ATV

Author: K.B.

  • Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan, 3 plumba në kokë e gjoks i morën jetën biznesmenit

    Zbardhet dinamika e vrasjes në Elbasan, 3 plumba në kokë e gjoks i morën jetën biznesmenit

    Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) në Elbasan.

    Biznesmeni është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Po ashtu besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë qëlluar nga një automjet tip ‘Audi’ i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

    Më herët bëmë të ditur se Mëhalla është pronar i një karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan, shkruan A2 CNN.

    Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.

  • Tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    23 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

    Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet politike kanë aplikuar në ditën e fundit të afatit, më 30 nëntor.

    Paralelisht me ketë periudhë zgjedhore është zhvilluar edhe deklarimi i koalicioneve nga partitë politike.

    Sipas njoftimit nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë në koalicion me tri parti tjera: GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK). Kjo e fundit, në zgjedhet e kaluara kishte garuar me LDK-në.

    Kurse, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleaanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Elezi ka njoftuar se “deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

    Sipas njoftimit për media të KQZ-së, pak pas mesnatës, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

    Koalicionet:

    Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

    Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

    Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

    Partitë politike:

    LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

    PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

    Kosovaki Nevi Romani Partia;

    JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

    Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

    KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

    PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

    I. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

    SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

    SRPSKA LISTA;

    INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

    FJALA;

    NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

    LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

    ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

    KOSOVSKI SAVEZ; dhe

    NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

    Iniciativat qytetare:

    PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

    INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

    Kandidatët e pavarur:

    NEDŹMIDIN SEJDILAR.

  • Në New York përurohet rruga me emrin e Isa Boletinit

    Në New York përurohet rruga me emrin e Isa Boletinit

    Në New York është përuruar rruga me emrin e heroit kombëtar Isa Boletini.

    Lajmin e ka bërë të ditur, Faton Peci kryetar i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, i cili ka njoftuar s eka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit me ftesët të Kongresit Amerikan.

    Me ftesë të Kongresit Amerikan, pata nderin e veçantë që sot në Neë York të jem pjesë e përurimit të rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë. Faleminderit miqve kongresmenë, autoriteteve të New York dhe komunitetit shqiptar për përkushtimin e tyre të palodhur. Diaspora jonë ka qenë dhe mbetet një forcë e jashtëzakonshme e imazhit dhe interesave të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Peci në Facebook.

  • I vdes nëna Hysni Gucatit, varroset sot në Skenderaj

    I vdes nëna Hysni Gucatit, varroset sot në Skenderaj

    Ka vdekur Hata Gucati, nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

    Lajmi u bë i ditur në faqen e OVL UÇK-së në Facebook.

    “Varrimi do të mbahet sot, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

  • Ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Kjo e hënë është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

    Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.

    “(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.

    Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.

    I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.

  • NISMA e Fatmir Limajt garon e vetme në zgjedhje

    NISMA e Fatmir Limajt garon e vetme në zgjedhje

    Nisma Socialdemokrate ka vendosur të hyjë si parti e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia e Fatmir Limajt ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar si parti e vetme dhe jo si pjesë e ndonjë koalicioni.

    Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në koalicion me AAK-në, që po ashtu tash do të garojë si e vetme.

    Nisma ka pasur tre deputetë në Kuvend.

    Gjatë ditëve të fundit ajo ka zhvilluar diskutime edhe me LDK-në, por në fund duket se vendimi është marrë që të mos garohet në një listë të vetme.

  • Prishtina edhe sot pa transport publik, grevistët presin alokimin e mjeteve

    Prishtina edhe sot pa transport publik, grevistët presin alokimin e mjeteve

    Autobusët e kryeqytetit, nuk do t’i kthehen punës as sot. Greva e punëtorëve të Trafiku Urban do të vazhdojë nga ora 10.00.

    Kështu ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, duke thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin që Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin që ka ndaj operatorëve publikë dhe atyre privat.

    Duke filluar nga ora 10.00 e mëngjesit deri në orën 12.00, Trafiku Urban do të bllokojë rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave dhe mos alokimin e borxhit nga Komuna e Prishtinës.

    Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, duke folur për Radio Kosovën tha se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban, janë dy kërkesat bazike të kësaj greve.

    “Greva do të vazhdojë deri në momentin e alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e Trafikut Urban. Vendimi që është marr të premten, ende nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave dhe atje e kemi premtimin që në momentin e verifikimit ato të alokohen në Komunën e Prishtinës dhe më pas komuna do të bëjë shpërndarjen sipas obligimeve që detyrohet. Nëse nuk alohohen, greva vazhdon në ditët me radhë, varësisht nga kushtet që do të kemi”, tha ai, për Radio Kosovën.

    Zyrtarë të Trafikut Urban kanë theksuar se të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët në të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundur të përdorin shërbimin e transportit.

    Greva e Trafikut Urban ka nisur nga e hëna, duke u pezulluar të gjitha linjat. 3 milionë e 220 mijë euro janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban, ndërsa 1 milion e 600 mijë euro, Trafiku Urban ua ka borxh furnitorëve për derivate, tha krye-sindikalisti, Ilmi Gashi.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë pas here me riga shiu.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.

    Po ashtu, thuhet se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    Moti i plotë për pesë ditë:

    E hënë

    Moti i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: -3 deri -1°C.

    Temperaturat maksimale: 5-9°C.

    Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

    E martë

    Mot kryesisht i vranët.

    Temperaturat minimale: -1 deri 0C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°

    Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s.

    E mërkurë

    Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1-3 °C.

    Temperaturat maksimale: 6-9°C.

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 1 deri 3°C.

    Temperaturat maksimale: 7-10°C.

    Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s.

    E premte

    Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.

    Temperaturat mnimale: 1-4 °C.

    Temperaturat maksimale: 8-11°C.

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Policia del me detajet e para

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Policia del me detajet e para

    Policia e Shtetit ka dal me detaje lidhur me vrasjen e biznesmenin në Elbasan të dielën.

    Sipas Policisë 43- vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri në një automjet të parkuar rreth orës 20:35.

    Policia ka bërë të ditur se janë ngritur se po vazhdon hetimin e rastin dhe punë për kapjen e autorit/autorëve.

    “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet nga Policia e Shtetit.

  • AAK regjistrohet e vetme në KQZ për zgjedhjet e 28 Dhjetorit

    AAK regjistrohet e vetme në KQZ për zgjedhjet e 28 Dhjetorit

    Sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Deri më tani 18 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, konfirmoi Valmir Elezi nga KQZ.

    Subjekti i 18-të është AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), e cila është regjistruar e vetme për zgjedhjet e 28 Dhjetorit.