ATV

Author: K.B.

  • Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

    Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

    Sipas raportit policor, ekipet e emergjencës i kanë dhënë ndihmë mjekësore një mashkulli kosovar, i cili ishte gjetur i shtrirë në rrugë. Megjithatë, sipas mjekut, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejshme.

  • Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

    Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar situatën si vonesë që po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

    Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se ndërsa Kuvendi vazhdon të mbetet pa Kryetar, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve.

    “Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro. Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare”, ka shkruar Ramadani.

    Ai ka thënë se Aleanca është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit politik dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që ta pranojë ofertën e saj me gjashtë pika.

    “Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve! Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!”, ka theksuar Ramadani.

    Sipas tij, zvarritja e procesit për konstituimin e Kuvendit nuk duhet të vazhdojë në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

  • Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja

    Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja

    Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në Gllarevë të Klinës.

    Dëshmitari mashkull derisa ka qenë duke punuar men jë ekskavator ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet për deminim nga KFOR-i dhe FSK-ja.

    I njëjti mjet është tërhequr në mënyrë të sigurt.

    Nuk raportohet për ndonjë incident

  • Vendet në Kosovë që sot do të mbesin pa rrymë

    Vendet në Kosovë që sot do të mbesin pa rrymë

    KEDS ka njoftuar për punime të domosdoshme në siguri të sistemit përgjatë ditës së sotme.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

    Ferizaj

    1.
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J10 Banka 1 (kodi: 40041039) nga ora 09:00 deri në ora 09:15
    Vendet: MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit)
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J11 Banka 2 (kodi: 40041040) nga ora 09:30 deri në ora 10:30
    Vendet: rr. Naim Beka, Rr. Xheme Gostivari, pjesë të rr. Sejdi Sejdiu, pjesë të rr. Epopeja e Jezercit
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J12 Banka 3 (kodi: 40041041) nga ora 09:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Rr. Xheme Gostivari, RR. Sejdi Sejdiu, Rr. Krasniqi, Rr. Epopeja e Jezercit, rr. Uran Tinova, Kompleksi Morea
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J15 Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 09:00 deri në ora 09:15
    Vendet: Rr. 12 Qershori, Rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të Rr. Ismail Qemajli, pjesë të Rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, pjesë të Rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja e re – KEDS, Hoteli (MBTS)
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J16 Ylli 2 (kodi: 40042016) nga ora 09:30 deri në ora 10:30
    Vendet: rr. Skënderbeu, rr. Sadik Tafarshiku, rr. Riza Goga, rr. 12 Qershori, VIVA FRESH SH.P.K. Xhevdet Rexhepi, rr. Agim Matoshi, rr. Imri Halili.
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J17 Ylli 3 (kodi: 40042017) nga ora 09:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Rr. Sejdi Sejdiu, rr. Ramadan Salihu, rr. Skënderbeu, rr. Naim Beka, rr. Sharrit, rr. Sadik Bega, rr. Zenel Hajdin, rr. Ejup Statovci, rr. Enver Topalli.
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J15 Astrit Bytyqi (kodi: 40000032) nga ora 09:00 deri në ora 15:00
    Vendet: “Lagja e Re – I-II dhe III -“, rr. 28 Nëntori, IDA INVEST TS 1 dhe 2, TS Mustafë Grainca, TS Kadri Zeka, rr. V. Gërvalla, Obj. Fazli Sojeva, obj. Fitorja
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J14 Sillosi (kodi: 40041001) nga ora 09:00 deri në ora 15:00
    Vendet: Rrugët: Reçaku, Driton Islami, Xhevë Lladrovci, 28 Nëntori, Ramadan Rexhepi, Epopeja e Jezercit.
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J08 Kosovatransi 1 (kodi: 40041038) nga ora 10:30 deri në ora 11:30
    Vendet: Një pjesë e rr. Reçaku, një pjesë e rr. Driton Islami, një pjesë e rr. Tahir Sinani,
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV J19 Rexhep Bislimi 2 (kodi: 40000034) nga ora 10:30 deri në ora 11:30
    Vendet: Rr. Astrit Bytyqi, rr. Halim Spahia, rr. Astrit Byqytyqi, rr. Dimitrije Tucoviq, rr. Halim Bytyqi.
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10 kV J17 Kosova Transi 2 (kodi: 40041037) nga ora 10:30 deri në ora 11:30
    Vendet: pjesë të rr. Naim Frasheri, pjesë të rr. Driton Islami, pjesë të rr. Emin Duraku, Ndërtesa të Policisë, Kombinati i Drurit, Euro Invest, Toni Apartment
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërpritet:
    LP 10kV J13 Gjon Sereqi (kodi: 40042037) nga ora 11:30 deri në ora 12:30
    Vendet: Pjesë të rrugëve – Hysen Terpeza, Remzi Hoxha, Halim Spanca, Ali Pashë Tepelena dhe Gjon Serreqi.
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 10kV J15 Driton Islami J15 (kodi: 40041042) nga ora 12:30 deri në ora 13:30
    Vendet: rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci I Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës),
    Arsyeja: Punime në rrjet
    Nga TS 35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 10[kV] J20 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 12:30 deri në ora 13:30
    Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re
    Arsyeja: Punime në rrjet

    Prishtinë

    1.
    Në NS Koliqi 35/10 [kV] do të ndërpritet:
    Dalja 10kV J08 Keçekollë Hajkobillë (kodi: 14016004) nga ora 10:00 deri 15:30.
    Vendet: Dyzë, Keçekollë, Keqekollë, Koliç, Rr. Ahmet Krasniqi, Bajqinë, Mutivodë, Rrustem Hyseni, Nishevc, Rr. Hamit Limani – Keqekollë, Lagjja Qazimaj – Marec, Marec, Prapashticë, Grashticë, Hajkobillë, Dabishevc, Rexh Curri, Rimanishtë, Gllogovicë, Marec – Bullaj, Rr. Fehti Pacolli, Vakovc, Rr. Feti Pacolli – Marec, Hajkobillë – Lugina e Devollit, Gmicë, Stallovë, Mutivodë, Rr. Idriz Sahiti – Lagjja Spajevit – Keqekollë
    Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive / Pastrim traseje

    Mitrovicë

    1.
    NS 110/10 [kV] Vushtrria 2:
    Nga Dalja 10 [kV] J06 Novolani në Stabilimentin Reznik do të ndërpriten këta TS nga ora 10:00 deri 15:30.
    TS 10/0.4 kV Druar (Shkolla) (kodi: 73000005016)
    TS 10/0.4 kV Druar-1 (kodi: 73000005017)
    TS 10/0.4 kV Druar (Gecaj) (kodi: 73000005018)
    TS 10/0.4 kV Druar (Malokt) (kodi: 73000005019)
    TS 10/0.4 kV Druar (Maqkallt) (kodi: 73000005020)
    TS 10/0.4 kV Mihaliq-1 (te Shkolla) (kodi: 73000005021)
    TS 10/0.4 kV Mihaliq (Nemozht) (kodi: 73000005022)
    TS 10/0.4 kV SK – Mihaliq (kodi: 73000005023)
    TS 10/0.4 kV Mihaliq (Lepenci) (kodi: 73000005024)
    TS 10/0.4 kV Mihaliq (Sylajt) (kodi: 73000005025)
    TS 10/0.4 kV TSSHB pompat e ujit Mihaliq (kodi: 73000005043)
    Vendet: Fshatrat: Druar, Mihaliq,
    Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive/Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe Pastrim i trasesë.

    Gjilan

    1.
    Nga NS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet:
    Dalja 10kV J03 Stacionari (kodi: 61065003) nga ora 10:00 deri 15:30.
    Vendet: Kllokot Kulla, Banja, fab. e Ujit, Nena Naile, Ujësjellësi Kllokot, Rera Com, Thesari Kllokot
    Arsyeja: Mirëmbajtje Preventive/Pastrim i trasesë.

    Gjakova

    1.
    From SS 110/10[kV] Gjakova 2, the following will be interrupted:
    10[kV] feeder J43 Bistazhini (code: 81000051) from 10:00 to 15:30.
    Locations: villages: Ura Terzive, Pjetërshan, Lipovec, Ramamat, Gërçinë, Marash, Damjan, Bistrazhin, Dolë, Kusar, Smaqi, Kushavec
    Reason: Preventive Maintenance/Route Cleaning.
    From TS 35/10 [kV] Gjakova III, the following will be interrupted:
    10[kV] feeder J10 Konvikti (code: 81084022) from 11:00 to 12:00.
    Locations: Bujar Syla St. (1 consumer), Edit Durham St., Elton Zherka St., Marin Barleti St. (a part), Mbretëresha Teuta St., Musa Zajmi St., Rruga Tirana St., Xh. Gjakova St., Xhemajl Avdullahu St.
    Reason: Relay Protection Testing
    From TS 35/10(20)kV Gjakova III, the following will be interrupted:
    10kV feeder J11 Elektrokosova (code: 81084020) from 12:00 to 13:00.
    Locations: Streets: Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi, Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretëresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji, Nënë Tereza and Selman Riza.
    Reason: Relay Protection Testing
    From TS 35/10(20)[kV] Gjakova III, the following will be interrupted:
    10[kV] feeder J14 Dalja 40 (code: 81084023) from 13:00 to 14:00.
    Locations: Bajram Curri St., Dërgut Vokshi St., Ismail Qemali St., Marin Barleti St. (a part), Nënë Tereza St., Pjetër Budi St., Rruga e UÇK-së St., Sadik Pozhegu St., Sadik Stavileci St., Skënderbeu St., Sylejmon Vokshi St.
    Reason: Relay Protection Testing

    TS 35/10 kV Gjakova I
    Nga Dalja 10[kV] Cermjanit në Stabilimentin Cermjan do të ndërpriten këta TS: nga ora 11:00 deri 15:00.
    TS 10/0.4 kV IPKO (kodi: 80080012036)
    TS 10/0.4 kV GURTHYESI PODRIMJA (kodi: 80080012037)
    TS 10/0.4 kV RASHKOC 2 (kodi: 80080012038)
    TS 10/0.4 kV GERGOCI 1 (kodi: 80080012308)
    TS 10/0.4 kV GERGOCI 2 (kodi: 800800120309)
    TS 10/0.4 kV CERMJAN te sharra (kodi: 80080012322)
    TS 10/0.4 kV CERMJAN KULLA (kodi: 80080012323)
    TS 10/0.4 kV CERMJAN2 SHALA (kodi: 80080012324)
    TS 10/0.4 kV RCERMJ 3 LUMAJ – KIDAJ (kodi: 80080012325)
    TS 10/0.4 kV RCERMJAN 4 AVDIJA – XHEKAJ (kodi: 80080012326)
    TS 10/0.4 kV RCERMJAN 5 HASI – PLAVA (kodi: 80080012327)
    TS 10/0.4 kV MEQE (kodi: 80080012329)
    TS 10/0.4 kV Cermjan- Hoxha (kodi: 80080012501)
    TS 10/0.4 kV Meqe 1 (kodi: 80080012503)
    TS 10/0.4 kV TS-Zhabeli 1 (I ri) (kodi: 80080012311)
    TS 10/0.4 kV Shqiponja 1 (kodi: 80080012315)
    TS 10/0.4 kV TS-Shqiponja 2 (kodi: 80080012316)
    TS 10/0.4 kV TS-Krelan 2 Kulla (kodi: 80080012318)
    TS 10/0.4 kV TS – Krelan 1 (Hajdart) (kodi: 80080012317)
    TS 10/0.4 kV TS-Krelan 3 Daneze-Feta (kodi: 80080012319)
    TS 10/0.4 kV TS-Bardhaniq te shkolla (kodi: 80080012034)
    TS 10/0.4 kV TS-Zhabeli Plak (kodi: 80080012310)
    TS 10/0.4 kV TS-Bardhaniq (kodi: 80080012313)
    TS 10/0.4 kV TS-Bare e madhe (kodi: 80080012314)
    Vendet: Rashkoc, Cermjan, Meqe, Gergoc, Krelan, Bardhaniq, Bare e Madhe
    Arsyeja: Kontrollimi i ndërprerësave.

  • Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë sovrane

    Rama i përgjigjet Vuçiqit për lumin Ibër: Kosova është republikë sovrane

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas debatit mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, duke e cilësuar si “shkëmbim shumë interesant veror” diskutimin për lumin Ibër dhe çështjet që lidhen me Kosovën.

    Rama ka kritikuar përmendjen e vazhdueshme të konceptit të “Shqipërisë së Madhe” sa herë që Shqipëria flet për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se nuk ka nevojë për një koncept të tillë për të mbështetur Kosovën

    “Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim ndaj territorit serb dhe nuk ka nevojë të shpikë një të tillë. As nuk kemi nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar në krah të Kosovës. Kosova është shtet më vete. Shqiptarët e Kosovës janë pikërisht kjo: shqiptarë të Kosovës. Ata kanë Republikën e tyre, institucionet e tyre dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre”, ka shkruar Rama.

    Duke iu referuar statusit të Kosovës, Rama ka deklaruar se territori i Republikës së Kosovës nuk është territor i Serbisë dhe se burimet natyrore që ndodhen në të nuk janë burime të Republikës së Serbisë.

    Sa i përket lumit Ibër, Rama ka rikthyer vëmendjen te çështja fillestare, duke argumentuar se bëhet fjalë për një sistem ujor ndërkufitar.

    “Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj. Ajo që nuk mund të pretendojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një shtet tjetër ndalen në mënyrë magjike në kufirin serb”, ka thënë Rama, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare për ujërat.

    Rama ka folur edhe për komunitetin serb në Kosovë, duke theksuar se të drejtat, siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia kulturore e fetare e tij duhet të mbrohen.

    Në fund, Rama ka theksuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe që i gjithë rajoni, përfshirë Serbinë, të jetë pjesë e Evropës.

    “Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë t’i kërkosh çdo fqinji të Serbisë të jetojë përgjithmonë brenda versionit serb të historisë”, ka shkruar Rama.

  • BE-ja përsërit thirrjen: Partitë të arrijnë pajtim për një president konsensual

    BE-ja përsërit thirrjen: Partitë të arrijnë pajtim për një president konsensual

    Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të rrezikojnë përfitimin e vendit nga fondet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Në një përgjigje për RTV21, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një qëllim i përbashkët do t’i mundësonin Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të zbatojë reformat e kërkuara.

    Paralajmërimi i BE-së vjen në kohën kur Kosova po përballet me bllokadë institucionale, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

    “BE-ja u ka bërë vazhdimisht thirrje të gjithë aktorëve politikë që të sigurojnë stabilitet institucional. Është thelbësore që institucionet e Kosovës të konstituohen pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kornizën kushtetuese dhe procedurat e përcaktuara”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

    Sipas tij, vonesat në formimin e institucioneve mund të pengojnë reformat e rëndësishme dhe të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, përfshirë fondet e Planit të Rritjes.

    “Prandaj, arritja e shpejtë e një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për një kandidat konsensual për president është veçanërisht e rëndësishme. Vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një qëllim i përbashkët do t’i mundësojnë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të zbatojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

    Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të financimit nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, për shkak të vonesave në zbatimin e reformave.

    Institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesën e parë për disbursimin e fondeve më 15 korrik 2026, ndërsa Komisioni Evropian është duke vlerësuar raportimin për hapat e ndërmarrë në kuadër të reformave.

    Megjithatë, situata politike dhe vonesat në zbatimin e reformave e kanë vënë në pikëpyetje këtë financim. Kërkesa e institucioneve kosovare për fonde lidhet me hapa që fillimisht duhej të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025 dhe qershor 2026.

    Ndërkohë, në fund të këtij viti Kosovës i skadon edhe një afat tjetër i tolerancës së dhënë nga BE-ja për 27 hapa reformues, të cilët fillimisht duhej të përmbusheshin në dhjetor 2024 dhe më pas në dhjetor 2025.

    Nëse këto hapa nuk përmbushen, Kosova rrezikon një shumë të përgjithshme prej 165.9 milionë eurosh.

    Në kuadër të Agjendës së Reformave, Kosova duhet të zbatojë gjithsej 111 hapa, të cilët përfshijnë reforma në administratën publike, sundimin e ligjit, sektorin e energjisë, digjitalizimin, zhvillimin e sektorit privat dhe arsimin.

  • Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat vlejnë për ditën e sotme, 11.08.2026.

    Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.64 euro, ndërsa për një litër benzinë 1.44 euro.

    Çmimi maksimal i gazit është caktuar 0.60 euro për litër.

    Çmimet hyjnë në fuqi sot në orën 10:00.

  • Nga sot e deri më 15 gusht, kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur

    Nga sot e deri më 15 gusht, kjo rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur

    Prej sot, e deri më 15 gusht, rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë do të jetë e mbyllur. Kështu bëri të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetin social në “Facebook”.

    Sipas tyre, rruga do të mbyllet për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.

    “Ju njoftojmë se nga data 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.

    Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur”, thuhet në njoftim.

  • Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

    Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

    Në filmin e ri amerikan “The Journalist Mission”, që trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës, do të dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza.

    Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjal”, një prej këngëve më të njohura të Shkurte Fejzës, shkruan Indeksonline.

    “I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.

    Një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e një produksioni ndërkombëtar, duke përcjellë historinë dhe emocionin e Kosovës përtej kufijve.

  • Sunny Hill publikon orarin e plotë, Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix kryesojnë tri netët e festivalit

    Sunny Hill publikon orarin e plotë, Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix kryesojnë tri netët e festivalit

    Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar programin ditor të edicionit të sivjetmë, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, duke zbuluar edhe oraret e performancave të artistëve kryesorë.

    Sipas programit zyrtar, nata e parë e festivalit, më 31 korrik, do të kulmojë me performancën e superyllit të muzikës pop Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të performojnë edhe emra të njohur si Dhurata Dora, La Fazani dhe artistë të tjerë.

    Më 1 gusht, skena kryesore do t’i takojë këngëtarit skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të performojë nga ora 22:30. Programi i natës së dytë përfshin gjithashtu performanca nga Asgjë Sikur Dielli, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta dhe artistë të tjerë.

    Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 2 gusht, me performancën e DJ-it të njohur botëror Martin Garrix, i cili rikthehet për herë të dytë në skenën e Sunny Hill dhe do të performojë në orën 22:30.

    Pjesë e natës përmbyllëse do të jenë edhe emra të njohur të muzikës elektronike si Adam Port dhe Rampa, të cilët pritet të sjellin një atmosferë festive për mijëra pjesëmarrës.

    Publikimi i programit ditor u mundëson vizitorëve të planifikojnë pjesëmarrjen në një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon, i cili edhe këtë vit sjell në Prishtinë emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.