ATV

Author: K.B.

  • U ngjitën në majë të Empire State për të dhënë një mesazh, arrestohet çifti

    U ngjitën në majë të Empire State për të dhënë një mesazh, arrestohet çifti

    Një çift i guximshëm u ngjit të mërkurën në antenën e ndërtesës Empire State dhe shpalosën një banderolë rreth “fuqisë së dashurisë” dhe paqes, me sa duket si pjesë e një propozimi të guximshëm martese në lartësi të madhe — i cili u pasua shpejt nga arrestimi i tyre.

    Alpinistët rusë, të cilët njihen me emrat Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, ishin subjekt i dokumentarit të Netflix të vitit 2024 Skywalkers: A Love Story, i cili flet për romancën në lulëzim.

    Të veshur me të zeza dhe me maska, por pa litarë, të dy u puthën lart antenës së rrokaqiellit të New Yorkut.

    Banderola, me shkrimin “kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen”, valëvitej nga struktura, e cila ngrihet 443 metra mbi qendër të Manhattanit.

    Pasi qëndruan për pak kohë, të dy e morën flamurin dhe filluan të zbrisnin.

    Dy alpinistët u arrestuan për hyrje me dhunë në ndërtesë, rrezikim dhe akuza të tjera.

    Ndryshe, Skywalkers: A Love Story ndjek Beerkusin dhe Nikolaun, ndërsa ata ngjiten shpesh pa leje në struktura të larta, ndonjëherë duke u paraqitur si punëtorë ndërtimi për t’u futur fshehurazi.

    Nuk ishte e qartë se si dyshja fitoi akses në antenën e Empire State Building, e cila ngrihet shumë mbi zonat publike të ndërtesës 102-katëshe.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën në Batllavë

    Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën në Batllavë

    Sot do të bëhet varrimi i Lirim Ruhanit, 25 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës.

    Ceremonia mortore do të mbahet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, me fillim nga ora 17:00.

    Trupi i pajetë i të riut u gjet dje, pas dy ditësh kërkimesh, pasi dyshohet se kishte rënë në ujë nga një mjet lundrues (anije).

    “Dhimbja jonë është e madhe, por kujtimi për Lirimin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjes.

  • Kosova sot kujton 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

    Kosova sot kujton 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

    Sot mbushen 36 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

    Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

    Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

    Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

    Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

  • Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas gjithë 6 vjetësh?

    Reagon Grenell: Thaçi është i pafajshëm, çfarë po i pengon gjyqtarët të marrin vendim pas gjithë 6 vjetësh?

    Ish emisari i presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas shtyrjes së re të vendimit për Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së në Hagë.

    “Tre gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shtyrë edhe një herë vendimin e tyre lidhur me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga Jack Smith, të cilën e konsideroj të pabazë.

    Ky është një nga rastet e rralla kur republikanët, demokratët, konservatorët dhe aktivistët e së majtës ekstreme ndajnë të njëjtin qëndrim.

    Hashim Thaçi është i pafajshëm ndaj këtyre akuzave.

    Çfarë po i pengon këta gjyqtarë që të marrin një vendim edhe pas gjithë kësaj kohe?

    Sot, ata e shtynë sërish vendimin, kësaj radhe deri në muajin shtator.

    Ndërkohë, këta persona kanë kaluar gjashtë vjet të tëra në paraburgim (GJASHTË VJET!).”, ka shkruar Grenell.

  • Punime në rrjet, KEDS njoftoi se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Punime në rrjet, KEDS njoftoi se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten më 02.07.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.
    Nga TS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

    Dalja 20[kV] Fabrika e Kasetave (kodi: 19000096) nga ora 10:00 deri 11:30.

    Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali, Vorret, Busia Petroll.

    Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal.

    2.

    Nga TS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

    Dalja 20[kV] Grand Store (kodi: 19000095) nga ora 11:30 deri 13:00.

    Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi, L. Janina, Lagjja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store (te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagjja NICI-Veterniku, Lagjja “Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, afër servisit Gorenje, bashkëi, Janina 2, Kons. e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi-Nic Holding, AL TRADE SH.P.K-TS 3, AL TRADE SH.P.K-TS 4.

    Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal.

    3.

    Nga TS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

    Dalja 20[kV] Viva Fresh (kodi: 19000089) nga ora 13:00 deri 14:30.

    Vendet: Rr. Nekibe Kelmendi.

    Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal.

    4.

    Nga TS 35/10[kV] Drenasi do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Llapushnik (kodi: 16100028) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Llapushnik, Orllat, Negrovc, Terpezë, Berishë, Novosellë, Kleçkë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/pastrim traseje.

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 110/20 [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

    Dalja 20 [kV] J15 Dalja nr. 7 (kodi: 19000078) prej orës 11:00–11:15 dhe nga 14:45–15:00

    Vendet: Rr. Muharrem Fejza, Lagj. e Spitalit, Muharrem Fejza Njelmë-I-Nr. 13, Art Construction, BS-Group, Kodrina R-9H8, R10 hyrja 3/1, hyrja e 1 Mati 1/1, Rr. Ali Kelmendi obj. D/6, Raif Pollomi.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

    Nga TS 110/10/20 kV Prishtina 2 do të ndërpritet:

    Dalja 20 kV J12 PR2 Dalja nr. 7 (kodi: 11000078) prej orës 11:00–11:15 dhe nga 14:45–15:00

    Vendet: Lagjja e Spitalit te banesat e bardha, Rr. Sali Nivica, Rr. Ismail Dumoshi Princesha-III/17, Mati 1, Rr. Rifat Berisha Hy-6/A, Ndue Përlleshi, A7, Rukolli obj. A1, Safari hyrja A, Shaqir Igrishta, Ndue Përleshi obj. 1.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

    Në TS 110/20 [kV] Prishtina 7

    Nga dalja 20 kV Dalja nr. 7 do të ndërpriten TS-të:

    TS 20/04 [kV] Sizmir SHPK (kodi: 19000078230) prej orës 11:00 deri 15:00

    TS 20/04 [kV] Sadat Pllashniku (kodi: 19000078252) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

    TS 20/04 [kV] Sadat Pllashniku (kodi: 19000078206) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Rr. Muharrem Fejza, Mati I/1 dhe BS-Group H-4, 107, Rr. Ali Kelmendi obj. D/6.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

    Në NS 110/10(20) [kV] Prishtina 3

    Nga dalja 10 kV Arbëria 2/01 do të ndërpritet TS-i:

    TS 10/04 kV AS-Projekt (kodi: 12000037167) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Arbëria II.

    Arsyeja: Ndërrimi i panelit të 0.4 kV nga ana sekondare e TS.

    Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Livadica (kodi: 14000011) nga ora 10:00 deri 16:00

    Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.

    Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20) kV sipas ZT.

    Pejë

    Punime në projekte investive

    1.

    Në NS 110/10[kV] Peja 2

    Nga dalja 10 kV Loxha do të ndërpriten TS-at:

    TS 10/04[kV] Loxha 3 (Kodi: 51000008005) nga ora 09:00 deri 17:00

    TS 10/04[kV] Loxha e Re (Kodi: 51000008020) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Loxhë

    Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllit bistek në linjën ekzistuese në projektin “Loxha”.

    Prizren

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Dragash do të ndërpritet:

    Dalja 10kV J02 Restelicë (kodi: 30036002) nga ora 10:30 deri 16:30

    Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok, Orqushë

    Arsyeja: Energjizimi i linjës së re, segmenti nga TS Glloboqica 2 deri te shtylla A01 dhe prej shtyllës A01 deri te shtylla R04, sipas projektit.

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.
    Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Kurilla (kodi: 31000011) nga ora 11:00 deri 12:00

    Vendet: Kurilla 1, Kurilla 2, Kurillac 3, Kurilla 4, Kurilla 5, Maraqi.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    2.

    Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 12:00 deri 13:00

    Vendet: Lagjja Gurishti, Petrovë, Lagjja Arbana.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    3.

    Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Korisha (kodi: 31000010) nga ora 13:00 deri 14:00

    Vendet: Lubizhda I, Lubizhda II, Lubizhda III, Gani Zekaj, Lagjja Ahmetaj, Kamila, Bosch, Eda, Grupi i Bizneseve.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    4.

    Nga TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 10:30 deri 15:30

    Vendet: Fsh. Shirokë, Dubravë, Sopijë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim traseje.

    Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003), nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelac.

    Bizneset: N.T.S. Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri Sallagrazhdë, Selim Muharremi.

    Arsyeja: Vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm (TM) në kuadër të projektit M.26.01.028 – “TS Lapidari Grikovc 3 – 32000003035”.

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    Nga TS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, Rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës.

    Arsyeja: Projekte investive, zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Vëllezërit Gërvalla, magjistralja Prishtinë–Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petrol), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

    Arsyeja: Projekte investive, zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Rr. Rexhep Bislimi, Rr. Vezir Jashari, Shaban Vata, Rr. e Tiranës, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, magj. Ferizaj–Prishtinë, Rr. Ismet Jashari.

    Arsyeja: Projekte investive, zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    Nga NS 35/10 [kV] Ferizaj II do të ndërpritet:

    Dalja J19 Kosova Petrol (kodi: 40041003) prej orës 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Rrugët: Driton Islami (një pjesë), Rr. e Reçakut (një pjesë), magj. Ferizaj–Prishtinë (një pjesë). Fshatrat: Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë).

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër dhe energjizimi i rrjetit të ri.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Në TS 110/20(10) kV Kamenica
    Nga dalja 10 kV Hogoshti në stabilimentin Poliqkë, degëzimi Velegllavë do të ndërpriten TS-të:
    TS 10/04 kV Vriqevcë (kodi: 62000001127) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Laçiqi-Xhevati (kodi: 62000001128) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Laçiqi (kodi: 62000001129) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Desivojca 1 (kodi: 62000001131) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Tërstena (kodi: 62000001132) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Desivojca 2 (kodi: 62000001133) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Velegllavë 2 (kodi: 62000001134) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Lisocka 1 (kodi: 62000001135) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Lisocka 2 (kodi: 62000001136) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Gjyrishec (kodi: 62000001137) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Shahiqi (kodi: 62000001138) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV Lajqiq-Aferdit Seperacioni (kodi: 62000001153) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV SEPERACION I RËRËS Xhelali Trans (kodi: 62000001155) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV AIR-ENERGY SH.P.K. Sait Ali Vokshi (kodi: 62000001352) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    TS 10/04 kV SHPK “Ahishta”, Ali Fetinci, Tërstenë (kodi: 62000001357) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
    Vendet: Marocë, Vriqec, Laçiq, Desivojcë, Velegllavë, Lisockë, Gjyrishec, Shahiq, Poliqkë, Tërstenë
    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

  • Osmani: S’e kam braktisur elektoratin e LDK-së, elektorati u largua pas gabimeve të lidershipit në 2020

    Osmani: S’e kam braktisur elektoratin e LDK-së, elektorati u largua pas gabimeve të lidershipit në 2020

    Vjosa Osmani, kandidate për presidente e LDK-së, ka deklaruar se nuk e ka braktisur asnjëherë elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se qëndrimet e saj politike kanë qenë në përputhje me premtimet e dhëna gjatë kohës kur ka qenë kandidate për kryeministre.

    Në Debat Plus, Osmani tha se largimi i një pjese të elektoratit të LDK-së në vitin 2020 ka ndodhur për shkak të gabimeve të lidershipit të atëhershëm të partisë.

    Ajo theksoi se nuk është penduar për mbrojtjen e qëndrimeve të saj politike dhe se nuk sheh arsye për kërkim faljeje.

    Sipas saj, për shkak të qëndrimeve të saj politike, ajo është përjashtuar nga lidershipi i atëhershëm, por theksoi se ato qëndrime i qëndron edhe sot.

    “Jo, Vjosa Osmani nuk e ka braktis kurrë elektoratin e LDK-së. Elektorati i LDK-së nuk është që janë lidhur me emra, elektorati i LDK-së janë larguar në vitin 2020 për shkak të gabimeve fatale që i ka bërë atëherë lidershipi i atëhershëm i LDK edhe nëse dikush mendon që unë dalë edhe kërkoj falje pse e kam mbrojtur vullnetin e elektoratit të LDK-së le ta harrojë, kurrë e për jetë. Unë nuk jam pishman që e kam mbrojtur secilin premtim para elektoratit të LDK si kandidate për kryeministre. Duke e mbrojtur atë qëndrim mua më ka përjashtuar ai lidership, dhe ato qëndrime i mbaj edhe sot. Nuk është çështje për kërkim falje…”, ka deklaruar ajo.

  • 16 shtatori për aktgjykimin në Hagë, Hamza: Po thellohet pakënaqësia në Kosovë

    16 shtatori për aktgjykimin në Hagë, Hamza: Po thellohet pakënaqësia në Kosovë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, e cila ka caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se shtyrja e përsëritur e këtij afati e rikonfirmon se Gjykata Speciale në Hagë sipas tij, po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

    “Shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së vetëm sa e rikonfirmon se Gjykata Speciale në Hagë po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë”, tha ai.

    Bedri Hamza u shpreh se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë siç tha ai, të mbahen peng të këtij procesi të padrejtë dhe të pafund.

    “Paraburgimi i stërzgjatur u është shndërruar atyre në një dënim të padrejtë dhe Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë. Çdo ditë e një procesi të padrejtë është e papranueshme dhe 16 shtatori është datë e largët për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, shkroi Hamza.

  • E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

    E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

    Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit, ka konfirmuar se sot rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë se afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja dhe, sipas informatave fillestare, ishte pa shenja jete. Këto informata Emergjenca i kishte pranuar nga disa banorë të fshatit Delloc.

    “Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë”, tha Bytyqi.

    “Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç”, konfirmoi Bytyqi për Express.

    Tutje, ai shtoi se “lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit”.

  • Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës

    Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës

    Moti i lig që ka mbizotëruar sot në Kosovë ka prekur disa komuna të vendit.

    Si pasojë, në një arë të Novobërdës, ka rënë zjarr pas rënies së vetëtimës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, i cili tha se zjarri është lokalizuar menjëherë nga zjarrfikësit.

  • OVL e UÇK e quan poshtërim të radhës vendimin e Hagës për shtyrjen e vendimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

    OVL e UÇK e quan poshtërim të radhës vendimin e Hagës për shtyrjen e vendimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

    Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore, Prokurori i Specializuar k., Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.

    Për këtë ka reaguar OVL-UÇK, duke thënë se shtyerja e datës së vendimit është një poshtërim publik i radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    OVL-UÇK pretendon që “ky proces është thjesht në shërbim të politikës së Serbisë dhe aleatëve të saj, me qëllim që ta ulë në bankën e të akuzuarve Luftën Çlirimtare”.

    Komunikata e plotë:

    OVL UÇK, caktimin e 16 shtatorit si raundin e radhës të poshtërimit publik ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit; e konsideron të padrejtë dhe të papranueshëm.

    Shtyrjet e njëpasnjëshme, të maskuara si përgjigje ndaj vëllimit dhe kompleksitetit, vërtetojnë atë që kemi theksuar që në fillim: ky proces është thjesht në shërbim të politikës së Serbisë dhe aleatëve të saj, me qëllim që ta ulë në bankën e të akuzuarve Luftën Çlirimtare, ndërkohë që amniston makinerinë gjenocidiale të shtetit fashist serb, duke e shpëtuar nga llogaridhënia.

    Asnjë kalendar gjyqësor nuk e rishkruan themelin e lirisë së Kosovës, luftën e drejtë për mbijetesë. Misionin që dikur e kishte EULEX, po e vazhdon me besnikëri Haga, ndërkohë që qasja e disa qarqeve ndërkombëtare, që shpesh deklarohen si partnere të Kosovës, ka krijuar barriera të vazhdueshme ndaj vlerave të Luftës Çlirimtare dhe ka penguar zhvillimin e plotë të vendit tonë.

    Kjo situatë nuk mund të tolerohet më.

    Rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë përmes protestave, duke mos përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të tyre nëse zëri ynë vazhdon të injorohet.