ATV

Author: K.B.

  • BMW M e prodhuar për herë të parë del në shitje

    BMW M e prodhuar për herë të parë del në shitje

    Vetura e parë BMW M në prodhim në histori është në shitje.

    Nëse bëhet pyetja se cila ishte vetura e parë BMW M e prodhuar, ka të ngjarë të vijojnë disa përgjigje të ndryshme.

    Disa thonë se është një M1, të tjerë thonë se është një 530 MLE nga viti 1976, e lansuar dy vjet para superveturës së lartpërmendur, por hyn në lojë një model edhe më i vjetër, 3.0 CSL.

    BMW 3.0 CSL është një version garash i modelit të bukur E9, i cili u shfaq në vitin 1973, një vit pas themelimit të BMW Motorsport GmbH.

    Fillimisht u ndërtuan 21 shembuj.

    Shasia E9/R1 ishte automjeti i parë i përfunduar dhe tani ofrohet për shitje.

    Është prodhuar midis fundit të vitit 1972 dhe fillimit të vitit 1973 si një automjet testimi dhe zhvillimi për ekipin e fabrikës.

  • 3 mënyra si të mbroni shikimin me kalimin e moshës

    3 mënyra si të mbroni shikimin me kalimin e moshës

    Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare. Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.

    Tashmë me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin në duart tuaja rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe. Në këtë artikull ne ju tregojmë tre mënyra se si të mbroni shikimin tuaj për ta ruajtur të fortë gjatë gjithë jetës.

    Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj. Jo vetëm kur mund t’i shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj. Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

    Konsumoni ushqimet e duhura
    Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi. Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë. Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi dhe humbje të shikimit. Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj. Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.

    Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe
    Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor. Kjo mënyrë jeese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushime e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë. Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%. Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm.

  • Mozzik në zi, përjeton humbjen e njeriut të dashur

    Mozzik në zi, përjeton humbjen e njeriut të dashur

    Për reperin Mozzik, sot është një ditë e trishtë. Ai ka njoftuar përmes rrjetit të tij social në Facebook se gjyshi i tij nga ana e nënës ka ndërruar jetë.

    Në postimin e tij prekës, Mozzik shprehet për ndarjen nga jeta të gjyshit, duke e përshkruar atë si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar.

    Postimi i plotë:

    Njoftim Mortor

    Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar.

    Vorrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datën 24 nëntor, në orën 15:30, në Fshatin Sojevë (Varrezat te Sylovit) – Ferizaj.

    Lusim Zotin e Madhërishëm t’ia bëjë varrin dritë dhe t’ia falë çdo mirësi që ka bërë në këtë jetë.

    Lamtumirë, gjyshi im…

    Përshëndetje dajës Muzafer dhe dajës Burim… thuaju se i kujtojmë, i duam dhe nuk do t’i harrojmë kurrë.

  • Ukraina vendos vijat e kuqe: Nuk i dorëzojmë territoret e pushtuara

    Ukraina vendos vijat e kuqe: Nuk i dorëzojmë territoret e pushtuara

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për diskutimet e vazhdueshme mbi një plan paqeje në Ukrainë.

    Duke folur nëpërmjet një lidhjeje video në një samit të Platformës së Krimesë në Suedi, Zelensky tha se Kievi do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij për kompromise mbi propozimet e bëra nga SHBA-të për të forcuar, jo për të dobësuar Ukrainën.

    “Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë dhe një vendim për përdorimin e aseteve të saj të ngrira ishte thelbësor për çdo propozim paqeje”, tha Zelensky.

    Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk tha se planet e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO duhet të jenë pjesë e garancive të sigurisë dhe e çdo plani paqeje.

    “Vijat e kuqe të Ukrainës për bisedimet e paqes përfshijnë mosnjohjen formale të territoreve të pushtuara ukrainase”, tha Stefanchuk.

    “Asnjë kufizim për forcat e saj mbrojtëse dhe asnjë kufizim në aleancat e saj të ardhshme.”

  • Çeçenia vendos kufizime të reja për veshjen e grave

    Çeçenia vendos kufizime të reja për veshjen e grave

    Çeçenia ka miratuar një ligj të ri që kufizon modën e grave, duke ndaluar veshjet tradicionale që përmbajnë “elementë mashkullorë”.

    Çeçenia ka miratuar një ligj të ri që kufizon modën e grave, duke ndaluar veshjet tradicionale që përmbajnë “elementë mashkullorë”. Nuk është hera e parë që autoritetet e republikës ruse vendosin kufizime ndaj veshjes së grave, vëzhguesit thonë se arsyetimi për ligjin më të ri lidhet me kontrollin, e jo traditën, siç pretendohet”.

    Ministria e Kulturës e Çeçenisë njoftoi se dizajnerëve u ndalohet përdorimi i stileve që “bien ndesh me zakonet tradicionale dhe vlerat kulturore”. Një shembull i përmendur janë gazyrët – rreshta xhepash për plumba të qepur në pallton tradicionale çerkeska, një element i veshjes mashkullore të popujve të Kaukazit. Ministria shpjegon se përdorimi i këtyre elementeve në veshjet e grave shihet si një shkelje e traditave dhe simbolikës mashkullore.

    Ky është kufizimi i dytë ndaj veshjes së grave nga autoritetet çeçene në më pak se një muaj. Në fund të tetorit, grave iu ndalua të dilnin jashtë pa shami në kokë. Një grua që kapen pa shami në kokë do t’iu nënshtrohet “bisedave sqaruese”, sipas Amir Sugaipovit, një ndihmës i liderit autoritar të republikës, Ramzan Kadyrov.

    Sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë, vëzhguesit dhe aktivistët e të drejtave të grave e kritikuan arsyetimin zyrtar, grupi Marem, që mbron të drejtat e grave në Kaukazin e Veriut, tha se nuk është e habitshme që “burrat nga Ministria e Kulturës vendosën të merren me modën e grave”, duke shtuar se prioritetet duhet të jenë lufta kundër dhunës dhe femicidit, jo kontrolli mbi veshjet.

    Politologu Ruslan Aisin e krahasoi situatën me atë të Koresë së Veriut, ku shteti rregullon gjithçka, nga veshja deri te gërshetimi i flokëve. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për traditën, por për një provë besnikërie ndaj shtetit, një mekanizëm kontrolli dhe konsolidimi pushteti brenda Çeçenisë.

    “Gjithçka që shteti bën në emër të kulturës është gjithmonë shfaqje dhe gjithmonë synon kontrollin. Së pari, ka kulturë zyrtare, e pastaj kulturë popullore. Ato shpesh përplasen. Nëse shikon traditat çeçene, nuk ka diktator”.

    Ndërkohë, lidhjet familjare të presidentit Ramzan Kadyrov me Ministrinë e Kulturës shtojnë një dimension tjetër. Isa Ibragimov, një i afërm i Kadyrovit, drejton ministrinë, ndërsa vajza e Kadyrovit, Aishat Kadyrova, ka mbajtur më parë këtë post.

    Këto interesa biznesi përfshijnë ndërmarrjen e saj më të njohur, shtëpinë e modës Firdaws.

    Sipas uebsajtit e saj, dizajnerët e Firdaws “punojnë në segmentin autentik të modës modeste” dhe prodhojnë veshje që janë “besnike ndaj stilit tradicional çeçen, motiveve vainakh dhe natyrës” për “burra dhe gra që parapëlqejnë stil elegant dhe mbeten besnikë ndaj kulturës së tyre”.

    Sikurse Kadyrova ashtu edhe Firdaws janë nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

    Svetlana Anokhina, themeluese e Marem, shpjegon se përdorimi i “traditës” për të justifikuar ndalimet është një prirje e kahershme në Kaukazin e Veriut.

    “Burrat gjithmonë e kanë perceptuar çdo ‘shkelje të kufirit’ nga gratë si një cenim ndaj privilegjeve dhe ‘maskulinitetit’ të tyre”.

    “Sipas traditës, një i huaj nuk mund t’i japë urdhra një gruaje. Ai duhet t’i drejtohet asaj përmes burrave të familjes së saj. Por, duket se Kadyrovi e konsideron veten ‘babai i popullit’ dhe vepron në përputhje me këtë: Ai u lejon grave të ndëshkohen, të qortohen publikisht, t’u ndalohet veshja e disa rrobave dhe t’u vendosen kufizime për veshjen”, tha Anokhina.

    Kurse, Fatima Gazieva nga organizata “Paqe për Gratë në Botë” shpjegoi se kufizimet nuk kanë të bëjnë me ruajtjen e traditës, por me demonstrimin e kontrollit dhe besnikërisë para Kremlinit.

    “Nëse autoritetet vërtet donin të ruanin traditën, duhet të mbrojnë gratë, jo t’i kontrollojnë”. tha ajo.

  • Lamine Yamal i pakënaqur me Barcelonën, kjo është arsyeja

    Lamine Yamal i pakënaqur me Barcelonën, kjo është arsyeja

    Barcelona këtë sezon është përballur me shumë probleme me lëndime, dhe më e rëndësishmja ka qenë ajo e Lamine Yamal. 18-vjeçari u dëmtua fillimisht në ijë në shtator dhe, edhe pse tani është afër rikuperimit të plotë, ai ka vuajtur nga ky problem pothuajse tre muaj.

    Lamine Yamal u kthye nga Kombëtarja e Spanjës me pubalgi, gjë që e detyroi të humbiste ndeshjet kundër Valencias, Newcastle United, Getafes dhe Real Oviedos. Ai u rikthye kundër Real Sociedad, por pas dy ndeshjeve brenda pak ditësh – ndaj Sociedad dhe Paris Saint-Germain – lëndimi iu rikthye sërish.

    Kjo e bëri atë të humbiste katër ndeshjet e fundit të Spanjës, duke shkaktuar tensione mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Tani është zbuluar se Lamine Yamal nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën se si klubi menaxhoi rikuperimin e tij.

    Sipas The Athletic, gjatë pushimit të tetorit, Lamine Yamal u ankua te Barcelona, duke bërë të qartë se nuk ishte i kënaqur me procesin e rikuperimit të drejtuar nga departamenti mjekësor i klubit, nën drejtimin e Julio Tous. Ai kërkoi të trajtohej nga pjesëtarë të tjerë të stafit, dhe kjo iu aprovua.

    Lëndimi i tij është një nga 12 dëmtimet e lojtarëve të ekipit të parë këtë sezon – krahasuar me vetëm tetë në të njëjtën periudhë sezonin e kaluar. Në javët e fundit, trajneri Hansi Flick ka vendosur të kthehet te metodat e sezonit të parë në Kataluni, ndërsa kërkon zgjidhje më efektive.

    Barcelona padyshim është ndikuar nga mungesat e lojtarëve kyç si Joan Garcia, Pedri dhe Raphinha. Klubi shpreson që ndryshimet e fundit në menaxhimin e rikuperimit të lëndimeve të japin rezultat, dhe javët e ardhshme do të tregojnë nëse këto masa do të funksionojnë.

    Lamine Yamal i pakënaqur me Barcelonën rreth trajtimit të lëndimit të tij.

  • Ngjarje e rëndë në Gadime të Lipjanit: Burri e sulmon me sëpatë ish-gruan e tij, policia jep detaje

    Ngjarje e rëndë në Gadime të Lipjanit: Burri e sulmon me sëpatë ish-gruan e tij, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me rastin e rëndë në Gadime të Lipjanit, ku një burrë tentoi ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.

    “Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ndryshe, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e viktimës është stabile dhe po vijon trajtimi i saj në Qendrën Emergjente.

  • Sindikata e Minatorëve ngre alarmin, thonë se kushtet në Trepçë janë të rrezikshme

    Sindikata e Minatorëve ngre alarmin, thonë se kushtet në Trepçë janë të rrezikshme

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar rreth kushteve të punës në Minierën me Flotacion të Trepçës.

    Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ata kërkojnë që vëmendja e qeverisë të kthehet nga minierat me plane konkrete.

    Po ashtu në reagim thuhet se kushtet aktuale janë të rënda, të rrezikshme dhe të papranueshme.

    “Pajisjet e vjetruara janë ndër shkaqet kryesore. Ato nuk plotësojnë standardet më elementare të sigurisë. Çdo herë që përdoren, rreziku për lëndim është pranë. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së investimeve për shumë vite me radhë. Ne detyrohemi të sakrifikojmë, të punojmë me makineri të lodhura e me kushte të rrezikshme, vetëm që të sigurojmë të hyrat minimale për pagat tona”, thuhet në reagim.

    Më poshtë e keni reagimin e plotë të Sindikatës:

    Situata në minierë ka arritur në një pikë ku nuk mund të heshtet më. Përveç rrezikut të përditshëm që sjell profesioni ynë, ne po punojmë në kushte që nuk i plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë. Trajnimet e domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë mungojnë, edhe pse me ligj duhet të mbahen rregullisht për çdo punëtor”.

    Çdo ditë jemi dëshmitarë të lëndimeve të rënda e të lehta brenda minierës. Shumë kolegë tanë kanë mbetur me pasoja të përhershme në shëndet, e shumë të tjerë me lëndime që nuk shihen nga askush përveç regjistrave të brendshëm. Ky numër është alarmues dhe nuk mund të trajtohet më si statistikë e ftohtë. Kjo është jeta e minatorëve që rrezikojnë për të mbajtur minierën gjallë.

    Pajisjet e vjetruara janë ndër shkaqet kryesore. Ato nuk plotësojnë standardet më elementare të sigurisë. Çdo herë që përdoren, rreziku për lëndim është pranë. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së investimeve për shumë vite me radhë. Ne detyrohemi të sakrifikojmë, të punojmë me makineri të lodhura e me kushte të rrezikshme, vetëm që të sigurojmë të hyrat minimale për pagat tona.

    Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Investimet në Trepçë nuk janë dëshirë, janë domosdoshmëri.

    Ne i bëjmë thirrje qeverisë së re, kujtdo që do të marrë përgjegjësinë pas zgjedhjeve, të kthejë vëmendjen kah minierat. Duhet një plan i qartë, serioz dhe afatgjatë për sektorin minerar, me investime të drejtpërdrejta në Trepçë, sepse pa minatorët nuk ka prodhim, e pa prodhim nuk ka Trepçë.

    Po ashtu, kërkojmë nga menaxhmenti që menjëherë të nisë trajnimet e sigurisë dhe të ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse pa asnjë vonesë.

    Kushtet aktuale janë të rënda, të rrezikshme dhe të papranueshme. Minatorët nuk mund të presin më.

  • Ymeri: Vuk Hamoviq fitues i ankandit për bartjes të rrymës Kosovë-Maqedoni-Mal i Zi

    Ymeri: Vuk Hamoviq fitues i ankandit për bartjes të rrymës Kosovë-Maqedoni-Mal i Zi

    Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka alarmuar se Vuk Hamoviq, është fitues i ankandit për bartje të rrymës mes Kosovës e Maqedonisë, dhe Malit të zi dhe Kosovës.

    Postimi:

    Lajme, fakte sot

    EFT nga Vuk Hamovic fitues:

    Ankandi i bartjes së rrymës Maqedoni Veriut – Kosovë

    Ankandi i bartjes së rrymës Mali i Zi – Kosovë ku kosto për orë arrin deri 1,832 Euro.

    Për informata nga vet ky biznes mund të thirrni selinë në Beograd, kush din serbisht përveç se me komentu pro VV-së.

  • Ndërpritet seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, pritet të vazhdojë pasdite

    Ndërpritet seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, pritet të vazhdojë pasdite

    Përshkak të disa pamjeve që nuk arritën t’i hapin në hard disc, është ndërprerë seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Seanca prite të vazhdojë pasdite, rreth orës 13:10.

    Në seancën e sotme pritej të dëshmonte babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, por që i njëjti mungoi.

    Në sallë u lexua dëshmia që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.

    Gjatë kësaj dëshmia, babai i Naimit kishte përmendur një problem që Liridona dhe Naimi kishin pasur, pasi ky i fundit kishte shkëmbyer disa fotografi me gruan e Kanon Kokallës (djali i hallës), Bjondinën.