ATV

Author: K.B.

  • Nis dita e tretë e protestës, autobusët ‘gati’ për ta paralizuar kryeqytetin

    Nis dita e tretë e protestës, autobusët ‘gati’ për ta paralizuar kryeqytetin

    Punëtorët e Trafikut Urban, dhe të operatorëve privatë, kanë nisur ditën e tretë të protestës.

    Protesta vjen për shkak të mosmarrjes së pagave që disa muaj me radhë.

    Të martën, ata zbarkuan me autobusë nëpër rrugët e Prishtinës, nga Komuna deri te Qeveria, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa është paralajmëruar që njësojë do të veprohet edhe sot, por në periudhë kohore më të gjatë.

    Protestuesve për dy ditë me radhë iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili akuzoi Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe për “sabotazh” ndaj Komunës.

    Ndërkohë, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje, duke u detyruar të kërkojnë alternativa të tjera ose të ecin në këmbë për të përmbushur obligimet e përditshme.

    Situata po rëndohet çdo ditë, ndërsa zgjidhja duket ende larg.

  • Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

    Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

    Tri vajza të mitura janë arrestuar të martën në Gllogoc, pasi që të njëjtat dyshohen për një rrahje mes veti.

    Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

  • Politikani shqiptar: Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, iku papritur

    Politikani shqiptar: Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, iku papritur

    Politikani shqiptar, Izet Mexhiti, ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi.

    Mexhiti ka thënë se “ikja e tij e papritur” ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”, ka shkruar Mexhiti.

    Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni, ai ka vdekur nga ataku kardiak.

  • Gold Ag reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Gold Ag reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Publiku shqiptar u trondit sot nga lajmi për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.

    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, artisti ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

    Lajmi ka qenë po aq tronditës edhe për Gold Ag-në, njërin nga kolegët dhe miqtë e Shpatit.

    “Eu Shpat bre… Allahu të mëshiroftë, vëlla”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe një fotografi të realizuar disa vite më parë me tashmë të ndjerin.

  • “Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

    “Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Këngëtarja shqiptare, Monika Salihu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, për vdekjen e më të dashurit të tyre, Shpat Kasapit.

    Në emisionin “o artistja nuk mund të përmbante emocionet e as ta besonte këtë lajm të trishtë.

    “Nuk po mundem me e paramendu e as me besu. Mu ka ftohë krejt trupi. Një djalë i ri, një vit më i vogël se unë është. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, e sidomos Shkupit e Tetovës”, u shpreh Salihu.

    Ajo tha se është rritur me Shpat Kasapin, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta nënës së tij.

    “Po më vjen me qa…”, tha ndër të tjera ajo.

    Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, Shpat Kasapi pësoi arrest kardiak, dhe si pasojë edhe humbi jetën.

  • Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babain që s’kishte të drejt t’i afrohej

    Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babain që s’kishte të drejt t’i afrohej

    Një vajzë ka sulmuar fizikisht babain e saj, në Mitrovicë të Veriut.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës.

    Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij.

    “Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.

    Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mosrespektim i urdhërave të gjykatës”.

  • Punëtorët e RTK-së tre muaj pa paga, Sindikata paralajmëron bojkot të plotë të punës

    Punëtorët e RTK-së tre muaj pa paga, Sindikata paralajmëron bojkot të plotë të punës

    Situata në Radio Televizionin e Kosovës po përkeqësohet teksa punëtorët kanë hyrë në muajin e tretë pa marrë pagat e tyre.

    Në një komunikatë të lëshuar sot, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka bërë të ditur se institucionet po i injorojnë kërkesat e punonjësve, ndërsa gjendja e tyre sociale dhe funksionimi i transmetuesit publik po rëndohen çdo ditë e më shumë.

    Sindikata ka bërë të qartë se greva nuk do të ndalet, duke kërkuar mbështetje të plotë nga të gjithë punëtorët e mediumit.

    Ajo paralajmëroi se brenda kësaj jave do të marrë qëndrim për bojkot të plotë të punës, përfshirë ndaljen e mbulimit të ngjarjeve politike dhe të fushatës elektorale.

    “Po hyjmë në muajin e tretë pa paga. Institucionet po na injorojnë plotësisht, ndërsa gjendja e punëtorëve dhe vetë transmetuesit publik është e rënduar në skaj,” thuhet në komunikatë.

    Sindikata pyet se “Si është e mundur të gjenden para për zgjedhje, e të mos gjenden për bukën e gojës së 700 familjeve?”

    SPERTK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të zgjidhë urgjent problemin e alokimit të buxhetit, duke theksuar se ajo është njoftuar “dhjetëra herë” për këtë situatë, por pa përgjigje.

    Sipas sindikatës, pas konstituimit të legjislaturës së re, duhet të miratohet pa vonesë ligji për financimin e pavarur të RTK-së dhe të adresohet çështja e pronës, për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të transmetuesit publik.

    Në komunikatë theksohet gjithashtu se, ndonëse buxheti i RTK-së është më i vogli në rajon për televizionet publike, “jo vetëm që nuk kemi marrë rritjen 0.7% nga buxheti nacional, por na janë hequr edhe 2.2 milionë euro nga buxheti”.

    Sindikata ka njoftuar menaxhmentin se kërkon zyrtarisht ndërprerjen e mbulimit të ngjarjeve politike dhe të fushatës elektorale, përderisa nuk ka një vendim nga qeveria. Vendimi përfundimtar pritet në fund të kësaj jave, me mundësinë që bojkoti të hyjë menjëherë në fuqi.

    Greva në RTK ndërkohë vazhdon pa afat.

  • Rrëfimi tronditës i ish-oficerit boshnjak që zbuloi i pari vrasjet me snajperë në Sarajevë

    Rrëfimi tronditës i ish-oficerit boshnjak që zbuloi i pari vrasjet me snajperë në Sarajevë

    Tri dekada pas rrethimit të Sarajevës, prokuroria italiane ka hapur një hetim që më në fund mund të hedhë dritë mbi një nga segmentet më të errëta të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë: “snajperistët e fundjavës” që, sipas dëshmitarëve, paguheshin për të qëlluar mbi civilë.

    Një nga të parët që e zbuloi këtë histori ishte Edin Subashiq, ish-oficer i inteligjencës së Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.

    Subashiq për TRT Balkan tregoi detajet e rrëfimit: nga momenti kur e zbuloi deri te informacionet e fundit që lidhen me hetimin e prokurorisë italiane.

    “Sipas dëshmive të mbledhura, këta individë nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin në Bosnjë. “Ata vinin nga vende të ndryshme të Evropës – kryesisht nga Italia – vetëm për të qëlluar mbi qytetarët e Sarajevës, duke e kthyer vrasjen në argëtim. Bëhej fjalë për persona të pasur, gjuetarë profesionistë në vendet e tyre, të cilët kërkonin “përjetime adrenaline” në zonën e luftës, duke përfaqësuar një sistem të deformuar vlerash”.

    Ai thotë se ata vinin në Bosnjë në mënyra të ndryshme, e kishte edhe linja të ndryshme transferimi, e që pika kryesore e nisjes ishte Italia.

  • Vdes këngëtari Shpat Kasapi

    Vdes këngëtari Shpat Kasapi

    Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

    Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

    Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

    Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

    Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

    I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë. (koha.mk)

  • Arkivisti i krimeve serbe: Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera

    Arkivisti i krimeve serbe: Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera

    Arkivisti i materialeve të luftës, Esat Shala, ka deklaruar se posedon mbi 30 mijë orë incizime autentike nga masakrat e kryera në Kosovë gjatë viteve të luftës.

    Sipas tij, të vetmet masakra që nuk janë incizuar prej tij janë ajo e Mejës, e dokumentuar nga vëllezërit Buqpapaj nga Tropoja, dhe masakra e Poklekut në Drenas.

    Shala ka bërë të ditur se në Institutin e Krimeve të Luftës ka dorëzuar më shumë se 10 terabajt material dhe qindra fotografi që dokumentojnë krimet serbe. Megjithatë, ai thotë se nuk ndjehet i vlerësuar dhe as i mbrojtur nga institucionet shtetërore.

    “Ata e kanë marrë bajrakun, po krenohen me punën time. Prandaj e kam lënë në dorën e tyre. Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera”, u shpreh ai në klan kosova.

    Shala theksoi se mbi 2000 orë incizime i ka dërguar edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai tha se prej kohësh ndihet i rrezikuar për shkak të materialeve që zotëron dhe të punës që ka bërë në dokumentimin e krimeve të luftës. Madje, sipas tij, nga Drenica deri në Prishtinë ka udhëtuar me jelek antiplumb.

    “Unë duhet me i ru vet incizimet, me e rreziku jetën, sepse nuk besoj që në të ardhmen ka me u bë diçka për këto krime”, tha Shala.