ATV

Author: K.B.

  • Çitaku: Nga Prekazi fillon gjithçka, qoftë ky nëntori i fundit pa ish-krerët e UÇK-së

    Çitaku: Nga Prekazi fillon gjithçka, qoftë ky nëntori i fundit pa ish-krerët e UÇK-së

    Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, foli për rëndësinë historike të këtij vendi për kombin shqiptar.

    “Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë. Nga Prekazi legjendar, Prekazi i sakrificës, i heroizmit, një kujtim dhe mësim i përhershëm se atdheu dhe liria duhet të duhen pa kushte. Atdheut dhe liria janë parakusht për krijimin e çdo vlerë tjetër”, tha Çitaku para mediave.

    Ajo gjithashtu u shpreh për mungesën e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar që të jetë nëntori i fundit pa prezencën e tyre.

    “Sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa të”, deklaroi Çitaku.

  • “E kemi informuar FIFA-n”, një shtet njofton se do të bojkotojë shortin e Kupës së Botës

    “E kemi informuar FIFA-n”, një shtet njofton se do të bojkotojë shortin e Kupës së Botës

    Irani ka vendosur të bojkotojë shortin e grupeve të Kupës së Botës 2026, pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan t’u lëshojnë viza disa anëtarëve të delegacionit të saj, njoftoi sot (e premte) Federata Iraniane e Futbollit.

    Shorti për Kupën e Botës, i cili do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja verën e ardhshme, do të mbahet në Uashington më 5 dhjetor, por Irani nuk do të marrë pjesë.

    “Ne e kemi informuar FIFA-n se vendimet e marra nuk kanë të bëjnë me sportin dhe se anëtarët e delegacionit iranian nuk do të marrin pjesë në shortin e Kupës së Botës”, njoftoi një zëdhënës i Federatës Iraniane të Futbollit në televizionin shtetëror.

    Mediat lokale raportojnë se presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, si dhe drejtori ekzekutiv i ekipit kombëtar, Mehdi Kharati, janë midis zyrtarëve që nuk morën vizë.

    Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi në tetor se amerikanët kishin refuzuar vizat për gjithsej shtatë zyrtarë iranianë.

    Kosova mëson vazon nëse kualifikohet në Kupën e Botës

    Ndryshe, Irani është në vazon e dytë përpara shortit, së bashku me kombëtare tjera si Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.

    Iranianët kanë marrë pjesë në Kupën e Botës gjashtë herë dhe nuk e kanë kaluar kurrë fazën e grupeve.

  • MPB: Disa shërbime digjitale mund të mos jenë të qasshme në fundjavë për shkak të disa punimeve në infrastrukturën shtetërore

    MPB: Disa shërbime digjitale mund të mos jenë të qasshme në fundjavë për shkak të disa punimeve në infrastrukturën shtetërore

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj.

    Për rrjedhojë, MPB tha se shkaku i këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë.

    “Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për avancim të infrastrukturës shtetërore të TIK dhe më qëllim të përmirësimit të performances dhe sigurisë së shërbimeve, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit gjatë ditëve të fundjavës do të realizojë punime në infrastrukturën shtetërore që menaxhohet dhe administrohet prej saj. Për shkak të këtyre punimeve mund të ketë periudha kohore kur disa nga shërbimet digjitale që ofrohen prej ASHI mund të jenë jo të qasshme për qytetarë. Ju lutemi për mirëkuptim!”, tha Ministria.

  • Vetura e Paul Walker del në shitje, kap çmim rekord

    Vetura e Paul Walker del në shitje, kap çmim rekord

    Një nga veturat më ikonike të koleksionit të aktorit të ndjerë Paul Walker po nxjitet me shpejtësi drejt rekordeve të reja në ankand. Ford GT i vitit 2005, që dikur i përkiste yllit të “Fast and Furious”, aktualisht po shitet nga Bring a Trailer, dhe oferta ka arritur tashmë shifrën marramendëse prej 550,000 dollarësh.

    Ky model i rrallë, pjesë e koleksionit “Always Evolving” të Walker, mbetet i mbuluar me mister sa i përket historikut të tij të plotë, por karakteristikat teknike flasin vetë: motori i fuqishëm V8 5.4-litërsh, i kombinuar me një transmision manual me gjashtë shpejtësi, prodhon plot 550 kuaj fuqi, duke e bërë këtë GT një bishë të vërtetë të rrugëve.

    Përveç performancës, ajo që tërheq vëmendje është pikërisht pamja e jashtme – e ruajtur në gjendje të shkëlqyer dhe aq unike sa e ndan nga çdo Ford GT tjetër i kohës.

    Kanë kaluar pothuajse 12 vjet që nga humbja tragjike e Paul Walker, por interesimi për mjetet e tij nuk është shuar. Shumë prej tyre janë shfaqur në ankande përgjatë viteve, ashtu si edhe automjetet që ai ka drejtuar në universin e “Fast and Furious”.

    Ky Ford GT po dëshmon se trashëgimia e Walker vazhdon të mbetet po aq e fuqishme – madje edhe në asfalt.

  • Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit

    Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit

    Big Mama, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku me lot në sy kujtoi momentet me artistin e ndjerë, Shpat Kasapi. Big Mama u shpreh se me Shpatin njiheshin që prej vitit 1997, kanë qenë një gjeneratë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe kërkesën e fundit të tij, ku gjatë një regjistrimi të një programi festiv i ka thënë që të këndojnë “Sajzeza” së bashku.

    Big Mama: Të gjitha fotot i ka duke qeshur. Nuk ka patur në estradën tonë artist më të buzëqeshur se Shpati. Edhe kur ziheshe me të, ai të kthente përgjigje me buzëqeshje. Ne do të na mbeten kujtimet më të bukura. Unë i them familjes, bashkëshortes, nënës, tezes dhe gjithë familjarëve të Shpatit, Zoti u faltë durimin sa më shumë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur.

    Bieta Sulo: Kur datojnë kontaktet, fillimet e një miqësie me Shpatin?

    Big Mama: Jemi rritur bashkë, jemi prej një qyteti. Sot më janë kujtuar të gjitha gjërat që kemi kaluar, koncertet, rrugëtimet, të qeshurat, shakatë që kemi bërë. Por më ka ngelur në kokë paraqitja jonë në Festivalin e Fëmijëve në 1997, kemi qenë fëmijë, kemi qenë një gjeneratë, kemi patur dhe prindërit shokë.

    Big Mama: 12 vjeç, fëmijë. Fëmijë me shumë dëshirë për të arritur suksese. Gjëja e fundit që më ka mbetur në kokë, para dy javësh që ishim në një regjistrim të një programi festiv, sikur e ndjente se do të jetë kjo e fundit e dokumentuar. Më tha a t’a këndojmë bashkë ‘Sajzeza’ meqenëse jemi të dy tetovarë. I thashë ‘do e këndojmë o Shpat’. Kush thonte se ai do të ishte kujtimi i fundit me Shpatin.

    Bieta Sulo: Ke mundur të flasësh me nënën e Shpatit?

    Big Mama: Nëna e Shpatit nuk ka mundësi të flasë, por kam folur me të afërt. Me vajzën e tezes kam folur. Nuk kam forcë të shkoj, por do të shkoj.

  • Thaçi kërkon fjalën në seancën e Hagës, gjyqtari ia jep mundësinë vetëm në fund të seancës

    Thaçi kërkon fjalën në seancën e Hagës, gjyqtari ia jep mundësinë vetëm në fund të seancës

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar konferenca javore në çështje ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë.

    Ndërkohë që palët po diskutonin për mocionet dhe afatet për dorëzimin e provave gojore, Thaçi kërkoi që të flas. Ndërsa, avokatja e tij, Sophie Menegon tha se komenti i klientit të saj nuk lidhet shumë me mocionet e paraqitjes së provave.

    Ndërsa, gjyqtari i vetëm në këtë rast, Christoph Gosnell tha se atij do i jepet mundësia që të bëjë ndërhyrje por njëherë do të vazhdohet me agjendën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “ Ju sugjeroj që të vazhdojmë me agjendën dhe z. Thaçi do iu jepet mundësia që të bëjmë një ndërhyrje në fund të seancës së sotme”, tha gjyqtari.

    Ndryshe, në sallën e gjyqit janë të pranishëm fizikisht vetëm Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ndërsa Thaçi, Smakaj, dhe Kuçi janë të pranishëm përmes video-lidhjes. Përmes videolidhjes janë të pranishëm edhe disa nga avokatet.

    Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

    Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

    Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

    Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

    Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

    Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

  • Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe në Prekaz

    Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe në Prekaz

    Lëvizja Vetëvendosje sot kanë shkuar për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Prezent ishin ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nën shoqërim të zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi dhe ish-eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes.

    Në këtë ditë përpos ditëlindjes së komandatiti legjendar, Adem Jasharit, festohet edhe 113 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit si dhe dalja e parë publike e UÇK-së në skenë.

  • Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025

    Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025

    Kampionia olimipike, Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam 2025.

    Xhudistja pejane arriti të mposht me Wazaari, izraeliten Gefen Primo.

    Ndërkohë në gjysmëfinale ajo do të ndeshet me Reka Pupp nga Hungaria.

  • Reshje bore në Kukës, trashësia e borës 10 cm

    Reshje bore në Kukës, trashësia e borës 10 cm

    Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar në zonat mbi 500 metra lartësi. Sipas raportimit zyrtar të orës 08:00 të datës 28 nëntor 2025, në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra.

    Autoritetet njoftojnë se subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, duke bërë të mundur që të gjitha rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme.

    Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë raportojnë se deri tani nuk ka pasur asnjë situatë emergjente apo problematikë të shkaktuar nga moti. I gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç 39 abonentëve në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj, bashkia Tropojë, ku vijon puna për rikthimin e furnizimit.

    Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

  • Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

    Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

    Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

    Mesazhi i urimit i Turqisë për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

    “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, shkroi ministria turke në X.