ATV

Author: K.B.

  • 25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë

    25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë

    Sot bëhen 25 vite që nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat të Shkupit.

    Në mëngjesin e 12 gushtit 2001, u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në Luboten ku vranë fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

    Në këtë aksion u dogjën 14 shtëpi, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

    Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

    Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por ai tanimë ndodhet në liri pas mbajtjes së 8 vjetëve burg.

    Nga ana tjetër, Tarçullovski, por edhe Boshkovski, nga ana e shtetit konsiderohen dhe nderohen si heronj kombëtarë të konfliktit të vitit 2001.

  • Rrahmani: Korrupsioni në Kosovë kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet

    Rrahmani: Korrupsioni në Kosovë kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka nisur ditën duke e quajtur Kosovën si vend të korruptuar sa asnjëherë më parë.

    Ai ka thënë se e vetmja gjë që bashkon sot në vendin tonë është korrupsioni dhe interesi.

    “Korrupsioni kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet. Edhe në nivelin lokal, nëpër komuna, korrupsioni është më i madh se çdo herë”, ka shtuar Rrahmani.

  • Ulutash në takim me përfaqësues të Listës Serbe, flasin për praninë e KFOR-it në veri

    Ulutash në takim me përfaqësues të Listës Serbe, flasin për praninë e KFOR-it në veri

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar në Shtabin e KFOR-it me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili e kishte kërkuar takimin.

    Në takim, ku morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deputetja Jovana Radosavljeviq dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, u diskutua për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e vazhdueshëm të optimizimit të pranisë së KFOR-it.

    Sipas KFOR-it, Ulutash theksoi se procesi i optimizimit është ndërmarrë si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

    “Komandanti i KFOR-it theksoi se procesi i optimizimit të KFOR-it është nisur si rezultat i situatës së përmirësuar të sigurisë në Kosovë. Ai përsëriti se ky proces do të kryhet gradualisht. Ai bazohet në kushte dhe mund të përmbyset, nëse kërkohet nga zhvillimet përkatëse që mund të ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Ai shtoi se KFOR-i do të mbetet plotësisht i pajisur dhe i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB”.

    Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe sigurisë së Manastirit të Deçanit.

    “Ai theksoi se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, është i përkushtuar për sigurinë e tij dhe se kalimi gradual i pranisë së KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë është në fazën fillestare. Sapo të finalizohet ky proces, KFOR-i do të mbajë një prani të fortë në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

  • Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999

    Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999

    Komentatori politik Ilir Deda ka deklaruar se Kosova po përballet me një nga situatat më të rënda politike e kushtetuese që nga viti 1999.

    Deda tha se, sipas tij, përmes “lojërave politike” vendi ka dalë jashtë kornizës kushtetuese dhe se normat kushtetuese po shkelen qëllimisht.

    “Na jemi në situatën ma t’rëndë prej vitit 1999, ku me lojëra politike vendi ka dalë jashtë binarëve kushtetues, ku shkelen qëllimshëm normat kushtetuese”, tha Deda. /Gazeta10

  • Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?

    Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?

    Sonte në mbrëmje, miliona evropianë do të mund të shohin eklipsin diellor. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë do të jetë i plotë, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore i pjesshëm.

    Sipas TimeandDate, kompania e cila ofron informacione për astronominë, në Kosovë qytetarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë eklipsin e pjesshëm diellor, i cili do të nisë në orën 19:29.

    Kulmi i eklipsit pritet në 19:38, kur Hëna do ta mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tre minuta më vonë, në 19:41, Dielli do të perëndojë.

    Për shkak se fenomeni do të ndodhë shumë pranë horizontit, rekomandohet që eklipsi të ndiqet nga një pikë e lartë dhe nga një zonë pa pengesa, me pamje të lirë drejt perëndimit-veriperëndimit.

    Faza e pjesshme e eklipsit do të përfundojë në orën 21:07.

    Sipas The Guardian, në Spanjë kulmi pritet rreth 20:26–20:33, ndërsa në Londër në 19:13. Ekspertët paralajmërojnë të mos shihet Dielli me sy të lirë; në mungesë të syzeve speciale mund të përdoret kullesa si projektor, duke reflektuar dritën mbi letër. Ky është eklipsi i parë i plotë i dukshëm nga Evropa kontinentale pas dy dekadash.

  • KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 12.08.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërpritet:

    LP 10kV J05 Milloshevë (kodi: 15019005) prej orës 10:00 deri 15:30

    Vendet: Milloshevë, Babin Movc, Gracë, Zekirja Rashit Rexhepi, “CALIFORNIA COMPLEX” SH.P.K. – Njazi Miftari, Fitim Gjata “DAJA” N.T., AKTIVA SH.P.K. KESH 2 Burim Selmani, Stanofc Kaqanollët

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive/Pastrim i trasesë

    Nga TS 35/10kV Besia do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Luzhan (kodi: 10013011) nga ora 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Prugovci-1 (te Villa Natyra Verbovct), Lupqi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli. Kazerma e FSK-së në Vranidoll

    Arsyeja: Projekte Investive, Realizimi i punimeve sipas projektit.

    Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet:

    LP 10kV J19 Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llukë, Majac dhe Popovë

    Arsyeja: Projekte Investive, Realizimi i punimeve sipas projektit.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Remonti kabllovik J28 (kodi: 12000015) prej orës 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Remonti, Rruga UÇK-së (një pjesë), Jakovë Xoxa, Meto Bajraktari

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit, energjizimi i kabllove në daljen P3 – P5 Feeder 2

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J22 Arbëria 6 (kodi: 12000013) prej orës 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Projekte Investive, Lagjja Arbëria në pjesë, Pandora, Banesat e Novosellëve

    Arsyeja: Projekte Investive, Realizimi i punimeve sipas projektit, energjizimi i kabllove në daljen P3 – P5 Feeder 2

    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J25 Xhamia e Llapit 1 (kodi: 13000013) nga ora 08:30 deri 18:00

    Vendet: Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Sh.F. Emin Duraku, Spitali i mushkërive I, Bardh Humolli – N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku – Deshishku Construction.

    Arsyeja: Projekte Investive, Realizimi i punimeve sipas projektit, energjizimi i kabllove në daljen P3 – P5 Feeder 2

    Prizren

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

    TR 3 110/10kV – ana 10kV dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 00:00 deri 07:00

    Vendet: Rrugët: 439 Besim Shala, 440 Dervish Salihu, 443 Brigada 126 (një pjesë), 444 Afrim Stajku (një pjesë), 445 Zef Skiroi, 446 Agim Bajrami (një pjesë), 447 Ajahidet, 448 Enver Buçaj (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 453 Justinjani, 454 Katarina Josipi, 455 Mbreti Longar, 456 Mehmet Çunaj (një pjesë), 461 Gonxhe Bojaxhiu, 462 Qenë Qenaj, 463 Marko Boçari (një pjesë), 466 Zef Jubani, 479 Hajdar Shala, 61 Dedë Gjon Luli (një pjesë), 63 Gani Bajrami (një pjesë), 64 Gani Saramati (një pjesë), 66 Fadil Ferati (një pjesë), 68 Heshim Gashi (një pjesë), 70 Jusuf Balaj, 74 Muharrem Hoxha, Ferizajt (një pjesë) dhe Jeta e re (një pjesë), 275 Beteja e Llapushnikut, 69 Haki Taha (një pjesë), 71 Kurtesh Hasani, 72 Mon Karavidaj, 74 Muharrem Hoxha (një pjesë), 75 Sinan Gegollaj, 76 Asdreni (një pjesë), 77 Trepça (një pjesë), 78 Sadik Rexha, 79 Sali Saramati, 80 Marie Ulqinaku (një pjesë), 81 Ulqini, 83 Gjon Sereqi (një pjesë), 84 Jakup Ferri, 85 Mihaill Grameno (një pjesë), 86 Isa Boletini (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 88 Vetim Shala, 89 Bije Vokshi dhe 89 Besnik Kastrati, 100 Ernest Koliqi, 101 Enver Hadri, 102 Eqrem Çabej (një pjesë), 103 Jusuf Gërvalla, 104 Bingeni (një pjesë), 105 Bekim Berisha – Abeja, 106 Brigada 125 (një pjesë), 166 Besim Telaku, 167 Edit Durham, 184 Morava (një pjesë), 185 Fadil Rifati, 186 Aliriza Selmani (një pjesë), 188 Vranina (një pjesë), 189 Tahir Zemaj, 192 Tefik Çanga (një pjesë), 195 Fahredin Hoti (një pjesë), 209 Avdi Shala, 210 Mahir Domi (një pjesë), 241 Tamil Shala (një pjesë), 66 Fadil Ferati (një pjesë), 81 Ulqinit (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 92 Musine Kokollari (një pjesë), 93 Ohri (një pjesë), 94 Drejtësia, 94 Albrim Fanaj (një pjesë), 96 Besnik Kastrati (një pjesë), 97 Bujana (një pjesë), 98 Emin Abazi (një pjesë) dhe 99 Gucia (një pjesë), 107 Leka i Madh, 108 Fehim Ibrahimi, 109 Kolonel Ahmet Krasniqi, 110 Rexhep Kukaj, 111 Salih Çeku, 112 Gazmend Zajmi, 113 Rifat Ukimeri, 115 Joni, 121 Gjeravica, 122 Xhemil Fluku, 125 Mbreti Pirro, 131 Destan Billusha, 134 Ejup Statovci, 138 Shote Galica, 275 Beteja e Llapushinkut (një pjesë), 4 Remzi Ademi (një pjesë), 438 Tirana (një pjesë), 439 Besim Shala, 5 De Rada, 87 Ali Hadri dhe 90 Faik Konica (një pjesë), 115 Joni, 438 Tirana dhe 5 De Rada (një pjesë), 439 Besim Shala, 450 Behamir Memaj dhe 451 Hysni Morina, 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë). Fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec, Fabrika e Duhanit “NEËCO AROMATIK” L.L.C. në rrugën 438 Tirana, “EURO FOOD” Sh.P.K. në rrugën Tirana, “ABI” Sh.P.K. dhe “VALI” N.P.T. në rrugën 438 Tirana, “ABI&ELIF” në rrugën 438 Tirana, “G-5” dhe KFORI Turk në rrugën 438 Tirana. Fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

    Arsyeja: Nderrimi I mbrojtjeve rele te 2 linjave ajrore dhe Transformatoreve T2&T3 ne NS Prizreni 1

    Nga NS 35/10kV Zhuri do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, Afariste: Restorant “Kështjella”, “Pompa Benxines Zhuri”, Betonjeraja “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit”, Vlashna “Fanaj Petroll”

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive/Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron dhe Pastrim i trasesë

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Janjeva (kodi: 10014011) prej orës 09:00 deri 12:00

    Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme, Shushica.

    Arsyeja: Projekte Investive, Realizimi i punimeve elektrike sipas projektit

    2.

    Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J19 Kosova Petroll (kodi: 40041003) prej orës 09:00 deri 17:00

    Vendet: Rrugët: Driton Islami (një pjesë), e Reçakut (një pjesë), Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë). Fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

    Arsyeja: Projekte Investive, energjizimi i kabllove nëntokësore deri te pompa Ballkani Petrol

    3.

    Nga NS 110/35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J01 Prelez i Muhaxherëve (kodi: 40041012) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Prelezi i Muhaxherëve

    Arsyeja: Projekte Investive, energjizimi i kabllove nëntokësore deri te pompa Ballkani Petrol

    Mitrovicë

    Nga NS 110/10kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J08 Qytet e Fshatra (kodi: 73000003) nga ora 10:30 deri 11:00

    Vendet: Gjykata e Re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Smrekonicë, Pasomë, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

    Arsyeja: Manipulim me ndarësa

    Në TS 110/10kV Vushtrria 2

    Nga dalja 10kV Qytet e fshatra do të ndërpriten TS-at:

    TS 10/04kV Kazerma-2 (kodi: 73000003003) nga ora 10:30 deri 13:00

    TS 10/04kV TS Tradita (kodi: 73000003034) nga ora 10:30 deri 13:00

    TS 10/04kV Lagjja Kastrati (kodi: 73000003031) nga ora 10:30 deri 13:00

    TS 10/04kV Zuqakt (kodi: 73000003004) nga ora 10:30 deri 13:00

    TS 10/04kV Rr. Haxhi Zeka (kodi: 73000003002) nga ora 10:30 deri 13:00

    Vendet: Gj. Kastrioti, Rr. Avni Rrustemi, Ganimete Terbeshi,

    Arsyeja: Kalimi i furnizimit nga linja ajrore në nëntokësore

    Gjakovë

    Nga NS 110/35/10kV Rahoveci do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J17 Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca, Zoçishtë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive/Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Gjilan

    Nga NS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J01 F. Baterive (kodi: 60062001) nga ora 10:00 deri 11:00

    Vendet: Ish Fabrika e Baterive, Palma, konsumatorët komercialë te rrethi në hyrje të Gjilanit

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    Nga NS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J02 Përlepnica (kodi: 60062002) nga ora 11:00 deri 12:00

    Vendet: Prelepnica Progres, Tafa, Pro Eng, Remi, Kosova Komerc, Kafja e Bunarit, Evropa, sera, T.S. Privat fshat. Kmetovac Kabi, Planeti, T.S. Repetitor – Maja e Gjelbër, Prelepnica, Kosaqi, Silova, Muhaxheri

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    Nga NS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J03 Shillova (kodi: 60062003) nga ora 12:00 deri 13:00

    Vendet: Fshati Shilovë dhe një pjesë e rrugës së Bujanovcit.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    Nga NS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J05 Celiku (kodi: 60062005) nga ora 13:00 deri 14:00

    Vendet: Ish fabrika Celiku, Drini Market.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    Nga TS 110/35/10kV Gjilan 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J06 Velekinca (kodi: 60062006) nga ora 14:00 deri 15:00

    Vendet: Rrugët: Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele

    Nga NS 110/35/10kV Vitia do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Gërmova (kodi: 61067003) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Gërmovë, Goshicë, Sadovinë e Jerlive dhe Verban, Dëbelldeh, Buzovik, Binqa, Shushtë, një pjesë e Kabashit, si dhe BRRE Hidrocentrali Eko Energy.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive/Pastrim i trasesë

    Nga NS 35/10kV Gjilani II do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J05 Frigoriferi (kodi: 60061005) nga ora 10:30 deri 15:30.

    Vendet: Rrugët: 28 Nëntori (një pjesë), Afrim Zhitia, Agim Rashiti (një pjesë), Ali Hulugrica (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Fatmir Ibishi, Fehmi Agani, Gjergj Fishta (një pjesë), Hasan Tasini (një pjesë), Memin Beqiri, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Rukije Haliti, Shyt Mareci, Te Bazeni, Vëllezërit Llozana dhe fshatrat Kufcë e Epërme (një pjesë), Poredinë (Lagjja Poredinë).

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit, energjizimi i trafostacionit të ri.

  • Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale në dalje

    Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale në dalje

    Gjendja në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve po zhvillohet pa vonesa të theksuara.

    Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje të vendkalimeve kufitare pritjet janë deri në pesë minuta.

    Ndërkaq, në dalje koha e pritjes arrin deri në 15 minuta në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa në Merdarë është deri në 10 minuta.

    Në Muçibabë, pritja raportohet të jetë rreth pesë minuta, me një kolonë automjetesh që shtrihet në afërsisht 100 metra.

    Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka ngarkesë të madhe në pikat kufitare të Kosovës.

  • Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

    Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së radhës të Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur shqetësimin për krizën politike dhe bllokadën institucionale në të cilën ndodhet vendi.

    Gjini ka thënë se pozicioni i Aleancës që nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë konstruktiv dhe në funksion të krijimit të institucioneve të rregullta.

    Sipas tij, Aleanca ka hartuar një ofertë të qartë në interes të qytetarëve, por ajo po injorohet nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet.

    “Si Aleancë, ne kemi hartuar një ofertë të qartë të dedikuar për qytetarët, e cila po injorohet totalisht nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet, edhe pse zotimi ndaj këtyre pikave do të çonte menjëherë në tejkalimin e këtij ngërçi politik”, ka shkruar Gjini.

    Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet situata institucionale, duke thënë se Kosova po përballet me rrezikun e një bllokade totale pas, siç është shprehur ai, “shkeljes dhe djegies së afateve për konstituimin e Kuvendit”.

    Gjini ka akuzuar gjithashtu partinë fituese të zgjedhjeve se përmes veprimeve të saj po cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e institucioneve.

    “Partia që ka fituar zgjedhjet po i bën sulm vetë shtetit përmes ligjeve që cenojnë pavarësinë e institucioneve, duke shkatërruar rendin kushtetues”, ka deklaruar ai.

    Sipas Gjinit, kjo situatë po ndikon edhe në fusha të tjera të rëndësishme, duke dëmtuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Në fund, kryetari i Aleancës ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë angazhimin politik për tejkalimin e krizës.

    “​​Kosova është më e madhe se çdo krizë politike e shkaktuar artificialisht si kjo që po shohim sot. Si Aleancë, do të vazhdojmë të angazhohemi në mbrojtje të projektit tonë shtetëror dhe do të përdorim çdo rrugë politike për të rikthyer normalitetin dhe zhvillimin në vend”, ka shkruar Gjini.

  • Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

    Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shkruar në Facebok për situatën politike në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por nuk po e bën këtë. Por ai tha se nëse VV nuk ia ka, atëherë LDK ia jep ato.

    Gashi tha se VV po e përdor formulën blloko dhe fito kohë, që të vonojë formimin e institucioneve.

    Kështu ai tha se Kurti dëshiron të kërkojë një mandat më të madh për të qeverisur.

    Tutje tha se LDK-ja duhet të jetë konstruktive, por jo naive. /Gazeta Express

    Postimi i plotë:

    E VËRTETA E MOSKONSTITUITIMIT TË KUVENDIT

    Le t’i themi gjërat qartë, pa rrotulla.

    Albin Kurti thotë se i ka 62 vota për konstituimin e Kuvendit. Po ashtu thotë se i ka 62 vota edhe për formimin e Qeverisë.

    Atëherë pyetja është e pashmangshme:

    Nëse i ke votat, pse nuk e konstituon Kuvendin?

    Nëse i ke votat, voto.

    Nëse e ke shumicën, qeveris.

    Nëse e ke mandatin, merr përgjegjësinë.

    Sepse kur i ke votat dhe, megjithatë, e mban Kuvendin të bllokuar, problemi nuk është mungesa e numrave.

    Problemi është zgjedhja politike.

    Kjo bëhet edhe më shqetësuese kur, përballë një çështjeje të trajtuar nga Gjykata Kushtetuese së paku pesë herë, dëgjojmë përsëri: “Kush ka vërejtje, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.”

    Atëherë pyetja është:

    Po kërkohet drejtësi kushtetuese apo po kërkohet kohë?

    Sepse një rast i ri nuk e funksionalizon Kuvendin.

    E shtyn atë.

    Dhe në politikë, koha nuk është neutrale.

    Një muaj i fituar për shtetin është një muaj për funksionalizimin e institucioneve. Një muaj i fituar për një strategji zgjedhore është diçka krejt tjetër.

    Shtyhet konstituimi, shtyhet Qeveria, shtyhet procesi për Presidentin dhe afrohet mundësia e zgjedhjeve të reja.

    Prandaj duhet ta bëjmë pyetjen që nuk mund të fshihet më:

    A po kërkohet funksionalizimi i Republikës, apo po prodhohen kushtet për zgjedhje të reja dhe për një mandat edhe më të madh?

    Sepse nëse formula është:

    bllok, fito koh, shty institucionet, shko në zgjedhje, kërko me shumë pushtet,

    atëherë nuk kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje procedurale.

    Kemi të bëjmë me një strategji politike.

    Edhe tri ditët e “diasporës” duhet të shihen në këtë dritë. Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës dhe meriton respekt të plotë. Por dashuria për diasporën nuk matet me simbolikë.

    Matet me përgjegjësi ndaj shtetit.

    Kuvendi duhet të funksionojë.

    Sepse shteti nuk funksionon me propagandë.

    Shteti funksionon me institucione.

    Edhe opozita duhet ta kuptojë momentin.

    LDK duhet të jetë konstruktive, por jo naive. Nuk po e bllokon marrëveshjen për një emër të caktuar, që edhe e kishte në garë për President. Të gjithë e dimë se një marrëveshje e tillë, në këto rrethana, nuk do të ndodhë.

    PDK po pret shtatorin, me shpresën për kthimin e tre liderëve nga Haga si të pafajshëm. Ky zhvillim mund ta ndryshojë ndjeshëm konfigurimin politik.

    AAK po zgjedh një përballje më të drejtpërdrejtë, edhe me mjete konfrontuese që dikur i përdorte Kurti. Dhe duhet pranuar: kjo mënyrë politike Kurtit i ka dhënë rezultat.

    Por opozita nuk duhet ta kopjojë Kurtin.

    Duhet të ndërtojë një alternativë më të fortë se Kurti.

    Sepse, në fund të fundit, Kurtin nuk e largon kaosi. E largon demokracia.

    Dhe demokracia nuk është spektator sportiv. Demokracia kërkon pasion, besim, organizim, guxim dhe punë.

    Kërkon lidership.

    Prandaj mesazhi im është i qartë:

    I ke 62 vota? Konstituoje Kuvendin.

    Nëse nuk i ke, ne t’i japim votat tona. Kryetarin e Kuvendit propozoje kë të duash.

    I ke 62 vota? Formoje Qeverinë.

    Për Presidentin konsensual dhe jopartiak flasim kur të vijë ajo pikë.

    Por mos e mbaj Republikën peng për një kalkulim elektoral.

    Sepse nëse zgjedhja është ta mbash shtetin jofunksional për të prodhuar zgjedhje të reja dhe për të kërkuar edhe më shumë pushtet, atëherë kjo nuk është më betejë për një mandat.

    Është betejë për kontrollin e shtetit.

    Dhe këtu qytetarët e Kosovës dhe diaspora duhet ta thonë fjalën e fundit.

    Ata e kanë parë këtë lojë. Kanë parë bllokimin, kalkulimin dhe propagandën. Kanë parë kush kërkon funksionimin e institucioneve dhe kush përfiton politikisht nga mosfunksionimi i tyre.

    Nëse kjo rrugë na çon përsëri në zgjedhje, zgjedhjet e katërta radhazi duhet të jenë përgjigjja e qytetarëve: ndëshkuese për të tashmen dhe edukative për të ardhmen.

    Sepse vota nuk është çek i bardhë.

    Vota është besim.

    Vota është përgjegjësi.

    Dhe vota është edhe ndëshkim kur pushteti e harron Republikën.

    Ne nuk kemi nevojë për një pushtet që kërkon të kontrollojë gjithçka.

    Kemi nevojë për institucione që janë më të forta se çdo individ.

    Më shumë Republikë.

    Më pak pushtet personal.

    Më shumë institucione.

    Më pak propagandë.

    Më shumë demokraci.

    Më shumë lidership.

    Sepse pushtetet ndryshojnë. Mandatet mbarojnë.

    Republika mbetet.

  • “Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin

    “Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e tij.

    Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu ka thënë se institucionet e vendit janë futur në një situatë të rëndë dhe se, sipas saj, sistemi politik në Kosovë është “për toke”.

    Ajo i është referuar një deklarate të Kurtit të mëhershme ku i cilësonte të gjithë ata që shkelin kushtetutën “super-kriminela”.

    “Ju e dini shumë mirë sa e sa herë neve na është thënë nga Albin Kurti, që ai që shkel ligjin është kriminel, e ai që e shkel Kushtetutën është super-kriminel. Dhe nëse ti më pyet mua direkt se kush po na e ndalon me shku në Kuvend ose kush e ka uzurpuar Kuvendin, unë e them me bindje të plotë dhe me argumente të forta që Kuvendin po na e ndalojnë dy super-kriminela, e në këtë rast janë Albin Kurti edhe Avni Dehari”, ka thënë Musliu.