ATV

Author: K.B.

  • Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

    Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

    Përfaqësuesit i punëtorëve të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka thirr Komuna e Prishtinës do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre.

    Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, aty edhe ku janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, ka thënë se mbledhja e nesërme është legjitime.

    “Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Ne po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja”, tha ai duke shtuar se mbledhja është legjitime.

    “Ata që e shpallin jolegjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionojë dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet në Ministri dhe Ministria do t’i alokojë mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai.

    Nga e hëna kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, e kjo u bë siç kanë thënë për shkak të mungesës së pagës dhe karburanteve

  • Fillon regjistrimi i diasporës, KQZ jep sqarime për mërgimtarët që votojnë jashtë Kosovës

    Fillon regjistrimi i diasporës, KQZ jep sqarime për mërgimtarët që votojnë jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, që do të zgjasë 11 ditë.

    Gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë.

    KQZ ka bërë të ditur se në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

    të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; apoduke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.
    “Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.” – thuhet në njoftim.

    KQZ ka sqaruar po ashtu se kjo periudhë e regjistrimit vlen vetëm për shtetasit që duan të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, ndërkaq për të votuar në vendvotimin e tyre në Kosovë nuk kanë nevojë të regjistrohen si votues jashtë vendit.

    Shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, do të largohen nga Lista e Votuese brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

    Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës.

    “Ndërkohë, shtetasit e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës, ndodhen në Listën e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

    Çdo qytetarë i Kosovës me të drejtë vote, si brenda dhe jashtë vendit, përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org mund ta kontrollojë adresën e Qendrës së Votimit ku është i caktuar të votojë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.”

    Në fund, ky institucion ka njoftuar se votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

    Votimi atë ditë do të fillojë në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

    Ndërsa votimi përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025.

    Për këtë mënyrë votimi, KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare në të cilat do të mund ta dërgojnë pakon me fletëvotim.

  • Janina Ymeri: Veç për bartje të rrymës Kosova po paguan në orë, mbi 3 mijë euro

    Janina Ymeri: Veç për bartje të rrymës Kosova po paguan në orë, mbi 3 mijë euro

    Ekspertja e energjetikes nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri ka shkruar se si Kosova për orë po paguan mbi 3 miëj euro për bartje të energjisë elektrike.

    Sipas saj për bartjen e energjisë, përfituese është kompania nga Serbia e Vuk Hamoviçit

    “Pra dy herë sot EFT nga Vuk Hamoviç fitues përderisa Kosova me protesta edhe greva”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Data: 26.11.2025
    Kosto për bartje rryme për orë deri 3,044 Eur. Mali Zi – Kosovë.
    Fituesit:
    EFT biznesi në Zvicër
    EFT Kosovë sepse ZRRE ende nuk i ka pezulluar ende licencën.
    Elektroprivreda Srbije AD Beograd
    GEN-I, trgovanje in prodaja energije, d.o.o
    Interenergo d.o.o. (Kontraktues në Serbi)
    Edhe kompani tjera po asnjë që është krijuar nga Kosova.
    Pra dy herë sot EFT nga Vuk Hamoviç fitues përderisa Kosova me protesta edhe greva.

  • Burri në Prishtinë kapet me kallashnikov pasi ngacmoi ish-gruan

    Burri në Prishtinë kapet me kallashnikov pasi ngacmoi ish-gruan

    Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ish-bashkëshorten.

    Policia e Kosovës, ndaj të dyshuarit ka sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë, derisa me vendim të prokurorit i njëjti është liruar.

    “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ish bashkëshorten. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 16 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

  • Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente trafiku e arrestohen 21 persona

    Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente trafiku e arrestohen 21 persona

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shqiptuar 2027 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe 22 aksidente me të lënduar, dhe 34 me dëme materiale.

    Tutje, nga PK’ja shtohet po ashtu se, janë arrestuar 21 persona, ku 14 janë dërguar në mbajtje.

  • Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare, pas një sulmi kardiak.

    E shokuar nga ky lajm, ka mbetur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

    “Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë … Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehtë në paqe e Zoti i japtë forcë familje”, thuhet në reagimin e Dafines.

  • “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    Vdekja e papritur e Shpat Kasapit la të tronditur edhe mikun e tij të fëmijërisë, Ermal Fejzullahun.

    Këngëtari publikoi një fotografi të viteve të rinisë me Shpatin, përmes të cilës kujton nisjen e karrierës së bashku.

    “Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty të cilat do t’i ruaj tërë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla”, ka shkruar Fejzullahu.

    Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçar dhe sipas raportimeve nga mediat maqedonase, ai nuk arriti t’i mbijetonte një arresti kardiak.

  • Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Seria e ndeshjeve me gola nga Barcelona ka marrë fund, pas humbjes nga Chelsea të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

    Mbrëmë, skuadra katalunase pësoi një humbje 3-0 nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

    Kjo është hera e parë që nga 15 dhjetori 2024 që Blaugranët nuk kanë arritur të shënojnë kundër kundërshtarëve të tyre, kur humbën ndaj Leganes me rezultat 0-1.

    Që atëherë, Barcelona kishte shënuar të paktën një gol në 53 ndeshje radhazi.

    Barcelona dështoi të shënonte në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga 7 nëntori 2023, kur humbën ndaj Shakhtar Donetsk (0-1).

    Pas kësaj, katalunasit shënuan në 22 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve – seria e tyre më e gjatë e shënimit të golave në këtë garë që nga ajo që kishin midis viteve 2009 dhe 2012 (29 ndeshje me gola).

  • Xhaketat e lëkurës, pesë ide të reja për ta veshur këtë sezon

    Xhaketat e lëkurës, pesë ide të reja për ta veshur këtë sezon

    Ajo është një nga ato veshje të jashtme të përjetshme që, për arsye të kuptueshme, e lëmë mënjanë gjatë verës. Por tani që dimri ka mbërritur zyrtarisht, më në fund mund ta rikthejmë sërish në garderobën tonë.

    A jeni gati të nxirrni xhaketat prej lëkure nga dollapi? Qoftë një model klasik motorçiklisti me xhepa dhe zinxhirë, apo një pallto më e sofistikuar dhe e gjithanshme, ky është momenti i duhur për t’u dhënë atyre rolin kryesor në veshjet e stinës. Një pallto lëkure është një nga pjesët më praktike dhe më të gjithanshme që mund të keni. Ajo sjell ngrohtësinë e duhur për ditët e ftohta, kombinohet lehtësisht nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe përshtatet po aq mirë me rroba të lehta, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe xhinse, ose me një fustan.

    Në varësi të prerjes dhe detajeve, xhaketa e lëkurës mund të transmetojë elegancë dhe finesë, ose një energji rock n’ roll. Madje, me veshje leshi brenda, mund t’ju mbajë ngrohtë edhe në dimër.

    Për më tepër, trendet më të fundit nga Javët e Modës i kanë rikthyer ato fuqishëm, duke na ofruar plot ide frymëzuese për këtë sezon. Më poshtë janë pesë mënyra të veçanta për t’i veshur:

    Zgjidhni një xhaketë me prerje të madhe dhe kombinojeni me xhinse të gjera dhe atlete, për një pamje moderne dhe shumë aktuale.

    Nëse nuk doni të largoheni nga zona e rehatisë, investoni në një bluzë prej lëkure. Është e bukur, e lehtë për t’u kombinuar dhe mban pamjen në qendër të vëmendjes.

    Për një pamje mbrëmjeje, kombinoni një fustan maxi me një xhaketë lëkure të rehatshme dhe balerina të sheshta, të plotësuara me geta transparente.

    Provoni kombinimin e një minifundi me çizme deri te kyçi dhe një xhakete lëkure të butë e të rehatshme.

    Si alternativë, zgjidhni një xhaketë lëkure të ngushtuar në bel me rrip, të kombinuar me pantallona të gjera dhe balerina ose mokasina — një zgjidhje ideale për ditët e ftohta.

  • Shpat Kasapi ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

    Shpat Kasapi ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

    Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka vdekur të mërkurën në moshën 40-vjeçare.

    Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.

    Siç raporton TopChanel, Kasapi ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’ BigBrother Albania VIP 5.

    Ai ishte një nga këngëtarët më të dashur dhe më të njohur të muzikës shqiptare.