ATV

Author: K.B.

  • Pse klima në veturë lëshon aromë të keqe në disa raste? Mos e bëni këtë gabim!

    Pse klima në veturë lëshon aromë të keqe në disa raste? Mos e bëni këtë gabim!

    Temperaturat e verës i kanë detyruar përsëri shoferët të përdorin kondicionerin sapo ulen në veturë.

    Por a e keni vënë re se ndonjëherë nga ventilimi vjen një erë e pakëndshme dhe e mykur, veçanërisht pasi makina ka qëndruar në diell për një kohë?

    Sipas teknikëve të shërbimit, problemi shpesh nuk qëndron te vetë pajisja, por te zakonet e shoferit. Konkretisht, kur kondicioneri është në punë, krijohet lagështi në avullues. Kur makina është e fikur, kjo lagështi mbetet e bllokuar në sistemin e ventilimit dhe me kalimin e kohës mund të bëhet një mjedis ideal për rritjen e baktereve dhe mykut.

    Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë një zakon të thjeshtë që nuk kushton asgjë. Një ose dy minuta para se të arrini në destinacionin tuaj, fikni butonin e ajrit të kondicionuar, por lëreni ventilatorin të ndezur. Rrjedha e ajrit do të ndihmojë në tharjen e pjesës së brendshme të sistemit dhe në uljen e grumbullimit të lagështirës.

    Edhe pse tingëllon banale, lagështia është shkaku më i zakonshëm i aromave të pakëndshme që shumë njerëz gabimisht e shoqërojnë me dështimin e kondicionerit.

    Në realitet, shpesh është një sistem i tharë në mënyrë të pamjaftueshme që mbledh papastërti dhe mikroorganizma për muaj të tërë.

    Sigurisht, edhe zakonet më të mira nuk do të ndihmojnë nëse neglizhohet mirëmbajtja e rregullt. Filtri i kabinës duhet të ndërrohet sipas rekomandimeve të prodhuesit, dhe madje edhe më herët nëse makina përdoret shpesh në trafikun e qytetit, në kushte me pluhur ose gjatë sezonit të polenit.

    Nëse kondicioneri juaj ende mban erë të keqe pasi ta keni zëvendësuar filtrin, është koha ta pastroni dhe dezinfektoni plotësisht sistemin. Kjo është një procedurë e lirë që mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit në kabinë.

    Katër këshilla për një “klimë më të shëndetshme” në makinë

    . Fikeni kondicionerin para përfundimit të udhëtimit me makinë

    Lëreni ventilatorin të punojë për një minutë tjetër për të tharë lagështinë në sistem.

    Mos e vononi zëvendësimin e filtrit të kabinës
    Mos e aktivizoni kondicionerin në maksimum sapo të hipni në një makinë të nxehtë.
    Së pari, hapni dritaret shkurtimisht për të nxjerrë ajrin më të ngrohtë.

    Përgjigjuni shenjave të para të aromave të pakëndshme.

  • Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

    Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

    Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millorad Dodik kundër një vendimi të gjykatës së Bosnjës, e cila vitin e kaluar e dënoi me burgim dhe e shkarkoi nga detyra e presidentit të entitetit serb Republika Sërpska.

    Gjykata në Strasburg konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë (REL) se vendimi u mor nga një gjyqtar i vetëm në maj.

    Dodik u ankua në janar në gjykatën e Strasburgut duke pretenduar se të drejtat e tij ishin shkelur nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, e cila në verën e vitit 2025 e dënoi atë me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës për gjashtë vjet, për shkak se i kishte shpërfillur vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje.

    Në përgjigjën për REL-in gjykata e Strasburgut nuk tregoi arsyet e hollësishme për refuzimin e ankesës së Dodikut, por theksoi se arsyet shpjegohen në vetë vendimin, i cili u nxor në përputhje me Rregullin 52A të gjykatës.

    Rregulli 52A i lejon një gjyqtari të vetëm ta rrëzojë një ankesë si të papranueshme në fazën fillestare të procedurave, pa një shqyrtim të hollësishëm të meritave.

    Vendime të tilla janë përfundimtare, merren me një shpjegim të shkurtër dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.

    Gjykata thekson se vendimi, së bashku me arsyetimin e gjyqtarit, iu dorëzua ankuesit ose përfaqësuesit të tij ligjor, dhe i shpjegoi REL-it se ka disa arsye pse një ankesë mund të refuzohet, në përputhje me udhëzimet për pranueshmërinë e përdorura nga Gjykata.

    Dokumenti sqaron se Gjykata i refuzon kërkesat, ndër të tjera, nëse mjetet juridike të brendshme nuk janë shteruar, nëse ato paraqiten jashtë afatit të caktuar kohor ose nëse Gjykata i konsideron ato qartësisht të pabazuara.

    Gjithashtu, Gjykata nuk do ta shqyrtojë një çështje nëse ajo nuk bie brenda juridiksionit të Konventës ose nëse ankuesi nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme.

    Ky vendim vjen pasi kjo gjykatë ia kishte hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme Dodikut.

    Në prill Dodik kishte kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave vendase në Bosnje kundër tij.

    Kërkesa ishte paraqitur sipas Rregullit 39 të Rregullores së Gjykatës, i cili zbatohet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm i dëmit të pariparueshëm ndaj të drejtave themelore.

    Dodik u largua nga posti i presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, në fund të vitit të kaluar, pasi dënimi i tij u konfirmua nga institucionet e brendshme gjyqësore. /REL

  • Aksident tragjik në Sarandë, humb jetën një 22-vjeçar pas përplasjes së skafit me mjetin e Policisë Kufitare

    Aksident tragjik në Sarandë, humb jetën një 22-vjeçar pas përplasjes së skafit me mjetin e Policisë Kufitare

    Një aksident i rëndë detar i ka marrë jetën një 22-vjeçari paraditen e sotme në ujërat e Sarandës.

    Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale i riu po lundronte me skaf kur, për arsye që ende po hetohen, është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.

    Pamjet tregojnë momentin kur drejtuesi i skafit humbet kontrollin mbi mjetin lundrues, duke sjellë përplasjen me mjetin e policisë.

    Si pasojë e aksidentit, 22-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

    Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë siguruar perimetrin për kryerjen e veprimeve hetimore.

    Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

  • Në fund të listës së diasporës, këta janë kandidatët me më së paku vota

    Në fund të listës së diasporës, këta janë kandidatët me më së paku vota

    Numërimi i votave të diasporës ka hyrë në pjesën e fundit të procesit. Nga 223 kuti, tashmë janë procesuar 132 prej tyre apo 59.19 për qind.

    Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës e dyta, Partia Demokratike e Kosovës në vend të tretë dhe Aleanca e katërta.

    Kandidatët më të votuar të secilës parti janë ata që kanë qenë në krye të listave,

    Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – VV,

    Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku – LDK,

    Bedri Hamza dhe Përparim Gruda – PDK,

    Ramush Haradinaj dhe Ardian Gjini – Aleanca.

    Ndërsa emrat që janë në fund, si më pak të votuarit nga mërgata janë:

    Jeton Mehmeti dhe Skender Thaqi – VV,

    Valon Prestreshi dhe Kimete Kuka Hasallari – LDK,

    Shaqir Hetemi dhe Fehmi Bekteshi – PDK,

    Argjenta Berbatovvci dhe Abdylnaser Sefa – Aleanca.

    Rezultatet e përditësuara mund t’i gjeni në këtë LINK.

  • Hungaria me ligj të ri: Asnjë kryeministër nuk do të mund të qëndrojë më shumë se 8 vjet në pushtet

    Hungaria me ligj të ri: Asnjë kryeministër nuk do të mund të qëndrojë më shumë se 8 vjet në pushtet

    Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament të rëndësishëm kushtetues që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimum tetë vjet.

    Amendamenti është miratuar me 135 vota pro dhe 50 kundër, duke përfshirë edhe një dispozitë për zbatim retroaktiv të kufizimit të mandateve.

    Nëse hyn në fuqi në formën aktuale, Orban i cili ka qenë gjithsej rreth 20 vjet si kryeministër i Hungarisë, nuk do të mund të kandidojë më për këtë post.

    Propozimi është paraqitur nga deputeti Marton Mellethei-Barna, i cili e ka cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt rindërtimit demokratik të vendit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

    Megjithatë, ky amendament ka nxitur reagime dhe kritika nga opozita dhe juristët, të cilët argumentojnë se dispozita retroaktive mund të përballet me sfida ligjore dhe se mbetet e paqartë nëse kufizimi i mandateve mund të zbatohet për periudhat e mëparshme të qeverisjes.

    Ndryshimet kushtetuese pritet të kenë ndikim të gjerë në skenën politike hungareze dhe të nxisin debate të reja mbi balancën e pushtetit në vend.

  • Zhduket një person në Drenas, babai e paraqet rastin në polici

    Zhduket një person në Drenas, babai e paraqet rastin në polici

    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar për një person të zhdukur në Drenas.

    Rastin në polici e ka raportuar babai i viktimës, i cili ka thënë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe se më, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    ‘‘PERSON I ZHDUKUR

    Rr. Hilmi Zariqi, Drenas 19.04.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.’’, ka njoftuar PK.

  • Rruga drejt anëtarësimit në BE, Kos sot pasdite në Parlamentin Evropian diskuton për Kosovën dhe vendet e tjera

    Rruga drejt anëtarësimit në BE, Kos sot pasdite në Parlamentin Evropian diskuton për Kosovën dhe vendet e tjera

    Parlamenti Evropian sot pasdite do të mbajë një sesion ku do të marrë pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

    Në këtë takim do të diskutohet për rrugën drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Gjerogjisë e Turqisë.

    “Në debatet që fillojnë në orën 16:00 me Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, eurodeputetët do të vlerësojnë progresin drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Turqisë. Votimi nesër në orën 12:30”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Evropian.

  • Musliu i ‘lutet’ Mulla Osmanit: Shkruaj hajmali Dejona Mihalit, i ka hy në kry Sami Lushtaku

    Musliu i ‘lutet’ Mulla Osmanit: Shkruaj hajmali Dejona Mihalit, i ka hy në kry Sami Lushtaku

    Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shtruar një kërkesë interesante ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.
    Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja ‘luti’ Mulla Osmanin që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, të njëjtës i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

    Pos tjerash, Musliu thotë se Mihalit po i del edhe në ëndërr Lushtaku.

    E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.

  • Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të jetë zgjedhje e mirë për personat që kujdesen për peshën ose rrezikun nga diabeti

    Kastraveci i freskët ka përfitime të shumta shëndetësore dhe konsiderohet një ndër ushqimet më të mira të verës, edhe pse shumë njerëz e shohin vetëm si “ujë në formë perimeje”. Në të vërtetë, ky frut ka vlera të rëndësishme ushqyese, veçanërisht nëse konsumohet me lëvore.

    Kastraveci i freskët mbron qelizat dhe ul rrezikun nga sëmundjet kronike

    Kastravecët ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, forcimin e eshtrave dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

    “Së freskëti, kastravecët mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, kontrollin e peshës dhe tretjen. Meqë gjenden lehtë dhe konsumohen pa vështirësi, kastravecët mund të jenë pjesë e dobishme e ushqimit të përditshëm, thotë dietologia dr. Amber Sommer nga Cleveland Clinic.

    Edhe pse zakonisht i trajtojmë si perime, kastravecët në të vërtetë janë fruta. Ata i përkasin familjes së kungujve, Cucurbitaceae, së bashku me kungullin, kungulleshkat dhe pjeprin. Ky frut me pak kalori është i pasur me ujë dhe me lëndë të tjera ushqyese, përfshirë fibra, vitamina A, K dhe C, kalium dhe kalcium.

    Pavarësisht nëse i preferoni të freskët apo turshi, konsumimi i kastravecëve mund të jetë i dobishëm për shëndetin. Ata janë të pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave dhe mund të ulin rrezikun nga sëmundjet kronike.

    Ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak dhe të peshës trupore

    Një nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të kastravecit të freskët është se, përveç hidratimit të mirë, ai ndikon pozitivisht edhe në nivelin e sheqerit në gjak dhe në peshën trupore. Kastraveci rekomandohet veçanërisht për personat që përballen me mbipeshë, e cila është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për diabetin e tipit 2.

    Kastravecët kanë pak kalori, pak karbohidrate dhe pak sheqer. Përveç kësaj, uji dhe fibrat që përmbajnë mund të ndihmojnë që ndjenja e ngopjes të zgjasë më shumë.

    “Kastravecët janë të dobishëm edhe për njerëzit që tashmë jetojnë me diabet. Ata kanë indeks të ulët glikemik, një sistem vlerësimi që mat sa shpejt një ushqim ndikon në nivelin e sheqerit në gjak”, thekson dr. Sommer.

    Sipas saj, indeksi i ulët glikemik do të thotë se kastravecët kanë ndikim më të vogël në sheqerin në gjak krahasuar me ushqimet me indeks të lartë glikemik, prandaj janë një zgjedhje e shëndetshme për t’u përfshirë në ushqim.

    Hulumtimet tregojnë gjithashtu se antioksidantët që gjenden në kastravecë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të diabetit dhe në uljen e komplikimeve që lidhen me këtë sëmundje.

    Nëse dëshironi të ulni marrjen e kalorive, kastraveci është një aleat shumë i mirë. Një kastravec i plotë, me madhësi mesatare, ka rreth 30 deri në 45 kalori dhe nuk përmban yndyrë, prandaj mund të konsumohet shpesh, pa e rënduar organizmin me kalori të tepërta.

  • Rasti i rëndë në Vushtrri: Dhunoi një të mitur, prangoset i dyshuari

    Rasti i rëndë në Vushtrri: Dhunoi një të mitur, prangoset i dyshuari

    Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur.
    Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

    Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje derisa rasti është cilësuar si ‘dhunim’.

    Vushtrri 15.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit as inicimit të rastit, është dërguar në mbajtje.