ATV

Author: K.B.

  • Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

    Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

    Pas përfundimit të dëshmisë nga Wesley Clark, gjeneral amerikan, për dy ditë me radhë dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sot mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes.

    Në kalendarin e Dhomave të Specializuara, thuhet se ky sesion do të fillojë në orën 14:00.

    Sot pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

  • Ekipi i KEDS-it improvizon barkë për ta riparuar rrjetin elektrik në rrugën Ferizaj–Viti

    Ekipi i KEDS-it improvizon barkë për ta riparuar rrjetin elektrik në rrugën Ferizaj–Viti

    Për shkak të përmbytjeve nga reshjet e fundit, segmenti i rrjetit elektrik Ferizaj–Viti është bërë i pakalueshëm për vetura.

    Megjithatë, ekipi i KEDS-it ka gjetur një “zgjidhje” duke improvizuar një barkë për të arritur te vendi i prishjes dhe për të vazhduar riparimet.

    Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, KEDS-si ka thënë se punëtorët po punojnë pa ndërprerje për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike në tërë rajonin e prekur.

  • Gërvalla i bën ftesë LDK-së për të marrë pjesë në seancën për miratimin e buxhetit

    Gërvalla i bën ftesë LDK-së për të marrë pjesë në seancën për miratimin e buxhetit

    “Ju ftoj publikisht, se si një parti e ardhur nga një traditë institucionaliste të mos bëheni bashkë me ata, të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, të cilët bllokojnë procese të rëndësishme, bllokojnë buxhetin e shtetit, bllokojnë paga dhe e bllokojnë të ardhmen e këtij vendi. Bëj apel publik sot të gjithë juve që të vini në një orë më të vonshme dhe të votoni marrëveshjet ndërkombëtare”.

    “Ky apel publik ju drejtohet juve të nderuar deputetë të LDK-së, me ftesën publike që në seancë të vini dhe të votoni zhbllokimin e proceseve kaq të rëndësishme”, deklaroi ajo.

  • Kurti bën thirrje për miratim të projektligjeve: Çdo vonesë rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve

    Kurti bën thirrje për miratim të projektligjeve: Çdo vonesë rrezikon përfitimin dhe zbatimin e fondeve

    Kryeministri në detyrë dhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë fjalën në seancën e sotme të thirrur nga nënshkrimet e deputetëve të Vetëvendosjes, e cila u konsiderua e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese.

    Ai në fillim foli për komisionet e përhershme parlamentare, që partia e tij po kërkon të themelohen pa pasë një qeveri të votuar.

    “Nga emri i tyre, ky lloj komisioni ka rol të vijueshëm që ruhet e nuk ndërron, prandaj edhe quhen të përhershme. Në njëfarë mënyre, shteti i pavarur si republikë parlamentare, po na thotë: pavarësisht dinamikave që mund të jenë katër komisione parlamentare i kam kyçe që të ekzistojnë dhe të punojnë. Pra, janë të përhershme pikërisht për situatat e zakonshme dhe jo të zakonshme janë apo s’janë qeveritë në detyrë, në dorëheqje e fuqiplotë. Ato janë komisione funksionale në funksion të ministrive që potencialisht mund të krijohen prej një qeverie që legjislativi i voton. Ato prandaj edhe quhen komisione funksionale, por katër sosh janë të përhershme”.

    Gjendja tani është esenciale për republikën tonë, tha Kurti.

    “Temat përkojnë me fushëveprimtaritë e këtyre komisioneve që janë të përhershme. Le të fillojmë me Planin e Rritjes së BE-së”, tha ai, duke shpjeguar më pas pse ai është i rëndësishëm.

    “Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi finalizuar agjendën e reformave dhe e kemi arritur në afatin e parë të vendosur nga KE”.

    Megjithëkëtë, ai tha se u vonua pjesërisht edhe nga vonesat e realizmit të agjendave të reformave të disa nga shtetet tjera përfituese.

    Më pas, Kurti kërkoi që të votohen pikat e propozuara në rendin e ditës të kësaj seance.

    “Ju ftoj sot që të votojmë miratimin e projektligjeve që të fillojmë të përfitojmë nga ky instrument. Koha nuk është burim i ripërtërishëm, kalon në të kaluarën në pakthim. Çdo vonesë e mëtutjeshme e komplikon dhe e rrezikon si përfitimin ashtu edhe zbatimin e fondeve”.

  • “A e ke vet Listën Serbe për me ardhë këtu” – përplasen Agim Bahtiri e Përparim Gruda

    “A e ke vet Listën Serbe për me ardhë këtu” – përplasen Agim Bahtiri e Përparim Gruda

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ai i PDK-së, Përparim Gruda, janë përplasur në seancën e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit për vitin 2026.

    Bahtiri e ka akuzuar Grudën e PDK-së për lidhjet me Listën Serbe, pas fjalimit të tij kundër votimit për formimin e komisioneve parlamenatre.

    Bahtiri e akuzoi Grudën duke thënë se është duke ndjekur politika të Listës Serbe për t’i lënë punëtorët pa paga me rastin e mos votimit të buxhetit.

    “Zotëri Gruda a e ke vet Listën Serbe që ke ardhë këtu”, iu drejtua me tone të larta Bahtiri Grudës.

    Deputeti i PDK-së mohoi lidhjet e tij, duke iu thënë Bahtirit se nuk e njeh atë.

    “Ti nuk e din se kush jam unë”, i tha Gruda, meqë rast Bahtiri vazhdoi me tone të larta duke insituar “E di shumë mirë se kush je ti”.

  • Gruda e sfidon Albulena Haxhiun: Nëse del qysh po thu ti, unë e dorëzoj mandatin e deputetit

    Gruda e sfidon Albulena Haxhiun: Nëse del qysh po thu ti, unë e dorëzoj mandatin e deputetit

    Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, sot në “seancën” e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sqarimet dhe dallimet në mes të qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në detyrë.

    Gruda ka thënë se Qeveria në detyrë s’mund të propozojë miratim projektligjesh, meqë s’ka lidhje në mes të Kuvendit aktual dhe qeverisë së dalë nga legjislatura e kaluar.

    Pas fjalës së Grudës ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,

    Sipas Haxhiut, Gruda s’e ka lexuar paragrafin 5 të nenit 31, për përfundimin e mandatit të qeverisë.

    Gruda e ka sfiduar Haxhiun, duke i thënë se nëse del ashtu siç thotë ajo, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetit.

    “Me pasë një vend një ministre që s’i dallon kufizimet prej përjashtimeve në ligj, është e tmerrshme. Kufizimet thotë vlen. Nëse e gjeni një jurist në vend që e thotë këtë që po e thotë ministrja, unë premtim publik e dorëzoj mandatin”, ka deklaruar Gruda.

  • Gruda i PDK pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    Gruda i PDK pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    Deputeti i PDK’së, Pëparim Gruda, tha se ka shkuar në seancën e sotme për të treguar se pse kjo parti nuk po merr pjesë.

    “Sot kam ardhur këtu për të shpjeguar qëndirmin pse nuk marrin pjesë në këtë seanvë. Së pari nuk e di nëse ka kuorum, ajo ju mbetet me verifiku ju kryetar”, tha ai.

    Gruda shtoi se “asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”.

    Më pas atij i ndërhyri deputeti i VV’së, Agim Bahtiri, i cili nuk dëgjohej se cka fliste.

    “Mos u ngut se njo jom, kështu që duroni sot pak të foli edhe unë… Ju nuk ma diktoni qysh e mbaj fjalimin unë”, tha ai.

    Më pas ndërhyri kryetari i kuvendit, Dimal Basha, që i kërkoi Grudës ta vazhdojë fjalimin.

    “Z. Gruda vazhdonë fjalimin, se s’dëgjohen”, tha Basha.

    “Midis konstitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet me u mbajt seancë për asnjë cështje. Ky është standard i njohur në mbarë botën”, vazhdoi Gruda.

    “Si mund të formohen komisionet parlamentare kur nuk definohen kush është opozita dhe kush është pozita. Kosova s’ka opozitë dhe pozitë sot… I vetmi përjashtim bëhet kur qeveria në dorëheqje ka të drejtë me propozu buxhetin në kuvend, kjo nuk është qeveri në dorëheqje”, tha ai.

  • Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë

    Sveçla: Po çrrënjosim elementet kriminale e terroriste të Serbisë

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njësitë e Policisë së Kosovës kanë zbuluar pajisje ushtarake të lidhura me strukturat serbe, gjatë një patrullimi në veri të vendit.

    Sipas Sveçlës, mbrëmjen e kaluar policia ka hasur në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, ku janë gjetur uniforma ushtarake, xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

    Ai tha se këto gjetje janë pjesë e “çmontimit të elementeve kriminale e terroriste të Serbisë”, duke theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë me aksionet për të garantuar rendin dhe sigurinë.

    “Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë”, ka deklaruar Sveçla në një postim në Facebook.

    Ministri u shpreh se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

    “Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm”, ka theksuar ai.

  • Gruda: Seanca për buxhetin është e paligjshme, përplasjet me deputetët e VV-së tensionojnë sallën

    Gruda: Seanca për buxhetin është e paligjshme, përplasjet me deputetët e VV-së tensionojnë sallën

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.

    Së pari, ai tha se ka pikëpyetje nëse kryetari Dimal Basha e di nëse kjo seancë ka kuorum për t’u mbajtur.

    “Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë”, u shpreh Gruda.

    Ai ka marrë fjalën duke thënë se “kam ardhur në emër të PDK-së të iu tregoj se pse seanca që e keni thirrur sot është e jashtëligjshme”

    Derisa në nisje të fjalimit ai u pengua nga deputetë të LVVsë konkretisht ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

    “A mundesh të lutem kryetar Basha me ma mundësu me mbajt fjalimin, veq një jam sot bëni durim…, ju s’më tregoni se si me e mbajt fjallimin tim.

    Ai është përplasur edhe me nënkryetaren e Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiun.

  • Kusari-Lila kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në sallë: Mos të humbim fondet

    Kusari-Lila kërkon pjesëmarrjen e deputetëve në sallë: Mos të humbim fondet

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar përpara deputetëve që duhet reflektuar për pasojat që shkakton mos-votimi i buxhetit.

    Në një fjalim të mbajtur përpara grupit parlamentar të LVV-së, i vetmi i pranishëm në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila tha se deputetët kanë mandat të plotë dhe është përgjegjësi e tyre të formojnë komisionet parlamentare.

    “Më e lehta është që të abstenohet mos, të mos vihet fare, siç kanë bërë fatkeqësisht përfaqësuesit e grupeve tjera parlamentare. Ajo nuk e arsyeton as heqë përgjegjësinë që e kanë për formimin e komisioneve të përhershme parlamentare” deklaroi ajo.

    Kusari-Lila u shpreh se ligji nuk e përjashton mundësinë e votimit të buxhetit nga një qeveri në detyrë, teksa formimi i komisioneve parlamentare iu takon deputetëve.

    “Kush jemi ne që t’iu humbim qytetarëve të drejtën e fondeve, që humbin në dhjetor të vitit. Në dhjetor të vitit 2025, nëse nuk miratohen, 10% e mbi 800 milionë eurove humbin…” u shpreh Kusari-Lila.

    Ajo iu bëri thirrje deputetëve të bashkohen në seancë dhe të votojnë, për të mos humbur miliona euro fonde nga BE-ja.

    Aktualisht, në seancën ku parashihet të votohet buxheti i shtetit, i tri komunave, buxheti i RTK-së dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, nuk po marrin pjesë partitë opozitare.