ATV

Author: K.B.

  • Afrika po ndahet në dysh: Të dhënat magnetike tregojnë se kontinenti mund të ndahet nga një oqean i ri

    Afrika po ndahet në dysh: Të dhënat magnetike tregojnë se kontinenti mund të ndahet nga një oqean i ri

    Një studim i ri zbulon se Afrika po ndahet në dy pjesë – një proces që ka filluar miliona vjet më parë. Shkencëtarët e Universitetit Keele kanë përdorur të dhëna magnetike për të zbuluar shenja të ndarjes gjeologjike midis Afrikës dhe Arabisë.

    Këto dy masa tokësore dikur ishin të lidhura si pjesë të një puzzle-je, por një proces gradual i shkëputjes i ka tërhequr larg njëra-tjetrës. Ndarja po përhapet nga verilindja në jug të Afrikës, duke u shoqëruar me aktivitet vullkanik dhe sizmik.

    Sipas ekspertëve, kur ndarja të përfundojë – ndoshta pas 5-10 milionë vjetësh – Afrika do të përbëhet nga dy masa tokësore.

    Masa më e madhe në perëndim përfshin vendet më të njohura të Afrikës si Egjipti, Algjeria, Nigeria, Ghana dhe Namibia.

    Masa më e vogël në lindje përfshin Somalinë, Kenian, Tanzaninë, Mozambikun dhe një pjesë të madhe të Etiopisë.

    “Këto zbulime japin një perspektivë unike mbi mënyrën se si planeti ynë ndryshon dhe lëviz vazhdimisht nën këmbët tona,” tha prof. Peter Styles, gjeolog në Keele University.

    Çfarë thotë teoria e tektonikës së pllakave

    Teoria e tektonikës thotë se konfigurimi aktual i kontinenteve ka ndryshuar shumë gjatë historisë gjeologjike. Para miliona apo miliarda vjetësh, pllakat tektonike më të mëdha u fragmentuan dhe lëvizën larg, duke krijuar kore oqeanike të reja dhe oqeanet që njohim sot. Ky proces njihet si zgjerimi i fundme të oqeanit (seafloor spreading).

    Hulumtuesit tregojnë se Rripa i Lindjes së Afrikës – një nga veçoritë më të mëdha tektonike të kontinentit – po shkakton ndarjen e ngadalshme. Me një gjatësi rreth 6,400 km dhe një gjerësi mesatare 50-65 km, sistemi shtrihet nga Jordania në Azinë Jugperëndimore deri në Mozambik.

    Kur Afrika të ndahet plotësisht, hapësira do të kalojë përgjatë këtij rripi, duke ndarë liqene të mëdha në Afrikën Lindore, si Liqeni Malawi dhe Liqeni Turkana.

    Zona kritike e Afarit

    Studimi u përqendrua në zonën e Afarit, ku Deti i Kuq takon Gjirin e Adenit. Kjo është një prej pak zonave në Tokë ku takohen tre rripa tektonikë: Rripi Kryesor Etiopian, Rripi i Detit të Kuq dhe Rripi i Gjirit të Adenit – e njohur si nyja treshe.

    Shkencëtarët besojnë se në këtë zonë po shohim stadiumet e hershme të ndarjes kontinenteve, një proces që ka nisur me miliona vjet më parë.

    Analiza e të dhënave magnetike të mbledhura në vitet 1968-1969 nga instrumente ajrore tregoi shenja të zgjerimit të fundme të oqeanit midis Afrikës dhe Arabisë. Sinjalet magnetike tregojnë se kontinenti po shtrihet dhe hollon ngadalë, derisa të shpërthejë, duke shënuar lindjen e një oqeani të ri.

    Dr. Emma Watts, gjeokimiste në Universitetin e Swansea, shpjegon se procesi po ndodh aktualisht, por me ritme të ngadalta – rreth 5-16 mm në vit në pjesën veriore të rripit. “Ky proces do të zgjasë disa miliona vjet për t’u përfunduar,” tha ajo.

    Tërmetet dhe pllakat tektonike

    Pllakat tektonike, përbërë nga korja dhe shtresa e sipërme e mantelit, lëvizin mbi asthenosferën – një shtresë të ngrohtë dhe viskoze shkëmbi. Tërmetet ndodhin kryesisht në kufijtë e pllakave, ku njëra lëviz nën tjetrën ose rrëshqet përkrah. Ndërkohë, edhe mes pllaka mund të ndodhin tërmete kur shenjat e vjetra gjeologjike aktivizohen sërish.

    Autoret e studimit besojnë se të dhënat e Afarit ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi ndarjen e kontinenteve dhe fillimet e lindjes së oqeaneve të reja, duke e bërë këtë rajon një laborator natyror për të kuptuar dinamikën e Tokës.

  • Bie shkalla e lindshmërisë në Turqi, Erdogani paralajmëron masa ndaj lëvizjeve LGBT

    Bie shkalla e lindshmërisë në Turqi, Erdogani paralajmëron masa ndaj lëvizjeve LGBT

    Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar masa ndaj lëvizjeve LGBT dhe imponimeve të neutralitetit gjinor, pasi lajmit se ka rënë me të madhe mesatarja e lindjeve në shtetin që drejton ai.

    Këto masa ai i ka paralajmëruar të enjten teksa ka folur për sfidat që po kërcënojnë institucionin e familjes turke.

    Duke u përqendruar në sfidat ndaj institucionit të familjes, Erdogan tha: “Ne po marrim masa kundër imponimeve të neutralitetit gjinor dhe lëvizjeve LGBT, duke mos lejuar lëshime apo vetëkënaqësi.”

    Ai theksoi se Turqia po mbron familjen në një periudhë ku kapitalizmi global po hap fronte të reja dhe imperializmi kulturor dhe ndikimi digjital po intensifikohen në të gjithë botën.

    Erdogani paralajmëroi gjithashtu për një krizë demografike, duke thënë se “aktualisht po përballemi me një katastrofë”, pasi të dhënat zyrtare treguan se shkalla totale e fertilitetit të vendit ra në 1.48 vitin e kaluar.

    Erdogan tha se shkalla në rënie e fertilitetit “po bie si kambana alarmi për të ardhmen tonë” dhe se “askush që interesohet për fatin e këtij vendi nuk mund të jetë indiferent”.

  • Murati: Ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

    Murati: Ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

    Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka njoftuar se nga kjo javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, masë e cila synon të mbështesë familjet e cenueshme me të ardhura të ulëta.

    Sipas tij, familjet përfituese tashmë mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike të cilat do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim.

    Murati ka bërë të ditur se kjo mbështetje financiare e Qeverisë do të vazhdojë për gjashtë muaj, deri në përfundim të stinës së dimrit, ashtu siç ishte praktikuar edhe gjatë vitit të kaluar.

    “Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: ta përballojmë së bashku barrën e shpenzimeve energjetike në muajt e ftohtë dhe të sigurojmë që asnjë familje në nevojë të mos mbetet pa mbështetje”, ka thënë Murati.

  • Një punëtor vdes në vendin e punës, një tjetër dërgohet në spital, Policia jep detaje

    Një punëtor vdes në vendin e punës, një tjetër dërgohet në spital, Policia jep detaje

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një vendpunishte në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku një punëtorë ka vdekur e një tjetër ka marrë lëndime.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.

    “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
    Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Pllana.

    Policia, Inspektorati i Punës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

    “Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.”, tha Pllana

  • Trump e thotë publikisht: E enjtja, afati i fundit për Ukrainën

    Trump e thotë publikisht: E enjtja, afati i fundit për Ukrainën

    Donald Trump sapo ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën.

    Ai tha se mendonte që e enjtja e ardhshme ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika.

    “Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump.

    Ndryshe, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të tradhtojë interesin kombëtar të Ukrainës, ndërsa po shqyrton planin e paqes të SHBA-së.

    Por presidenti i Ukrainës paralajmëroi se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për vendin, pasi përballet me zgjedhjen midis humbjes së një partneri të madh ose dinjitetit të tij.

    Në një deklaratë video, ai tha se nuk do ta lejonte Rusinë të akuzonte Ukrainën për prishjen e çdo procesi paqeje, ndërsa vendi i tij përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij.

  • Putin konfirmon se Rusia ka marrë planin e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Putin konfirmon se Rusia ka marrë planin e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Vladimir Putin thotë se Rusia ka marrë planin amerikan për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

    Duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë në Moskë, ai thotë se propozimet e Donald Trumpit u diskutuan në samitin mes dy presidentëve në Alaskë në gusht, raporton BBC.

    Putin e përshkroi planin e sapo prezantuar me 28 pika si një version të “modernizuar” të atyre propozimeve.

  • Vuçiq: Kroacia e Sllovenia kërkuan heqjen e masave ndaj Kosovës, Franca e Hungaria u kundërvunë

    Vuçiq: Kroacia e Sllovenia kërkuan heqjen e masave ndaj Kosovës, Franca e Hungaria u kundërvunë

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria janë kundërvënë.

    Vuçiq tha gjithashtu se Kroacia ka një “strategji doktrinore për të dobësuar shtetin serb”, ndonëse, sipas tij, ai “u dëshiron të gjithëve të mirat”.

    Ai u shpreh se rrëzimi i tij nga pushteti është “qëllimi prioritar” i Kroacisë, sepse, sipas tij, ata e konsiderojnë atë “si gjënë më të keqe për interesat e tyre afatgjata”. Sipas Vuçiqit, kjo gjithashtu “nënkupton se ai është gjëja më e mirë për Serbinë”.

    “Unë u dëshiroj atyre të mirat, jam i bindur se Serbia dhe Kroacia do të duhet të kenë marrëdhënie shumë më të mira në të ardhmen”, shtoi ai, raporton media kroate “Direktno”.

    Vuçiq tha se gjatë vitit të fundit në mediat kroate janë botuar mbi 25 mijë tekste kundër tij, vetëm rreth 50 prej tyre kanë qenë neutrale dhe asnjë pozitiv.

    Ai kritikoi gjithashtu faktin që në Serbi nuk po përmendet roli i Francës në mbështetje të Serbisë në takimin e kësaj jave të Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, ku Parisi u kundërvu heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

    “Franca dhe Hungaria u kundërvunë dhe propozimi nuk kaloi. Hungarezët këtu i lavdërojnë të gjithë për shkak të (kryeministrit) Orbanit, por askush nuk po thotë se edhe francezët ishin në anën tonë, e ishin. Edhe italianët kanë dërguar letër që të hapet Kapitulli 3 në negociatat Serbi–BE. Pse nuk u thuani qytetarëve se Franca dhe Italia janë miqtë tanë, pavarësisht dallimeve rreth Kosovës”, tha Vuçiq.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të mos i quajnë gjermanët “nazistë”, duke theksuar se kjo “jo vetëm që nuk është e vërtetë, por i shkakton dëm të madh Serbisë”.

  • MPJD konfirmon vdekjen e shtetasit të Kosovës në Serbi, u aksidentua me një tren

    MPJD konfirmon vdekjen e shtetasit të Kosovës në Serbi, u aksidentua me një tren

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë.

    Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Sipas informacioneve zyrtare, trupi i tij i pajetë ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.

    MPJD thotë se është vënë në koordinim me institucionet relevante të Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në vend. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat.

    Ministria thekson se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin çdo veprim të kërkuar për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë.

  • Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me FBI-në

    Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me FBI-në

    Policia e Kosovës po thellon partneritetin me institucionet amerikane të sigurisë, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e rendit publik në vend.

    Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së: atasheu Kimberly Riffe dhe asistent-atasheu për zbatimin e ligjit, Eric Littlepage.

    Gjatë takimit të 20 nëntorit, palët u njoftuan me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, punën e Policisë dhe angazhimet për ruajtjen e rendit e sigurisë publike. Po ashtu, është diskutuar për nivelin aktual të bashkëpunimit dypalësh dhe projektet e përbashkëta në fushën e sigurisë, të cilat, siç u vlerësua, vazhdojnë të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të rendit në Kosovë.

  • Komuna e Prishtinës e kërkon 1/12 e buxhetit të dhjetorit më herët për t’i paguar faturat

    Komuna e Prishtinës e kërkon 1/12 e buxhetit të dhjetorit më herët për t’i paguar faturat

    Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati me anë të një postimi ka bërë të ditur që komuna e Prishtinës sot ka bërë kërkesë në Thesar që t’u bëhet alokim i parakohshëm i 1/12-tës së buxhetit të paraparë për muajin dhjetor.

    Buxhetin e dhjetorit, komuna e Prishtinës do ta shpenzoj më herët, që t’i paguaj disa fatura

    Megjithatë, komuna e Prishtinës do të mbetet pa buxhet fare në muajin dhjetor, ka paralajmëruar ministri Murati në postimin e tij.

    Postimi i plotë:

    Komuna e Prishtinës sot ka bërë kërkesë në Thesar që t’u bëhet alokim i parakohshëm i 1/12-tës së buxhetit të paraparë për muajin dhjetor.

    Pra, buxhetin që do duhej të shpenzohet në dhjetor, ta kenë mundësinë ta shpenzojnë më herët në muajin nëntor, me qëllim që të paguajnë disa prej faturave që janë grumbulluar, përfshi edhe ato të energjisë elektrike.

    Megjithëse kjo nuk e zgjidh problemin por vetëm e vonon, sepse pastaj dhjetori mbetet pa buxhet, marrë parasysh situatën Thesari do të bëjë këtë alokim të parakohshëm në mënyrë që një pjesë e faturave të paguhen tash.

    Zgjidhja e problemit do të ishte nëse pardje LDK-ja do ta votonin së paku buxhetin e Prishtinës, dhe pastaj fare s’do të kishte nevojë për këso improvizime.

    Mirëpo në vend të zgjidhjes, Lumir Abdixhiku me LDK-në vendosën të mos vinin fare në seancë pardje.

    Për më keq, dje u munduan që të keqpërdorin edhe prindërit e fëmijëve në çerdhe duke u munduar që t’ia hedhin fajin Ministrisë së Financave, për buxhetin të cilin vetë LDK-ja nuk e votoi.