ATV

Author: K.B.

  • Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri

    Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri

    Një grua është arrestuar të mërkurën në Vushtrri, pasi dyshohet se ka rrëmbyer një të mitur.

    Bazuar në njoftimin e policisë, e dyshuara kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Vushtrri/ 10.06.2026 – 17:10. Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Gjakovë

    Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Gjakovë

    Një vajzë raportohet se është zhdukur në Gjakovë që nga 9 qershori.

    Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës, ndërsa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e të njëjës.

    Gjakovë / 09.06.2026 – 23:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

  • Nissan tërheq mbi 50 mijë automjete për shkak të një defekti në ekran

    Nissan tërheq mbi 50 mijë automjete për shkak të një defekti në ekran

    Pronarët e Nissan Kicks mund të gjejnë veten duke parë ekrane bosh kur ndezin automjetet e tyre.

    Prodhuesi i automjeteve sapo lëshoi një njoftim për tërheqjen e modeleve duke deklaruar se më shumë se 50,000 Kicks nga vitet 2025 dhe 2026 mund të preken.

    Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) , problemi mund të shfaqet që në momentin e ndezjes.

    Kjo i lë pronarët e Kicks të shikojnë një ekran bosh, të paaftë për të përcaktuar shpejtësinë e tyre ose për të parë dritat paralajmëruese që mund të shfaqen.

    Një zgjidhje e mundshme është që shoferët të përdorin Google Maps ose Waze në ekranin qendror, i cili më pas do të shfaqë shpejtësinë e automjetit.

  • Më 13 dhe 14 qershor mbyllet për qarkullim aksi rrugor Radavc – Kullë

    Më 13 dhe 14 qershor mbyllet për qarkullim aksi rrugor Radavc – Kullë

    Aksi rrugor Radavc – Kullë (rajoni i Pejës), më datë 13 dhe 14 qershor do të jetë i mbyllur në disa intervale kohore.

    Federata e Auto Sporteve të Kosovës, do të zhvillojë garën ndërkombëtare automobilistike të disiplinës malore, e cila planifikohet të organizohet në aksin rrugor Radavc- Kullë (rajoni i Pejës), më datë, 13.06.2026 dhe 14.06.2026, me fillim prej orës 10;00-18;00.

    Andaj për shkak të këtij aktiviteti ky aks rrugor, do të jetë i mbyllur në disa intervale kohore.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar apelon që të shfrytëzoni PKK tjera për qarkullim.

    Për më shumë informata kontaktoni QKMK📞, në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.

  • Rekord turistik në Kosovë: Mbi 1.6 milion net-qëndrime brenda një viti, mbi 762 mijë vizitorë

    Rekord turistik në Kosovë: Mbi 1.6 milion net-qëndrime brenda një viti, mbi 762 mijë vizitorë

    Gjatë vitit 2025, në hotele dhe objekte të tjera akomoduese u regjistruan mbi 762 mijë vizitorë vendorë dhe të huaj, ndërsa numri i net-qëndrimeve kaloi 1.65 milion. Shifrat tregojnë rritje të vazhdueshme të interesimit për Kosovën si destinacion turistik.

    Sektori i turizmit në Kosovë ka vazhduar trendin e rritjes edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, gjatë vitit të kaluar në vend janë regjistruar gjithsej 762.836 vizitorë, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.

    Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 39,3 për qind ishin vizitorë vendorë, ndërsa 60,7 për qind vizitorë të huaj, duke dëshmuar se Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga jashtë vendit.

    Po ashtu, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1.653.390 net-qëndrime në objektet akomoduese të vendit. Nga këto, 45,4 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 54,6 për qind nga turistët e huaj.

    Të dhënat e ASK tregojnë se interesimi i qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar brenda vendit ka vazhduar të rritet.

    Krahasuar me vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 9,1 për qind, ndërsa net-qëndrimet e tyre janë rritur për 8 për qind.

    Edhe turistët e huaj kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Gjatë vitit 2025, numri i tyre arriti në 463.092 vizitorë, ose 9,4 për qind më shumë sesa një vit më parë.

    Sipas statistikave, numri më i madh i turistëve të huaj që vizituan Kosovën vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, shtete që prej vitesh përbëjnë pjesën më të madhe të vizitorëve ndërkombëtarë në vend.

    Ndërkohë, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025, 639.945 persona kanë realizuar të paktën një udhëtim me net-qëndrim brenda ose jashtë Kosovës, duke reflektuar një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve krahasuar me vitet e kaluara.

    Një tjetër tregues i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit është edhe numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Kosovës.

    Sipas të dhënave të grumbulluara në pikat kufitare, gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë regjistruar 7.465.625 hyrje të shtetasve të huaj, një shifër që dëshmon për qarkullimin e madh të vizitorëve dhe rëndësinë në rritje të Kosovës si destinacion rajonal për udhëtime, biznes dhe vizita familjare.

  • Verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë përfundon në 28 komuna

    Verifikimi dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë përfundon në 28 komuna

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%.

    Sipas KQZ-së, procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në dhjetë QKN-të tjera: Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).

    Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/.

  • KQZ: Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, 22,601 aprovohen – 755 refuzohen

    KQZ: Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, 22,601 aprovohen – 755 refuzohen

    KQZ ka njoftuar me progresin e aktiviteteve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.

    “Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

    Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

    Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë.

    Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.

  • “Zâni i Lirisë” nga MOLOS shpallet fitues i konkursit për Memorialin Përkujtimor “Adem Jashari”

    “Zâni i Lirisë” nga MOLOS shpallet fitues i konkursit për Memorialin Përkujtimor “Adem Jashari”

    Projekti “Zâni i Lirisë”, i realizuar nga MOLOS, është përzgjedhur fitues i konkursit për projektimin e Memorialit Përkujtimor “Adem Jashari”, një projekt i dedikuar përjetësimit të sakrificës së familjes Jashari dhe kontributit të saj historik për lirinë e Kosovës.

    MOLOS është një studio kreative nga Prishtina, i cili prej më shumë se dy dekadash vepron në fushën e artit, arkitekturës, animacionit dhe dizajnit. Studioja, e themeluar në Kosovë në vitin 2002, njihet për qasjen e saj ndërdisiplinore, duke bashkuar arkitekturën, identitetin vizual, hapësirën publike, filmin, animacionin dhe dizajnin në projekte me karakter artistik e funksional.

    Në projektin “Zâni i Lirisë”, MOLOS e ka vendosur në qendër zërin si metaforë të kujtesës, trashëgimisë dhe vazhdimësisë historike. Koncepti frymëzohet nga fjalët e Adem Jasharit: “Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë.”

    \

    Sipas konceptit të prezantuar, memoriali nuk trajtohet vetëm si objekt përkujtimor, por si një përvojë hapësinore dhe emocionale.

    Zëri shndërrohet në formë fizike përmes valëve zanore, të cilat përkthehen në elemente arkitektonike, ritmike dhe skulpturore. Këto elemente krijojnë një gjurmë të zërit në hapësirë, duke e bërë kujtesën të prekshme për vizitorët.

    Memoriali është paraparë të shtrihet përgjatë rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, duke krijuar një bosht simbolik në strukturën urbane të qytetit.

    Përmes kësaj shtrirjeje, projekti synon të lidhë hapësirën publike me historinë, qytetarin me kujtesën dhe brezat e rinj me sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria.

    Një nga elementet kryesore të projektit është përdorimi i ujit, i cili përfaqëson rrjedhën e jetës, kujtesën dhe vazhdimësinë. Uji ndërthuret me strukturat metalike, pemët, hapësirat e gjelbra dhe elementet reflektuese, duke krijuar një ambient që fton në qetësi, përulje dhe reflektim.

    Projekti parasheh edhe elemente interaktive dhe digjitale, përmes të cilave vizitorët mund të njihen më afër me historinë e familjes Jashari, kontekstin e sakrificës së tyre dhe dokumentimin historik. Në këtë mënyrë, “Zâni i Lirisë” synon të jetë jo vetëm memorial përkujtimor, por edhe hapësirë edukimi, përjetimi dhe ndërgjegjësimi publik.

    Në prezantimin e projektit, MOLOS e përshkruan këtë vepër si një përpjekje për ta përjetësuar zërin e lirisë dhe për t’i dhënë atij një formë që mund të preket, të përjetohet dhe të bartet te brezat që vijnë.

    “Zâni i Lirisë” materializon kujtesën për një sakrificë që solli lirinë.

    Përmes arkitekturës, tingullit, ujit dhe hapësirës publike, projekti synon që kontributi i familjes Jashari të vazhdojë të jetojë në kohë, në hapësirë dhe në ndërgjegjen kolektive të njerëzve.

  • Rufki Suma grumbullon më shumë vota se Albin Kurti në Han të Elezit

    Rufki Suma grumbullon më shumë vota se Albin Kurti në Han të Elezit

    Në komunën e Hanit të Elezit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

    Sipas të dhënave të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Lëvizja Vetëvendosje del që primatin e mban kandidati për deputet, Rufki Suma me plot 1.330 vota të mbledhura.

    Ai ka lënë pas vetes kandidatin për kryeministër dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili në këtë komunë ka fituar 1.251 vota.

  • Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

    Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

    Tapeti dhe dyshemeja prej druri, përkatësisht parketi, janë dy nga materialet më të zakonshme për mbulesa dyshemeje. Njëkohësisht, ato janë edhe shumë të ndryshme nga njëra-tjetra

    Tapeti është material i butë, i qetë, relativisht i lirë dhe zakonisht me jetëgjatësi më të shkurtër. Në anën tjetër, parketi është material natyral, i fortë, më i shtrenjtë dhe shpesh mund të zgjasë për shumë vite, madje edhe më gjatë se vetë qëndrimi juaj në atë shtëpi.

    Edhe pse të dyja materialet mund të përdoren në pjesë të ndryshme të shtëpisë, njohja e përparësive dhe mangësive të tyre ju ndihmon të merrni vendimin më të mirë: ku është më i përshtatshëm tapeti dhe ku parketi.

    Tapet apo parket?

    Shumica e tapetëve modernë prodhohen nga fibra sintetike të vendosura dendur në një shtresë bazë. Ekzistojnë edhe tapetë nga fibra natyrale, kryesisht pambuk ose lesh, por shumica prodhohen nga najloni ose poliesteri. Tapetët zakonisht shiten në role të mëdha dhe blihen sipas metrit katror.

    Parketi masiv prodhohet nga druri natyral, i përpunuar në dërrasa të forta. Sipërfaqja e sipërme lëmohet mirë, ndërsa pjesa e poshtme zakonisht mbetet pak më e ashpër. Skajet janë të formësuara në sistem bashkimi, që mundëson lidhjen e dërrasave me njëra-tjetrën gjatë montimit.

    Ekziston edhe parketi shumë-shtresor. Ai përbëhet nga një shtresë e hollë druri natyral, e ngjitur mbi një bazë më të trashë dhe më të lirë nga kompensatë cilësore. Kjo e bën dyshemenë më të përballueshme dhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve të lagështisë, sepse zgjerohet dhe tkurret më pak.

    Pamja dhe përshtatja në ambient

    Tapeti ofron më shumë zgjedhje ngjyrash, teksturash dhe modelesh. Ai krijon ndjesi ngrohtësie, rehatie dhe butësie, si në prekje, ashtu edhe në pamje.

    Parketi, në anën tjetër, tërheq me ngjyrat natyrale të drurit dhe vijat karakteristike të tij, të cilat ndryshojnë sipas llojit të drurit. Ai krijon përshtypjen e një ambienti më të qëndrueshëm, më cilësor dhe më elegant.

    Edhe pse zgjedhja varet shumë nga shija personale, shumica e njerëzve e konsiderojnë parketin më tërheqës nga ana estetike sesa tapetin.

    Rezistenca ndaj ujit dhe nxehtësisë

    Fibrat sintetike që përdoren në shumicën e tapetëve modernë i bëjnë ata relativisht rezistentë ndaj dëmtimeve nga uji. Megjithatë, problemi lind kur uji depërton në shtresën e poshtme ose në dyshemenë nën tapet. Në këto raste mund të zhvillohet myk, sidomos nëse lagështia qëndron për një kohë të gjatë.

    Për këtë arsye, tapeti nuk rekomandohet për hapësira të lagështa, si banjat, apo për vende ku derdhjet janë të shpeshta, si kuzhina. Gjithashtu, tapeti mund të dëmtohet lehtë nga nxehtësia, për shembull nga cigaret e ndezura ose enët e nxehta. Në rast zjarri serioz, disa materiale sintetike mund të çlirojnë gazra toksikë.

    Edhe parketi nuk është zgjidhja më e mirë për ambiente me shumë lagështi ose ujë. Ai mund të përdoret në kuzhinë vetëm nëse lëngjet e derdhura pastrohen menjëherë. Shumica e dyshemeve prej druri nuk rekomandohen të vendosen drejtpërdrejt mbi beton në bodrume, sepse lagështia nga toka mund të depërtojë nëpër bazament.

    Parketi shumë-shtresor mund të jetë më i qëndrueshëm në kushte të tilla, por edhe ai nuk është plotësisht i mbrojtur nga lagështia. Druri mund të dëmtohet edhe nga nxehtësia e fortë, megjithëse shenjat e vogla të djegies ndonjëherë mund të lëmohen dhe riparohen.

    Në këtë aspekt, as tapeti dhe as parketi nuk janë zgjedhje ideale për hapësira shumë të lagështa. Tapeti mund të mbajë lagështi në shtresën e poshtme, ndërsa parketi dëmtohet lehtë nga uji. Të dy materialet mund të dëmtohen nga nxehtësia.

    Pastrimi dhe mirëmbajtja

    Mirëmbajtja e tapetit zakonisht kërkon pastrim të rregullt me fshesë me korrent. Megjithatë, disa njolla mund të depërtojnë thellë dhe të mbeten përgjithmonë. Pluhuri, bakteret dhe alergjenët grumbullohen lehtë në fibra, prandaj tapeti shpesh nuk duket kurrë plotësisht i pastër.

    Për këtë arsye, ai konsiderohet zgjedhje jo shumë e përshtatshme për personat që vuajnë nga alergjitë.

    Parketi është shumë më i lehtë për t’u pastruar. Fshirja e thjeshtë ose përdorimi i fshesës me korrent largon pluhurin dhe papastërtitë e imëta, ndërsa pastrimi i herëpashershëm me leckë pak të lagur dhe me produkt të përshtatshëm për dru largon papastërtitë më të thella dhe shumicën e njollave.

    Pikërisht për këtë arsye, kur bëhet fjalë për pastrim dhe mirëmbajtje, parketi ka përparësi të qartë ndaj tapetit.