ATV

Author: K.B.

  • I zhdukur prej 2 korrikut, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur nga Prishtina

    I zhdukur prej 2 korrikut, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur nga Prishtina

    Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Xhafer Raqi lindur në vitin 1948, i cili është raportuar i zhdukur.

    Policia ka bërë të ditur edhe se nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit; kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare; dhe, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura).

    Postimi:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Në stacionin policor të Qendra në Prishtinë, është raportuar për një person të zhdukur me datën 02.07.2026.

    Bëhet fjalë për personin, Xhafer Raqi lindur në vitin 1948.

    Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

    -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

    -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

    -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

    -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

    Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

    Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me personin e sipër shënuar, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192 apo në [email protected]

  • Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit dhe Irzniqit: Përgjithmonë në kujtesën tonë

    Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit dhe Irzniqit: Përgjithmonë në kujtesën tonë

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët e gushtit të vitit 1998 në Gllogjan dhe Irzniq.

    Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka thënë se heroizmi i tyre, frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit.

    Postimi i tij i plotë:

    Me dhembje e krenari, sot në Gllogjan dhe Irzniq, kujtuam të rënët e javës së dytë të gushtit 1998: Enver dhe Orhan Halilaj, Arton Hasanaj, Arben Ahmetaj, Halil Sejfijaj, Naim Nimanaj, Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, dhe Agron Thaqi.

    Po ashtu, me shumë bashkëluftëtarë, në Ditën e Dëshmorëve të fshatit Irzniq, bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore, në nderim të të rënëve të këtij fshati, i cili në luftën për liri dha luftëtarë të shquar dhe dëshmorë të kombit.

    Heroizmi i tyre, frymëzoi shumë luftëtarë lirie e shumë beteja të tjera deri në çlirimin e vendit.

    Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!

  • ‘‘Të gjitha kanë kapak gabime’’, ‘‘për kurrgjë s’je ardhë’’ – mërgimtarët në Kuvend ‘përplasen’ për situatën politike

    ‘‘Të gjitha kanë kapak gabime’’, ‘‘për kurrgjë s’je ardhë’’ – mërgimtarët në Kuvend ‘përplasen’ për situatën politike

    Një mërgimtar ka kërkuar nga partitë të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar politike.

    Mërgimtari teksa ka zhvilluar vizitë në Kuvend, ka thënë se të gjithë ‘’kanë kapak gabim’’.

    ‘’A ka naj kingj, pulë, viç a… Këqyrni kush punon… të gjitha partitë kanë kapak gabim, çdo njeri ka gabim’’, thotë ai.

    Atij i ka reaguar një mërgimtar tjetër që ka qenë në sallën e parlamentit, ku mes tjerash i ka thënë se ”s’je ardhë për kurrgjë”.

  • Inspektorati ndërhyn në Podujevë, ndalen punimet për shkak të parregullsive

    Inspektorati ndërhyn në Podujevë, ndalen punimet për shkak të parregullsive

    Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që cenojnë kushtet e sigurisë në vendin e punës.

    Për këtë arsye, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

    Inspektorati Qendror i Punës ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendet e punës.

    Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë e punëtorëve.

  • Cakolli: Haxhiu mund të mbetet u.d. Presidente edhe pas betimit si deputete, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit

    Cakolli: Haxhiu mund të mbetet u.d. Presidente edhe pas betimit si deputete, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit

    Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklaruar se Albulena Haxhiu mund të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e ushtrueses së Presidentes edhe pas marrjes së mandatit të deputetes, pasi, sipas tij, seanca konstituive e Kuvendit nuk është përmbyllur ende.

    Cakolli për Ekonomia Online ka thënë se mandati i deputetit merret që në momentin e certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ka theksuar se Rregullorja e Punës së Kuvendit përcakton vazhdimin e funksioneve të kryetarit dhe nënkryetarëve të legjislaturës paraprake deri në përmbylljen e seancës konstituive.

    “Në raport me mandatin e deputetit, së pari duhet bërë e qartë që deputetët mandatin e marrin që nga momenti i certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra çështja e betimit nuk e përmbyll marrjen e mandatit si të tillë. Deputetët bëhen deputetë në momentin kur KQZ-ja i certifikon rezultatet e zgjedhjeve. Dhe në këtë drejtim zonja Haxhiu e ka marrë mandatin si deputete që në muajin e kaluar kur KQZ-ja i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, rregullorja e punës së Kuvendit përmban një dispozitë, dhe nuk duhet harruar që rregullorja është një prej akteve me shumicën më të cilësuar që votohet në Kuvend përveç ndryshimeve kushtetuese, pra me 80 vota, edhe si e tillë ka peshën kushtetuese. Dhe aty përcaktohet që kryetari apo kryetarja dhe nënkryetarët e Kuvendit vazhdojnë funksionin e tyre deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

    Sipas tij, seanca konstituive përmbyllet vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

    “Tash interpretimi i seancës konstituive duhet të bëhet në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton që seanca konstituive përmbyllet vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Që nënkupton se për sa kohë nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe nuk është përmbyllur seanca konstituive, kryesia e legjislaturës paraprake vijon të ketë kompetenca vetëm për qëllimet e vazhdimësisë institucionale”, tha ai.

    Cakolli ka deklaruar se në rrethanat aktuale nuk ekziston një pozitë tjetër kushtetuese që mund ta marrë funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, duke argumentuar se Haxhiu mund ta vazhdojë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

    “Për më tepër, në situatën e tanishme nuk ka asnjë pozitë tjetër kushtetuese në vend e cila mund ta marrë funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit, andaj rrjedha e vetme llogjike edhe e kuptueshme në këtë situatë mbetet që zonja Haxhiu ta ushtrojë atë dhe këtë ka mundur ta bëjë jo vetëm për shkak se është bërë deputete, por edhe sikur të mos zgjidhej fare deputete, që të mbante pozita tjera apo të mos garonte fare në zgjedhje, ajo do të vijonte ta mbante pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Situata është më diskutabile kur dihet, kur kemi parasysh faktin që tashmë kemi një Kuvend i cili ka dështuar ta përmbushë një obligim kushtetues, pra atë të konstituimit brenda afatit 30 ditor. Dhe në këtë drejtim është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësi mbi atë se çfarë ndodh tash kur nuk kemi Kuvend të konstituuar brenda një afati kushtetues, që unë besoj do ta zgjidhte jo vetëm krizën aktuale të cilën e kemi por do të ofronte një rrugëdalje edhe nga situata për sa i përket ushtrimit të detyrës së funksionit nga ana e zonjës Haxhiu apo cilitdo kryetar të ardhshëm të Kuvendit”, tha ai, për Ekonomia Online.

    Hulumtuesi i KDI-së ka thënë se çështja e moskonstituimit të Kuvendit mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga të paktën 10 deputetë, ndërsa ka përmendur afatin për një veprim të tillë.

    “Fatkeqësisht Kushtetuta për sa i përket kontestimit të akteve të Kuvendit apo veprimeve ose mosveprimeve siç është ky në raport me moskonstituimin e tij, është e drejtë që e gëzojnë vetëm deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse palët e tjera të cilat e kanë këtë të drejtë të tillë mund ta bëjnë këtë vetëm në kuadër të çështjes së kompetencave apo konflikteve mes kompetencave të institucioneve, që nuk është rasti aktual. Deputetët e Kuvendit, përkatësisht të paktën 10 sosh kanë afat 8 ditor gjithsej nga momenti i shkeljes së supozuar që ta dërgojnë një rast në Gjykatën Kushtetuese, që nënkupton se tashmë jemi vetëm 4 ditë para skadimit të kësaj mundësie kushtetuese”, tha ai.

    “Që nënkupton se deputetët opozitarë, në rastin e njëjtë besojnë që kemi të bëjmë me një shkelje kushtetuese dhe shkelje të aktgjykimit, do të kenë kohë vetëm edhe katër ditë për ta dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që e njëjta të japë një verdikt për të paktën unë besoj tre çështje kryesore”, tha ai.

    Cakolli ka theksuar se njëra nga çështjet që duhet të sqarohet është nëse LVV-ja e ka konsumuar të drejtën për propozimin apo refuzimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

    “E para është të përcaktohet se a ka pasur konsumim të së drejtës së propozimit apo refuzimit në këtë rast nga Lëvizja Vetëvendosje. Dhe nëse po, cila duhet të jetë pasoja për një gjë të tillë, sepse e drejta kushtetuese nuk mund të keqpërdoret me qëllim të bllokimit të institucioneve”, tha ai.

    Ai ka kërkuar gjithashtu qartësi për pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.

    “Së dyti duhet të përcaktohet se cila është pasoja juridike e moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditëve. A do të ketë zgjedhje të reja, a do të ketë afat shtesë, apo vendi do të hyjë në një cikël të pafund të situatës së tillë ku edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet nuk ka asnjë pasojë, që do të ishte efektivisht dhe një mundësi për partinë e parë që ta bllokojë pafundësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.

    Ndërsa, si çështje të tretë, Cakolli e ka veçuar pozitën e qeverisë në detyrë dhe ushtrimin e funksioneve nga ministrat që kanë marrë mandat deputeti.

    “Dhe çështja e tretë, që do të duhej të trajtohej është ajo e qeverisë në detyrë. Përkatësisht ushtrimit të funksionit nga kryeministri dhe ministrat të cilët kanë marrë mandat deputeti, për çfarë unë konsideroj që situata mbase është e qartë, nevojitet edhe një verdikt i gjykatës që e parandalon përsëritjen e situatës në të ardhmen.

    Për shkak se ligji për qeverinë, Kushtetuta dhe aktet tjera në fuqi janë tepër të qarta e madje ka dhe një aktgjykim të Gjykatës Supreme në këtë drejtim, që përcakton se deputetët në momentin e marrjes së mandatit, pra që nga sekondi kur KQZ-ja i certifikon rezultatet, nuk kanë të drejtë më t’i ushtrojnë mandatet e tyre si ministra, sepse kjo është në papajtueshmëri me Kushtetutën përkatësisht nenin i cili ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe atij të ministrit. Kjo nënkupton që zoti Kurti bashkë me të gjithë ministrat të cilët bartin funksione edhe në Kuvend, tashmë janë në shkelje edhe të aktgjykimit të Gjykatës Supreme por edhe të vetë Kushtetutës”, tha ai.

    Cakolli ka kritikuar mos-thirrjen e seancës konstituive, duke e cilësuar atë si pjesë të një serie veprimesh që, sipas tij, bien ndesh me dispozitat kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

    “Pas shkeljes së aftit 30 ditor ne kemi kërkuar që çështja të referohet menjëherë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të evitohen situatat paradoksale kushtetuese kur Kuvendi mund të marrë një vendim i cili mund mos jetë në përputhje me Kushtetutën. Por meqënëse edhe pas tejkalimit të afatit kushtetues u mbajt një seancë, unë besoj që ajo ka qenë pika përmes së cilës është tentuar që të normalizohet shkelja si e tillë. Dhe për të qenë i sinqertë kur nuk është fare problem që qëllimisht të shkelet afati kushtetues 30 ditor, është deri diku edhe pa kuptim që pastaj të kritikohet më shumë për shkeljen e një afati 48 orësh. Pra, ne thjesht kemi të bëjmë me një seri të vendimeve që qëllimisht shkelin dispozitat kushtetuese dhe ato që përcaktohen në rregulloren e Kuvendit nga ana e kryesuesit Dehari, i cili në fakt ka një traditë në shkelje të tilla të konstatuara edhe përgjatë viteve të kaluara”, tha ai.

    “Prandaj mos-thirrja e seancës tashmë për më shumë se gati 72 orë është indikator i qartë që kemi të bëjmë me një situatë të shkeljes së qëllimshme, për çka e bën të domosdoshme dërgimin në Gjykatën Kushtetuese për të përcaktuar për të përcaktuar pasojat e veprimit ose mosveprimit brenda afatit kushtetues dhe e shkeljeve të qëllimshme kushtetuese nga ana e kryesuesit të seancës konstituive”, tha ai.

  • Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur

    Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur

    30 vjet pas vrasjes së Tupac Shakur, në Las Vegas nis gjyqi ndaj një ish-drejtuesi bande, i akuzuar se orkestroi vrasjen e një prej reperëve më të njohur të të gjitha kohërave.

    Procesi nuk pritet domosdoshmërish të përcaktojë se kush qëlloi ndaj Shakur natën e 7 shtatorit 1996, kur reperi ndodhej në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi të Mike Tyson.

    Megjithatë, prokuroria synon të provojë se Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i bandës South Side Compton Crips, urdhëroi vrasjen dhe siguroi armën e përdorur në krim. Davis, tashmë 63 vjeç, rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

    Vrasja e Tupac mbetet një nga krimet e pazbardhura më të famshme në Shtetet e Bashkuara. Shakur, i vrarë në moshën 25-vjeçare, ishte një nga figurat qendrore të rivalitetit të famshëm mes skenave të rap-it të Bregut Perëndimor dhe atij Lindor të Shteteve të Bashkuara.

    I njohur për këngë si “California Love” dhe albumin “All Eyez on Me”, Tupac u shndërrua shpejt në një prej figurave simbol të rap-it kalifornian pasi nënshkroi me Death Row Records në Los Angeles.

    Procesi pritet të rikthejë në vëmendje edhe konfliktin mes Death Row Records, të themeluar nga Marion “Suge” Knight, dhe Bad Boy Records, kompanisë së krijuar në Bregun Lindor nga Sean “P. Diddy” Combs.

    Christopher “The Notorious B.I.G.” Wallace, reperi që punonte me Bad Boy Records, u vra gjashtë muaj pas vdekjes së Shakur.

    Sipas akuzës, Death Row Records mbrohej nga Mob Piru, një bandë e Los Angeles me të cilën ishte i lidhur edhe Suge Knight. Bad Boy Records, ndërkohë, kishte angazhuar për mbrojtje bandën rivale South Side Compton Crips, të drejtuar nga Davis.

    Ngjarja që, sipas prokurorisë, çoi drejt vrasjes ndodhi pas ndeshjes së Mike Tyson në kazinonë MGM Grand. Suge Knight dhe Tupac Shakur u përfshinë në një përleshje me nipin e Davis, Orlando “Baby Lane” Anderson, pasi ky i fundit kishte marrë me forcë një medalion nga një punonjës i Death Row.

    Sipas aktakuzës, Davis organizoi më pas një sulm hakmarrës ndaj Shakur.

  • Nurellari: VV ka logjikë të shantazhit, ose e kapim çdo institucion ose nuk funksion shteti

    Nurellari: VV ka logjikë të shantazhit, ose e kapim çdo institucion ose nuk funksion shteti

    Adri Nurellari nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me situatën politike, duke thënë se VV’ja, po sillet sikur Kushtetuta është statut i partisë, dhe se, institucionet e vendit janë pronë e saj.

    Nurellari, ka shtuar edhe se, Kosova është duke u mbajtur peng sepse, ka vijuar tutje ai, VV’ja nuk e pranon ‘’realitetin e thjeshtë demokratik’’ që nuk i ka votat për presidentin.

    Postimi:

    LVV po sillet sikur Kushtetuta është statut i partisë dhe institucionet e Kosovës të ishin pronë e saj. Kur i leverdis, thirret në Kushtetutë mirëpo kur nuk i dalin numrat, shpërfill afatet, procedurat dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Shteti po mbahet peng sepse një parti nuk pranon një realitet të thjeshtë demokratik, nuk i ka votat për presidentin. Mjaft me logjikën e shantazhit të tipit: ose kapim ne çdo institucion, ose nuk funksionon shteti.

  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

    Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.

    Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues ka vlerësuar se aktualisht nuk ka informacion të mjaftueshëm për të konstatuar se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë në rast se do të lirohej.

    Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se vazhdon të ekzistojë një rrezik i mjaftueshëm që ai të mund të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara apo të ndikojë te dëshmitarët.

    “Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendim.

    Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator 2026.

    Në të njëjtin vendim, kryegjyqtari Charles Smith ka urdhëruar që palët të mos paraqesin më parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të Thaçit, i cili sipas afateve do të duhej të zhvillohej më 9 tetor 2026.

    Sipas Trupit Gjykues, ky shqyrtim nuk është më i nevojshëm për momentin, pasi seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar për 16 shtator.

    “Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është i caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë”, thuhet në vendim.

    Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është duke u zhvilluar në Hagë që nga viti 2023. Prokuroria i akuzon ata për një sërë veprash penale që pretendohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ndërsa të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

  • “Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë!

    “Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë!

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë, duke e cilësuar rezultatin si një sukses historik në fushën e sigurisë kibernetike.

    Në një reagim të gjatë, Rama e lidh këtë arritje me sulmin kibernetik të korrikut 2022, kur infrastruktura digjitale shqiptare u godit nga një sulm i atribuar regjimit iranian.

  • Kërçeli: Presim takimin me partitë për thirrjen e seancës së re

    Kërçeli: Presim takimin me partitë për thirrjen e seancës së re

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka deklaruar se janë në pritje edhe të një tak imi në mes Albin Kurtit dhe liderëve të partive opozitare.

    Sipas tij para se të kalohet edhe tek votimi i nënkryetarëve, kryetarit të Kuvendit e qeverisë duhet një marrëveshje dhe për postin e presidentit.

    “Jemi në pritje të një takimi me subjektet politike për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës. Deri tash unë për veti nuk jam i informuar nëse është bërë edhe një tentim për takim të radhës me liderët e partive politike. Sa i përket afatit kushtetues ne s’i kemi as gjashtë ditë prej se jemi betuar si deputetë e para kësaj s’kemi mundur të takohemi e të thërrasim seancë”, deklaroi ai.

    Kërçeli tha se nuk ka ndonjë informacion nëse pritet që së shpejti të ketë një takim.

    “Kurse sa i përket rreth 48 orëshit mendojmë se opozita po deklaron se duhet zgjedhur kryetari dhe kryesia e kuvendit, por pas saj vjen votimi për qeverinë dhe presidentin dhe Vetëvendosje konsideron se së pari duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat para se të votohet kryetari dhe nënkryetarët”.