ATV

Author: K.B.

  • 10 mijë euro stoli ari zhduken nga një shtëpi, policia arreston një 25-vjeçar

    10 mijë euro stoli ari zhduken nga një shtëpi, policia arreston një 25-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizajt mbrëmjen e së enjtes. Në një shtëpi në rrugën “Mustafë Xhigolli”, persona të panjohur kanë arritur të grabisin stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro.

    Policia ka reaguar menjëherë pas denoncimit, ndërsa një 25-vjeçar është arrester si i dyshuar për përfshirje në vjedhje.

    Sipas njoftimit të organeve të rendit, me urdhër të prokurorit të rastit, i riu është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

  • Sadriu: Presidentja zgjodhi Riadin në vend të Parisit, francezët ftuan Kurtin

    Sadriu: Presidentja zgjodhi Riadin në vend të Parisit, francezët ftuan Kurtin

    Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në Forumin e Paqes në Paris, mirëpo ka vendosur ta anulojë pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të saj në Arabinë Saudite, ku u ndërmjetësua njohja e Kosovës nga Siria.

    Nëpërmjet një postimi, Sadriu ka falënderuar Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron, për ftesën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, duke theksuar se vendimi i Osmanit ishte i diktuar nga prioritetet strategjike të shtetit.

    “Falënderim i veçantë për Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Zonjen e Parë, Brigitte Macron për ftesën në Paris Peace Forum dhe për darkën tradicionale në Pallatin Elysee – një dëshmi e respektit dhe partneritetit të veçantë. Për shkak të agjendës së jashtëzakonshme në Riad të Arabisë Saudite, e cila rezultoi me njohjen nga Siria, Presidentja me keqardhje ka anuluar vizitën në Paris, duke prioritizuar takimet strategjike që do të fuqizojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës,” ka shkruar Sadriu.

    Ndërkohë, në Forumin e Paqes në Paris, Kosovën e përfaqësoi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili bashkë me bashkëshorten e tij morën pjesë në darkën solemne të edicionit të 8-të të Forumit, si mysafirë të Presidentit Macron.

  • Kroacia investon për sigurinë kombëtare gati 2 miliardë euro për armatim modern

    Kroacia investon për sigurinë kombëtare gati 2 miliardë euro për armatim modern

    Kroacia ka miratuar një paketë të madhe modernizimi ushtarak me vlerë pothuajse dy miliardë euro, që përfshin blerjen e sistemeve antidron, obusëve “Caesar”, tankeve “Leopard 2A8” dhe kamionëve ushtarakë “TATRA”, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Ivan Anushiq.

    Tri nga projektet do të financohen përmes instrumentit të BE-së SAFE, ndërsa sistemet antidron do të mbulohen nga buxheti kroat. Këto investime synojnë forcimin e ushtrisë dhe industrisë vendore të mbrojtjes, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me NATO-n.

    Marrëveshja me kompaninë Konçar d.d. parashikon furnizimin me sisteme antidron me inteligjencë artificiale, që do të instalohen deri në vitin 2027.
    Ndërkohë, Kroacia do të blejë 18 obusë vetëlëvizës “Caesar”, 44 tanke “Leopard 2A8” dhe 420 kamionë të rëndë “TATRA”, me afate dorëzimi që shtrihen nga viti 2026 deri në 2030.

  • Pa rrymë të premten në disa qytete të Kosovës, KEDS jep detajet

    Pa rrymë të premten në disa qytete të Kosovës, KEDS jep detajet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten do të zhvillohen punime të domosdoshme për mirëmbajtje dhe siguri të sistemit energjetik, të cilat do të ndikojnë në ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit.

    Sipas njoftimit, ndërprerjet do të ndodhin në disa rajone për shkak të punimeve teknike, investimeve të reja dhe ndërhyrjeve të planifikuara për siguri të rrjetit.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Mazgit do të ndërprehet:

    Dalja 35[kV] H04 Koliqi (kodi: 10016001) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: SH.P.K.-LLC”APOLLONIA” Fabrikë e Tjegullave dhe Europlast-Siqevë.

    Arsyeja: Pastrim i trasesë.

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi H05 do të ndërprehet:

    NS NS 35/10[kV] Batllava me kod: 140150 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 10:00 deri 10:30

    Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Llugë, Gibovc, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalaticaë Brainë, Bervenik, Bllatëa, Metergovci 1 dhe 2, Orllan, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, manipulim me kthina

    Punime në projekte investive

    Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 20kV J25 Pr7 Dalja Nr.3 (kodi: 19000074) nga ora 08:00 deri 19:00.

    Vendet: rr. Holger Petersen, rr. Nekibe Kelmendi, rr. Malush Kosova, rr. Arbnor e Asrit Dehari, rr. Ernest Koliqi, rr. Smajl Hajdari dhe një pjesë e Rrugës B.

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve të tensionit të mesëm, punimi i kokave kabllovike dhe zhvendosja e transformotorit sipas zgjidhjes teknike të dhenë nga KEDS tek rruga lidhëse mes Rruges A dhe Rruges Holger Petersen.

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J14-PR2-Dalja nr.8 (kodi: 11000079) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 13:45 deri 14:00.

    Vendet: Luigj Gurakuqi p. n, rr. Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit te Spitali turk, rr. Ndue Përlleshi, rr. Isa Kastrati, rr. Deshmorët e Marecit, rr. Isa Kastrati Baruti G. A6/ P-1-1, rr. Ndue Përlleshi Përpa. H-I, rr. Muharrem Fejza Rrezja Obj.-III / 28.

    Arsyeja: Tërheqja e kabllove nga trafostacioni ekzistues deri tek i riu si dhe energjizimi i kabllove në kthina të reja dhe në ekzistuesen.

    Nga TS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J30 PR 7- Dalja nr.8 (kodi: 19000079) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 13:45 deri 14:00.

    Vendet: Zllatar Rojal-17, rr. Isa Kastrati, Muharrem Fejza, Lugarë, 71 Matiçan,24. rr. Rrustem Statovci, 120.Lagjja e Spitalit, rr. Sokol Sopi 1-K-1-Obj-1.

    Arsyeja: Tërheqja e kabllove nga trafostacioni ekzistues deri tek i riu si dhe energjizimi i kabllove ne kthina të reja dhe në ekzistuesen.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Gjinovci (kodi: 32000003) prej orës 10:00-10:30 dhe nga ora 15:00-15:30.

    Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë, bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i STM.

    Në TS 110/35/10 kV Theranda

    Nga dalja 10 kV Gjinovci do të ndërprehen Ts-at:

    TS 10/04kV Qendra Gjinovc (kodi: 32000003018) prej orës 10:00 deri në ora 15:30.

    TS 10/04kV Hasan Muharemaj Gjinovc (kodi: 32000003042) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    TS 10/04kV Shtëpia e të moshuarve Gjinovc (kodi: 32000003060) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Një pjesë e Gjinovcit.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e kabllos ne projektin Gjinovc.

    Punime nga KOSTT

    Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

    TR 3 110/10kV – dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 12:00 deri 13:00.

    Vendet: rrugët: 439 Besim Shala, 440 Dervish Salihu, 443 Brigada 126 (një pjesë), 444 Afrim Stajku (një pjesë), 445 Zef Skiroi, 446 Agim Bajrami (një pjesë), 447 Ajahidet, 448 Enver Buçaj (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 453 Justinjani, 454 Katarina Josipi, 455 Mbreti Longar, 456 Mehmet Çunaj (një pjesë), 461 Gonxhe Bojaxhiu, 462 Qenë Qenaj, 463 Marko Boçari (një pjesë), 466 Zef Jubani, 479 Hajdar Shala, 61 Dedë Gjon Luli (një pjesë), 63 Gani Bajrami (një pjesë), 64 Gani Saramati (një pjesë), 66 Fadil Ferati (një pjesë), 68 Heshim Gashi (një pjesë), 70 Jusuf Balaj, 74 Muharrem Hoxha, Ferizajt (një pjesë) dhe Jeta e re (një pjesë), 275 Beteja e Llapushnikut, 69 Haki Taha (një pjesë), 71 Kurtesh Hasani, 72 Mon Karavidaj, 74 Muharrem Hoxha (një pjesë), 75 Sinan Gegollaj, 76 Asdreni (një pjesë), 77 Trepça (një pjesë), 78 Sadik Rexha, 79 Sali Saramati, 80 Marie Ulqinaku (një pjesë), 81 Ulqini, 83 Gjon Sereqi (një pjesë), 84 Jakup Ferri, 85 Mihaill Grameno (një pjesë), 86 Isa Boletini (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 88 Vetim Shala, 89 Bije Vokshi dhe 89 Besnik Kastrati, 100 Ernest Koliqi, 101 Enver Hadri, 102 Eqrem Çabej (një pjesë), 103 Jusuf Gërvalla, 104 Bingeni (një pjesë), 105 Bekim Berisha – Abeja, 106 Brigada 125 (një pjesë), 166 Besim Telaku, 167 Edit Durham, 184 Morava (një pjesë), 185 Fadil Rifati, 186 Aliriza Selmani (një pjesë), 188 Vranina (një pjesë), 189 Tahir Zemaj, 192 Tefik Çanga (një pjesë), 195 Fahredin Hoti (një pjesë), 209 Avdi Shala, 210 Mahir Domi (një pjesë), 241 Tamil Shala (një pjesë), 66 Fadil Ferati (një pjesë), 81 Ulqinit (një pjesë), 87 Ali Hadri (një pjesë), 92 Musine Kokollari (një pjesë), 93 Ohri (një pjesë), 94 Drejtësia, 94 Albrim Fanaj (një pjesë), 96 Besnik Kastrati (një pjesë), 97 Bujana (një pjesë), 98 Emin Abazi (një pjesë) dhe 99 Gucia (një pjesë), 107 Leka i Madh, 108 Fehim Ibrahimi, 109 Kolonel Ahmet Krasniqi, 110 Rexhep Kukaj, 111 Salih Çeku, 112 Gazmend Zajmi, 113 Rifat Ukimeri, 115 Joni, 121 Gjeravica, 122 Xhemil Fluku, 125 Mbreti Pirro, 131 Destan Billusha, 134 Ejup Statovci, 138 Shote Galica, 275 Beteja e Llapushinkut (një pjesë), 4 Remzi Ademi (një pjesë), 438 Tirana (një pjesë), 439 Besim Shala, 5 De Rada, 87 Ali Hadri dhe 90 Faik Konica (një pjesë), 115 Joni, 438 Tirana dhe 5 De Rada (një pjesë), 439 Besim Shala, 450 Behamir Memaj dhe 451 Hysni Morina, 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë). Fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec, Fabrika e Duhanit “NEWCO AROMATIK” L.L.C. në rrugën 438 Tirana, “EURO FOOD” Sh.P.K. në rrugën Tirana, “ABI” Sh.P.K. dhe “VALI” N.P.T. në rrugën 438 Tirana, “ABI&ELIF” në rrugën 438 Tirana, “G-5” dhe KFORI Turk në rrugën 438 Tirana. Fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të sigurisë në punë, për përgatitjet që do të bëhen në modifikimin dhe ndryshimin e portalit të kabllove dhe elementeve përcjellëse të TR 3-110/10 kV në NS Prizren 1.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Shtime do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Petrova (kodi: 41046002) nga ora 09:00 deri 14:30

    Vendet: rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (nje pjesë) dhe Mullopolci.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi përçuesve në gjatësi 3x350m Shtime afër NS 35/10kV.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    Nga TS 35/10[kV] Shupkovci do të ndërprehet:

    LP 10kV J07 Kqiqi (kodi: 70000102) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: Shupkovci, Kçiqi i Vogël dhe Kçiqi i Madh.

    Arsyeja: Projekte investive, vendosja qe e përçuesit te ri dhe demontimi i rrjetit të vjetër.

    Punime nga palët e treta

    Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

    Dalja 10kV 04 Qyteti II (kodi: 74000010) nga ora 09:30 deri 16:30

    Vendet: Shkolla Teknike, Morava (Fidanishte), Afrim Durmishi, Shkolla Norvegjeze, Rukolli, Banesat te Komuna, Kuvendi Komunal, rrugët: 28 Nëntori, Bekim Berisha Abeja, Harun Beka, Isa Boletini, Dëshmorët e Kombit, Osman Geci dhe Ali Gashi

    Arsyeja: Krijimi i sistemit hyrje daljes sipas pëlqimit elektro-energjetik.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10/04[kV] Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: Fshati Vinarc.

    Arsyeja: Punime me projekte investive në projektin Vinarc Kullë -1 Lahovitë.

    (ndërprerjet do të jenë të kohe pas kohe brenda këtej intervali për konsumatorë).

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10(20) [kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J31 Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 11:30 deri 15:00.

    Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 10kV.

    Punime në projekte investive

    NS 35/10[kV] Gjakova I

    Nga Dalja 10[kV] Piskota do të ndërprehet:

    TS 10/04[kV] TS 29 (kodi: 80080016003) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: rr. Lekë Dukagjini.

    Arsyeja: Projekte investive, kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.

    Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Fortesa (kodi: 82081009) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: fshatrat Bellacërk, Sapniq

    Arsyeja: Projekte investive, largimi i shtyllës ekzistuese të betonit, që paraqet rrezik rrëzimi.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10 [kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J01 F. Baterive (kodi: 60062001) nga ora 10:30 deri 11:30

    Vendet: Ish Fabrika e Baterive, Palma, konsumatorët komercial te rrethi në hyrje të Gjilanit

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J02 Përlepnica (kodi: 60062002) nga ora 10:30 deri 11:30

    Vendet: Prelepnica Progres, Tafa, Pro Eng, Remi, Kosova Komerc, Kafja e Bunarit, Evropa, sera, T.S. Privat fshati Kmetovc Kabi, Planeti, TS Repetitor – Maja e Gjelbër, Prelepnica, Kosaqi, Silova dhe Muhaxheri.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J03 Shillova (kodi: 60062003) nga ora 10:30 deri 11:30

    Vendet: Fshati Shilovë dhe një pjesë e rrugës së Bujanovcit.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J05 Celiku (kodi: 60062005) nga ora 10:30 deri 11:30

    Vendet: Ish fabrika Celiku, Drini Market.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/35/10[kV] Gjilan 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J06 Velekinca (kodi: 60062006) nga ora 11:30 deri 12:30

    Vendet: rrugët: Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu (një pjesë), Zabeli i Sahit Agës si dhe fshatin Velekincë, përfshirë edhe Velekincën e Epërme dhe të Ulët.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/35/10[kV] Gjilan 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J10 Ujësjellësi (kodi: 60062010) nga ora 11:30 deri 12:30

    Vendet: Ujësjellësi Perlepnicë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/35/10[kV] Gjilan 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J11 Parku i Makinave (kodi: 60062011) nga ora 11:30 deri 12:30

    Vendet: rr. Abdullah Tahiri dhe rr. Reshat Ymeri

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J12 Thertorja (kodi: 60062012) nga ora 11:30 deri 12:30

    Vendet: Fani, Therrtorja, Fludi, TMK-ja, Stacioni i pompave Velekincë, Resti dhe Laza.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    NS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J13 Dheu i Bardhë (kodi: 60062013) nga ora 12:30 deri 13:30

    Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Elevia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashri, Fatmir Ibishi dhe Agim Rashiti.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele..

    Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J17 Dalja e Qendres (kodi: 60062017) nga ora 12:30 deri 13:30

    Vendet: rrugët: Bujanovcit, Halim Aga (një pjesë) dhe Marie Shllaku

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

    Nga NS 110/35/10kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J18 Industriali (kodi: 60062018) nga ora 12:30 deri 13:30

    Vendet: Konsumatorët komercial përgjatë rrugës Bujanovcit deri ne hyrje të Kmetocit:TS-54-MB Gzimi,TS-55-Ahmeti,TS-56-MB-Agro-Hemerci,TS-64-TS-Privat-Xhevat Bunjaku,TS-101-TafPetroll-TS-102-Pro.Eng.Com.TS.104-RemiPetroll.-TS.105-Kosova.Comerc.{Xhelali}.TS.107-Evropa.TS-123.Mb.Progresi.TS-143-TS.Muja.1-Bunari.TS-145-TS-Alushi.TS-146-TS-Kroni.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i mbrojtjes rele.

  • Amerikanët zbarkojnë në Hagë për të dëshmuar gjatë nëntorit, së pari Hill pastaj Clark

    Amerikanët zbarkojnë në Hagë për të dëshmuar gjatë nëntorit, së pari Hill pastaj Clark

    Procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po hyn në një fazë të re, me dëshmi të rëndësishme që pritet të jepen gjatë muajit nëntor.

    Sipas zhvillimeve të fundit, ish-ambasadori amerikan Christopher Hill do të jetë i pari që do të paraqitet në gjykatë në fillim të muajit, ndërsa pas tij pritet të dëshmojë gjenerali amerikan Wesley Clark, më 18 nëntor.

    Këto ndryshime në kalendarin e seancave kanë ardhur pas disa javësh të paqarta në proces, pasi më 18, 24, 29 dhe 30 shtator, seancat nuk janë zhvilluar sipas planifikimit disa janë mbyllur më herët, e në të tjera, mbrojtja nuk ka thirrur dëshmitarë rezervë.

    Trupi Gjykues ka reaguar duke ngushtuar afatet për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit që të dorëzojnë provat e tyre, një vendim që ka ngjallur pakënaqësi në radhët e avokatëve. Ata po pretendojnë se gjykata po përdor standarde të dyfishta, pasi Prokuroria e ka zgjatur procesin për më shumë se katër vjet pa pasoja.

    Ndërkohë, avokati Luka Misetiq ka dorëzuar një njoftim të ri për zhvillimet e fundit në proces. Për shkak të pritjes së dëshmive nga zyrtarët amerikanë, mbrojtja ka vendosur të mos realizojë dëshmi përmes video-lidhjeve, ndonëse kjo ishte propozuar nga kryegjyqtari Charles Smith.

    Ndryshimet e fundit kanë bërë që James Rubin, i cili nuk ishte paraparë si dëshmitari i parë, të marrë këtë rol pas shtyrjes së diplomatëve të tjerë për arsye logjistike.

  • Komuna e Prishtinës njofton: Tuneli në Dardani mbyllet sot

    Komuna e Prishtinës njofton: Tuneli në Dardani mbyllet sot

    Qytetarët që qarkullojnë sot në lagjen “Dardania” duhet të përgatiten për ndryshime në trafik.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjysma e tunelit, nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, do të jetë e mbyllur përkohësisht gjatë ditës së sotme.

    Sipas njoftimit, mbyllja bëhet për shkak të aktiviteteve kulturore që do të zhvillohen në këtë hapësirë nga “Kultura House”, të cilat pritet të sjellin një atmosferë festive sonte në Dardani.

    “Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

    Banorët e zonës dhe qytetarët që kalojnë përmes Dardanisë këshillohen të planifikojnë me kujdes lëvizjet gjatë ditës për të shmangur vonesat.

  • Qeveria në detyrë mblidhet sot nga ora 09:30

    Qeveria në detyrë mblidhet sot nga ora 09:30

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila pritet të nisë në orën 09:30.

    Në këtë takim, kabineti qeveritar do të shqyrtojë disa pika të rëndësishme me ndikim ekonomik, buxhetor dhe mjedisor.

    Sipas rendit të ditës, ndër temat kryesore që do të diskutohen janë:
    • Projektligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026,
    • shpronësimet për interes publik në komunat Prizren dhe Malishevë për nevoja të institucioneve të sigurisë,
    • kërkesat e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e buxheteve lokale për vitin 2025,
    • si dhe Draft-Raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2024.

    Pjesë e rendit të ditës është edhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272), ndërsa pika e fundit do të jetë “Të ndryshme”.

    Mbledhja e sotme pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në lidhje me buxhetin e ardhshëm të vendit dhe politikat e mjedisit, në një periudhë kur Kosova ndodhet në fazë tranzicioni politik.

  • Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

    Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

    Kjo e premte do të sjellë mot stabil dhe kryesisht me diell në të gjithë vendin. Herë pas here mund të ketë ndonjë vranësirë të lehtë kalimtare, por pa reshje.

    Në orët e para të mëngjesit pritet mjegull në disa zona të ultësirave, e cila do të zhduket deri nga mesdita.

    Temperaturat minimale do të zbresin në 3°C deri 6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten në 17°C deri 20°C. Moti mbetet i qetë, me erë të lehtë nga drejtime të ndryshme.

    Fundjava do të jetë edhe më e ngrohtë e me diell temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22°C, duke krijuar kushte ideale për shëtitje dhe aktivitete jashtë.

    Qetësia atmosferike do të dominojë gjatë gjithë fundjavës, me vetëm ndonjë vranësirë të lehtë në orët e pasdites.

  • Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit

    Koalicioni me VV-në në Prizren, Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK bashkë me nëndegët e Hasit

    Bekim Nerjovaj, një nga figurat më të votuara të kësaj partie në qytet, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga AAK, bashkë me të gjitha nëndegët e Hasit përveç asaj të Zymit.

    Në një komunikatë për media, Nerjovaj ka bërë të ditur se vendimi vjen si reagim ndaj një koalicioni politik të arritur pa asnjë konsultim me kandidatët dhe strukturat e partisë në terren.

    “Si kandidati i dytë më i votuar i AAK-së në degën e Prizrenit, së bashku me të gjitha nëndegët e Hasit (me përjashtim të Zymit), japim dorëheqje nga kjo parti. Arsyeja është arritja e koalicionit pa asnjë konsultim me ne si kandidatë dhe me strukturat partiake në terren,” deklaroi Nerjovaj.

    Ai ka shprehur mirënjohje për qytetarët që e kanë mbështetur gjatë angazhimit të tij politik, duke theksuar se besimi i tyre ka qenë motivi kryesor për punën e tij në shërbim të komunitetit.

    “Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që më kanë mbështetur dhe u shpreh mirënjohjen time të përjetshme për besimin dhe përkrahjen e tyre,” shtoi ai.

    Dorëheqja e Nerjovajt po shihet si një goditje e rëndë për AAK-në në Prizren, pasi ai ishte një nga përfaqësuesit më aktivë të partisë në rajonin e Hasit dhe kandidati i dytë më i votuar në zgjedhjet e fundit.

  • Elon Musk thyen çdo rekord, bëhet njeriu i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë!

    Elon Musk thyen çdo rekord, bëhet njeriu i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë!

    Shefi i Tesla-s dhe pronari i platformës X, Elon Musk, ka hyrë në histori si personi i parë në botë që arrin një pasuri prej 500 miliardë dollarësh.

    Kjo rritje marramendëse vjen pas një periudhe të shkëlqyer për Tesla-n, aksionet e së cilës janë rritur me rreth 14% vetëm gjatë këtij viti, ndërsa Musk zotëron rreth 12% të aksioneve të kompanisë.

    Sipas raportimeve të Metro.uk, vlera e aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike është rritur me më shumë se 20% gjatë vitit të kaluar.

    Në janar, një aksion i Tesla-s kushtonte 427.90 dollarë, por kishte rënë në 220.67 dollarë në periudhën kur Musk u përfshi në kritika për bashkëpunimin e tij me administratën e Donald Trump.

    Megjithatë, me trajektoren aktuale të pasurisë dhe rritjen e kompanive që ai drejton, analistët parashikojnë se Musk mund të bëhet shumë shpejt trilioneri i parë në histori.