ATV

Author: K.B.

  • Ramushi e merr fjalën për 28 nëntor, fejohet Luan Haradinaj, djali i Shkëlzenit

    Ramushi e merr fjalën për 28 nëntor, fejohet Luan Haradinaj, djali i Shkëlzenit

    Djali i Shkëlzen Haradinajt, Luani është fejuar sot. Këtë e ka bërë të ditur Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ashtu siç e do tradita Ramush Haradinaj bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin kanë shkuar për ta kërkuar dorën për nusen e Luanit, pikërisht me 28 nëntor.

    Haradinaj ka thënë se në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani.

    ”Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën. Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës”, ka thënë Haradinaj.

  • Ushtarët e Shqipërisë me mision në Kosovë përcjellin mesazh krenarie kombëtare

    Ushtarët e Shqipërisë me mision në Kosovë përcjellin mesazh krenarie kombëtare

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke publikuar një videomesazh të posaçëm nga efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Kosovë.

    Përmes këtij mesazhi solemn, trupat shqiptare përcollën urimet më të përzemërta për këtë ditë të shenjtë që bashkon shqiptarët në vlera, sakrificë dhe krenari kombëtare.

    “Në këtë detyrë dhe angazhim tonin, përforcojmë vetëdijen dhe vendosmërinë e sakrificës për të çuar përpara vlerat e kombit shqiptar. Jemi këtu për t’i dalë zot atdheut tonë dhe për të nderuar gjakun e derdhur të atyre që ranë për lirinë e tokës sonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit”, u shpreh një pjesëtar i FA në Kosovë.

    Një tjetër pjesëtare përcolli urimet e saj për të gjithë shqiptarët: “Gëzuar festat e nëntorit familjet tona, motra dhe vëllezër shqiptarë kudo ndodhen. Gëzuar ushtarakë dhe çdo anëtar i FA që jetën ia dedikon kësaj uniforme”.

    “Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Gëzuar festën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë!”, theksoi një tjetër efektiv.

    Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë – një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

    Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

    Që prej vitit 2017, 28 Nëntori është ditë pushimi zyrtar edhe në Kosovë, si shenjë nderimi për vlerat dhe traditat e përbashkëta të kombit shqiptar.

  • U raportua dje si i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari nga Gjilan – Policia nis hetimet për rrethanat e vdekjes

    U raportua dje si i zhdukur, gjendet i vdekur 32-vjeçari nga Gjilan – Policia nis hetimet për rrethanat e vdekjes

    Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për Tëvë1 se trupi i pajetë i një personi të zhdukur është gjetur sot, pas një kërkimi të intensifikuar. Personi ishte shpallur i zhdukur gjatë ditës së djeshme, më 27 Nëntor 2025.

    “Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025,” ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Valon Osmani.

    Ai ka shtuar se, në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

    “Vdekjen e të ndjerit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” ka thënë Osmani.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vdekjen e personit dhe është duke pritur rezultatet e obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • 28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    28 Nëntori në Xhaminë e Vjetër në Podujevë: Burrat shkojnë me plisa në xhami

    Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, Xhamia e Vjetër në Podujevë ka shënuar festën kombëtare në një mënyrë simbolike dhe domethënëse. Gjatë faljes së Xhumasë, xhemati i këtij fshati është paraqitur me plisë në kokë, si shenjë nderimi për Dita e Flamurit dhe për të dërguar një mesazh të fortë bashkimi kombëtar.

    Ky veprim ka pasur për qëllim jo vetëm nderimin e flamurit, por edhe mbështetje për unitetin dhe krenarinë kombëtare në një ditë kaq të shënuar për shqiptarët. Plisat, si pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare, u bënë një simbol i identitetit dhe bashkimit të qytetarëve të Kosovës në këtë ditë të rëndësishme.

    Ky akt simbolik i xhematit të Xhamisë së Vjetër në Podujevë ka qenë një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat kombëtare, si dhe për të theksuar rëndësinë e unitetit dhe identitetit kombëtar, sidomos në ditët e festave që lidhin shqiptarët në të gjitha trojet e tyre.

  • Shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Orllani me rrethinë

    Shpaloset pllaka përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Orllani me rrethinë

    Në nderim të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në fshatin Orllan është shpalosur një pllakë përkujtimore e cila i kushtohet martirëve dhe dëshmorëve të lirisë.

    Emrat e tyre janë renditur krah viktimave civile që u vranë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

  • Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

    Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

    Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.

    Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”

    “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

    Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

    Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

    Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

  • Vdes veterani i UÇK-së nga Baica e Drenasit, Halit Zariqi

    Vdes veterani i UÇK-së nga Baica e Drenasit, Halit Zariqi

    Me dhimbje është pranuar lajmi për vdekjen e Veteranit dhe Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit.

    Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

    Ai i përkiste brezit të atyre që e vendosën atdheun mbi çdo gjë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

    Në këtë ditë të rëndë, ngushëllimet më të sinqerta u drejtohen familjes Zariqi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.

    “Lavdi jetës dhe veprës së Halit Zariqit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha gjithçka,” thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.

  • Dhjetë persona të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri

    Dhjetë persona të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri

    Dhjetë persona u vranë nga zjarri izraelit në një fshat në Sirinë jugore të premten, raportoi media shtetërore siriane, ndërsa ushtria izraelite tha se pesë ushtarë u plagosën në një përleshje gjatë një operacioni për të kapur anëtarët e një grupi militant atje.

    Raportet e medias shtetërore siriane sugjeruan se bastisja izraelite në zonën Beit Jinn ishte shndërruar në një nga incidentet më vdekjeprurëse të tilla që nga rrëzimi i Presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.

    Izraeli ka ndërmarrë inkursione të rregullta në Sirinë jugore që atëherë, duke përmendur qëllime që përfshijnë mbajtjen e militantëve larg kufirit, shkruan Reuters.

    Ushtria izraelite tha se trupat e saj u qëlluan nga militantët gjatë një operacioni gjatë natës për të ndaluar të dyshuarit që i përkisnin një grupi që ajo e identifikoi si Jaama Islamiya. Ajo e përshkroi bastisjen si pjesë të operacioneve rutinë në zonë në muajt e fundit.

  • Urimi i veçantë i Endrit Thaçit, Ismail Qemalin e Hashim Thaçin i vendos krah për krah

    Urimi i veçantë i Endrit Thaçit, Ismail Qemalin e Hashim Thaçin i vendos krah për krah

    Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka bërë një urim të veçantë në festat e 28 Nëntorit.

    Në një storie të tij ai ka vënë krah për krah Ismail Qemalin dhe babain e tij Hashim Thaçin.

    Ismail Qemalin si ati themelues i shtetit shqiptar e Hashim Thaçin si ati themelues i shtetit të Kosovës.

  • Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi

    Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Faleminderit për këto fjalë, z. Thaçi

    Gjyqtari i Gjykatës Specile, Christoph Gosnell, ka reaguar pas kritikave të Hashim Thaçit rreth mbajtjes së seancës sot më 28 Nëntor.

    Ai e ka falënderuar ish-presidentin e Kosovës për fjalët e tij.

    Sipas tij, seanca e sotme për konferencën përgatitore është caktuar në koordinim me të gjitha palët.

    “Faleminderit z. Thaçi për këto fjalë, me duhet të iu them se këtë datë e caktuar pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pari për këtë ditë, për konferencën e përgatitjes”, ka thënë gjyqtari.