.

    “Një shtetas somalez mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit nga Stambolli. Gjatë përpunimit, udhëtari iu nënshtrua një kontrolli shtesë, i cili është një pjesë rutinë e procesit të inspektimit të CBP-së. Të gjithë udhëtarët, përfshirë atletët, i nënshtrohen këtij procesi”, tha një zëdhënës i CBP-së.

    FIFA duhet të gjejë një zëvendësim

    Incidenti është një goditje për gjyqtarin, i cili është një emër i respektuar në kontinentin afrikan, ku u shpall gjyqtari më i mirë nga Konfederata e Futbollit Afrikan vitin e kaluar.

    FIFA tani do të duhet të gjejë një zëvendësim për 34-vjeçarin Artan, një nga 52 gjyqtarët e zgjedhur për turneun pas një procesi përzgjedhjeje që zgjati më shumë se tre vjet.

    Të hënën, një zëdhënës i FIFA-s konfirmoi se Artani nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë në vendin pritës ose të jetë gjyqtar në Kupën e Botës.

    “FIFA nuk është e përfshirë në proceset e imigracionit të vendit pritës, përfshirë vendimet për vizat, dhe autoritetet na kanë informuar se statusi i z. Artan nuk do të ndryshojë”, thanë ata.

    Kujtojmë se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së fundmi, në kontekstin e proceseve të migracionit dhe ndalimeve të ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshinin edhe Somalinë, deklaroi se “duhet të sqarohet se si të gjithë janë të mirëpritur në SHBA, Meksikë dhe Kanada”.

  • Këta janë kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Këta janë kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash janë numëruar rreth 20 për qind e kutive të numërimit për kandidatët për deputetë.

    Bazuar në këto rezultate, kandidatët më pak të votuar nga partitë kryesore në vend janë Arijeta Ajeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 404 vota, Valbone Muzaqi nga Partia Demokratike e Kosovës me 128 vota, Arben Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 100 vota, dhe Argjenta Berbatovci nga Aleanca me 40 vota.

    Për të parë përditësimin e të dhënave në kohë reale, klikoni KËTU.

  • Një person gjendet i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një person gjendet i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

    Sipas Policisë, rreth orës 07:20 është raportuar se një burrë i lindur në vitin 1940 ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.

    Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    “Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

  • Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 6 qershor 2026.

    Në bazë të vendimit të MINTI-t, çmimi i naftës për sot është 1.54 euro për litër, dy cent më shtrenjtë se të premten, ndërkaq çmimi i benzinës është i njëjtë, 1.41 euro për litër.

    Gazi ka shënuar rënie të çmimit për 1 cent. Nga 0.71 euro për litër sa ishte të premten, sot është 0.68 euro për litër.

    Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

  • Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion kundër krimit të organizuar

    Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion kundër krimit të organizuar

    Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

    Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Bëhet e ditur se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.

  • 27 vjet nga kapitullimi i Serbisë

    27 vjet nga kapitullimi i Serbisë

    27 vjet më parë, më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, me të cilën u pa fundi i luftës Kosovë, dhe dorëzimi i Serbisë.

    Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

    Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

    Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

    c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

    d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës

    e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

    Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

    Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

    Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

  • Vdes historiani dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Gordon S. Wood – U përplas nga një makinë

    Vdes historiani dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Gordon S. Wood – U përplas nga një makinë

    Autori dhe historiani fitues i çmimit Pulitzer, Gordon S Wood humbi jetën të dielën pasi u përplas nga një makinë në parkingun e një supermarketi në Rhode Island.

    Wood, fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 në kategorinë e historisë për librin “Radikalizmi i Revolucionit Amerikan”, një libër historik që çoi përpara teorinë e ndarjes me Britaninë si një transformim i brendshëm shoqëror dhe politik sa edhe një dëshirë për t’u çliruar nga sundimtarët kolonialë.

    Sipas policisë së East Providence, Wood u godit nga një makinë ndërsa po kalonte parkingun e supermarketit. Shoferi qëndroi në vendngjarje dhe bashkëpunoi.

    Policia tha se Wood u dërgua në spitalin e Rhode Island me “lëndime të rënda”, nga të cilat më vonë vdiq.

    Wood ishte Profesor i Universitetit Alva O Way dhe Profesor emeritus i historisë në Universitetin Brown. Librat e tij të tjerë të shquar përfshinin Krijimin e Republikës Amerikane, 1776-1787, i cili u shkrua në vitin 1969; Perandoria e Lirisë, një rrëfim i viteve të para të Shteteve të Bashkuara; dhe Personazhe Revolucionare, një biografi e etërve themelues që formësuan republikën e re.

    Ndër çmimet e tjera të tij ishin çmimi Bancroft i vitit 1970 për letërsi rreth historisë së Amerikës; dhe Medalja Kombëtare e Shkencave Humane, e dhënë në Shtëpinë e Bardhë nga Barack Obama në mars 2011, për studime që ofrojnë njohuri mbi themelimin e kombit dhe hartimin e kushtetutës së SHBA-së.

    Wood ishte një kritik i shquar i Projektit 1619 të New York Times dhe pretendimit të tij, i cili u ndryshua më vonë, se ruajtja e skllavërisë ishte një motivim kyç për Revolucionin Amerikan.

    Ai pretendoi se projekti inkurajoi një ndjenjë “viktimizimi” dhe ndjenje “të lënduar”, edhe pse pranoi se nuk e kishte lexuar pjesën më të madhe të tij.

  • Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

    Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

    Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake i cili u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë vijimit të këtij programi profesional ushtarak, FSK përmes një komunikate për media tha se toger Elshani ka demonstruar nivel të lartë të njohurive profesionale, aftësi udhëheqëse dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe standardeve të kërkuara.

    Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të shkëlqyer, ai është nderuar me çmimet prestigjioze “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u ndahen oficerëve që dallohen për rezultate të larta akademike, disiplinë, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit.

    “Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, si dhe një dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

  • Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë

    Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë.

    Deri tash janë procesuar 19,46% e votave.

    Në top 10-shë e Partisë Demokratike të Kosovës, janë Bedri Hamza, i pasuar nga Përparim Gruda, i ndjekur nga Arian Tahiri. Në vend të katër dhe të pestë janë Uran Ismaili dhe Sala Jashari.