ATV

Author: K.B.

  • Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë

    Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë Kosovë

    Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes një veture dhe trenit në Fushë Kosovë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

    “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”.

    Pllana tha se me rastin po merret Trafiku Rajonal.

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait dhe djalit për vrasjen e hoxhës në Dragash

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait dhe djalit për vrasjen e hoxhës në Dragash

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Beshir Hamza dhe babait të tij I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

    Në komunikatë bëhet e ditur se sipas kërkesës, i Beshir Hamza më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmen Tairovci. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave imami ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

    Ndërkaq, babai i Beshir Hamzws, I.H., dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

    Imami i ndjerë do të varroset sot në fshatin Zlipotok ku edhe vdiq tragjikisht.

  • Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbështet aksionin e Speciales: Rastet nën hetim janë të izoluara dhe nuk përfaqësojnë integritetin e sektorit

    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbështet aksionin e Speciales: Rastet nën hetim janë të izoluara dhe nuk përfaqësojnë integritetin e sektorit

    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për institucionet e drejtësisë në hetimet që po zhvillohen lidhur me dyshimet për shkelje ligjore nga disa importues të naftës.

    Sipas një njoftimi për media thuhet se në të njëjtën kohë, Shoqata vlerëson se rastet që aktualisht janë në hetim përbëjnë raste të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën, integritetin dhe profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet në fuqi.

    “ Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente dhe mbështet çdo proces që forcon sundimin e ligjit, nxit konkurrencën e ndershme dhe rrit besimin e qytetarëve në tregun e naftës. Çdo shkelje e mundshme duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe përgjegjësia të mbetet individuale, pa u përgjithësuar mbi një sektor që jep kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.

  • SHBA-ja riorganizon vendosjen e trupave nëpër Europë

    SHBA-ja riorganizon vendosjen e trupave nëpër Europë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin rreth 80.000 trupa të dislokuara nëpër Evropë më 2025, sipas llogaritjeve nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

    Përderisa kontingjenti në Poloni pritet të rritet për rreth 5.000 pjesëtarë, forca e SHBA-së në Gjermani do të tkurret për po aq ushtarakë, ndërsa rreth 700 trupa rotative nuk do të ridërgohen në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari.

  • Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

    Mediat kroate jehonë protestës së 5 korrikut në Zarë të Kroacisë

    Mediat krotate i kanë dhënë jehonë protestës se paralajmëruar të 5 korrikut në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta do të mbahet në Zarë të Kroacisë dhe është organizuar nga komuniteti shqiptar në këtë shtet.

    Mediat krotate kanë cituar një deklaratë të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

    “E dimë se po i afrohemi fundit të procesit në Hagë. Shpresojmë që më 20 korrik vendimi të jetë në favorin tonë dhe që të gjitha përpjekjet e mbrojtjes të njihen. Të dielën, më 5 korrik, në orën 18:00, do të mbajmë një protestë të organizuar nga shqiptarët në Kroaci së bashku me miqtë kroatë”, tha Gucati.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që jetojnë në Kroaci, si dhe atyre që janë me pushime në Kroaci ose që kalojnë nëpër vend, t’i bashkohen protestës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    “Protesta do të mbahet në një park në Zadar. Shpresoj që komuniteti shqiptar, i cili ka jetuar në Zarë me shekuj dhe gjithashtu ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë protestë për çlirimtarët tanë, do të na bashkohet”, tha Gucati, duke shtuar se shpreson që kjo të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.

  • Reziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonës së verës, Policia: Zjarrvënësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg

    Reziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonës së verës, Policia: Zjarrvënësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg

    Institucionet përgjegjëse për sigurinë, menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen e pyjeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të tregojnë kujdes maskimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktoj zjarr.

    Në një konferencë të përbashkët për media, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencisë Pyjore të Kosovës, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe Departamentit të Pylltarisë paralajmëruan se zjarrvëniet, qofshin të qëllimshme apo si pasojë e pakujdesisë, do të trajtohen me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se Kodi Penal parasheh dënime që variojnë nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burg për veprën penale të zjarrvënies, raporton eo.

    “Andaj, me qëllim që të bëjmë një apel, një thirrje për qytetarët tanë që të kenë kujdes gjatë sezonës verore me shkaktimin e papërgjegjshëm të zjarrtave, jemi thirrur nga drejtori i menaxhimit të emergjencave që bashkarisht të bëjmë këtë konferencë për shtyp, dhe po ashtu t’i bashkërendojmë aktivitetet me qëllim që të kemi sa më pak zjarre, dhe ato zjarre që na lajmërohen t’i menaxhojmë në mënyrë të minimizojmë dëmin që mund ta shkaktojnë gjatë sezonit veror ku zjarret janë më të shpeshta… Do jap edhe disa prej parashikimeve se çka parasheh Kodi Penal me këto dy vepra, se me çka mund të përballen ata që shkaktojnë zjarre dhe normalisht arrijnë të identifikohen dhe të arrestohen nga Policia e Kosovës dërgimit të përcjelljes në prokurori për procedim të mëtutjeshëm. Te rasti i zjarrvënies, neni 322, është i paraparë dënimi nga gjashtë muaj deri në 10 vjet”, tha Hoxha.

    Ndërsa, U.d. i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, tha se Agjencia ka ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha strukturat e saj.

    “Qendrat operative emergjente funksionojnë në, pa ndërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Qendrat rajonale të menaxhimit emergjent ushtrojnë monitorim të vazhdueshëm dhe koordinim me nivelin lokal… Në këtë kuadër theksoj gjithashtu aspektin e zbatimit të ligjit. Të gjitha rastet e zjarrvënieve, pavarësisht nëse janë rezultat i veprimit të qëllimshëm apo i pakujdesisë, do të trajtohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Personat përgjegjës do të përballen me masat përkatëse ndëshkuese dhe procedurat ligjore pa asnjë përjashtim. Ky qëndrim institucional përbën mesazh të qartë të angazhimit të shtetit për mbrojtjen e rendit publik dhe të mjedisit. Megjithatë, duhet theksuar se asnjë mekanizëm institucional nuk mund të jetë plotësisht efektiv pa bashkëpunim me qytetarët”, tha ai.

    Avdullahu theksoi se personat përgjegjës “do të përballen me masat përkatëse ndëshkuese”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

    Ndërkaq, hidrologu i lartë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, tha se institucioni monitoron në kohë reale kushtet meteorologjike përmes 24 stacioneve automatike.

    “Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës edhe gjatë situatave të tilla, do të thotë kur kemi temperatura të larta, në vazhdimësi e ngrit vigjilencën e saj përmes njoftimeve të cilat i bën për opinionin e gjerë publik, por natyrisht edhe për informimin e institucioneve”, tha ai.

    Ndërsa gjatë vitit 2025 janë përfshirë nga zjarret 2.230 hektarë pyje bëri të ditur U.d. i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra, i cili tha se prej tyre 1.37- hektarë ishin pyje shtetërore e 863 hektarë pyje private.

    Sipas tij, dëmet nga zjarret nuk kufizohen vetëm në aspektin ekonomik.

    “Ka qenë raste të paraqitura: në rajonin e Prishtinës 34, në rajonin e Mitrovicës 20, në rajonin e Pejës 3, në rajonin e Prizrenit 44, në rajonin e Ferizajt 6, dhe në rajonin e Gjilanit 32. Dëmet në pyje janë brengë e madhe jo vetëm për ne në Agjencinë Pyjore, por edhe për gjithë shoqërinë, për arsye se dëmet në pyje nuk paraqesin vetëm dëmin ekonomik të djegies së pyjeve, por kanë dimension shumë më të lartë, që është shkatërrimi i florës dhe faunës, rrënimi i burimeve ujore, e pastaj ndikimi në lirimin e dioksidit të karbonit, ndryshimi i cilësisë së ajrit e kështu me radhë”, tha ai.

    Kurse, drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, tha se temperaturat e larta dhe lagështia e ulët e tokës rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, duke kërkuar koordinim më të madh institucional dhe bashkëpunim me qytetarët.

    “Ne po futemi në një periudhë ku temperaturat janë të larta, lagështia e tokës është e ulët, dhe ka potencial të madh për t’u shkaktuar zjarri. Në aspektin legjislativ, ligji për pyjet përcakton se ndezja e zjarreve apo e këtyre mjediseve me drunj sanksionohet me ligj, edhe të gjithë ata persona që bëjnë një veprim të tillë, ballafaqohen me fuqinë e ligjit. Masat preventive për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri përcaktohen me planet menaxhuese dhjetëvjeçare. Është obligim me ligj që institucionet që menaxhojnë me pyjet të kenë këto plane, ato t’i implementojnë në mënyrë se si janë të përshkruara aty. Dhe, varësia nga kushtet klimatike e bën këtë proces mjaft kompleks për faktin se pyjet gjithmonë edhe në të kaluarën kanë qenë ekosistemet më të rrezikuara nga degradimi nga zjarri”, u shpreh ai.

  • Operacioni kundër krimit të organizuar: Arrestohen nëntë persona, sekuestrohen para, armë, vetura dhe autobotë

    Operacioni kundër krimit të organizuar: Arrestohen nëntë persona, sekuestrohen para, armë, vetura dhe autobotë

    Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka çuar në arrestimin e nëntë personave të dyshuar për disa vepra të rënda penale.

    Sipas komunikatës së përbashkët të institucioneve, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrolle në 21 lokacione të ndryshme.

    “Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar: · 15 mijë euro; · 5 vetura; · 5 autobot për transport të derivative; · 2 armë zjarri; · 54 fishekë; · Pajisje elektronike; · Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin. 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja”, thuhet në komunikatë.

    Në kuadër të operacionit, njoftohet se janë arrestuar personat me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.

    Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

    “Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, thuhet në komunikatë.

  • Lëndime në fytyrë – Sulmohet analisti në Shqipëri, Ilir Demalia

    Lëndime në fytyrë – Sulmohet analisti në Shqipëri, Ilir Demalia

    Analisti Ilir Demalia është sulmuar ditën e sotme në Tiranë.

    Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.

  • Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovë dhe Shqipërisë: Synohet rritja e sigurisë dhe shërbimet efikase

    Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovë dhe Shqipërisë: Synohet rritja e sigurisë dhe shërbimet efikase

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë filluar patrullimet e përbashkëta me Policinë e Shqipërisë.

    Në njoftim bëhet e ditur se, ky angazhim i përbashkët synon forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas për qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi ndërmjet dy vendeve shënon rritje të konsiderueshme.

    ‘’ Patrullimet realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet dy policive, duke reflektuar partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor’’, thuhet në njoftim.

    Postimi:

    Kanë filluar patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar

    Nga data 1 korrik 2026 kanë nisur patrullimet e përbashkëta të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy policive.

    Ky angazhim i përbashkët synon forcimin e bashkëpunimit profesional, rritjen e sigurisë rrugore dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas për qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi ndërmjet dy vendeve shënon rritje të konsiderueshme.

    Patrullimet realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet dy policive, duke reflektuar partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e aksidenteve në trafik dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

    Policia e Kosovës vlerëson lart bashkëpunimin me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

    Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

  • Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

    Tragjedia në Batllavë, reagon Bulliqi: Ngushëllime familjes, falënderim ekipeve që gjetën trupin e të riut

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për ndarjen nga jeta të 25-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u gjet sot në ujërat e Liqenit të Batllavës pas një operacioni kërkim-shpëtimi.

    Përmes një postimi, Bulliqi ka falënderuar të gjitha ekipet e emergjencave dhe qytetarët që u angazhuan në këtë aksion të rëndë.

    “Sapo u informova se është gjetur trupi i pajetë i të riut në Liqenin e Batllavës. Në emrin tim personal dhe të Komunës së Podujevës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. I falënderoj ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, QKMF-në e Podujevës dhe gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë aksion të kërkim-shpëtimit. Dashtë Zoti që mos të kemi raste të tilla të rënda për të gjithë neve”, ka shkruar Bulliqi.

    Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u nxor sot nga liqeni pas kërkimeve që kishin nisur që nga dita e djeshme nga njësitet e specializuara të zhytësve të FSK-së dhe autoritetet e tjera lokale.