ATV

Author: K.B.

  • Pasuria 10 milionëshe e prezantuesit italian: Përveç fëmijëve, trashëgimtar edhe sekretarja por ish gruaja nxjerr ‘probleme’

    Pasuria 10 milionëshe e prezantuesit italian: Përveç fëmijëve, trashëgimtar edhe sekretarja por ish gruaja nxjerr ‘probleme’

    Pippo Baudo, një nga prezantuesit më të njohur të televizionit italian që ndërroi jetë në moshën 89 vjeç, ka lënë pas një testament me vlerë rreth 10 milionë euro por që ende nuk është pranuar nga asnjë trashëgimtar.

    Testamenti i Pippo Baudo u bë publik më 9 shtator dhe parashikon një pasuri prej rreth 10 milionë euro, që do të ndahet midis fëmijëve të tij, Tiziana dhe Alessandro, dhe sekretares së tij, Dina Minna.

    Tre muaj pas hapjes së testamentit, trashëgimtarët ende nuk e kanë zyrtarizuar pranimin e tyre. Dokumenti u hap në zyrën e noterit Renato Carraffa në Bracciano, pranë Romës, në prani të fëmijëve, avokatëve dhe Dina Minnas.

    Vendimi shkaktoi polemika, veçanërisht nga ish-gruaja e Baudos, Katia Ricciarelli, e cila e quajti “të padrejtë” pjesën e sekretares.

    Pasuria e Baudos, vlerësuar në rreth 10 milionë euro, përfshin katër apartamente në Romë, një zyrë në lagjen Prati, truall në Fiano Romano, pesë parcela në Sirakuzë dhe dhjetë truall në Noto, përfshirë dy vreshta dhe pemishte bajamesh. Ajo përfshin gjithashtu të ardhura nga 13 Festivalet e Sanremos, të drejtat e imazhit, honoraret si kompozitor dhe 20% të aksioneve në kompanitë e ndërtimit San Rocco srl dhe Torre Grifo srl.

    Pavarësisht pasurisë, trashëgimtarët konsiderojnë se vlera prej 10 milionë eurosh është relativisht e ulët krahasuar me kontributin e tij të gjatë në televizion dhe muzikë.

  • Yllka e feston ditëlindjen sot, ja sa vjet po i mbush këngëtarja

    Yllka e feston ditëlindjen sot, ja sa vjet po i mbush këngëtarja

    Yllka Kuçi është një nga këngëtaret më të kërkuara nga publiku shqiptar.

    Ajo është shumë aktive në dasma dhe ndeja të ndryshme, si dhe në rrjetet sociale.

    Këngëtarja gjakovare shpesh publikon imazhe nga përditshmëria e saj, duke mbajtur ndjekësit të informuar për jetën e saj personale dhe profesionale.

    Sot është një ditë e veçantë për Yllkën, e cila po feston ditëlindjen e saj të 43-të.

  • AKR bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    AKR bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Aleanca Kosova e Re (AKR) do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili bëri të ditur se sot është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme.

    “Po është e vërtetë, unë sot pasdite kisha takim me z.Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas përsiatjeve të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të presidentit tonë z. Behgjet Pacolli. Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes”, është shprehur Makolli.

  • Ministri në detyrë Elbert Krasniqi i dyshuar për kanosje, flasin nga Prokuroria në Pejë

    Ministri në detyrë Elbert Krasniqi i dyshuar për kanosje, flasin nga Prokuroria në Pejë

    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dyshohet për kansoje në Pejë, me datën 23 nëntor derisa “Rruga e Re” ishte e bllokuar nga kolona.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se ndaj ministrit në detyrë është iniciuar vepra ‘kanosje’.

    “Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.

    Sipas deklaratës së viktimave, Krasniqi në ato momente e kishte vendosur dorën në armë.

  • Dekretimi i ministres Diella, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen në seancë plenare

    Dekretimi i ministres Diella, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen në seancë plenare

    Gjykata Kushtetuese e ka kaluar seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres virtuale, Diella.

    Vendimi është marrë këtë të enjte, shkruan TCH.

    Ishte PD ajo që kundërshtoi dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella.

    Në padinë e dorëzuar kushtetueses kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

  • 28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë

    28 Nëntori do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e premtja do të jetë ditë pushimi për nëpunësit e administratës publike me rastin e Festës së 28 Nëntorit.

    Në komunikatën e MPB-së thuhet se dita e premte, do të jetë ditë pushimi, duke uruar 28 Nëntorin.

    Festa e 28 Nëntorit shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe në të gjithë vendin organizohen aktivitete kulturore e ceremonialet tradicionale.

    Kujtojmë se 28 Nëntori për Kosovën është festë e katërfishtë, është: Dita e Flamurit që lidhet me Skënderbeun; Dita e Pavarësisë së Shqipërisë; Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Trafiku Urban Prishtinë: Transporti publik mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve nga qeveria

    Trafiku Urban Prishtinë: Transporti publik mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve nga qeveria

    Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar se transporti publik do të mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve buxhetore nga institucionet qendrore, ndonëse Kuvendi Komunal ka votuar sot bartjen e buxhetit nga viti 2024.

    Përmes një komunikate, ndërmarrja ka shprehur keqardhje për vështirësitë që po u shkaktohen qytetarëve, duke theksuar se pa realizimin e transferimit financiar, Trafiku Urban mbetet në pamundësi të shlyejë obligimet ndaj furnitorëve dhe të rifillojë operimin normal.

    Votohet bartja e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025 në Komunën e Prishtinës

    Sipas ndërmarrjes, të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, duhet të përshpejtojnë procedurat në mënyrë që shërbimi publik të rikthehet sa më shpejt.

    Gjatë kësaj periudhe, protesta e paralajmëruar e punëtorëve të Trafikut Urban do të vazhdojë, derisa situata të zgjidhet.

    Ndërmarrja gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarëve do t’u kompensohen ditët e biletave mujore që nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë për shkak të ndërprerjes së shërbimit.

    “Të gjitha biletat mujore të paguara do të kompensohen për ditët kur shërbimi nuk ka qenë i qasshëm”, thuhet në njoftim.

  • Kuvendi i Prishtinës voton për bartjen e mjeteve vetanake, asnjë votë kundër

    Kuvendi i Prishtinës voton për bartjen e mjeteve vetanake, asnjë votë kundër

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të kryeqytetit, në vlerë 35 milionë euro.

    Vendimi është miratuar pa asnjë votë kundër, e veç një abstenim.

    “Me 38 për, asnjë kundër, asnjë abstenim kalon pika e parë”, tha Kryesuesi.

    Tani hapet rruga për pagesën e faturave, si dhe borxhit edhe ndaj Trafikut Urban si dhe operatorëve privatë.

    “Do t’i ndihmoj kauzës sonë për me i zhblloku gjërat në kryeqytet”, tha Kryetari Rama.

    Pika për buxhetin u tërhoq nga rendi i ditës, që të votohet nga asamblistët e rinj./Reporteri

  • KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

    KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

    Duke pasur parasysh në disa raste ankesat dhe vërejtjet e paraqitura publikisht nga qytetarët gjatë Zgjedhjeve Lokale lidhur me Qendrat e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova (Adresa > Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit).

    Qytetarët njoftohen se adresa zyrtare që u figuron në E-Kosova, tregon njëkohësisht komunën në të cilën janë caktuar të votojnë në zgjedhje.

    KQZ u bën thirrje votuesve të cilët kanë pasur ankesa ose pakënaqësi në zgjedhjet e kaluara lidhur me Qendrën e Votimit se: nëse dëshironi të votoni në komunën ku realisht jetoni dhe në Qendrën e Votimit më të përshtatshme, duhet patjetër ta përditësoni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit.

    Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe.

  • Dhëndri i Liburn Aliut i drejtohet VV’së: Keni bë pazare me prona, thojshi hajde te lajna Prishtinën bërllog me e mposht Ramën

    Dhëndri i Liburn Aliut i drejtohet VV’së: Keni bë pazare me prona, thojshi hajde te lajna Prishtinën bërllog me e mposht Ramën

    Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut i cili tashmë është asamblist i pavarur, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Lahu ka akuzuar Gëzim Sveçlën për pazare me prona.

    “Ke bo takime e pazare tinza edhe grupit tënd parlamentar, edhe partisë tënde. 4 vjet kryetarit Rama nuk janë të mira, ka plot ngecje, plot çështje që kisha bo ndryshe. Prishtina është keq. Shkoj boj della me Rrahman Haradinajn 50 milionë euro me ia kalu pronat, kjo më bën me vjell, vjen shitesh në moralin politik që e ka pasur VV-ja dikur, ose e ka ende, po më nuk e ka ma. 4 vjet ia keni bo argatin PDK-së me pru Uran Ismailin në balotazh. VV-ja asnjëherë në Prishtinë nuk ka qenë në vendin e tretë. Mrena grupit tonë u thanë hajde te lajna Prishtinën bërllog, e te mujna Ramën”, tha Lahu.