ATV

Author: K.B.

  • Gërvalla pyetet për mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera: Do të mundohemi të bëjmë maksimumin

    Gërvalla pyetet për mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera: Do të mundohemi të bëjmë maksimumin

    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla ka folur lidhur me mundësinë e bashkëpunimit midis VV-së dhe partive tjera.

    Ajo ka thënë se do të bëhet maksimumi për të gjetur një zgjidhje.

    ”Ju sigurojë që sikurse edhe herën e kaluar do të mundohemi të bëjmë maksimumin duke diskutuar për të gjetur një zgjidhje.Çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.

    Këto deklarata ajo i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, me rastin e shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik.

  • Reagimi i Kurtit kur pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK’në

    Reagimi i Kurtit kur pyetet për një koalicion të mundshëm me LDK’në

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur mëngjesin e sotëm lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë koment për këtë çështje, duke shmangur përgjigjen dhe duke kaluar te një temë tjetër.

    “Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti, pa elaboruar më tej mbi pyetjen për një bashkëpunim të mundshëm me LDK-në.

  • I dehur sulmoi tre zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës, i bën për spital

    I dehur sulmoi tre zyrtarë policorë në veri të Mitrovicës, i bën për spital

    Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:58 në rrugën “Lah Nimani”, në Mitrovicë.

    Tutje thuhet se si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në rrugë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar duke i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjatë prangosjes në vendin e ngjarjes ka sulmuar një zyrtar policor, pastaj brenda në stacion policor dhe në spital i ka sulmuar edhe dy zyrtarë policorë dhe i ka kanosur verbalisht me vrasje. I dyshuari ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • 50 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

    50 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 50 aksidente trafiku, prej të cilave 28 me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë të njëjtës periudhë janë shqiptuar gjithsej 2,064 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Po ashtu, policia ka njoftuar se 17 persona janë arrestuar, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Katër persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Autoritetet policore vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në vend.

  • A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

    A zgjoheni me ndjesi shpimi gjilpërash në duar? Ja kur ka arsye për shqetësim

    Mpirja e duarve pas zgjimit lidhet më shpesh me pozicionin e gjumit, por shkaku mund të jetë edhe sindroma e tunelit karpal, mungesa e vitaminave dhe neuropatia periferike.

    Një ndjesi e pakëndshme shpimi gjilpërash, djegieje ose mpirjeje shpesh ndodh kur ushtrohet presion mbi një nerv dhe rrjedhja e gjakut zvogëlohet gjatë gjumit. Kjo mund të ndodhë nëse një person fle përmbys, me kyçin e dorës të përkulur ose me bërrylin e futur nën kokë ose trup. Në raste të tilla, shqetësimi është zakonisht i përkohshëm, por disa gjendje, të tilla si spondiloza cervikale dhe sindroma e daljes torakale, mund të rrisin rrezikun.

    Një nga shkaqet më të zakonshme është sindroma e tunelit karpal, një gjendje në të cilën nervi median është i kompresuar në një kalim të ngushtë në kyçin e dorës. Mpirja, ndjesia e shpimit dhe dhimbja ndodhin më shpesh në gishtin e madh, tregues, të mesëm dhe një pjesë të gishtit unazor, dhe simptomat mund të jenë më të theksuara në mëngjes nëse kyçi i dorës ka qenë i përkulur ose i palëvizshëm për një kohë të gjatë.

    Mungesa e vitaminave mund të shkaktojë gjithashtu çrregullime shqisore sepse ndikon drejtpërdrejt në funksionin nervor. Vitaminat B6, B12 dhe E janë veçanërisht të rëndësishme për transmetimin e impulseve nervore dhe mbrojtjen e mbështjellësve nervorë. Mpirja në duar dhe këmbë mund të jetë më e keqe në mëngjes, kur nivelet e vitaminës B janë më të ulëta.

    Neuropatia periferike, ose dëmtimi i nervave jashtë trurit dhe palcës kurrizore, është një tjetër shkak i mundshëm. Përveç mpirjes, ajo mund të shkaktojë djegie, ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje dhe lëvizje të dëmtuar, dhe shoqërohet me diabet, abuzim me alkoolin, mungesë vitaminash, sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë, çrregullime autoimune, hipotiroidizëm, helmim nga metalet e rënda dhe dëmtim të nervave.

    Nëse problemi shfaqet herë pas here, shpesh zgjidhet pa pasoja. Megjithatë, këshilla mjekësore është e nevojshme kur mpirja është e rëndë ose ndodh çdo ditë, ndërsa mpirja e papritur e shoqëruar me dobësi, vështirësi në të folur, vështirësi në ecje ose konfuzion kërkon kujdes mjekësor urgjent.

  • Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

    Dhimbjet e shpeshta në këmbë mund të jenë shenjë e kësaj sëmundjeje, reagoni në kohë

    Ngërçet në këmbë janë një dukuri e zakonshme dhe më shpesh ndodhin pas sforcimeve fizike, qëndrimit të zgjatur në këmbë ose mungesës së disa mineraleve në trup. Megjithatë, kur ato shfaqen shpesh, veçanërisht gjatë natës dhe pa një arsye të qartë, ato mund të tregojnë edhe probleme të caktuara shëndetësore.

    Një shkak i mundshëm i ngërçeve të tilla është neuropatia diabetike, ose dëmtimi i nervit periferik që ndodh si rezultat i niveleve të larta të sheqerit në gjak për një kohë të gjatë.

    Tek njerëzit me diabet të tipit 1 ose 2, nivelet e pakontrolluara të glukozës mund të dëmtojnë përfundimisht nervat dhe enët e gjakut që i ushqejnë ato. Kur nervat përgjegjës për kontrollin e muskujve nuk funksionojnë siç duhet, mund të ndodhin tkurrje të papritura dhe të dhimbshme të muskujve, të cilat ndihen më shpesh në këmbë.

    Spazma të tilla ndodhin kryesisht natën, dhe përveçse shkaktojnë dhimbje, ato mund të dëmtojnë cilësinë e gjumit dhe ta bëjnë të vështirë funksionimin e përditshëm.

    Dhimbjet e shpeshta dhe të pazakonta ndonjëherë mund të jenë një nga shenjat e para që nivelet e sheqerit në gjak nuk janë nën kontroll. Tek disa njerëz, kjo simptomë mund të tregojë praninë e diabetit të padiagnostikuar më parë.

    Prandaj, ngërçet e përsëritura nuk duhen injoruar, veçanërisht nëse ndodhin pa ndonjë arsye të dukshme ose shoqërohen me simptoma të tjera si ndjesi shpimi gjilpërash, djegie ose ulje e ndjesisë në këmbë dhe këmbë.

    Nëse vini re se ngërçet ndodhin gjithnjë e më shpesh, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve në trup dhe të kërkoni këshillën e një mjeku. Zbulimi në kohë i shkakut dhe trajtimi i duhur mund të ndihmojnë në ngadalësimin e dëmtimit të nervave dhe ruajtjen e cilësisë së jetës.

  • “Nuk ka projekt ende për Zvërnecin”, Ministrja e Ekonomisë: Jemi në fazë studimi dhe projektimi

    “Nuk ka projekt ende për Zvërnecin”, Ministrja e Ekonomisë: Jemi në fazë studimi dhe projektimi

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se ende nuk ka një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.

    Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare është ende në fazë studimi dhe projektimin dhe po punon me arkitektë të mjedisit dhe peizazhit.

    Sipas saj qëllimi i qeverisë është që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm.

    “Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun. Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun. Ne duam që një projekt i kësaj përmase financuare të vijë në Shqipëri edhe për impaktin që mund të ketë në sektorin e turizmit sipas çdo standardi.

    4 miliardë ka qenë projekti i parë që është refuzuar nga qeveria shqiptare për probleme të ndikimit të mjedisit. Arsyeja pse investitorët duan të vijnë në Zvërnec është natyra, ndaj është në interesin e tyre që natyra të mbrohet”, deklaroi Ibrahimaj./A2CNN

  • Momente tensioni në Kaliforni, surfisti arrin t’i shpëtojë peshkaqenit

    Momente tensioni në Kaliforni, surfisti arrin t’i shpëtojë peshkaqenit

    Një surfist nga Kalifornia u detyrua të ndërpriste surfin pasi një dron vuri re një peshkaqen të madh që po e rrethonte.

    Incidenti ndodhi pranë plazhit Seascape, kur fotografi Nick Bertocchini e vuri re kafshën duke notuar vazhdimisht rreth surfistit.

    Në një video të postuar në rrjete sociale, peshkaqeni shihet duke iu afruar surfistit, i cili është ulur në dërrasën e tij.

    Pasi i riu u njoftua për praninë e peshkaqenit, ai filloi të notonte shpejt drejt bregut.

    Më vonë, Bertocchini foli me surfistin, i cili i tha se kishte vite që bënte surf në zonë dhe se kishte vënë re se prania e peshkaqenëve pranë plazhit Seascape po bëhet më e shpeshtë.

    Bertocchini tha se shpesh sheh peshkaqenë kur filmon vijën bregdetare dhe ka vëzhguar shumë “takime” midis këtyre grabitqarëve dhe surfistëve profesionistë.

    Në shumicën e rasteve, tha ai, peshkaqenët duket se po eksplorojnë mjedisin e tyre dhe po ecin përpara.

  • Vidhet arka e xhamisë në Isniq të Deçanit

    Vidhet arka e xhamisë në Isniq të Deçanit

    Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, të enjten rreth orës 11:30 është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.

    Sipas ankuesit, persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur arkën ku ishin të vendosura para.

    Shuma e parave të vjedhura nuk dihet.

    Rasti është raportuar tek organet e rendit dhe është duke u hetuar.

  • Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

    Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

    Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në skenën muzikore dhe te publiku që e ka ndjekur ndër vite.

    Bashkëshortja e tij, Selvija, ka bërë të ditur se artisti ka lënë pas disa këngë të papublikuara, të cilat do të publikohen gradualisht për të ruajtur trashëgiminë e tij muzikore.

    Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjenjat e saj të dhimbjes dhe krenarisë, duke theksuar se një nga projektet e para që do të publikohet është kënga me titull “NANA”, e cila pritet të publikohet në YouTube.

    Sipas saj, këngët mbartin mesazhe të forta emocionale dhe lidhen me tema të mallit, familjes dhe jetës në emigracion, duke reflektuar edhe ndjeshmërinë artistike të Kasapit.

    Selvija theksoi se publikimi i këtyre projekteve është një mënyrë për ta mbajtur gjallë zërin e tij dhe për t’ia sjellë publikut artin që ai nuk arriti ta ndajë gjatë jetës.

    Fansat e këngëtarit kanë reaguar me komente mbështetëse, duke shprehur emocion dhe mirënjohje për vendimin që muzika e tij të vazhdojë të publikohet edhe pas ndarjes nga jeta.