ATV

Author: K.B.

  • 46 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba brenda 24-orëve të fundit

    46 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba brenda 24-orëve të fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë shkaktuar 46 aksidente trafiku ku prej tyre 15 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

    Po ashtu është bërë e ditur se në këtë interval kohor janë shqiptuar 1830 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    5 persona janë dërguar në mbajte, ndërsa 21 të tjerë janë arrestuar.

  • Ndalohen dy persona, hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë

    Ndalohen dy persona, hynë ilegalisht nga Serbia për në Kosovë

    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e vendit nga Serbia.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25, kur njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja.

    Automjeti drejtohej nga një kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.

    “Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

  • Tingulli i pazakontë që dëgjoni para gjumit mund të sinjalizojë sëmundje të zemrës, paralajmërojnë kardiologët

    Tingulli i pazakontë që dëgjoni para gjumit mund të sinjalizojë sëmundje të zemrës, paralajmërojnë kardiologët

    Ekspertët paralajmërojnë se duhet t’i kushtoni vëmendje rrahjeve të zemrës, sidomos nëse para gjumit dëgjoni një tingull të pazakontë. Një zë i tillë mund të sinjalizojë probleme të ndryshme kardiake, nga valvulat e dëmtuara e deri te sëmundja koronare e zemrës, që shpesh lidhet me arterosklerozën, një “sëmundje e heshtur” me rrezik të lartë në popullatë.

    Kur valvulat e zemrës nuk funksionojnë si duhet

    Valvulat e zemrës kontrollojnë drejtimin e rrjedhës së gjakut. Kur ato janë të dëmtuara, qarkullimi pengohet dhe zemra punon më fort se zakonisht. Llojet më të shpeshta të dëmtimit janë prolapsi, stenoza, regurgitimi dhe atrezia. Ato mund të jenë të lindura ose të shkaktuara më vonë nga infeksione, dëmtime, kardiomiopati, reumatizëm i zemrës, endokardit infektiv ose sëmundja koronare.

    Arteroskleroza – armiku i heshtur i arterieve

    Arteroskleroza ndodh kur arteriet mbulohen me depozita yndyrore të quajtura pllaka arterosklerotike. Me kalimin e viteve, këto pllaka ngushtojnë arteriet, ulin qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e mpiksjes. Kur një pllakë çahet dhe krijon bllokim të menjëhershëm, pasojat mund të jenë infarkt apo goditje në tru. Kur preken arteriet koronare, zhvillohet sëmundja koronare e zemrës, transmeton Telegrafi.

    Pse tingulli dëgjohet para gjumit

    Simptomat klasike të sëmundjes së zemrës janë dhimbja e gjoksit, lodhja, vështirësia në frymëmarrje dhe marramendja. Por ndonjëherë trupi dërgon sinjale shumë më delikate. Një prej tyre është një tingull i çuditshëm i rrahjeve të zemrës që dëgjohet në qetësinë e mbrëmjes, kur shtrihemi për të fjetur.Sipas Dr. Michael Miller, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Maryland-it, disa persona me dëmtim valvular mund të dëgjojnë natën “zërin” e valvulës së tyre, sidomos kur ndryshojnë pozicion gjatë gjumit. Edhe pse disa njerëz mësohen me këtë fenomen, mjeku thekson se është thelbësore të konsultohet menjëherë mjeku, pasi kjo mund të jetë shenjë e hershme e një problemi kardiak.

    Kur tingulli nuk vjen nga zemra

    Jo çdo rrahje e çuditshme është alarm për sëmundje serioze. Ekzistojnë edhe arsye të tjera që mund të krijojnë tinguj të pazakontë të rrahjeve të zemrës, përfshirë:

    tension të ulët të gjakut
    anemi
    nivel të ulët të sheqerit
    dehidratim
    barna që ndikojnë ritmin kardiak
    Megjithatë, identifikimi i shkakut është shumë i rëndësishëm për të përjashtuar sëmundjet e zemrës dhe për të marrë trajtimin e duhur në kohë.

  • 21 persona përfundojnë në pranga për 24-orë

    21 persona përfundojnë në pranga për 24-orë

    21 persona kanë përfunduar në pranga të Policisë për 24-orë në vend.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh, përvec arrestimeve janë shqiptuar edhe 1 mijë e 830 gjoba trafiku.

    Policia bën të ditur po ashtu se kanë ndodhur 46 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

  • Ukraina zhvillon një robot tokësor të pajisur me modul lufte elektronike

    Ukraina zhvillon një robot tokësor të pajisur me modul lufte elektronike

    Kompania ukrainase Contra-drone ka zhvilluar Contra-drone NEO, një robot me rrota të pajisur me një sistem të përparuar të luftës elektronike.

    Roboti është i aftë të mbrojë pozicionet dhe grupet ushtarake nga dronët gjatë misioneve.

    Sistemi robotik ka dy lloje antenash – një antenë kupole, e cila punon në të gjitha drejtimet, dhe një antenë drejtuese, e cila punon vetëm në drejtimin e treguar nga operatori, por me fuqi më të madhe.

    Antena drejtuese, e vendosur në pjesën e përparme të robotit, është e nevojshme për të konkurruar me dronë si Mavic dhe Autel.

    Operatori mund ta rregullojë këndin e saj për të synuar një dron zbulimi ose ngarkesë të armikut, shkruan yahoonews.

    Sistemi robotik mund të mbajë një ngarkesë prej 300 kg në një distancë prej 30 km dhe të arrijë shpejtësi deri në 15 km/h.

    Roboti është i pajisur me goma që mund t’i rezistojnë shpërthimit të një mine kundër personelit.

    Droni Contra-NEO mund të rrotullohet 360 gradë në vend, duke u kthyer në drejtimin e kërkuar.

    Gjithashtu, ai mund të kontrollohet nëpërmjet Starlink, i cili shërben si metoda kryesore e komunikimit.

    Nëse droni hyn në zona me shkurre ose pyje dhe humbet lidhjen, operatori kalon në kontrollin me radio.

    Rrezja e kontrollit me radio është 5 km.

    Një kamerë ditore dhe një kamerë termike janë instaluar në drejtim të udhëtimit.

    Gjatë misioneve, droni i zbulimit ajror ndihmon operatorin duke rregulluar rrugën dhe duke identifikuar kërcënimet.

    Ndryshe, pajisjet e luftës elektronike të montuara mbi platformë mund të hiqen në mënyrë që roboti të mund të përshtatet për detyra të tjera.

    Disa njësi të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë blerë tashmë robotë NEO Contra-drone.

    Çmimi i tyre ndryshon në varësi të konfigurimit, por fillon nga afërsisht 28,400 dollarë.

  • Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

    Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

    Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.

    Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, kanë marrë tretman mjekësor.

    Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Në konsultim me prokurorin, për zjarrin është hapur shënim zyrtar, ndërsa për armën e gjuetisë është iniciuar rast penal.

    Policia ka bërë të ditur se një grua është intervistuar nën cilësinë e të dyshuares, por e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

  • Katër raste të dhunës në familje, Policia jep detaje

    Katër raste të dhunës në familje, Policia jep detaje

    Katër raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Kaçanik dhe një në Rahovec.

    “Prishtinë / 29.11.2025 – 19:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë, ku edhe është ndaluar për trajtim të mëtejmë.”

    “Prishtinë / 30.11.2025 – 20:50. Është raportuar se viktima femër kosovare përmes mesazheve në telefon ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar rast dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

    Kaçanik / 30.11.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti paraprakisht përmes telefonit kishte ofenduar e kanosur viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij, po ashtu kishte shkuar në oborrin e viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

    “Rahovec / 30.11.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Te viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • Granit Plava s’kishte çrregullime mendore kur e vrau Liridona Ademajn për 30 mijë euro

    Granit Plava s’kishte çrregullime mendore kur e vrau Liridona Ademajn për 30 mijë euro

    Njëri nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, nuk ka shfaqur në natën kritike asnjë element psikiatrik që mund të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.

    Pra, ai është i përgjegjshëm për veprën. Kështu thuhet në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

    “I ekzaminuari Granit Plava nuk ka ngecje në zhvillim mendor dhe nuk manifeston ndonjë çrregullim tjetër mendor të natyrës akute ose kronike. Në momentin e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet nuk janë evidentuar elemente psikike të cilat kanë mundur të ndikojnë në llogaritshmëritë e tij, pra i njëjti është i përgjegjshëm. I njëjti mund të marrë pjesë në gjykim, ai e kupton rrjedhën e procesit gjyqësor, mund të konsultohet me mbrojtësin e tij, dhe deklarimet e tij mund të merren për bazë”, thuhet në dokument

    Në të njëjtin dokument, në dëshminë e Granit Plavës tregohet si Naim Murseli ia kishte siguruar armën me fishekë për ta vrarë Liridona Ademajn (ish-bashkëshorten e tij).

    Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.

    Po ashtu, Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ditës kritike u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para. Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’ia jepte 30 mijë euro. Tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.

  • Mali i Zi do të vendosë viza për qytetarët rusë

    Mali i Zi do të vendosë viza për qytetarët rusë

    Mali i Zi do të vendosë viza për qytetarët rusë jo më vonë se shtatori i vitit të ardhshëm, dhe siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, kjo është e nevojshme për t’u përafruar me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

    “Është e nevojshme që Mali i Zi të përafroj politikën e tij të vizave me atë të BE-së deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2026, që, ndër të tjera, do të thotë futja e një regjimi vizash për qytetarët rusë”, njoftoi Ministria, siç raportohet nga Vijesti e Podgoricës.

    Siç i tha Ministria Radios Evropa e Lirë, kjo masë është pjesë e detyrimeve që Mali i Zi ka ndërmarrë në kuadër të Axhendës së Reformës 2024–2027 dhe përafrimit me rregullat evropiane nga Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria.

    “Përafrimi me politikën e vizave të BE-së po zbatohet gradualisht dhe duke marrë në konsideratë me kujdes interesat ekonomike kombëtare dhe të tjera, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, deklaroi Ministria.

    Siç u tha, sipas Marrëveshjes aktuale për Udhëtime të Ndërsjella, qytetarët rusë aktualisht mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Mal të Zi deri në 30 ditë pa vizë.

    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se më shumë se 21,100 qytetarë rusë banojnë në Mal të Zi dhe se numri më i madh i tyre jeton në bregdet, veçanërisht në Budva.

    Edhe pse ata mund të qëndrojnë në Mal të Zi deri në 30 ditë pa vizë, në praktikë ata largohen nga Mali i Zi për një kohë të shkurtër pas kësaj periudhe, më shpesh vetëm në pikën kufitare më të afërt dhe pas kthimit të tyre marrin një periudhë të re pa vizë prej tridhjetë ditësh.

  • Me ndihmën e Erdoganit, vajza nga Gaza ribashkohet me nënën në Turqi pas dy vitesh

    Me ndihmën e Erdoganit, vajza nga Gaza ribashkohet me nënën në Turqi pas dy vitesh

    Meryem Yilmaz Jarada, 14-vjeçe, nga Gaza, e cila u dërgua në Ankara me urdhër të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi bëri një thirrje në rrjetet sociale për të parë nënën e saj, e cila ka marrë trajtim në Turqi për dy vjet, po përjeton gëzimin e ribashkimit me të.

    Jarada, nxënëse e shkollës së mesme, me nënë turke dhe baba palestinez, lindi në Gaza, nën bllokadën izraelite.

    Nëna e Meryemes u soll në Ankara për trajtim për një tumor në tru vetëm dy muaj para sulmeve të nisura nga Izraeli në tetor 2023.

    E ndarë nga nëna gjatë trajtimit të saj dhe duke luftuar për të mbijetuar nën bombardime me babanë dhe vëllezërit e motrat, 14-vjeçarja dhe familja e saj bënë përpjekje të shumta për të shkuar në Turqi, por pa sukses.

    Meryem, e cila kishte ëndërruar për ditën kur do të ribashkohej me nënën e saj për dy vjet, kohët e fundit postoi një video në rrjete sociale duke i bërë thirrje për ndihmë presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Dhe thirrja e Meryemes nuk mbeti pa përgjigje.

    Duke ndjekur udhëzimet e presidentit Erdogan, autoritetet turke ndërmorën veprime dhe siguruan që vajza dhe vëllezërit e motrat e saj të dërgoheshin në Turqi.

    Duke vënë në dukje se ata u përballën me sfida të shumta në Gaza, nga uria te siguria, Meryem tha: “Nga njëra anë kishte luftë dhe, nga ana tjetër, mungesa e nënës sime… Sigurisht, gjithçka ishte shumë e vështirë, por falë Zotit, Zoti na ndihmoi dhe më në fund arritëm të vinim në Turqi dhe të ribashkoheshim me nënën.”