ATV

Author: K.B.

  • Shpejtim Bulliqi emëron nënkryetarin e Podujevës

    Shpejtim Bulliqi emëron nënkryetarin e Podujevës

    Me vendim të kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica.

    Fahri Restelica ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2008 ka punuar si zyrtar i lartë në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të zyrës së kryeministrit.

    Fahriu për disa vjet ka qenë koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje! qendra në Besianë.
    Kryetari Bulliqi e uroi nënkryetarin Restelica për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë e suksese!

  • PDK ankohen te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jashtë vendit

    PDK ankohen te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jashtë vendit

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit nr. 01/3438-2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 26.11.2025.

    Në ankesë, PDK-ja pretendon se vendimi i KQZ-së cenon Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të votimit jashtë vendit — përfshirë hapësira private dhe klube që nuk kanë status diplomatik.

    Sipas kësaj partie, qasja e KQZ-së është në kundërshtim edhe me standardet ndërkombëtare të përcaktuara në Konventat e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe Konsullore.

    PDK-ja paralajmëron se përdorimi i hapësirave të paautorizuara rrezikon sigurinë juridike dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke pamundësuar mbikëqyrjen objektive nga KQZ.

    Në përfundim, Partia Demokratike kërkon që PZAP të anulojë vendimin e KQZ-së dhe të sigurojë që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në hapësira zyrtare dhe të autorizuara diplomatike.

  • Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

    Qeveria mblidhet “online”, i merr dy vendime

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

    Në mbledhjen online janë marrë dy vendime.

    Qeveria ka ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.

  • Simbolet shtetërore të Kosovës vendosen në sallat ku do të bëhet inaugurimi i kryetarëve serbë në veri

    Simbolet shtetërore të Kosovës vendosen në sallat ku do të bëhet inaugurimi i kryetarëve serbë në veri

    Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot do të mbahen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.

    Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Verijut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, sot do t’ua dorëzojnë detyrën kryetarëve të rinj që vijnë nga Lista Serbe.

    Gjithçka është gati në ambientet e asambleve komunale në veri, ku seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00.

    Sipas pamjeve të publikuara, simbolet shtetërore të Kosovës shihen në ambientet ku do të bëhen inaugurimet.

    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kishte konfirmuar se ceremonitë inauguruese pritet të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara me ligj, duke përfshirë përdorimin korrekt të elementeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Ai kishte thënë se në rast të mosrespektimit të procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse

    “Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

  • Dyshohet se e dhunoi një femër, arrestohet një burrë, në Gjakovë

    Dyshohet se e dhunoi një femër, arrestohet një burrë, në Gjakovë

    Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e për të cilën vepër tashmë polica ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Gjakovë / 03.12.2025 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës.

  • Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata për fëmijët e shtrirë në pediatri

    Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata për fëmijët e shtrirë në pediatri

    Sot në ora 11:00, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të zhvillohet një nga eventet më të veçanta dhe emocionuese të fundvitit, i dedikuar fëmijëve të shtrirë në repartin e pediatrisë.

    Superheronjtë, të veshur me kostume dhe të pajisur me litarë, do të zbresin nga dritaret e objektit të pediatrisë për t’i surprizuar të vegjlit me dhurata dhe buzëqeshje.

    Ky aktivitet human, i cili tashmë është bërë traditë, organizohet nga Grupi Alpin në bashkëpunim me Bankën Ekonomike, që këtë vit është edhe sponsor kryesor i eventit. Të gjithë fëmijët do të marrin dhurata nga superheronjtë e tyre të preferuar, duke krijuar momente të paharrueshme për ta dhe familjet e tyre, veçanërisht për ata që po përballen me sëmundje të rënda si kanceri.

    Gjatë eventit, fjalë rasti do të mbajnë organizatorët dhe përfaqësues të Bankës Ekonomike, të cilët do të theksojnë rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve dhe përkrahjes së aktiviteteve që u sjellin gëzim në këto ditë festive.

  • Lushaku: Nuk jemi të interesuar të qeverisim me LVV-në as pas 28 dhjetorit

    Lushaku: Nuk jemi të interesuar të qeverisim me LVV-në as pas 28 dhjetorit

    Jehona Lushaku nga LDK-ja në RTV21 tha se ajo e LDK-ja nuk e kanë interes që ë qeverisin me LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Ajo foli edhe për takimet që zhvilluan si LDK me Nismën për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

    “Mendojmë që, për shkak të dallimeve edhe në pikat programore, nuk e kemi bërë koalicionin parazgjedhor,” u shpreh ajo.

    Lushaku shtoi se LDK është e hapur për koalicion me Nismën, por edhe me partitë tjera.

  • Kosova e Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e mundshëm në Botëror

    Kosova e Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e mundshëm në Botëror

    Kosova e Shqipëria do të mësojnë sot kundërshtarët e mundshëm në rast të pjesëmarrjes në Kupën e Botës që për herë të parë do të mbahet në tri shtete: Amerikë, Kanada dhe Meksikë.

    42 shtete deri tani kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionin më madhor të futbollit, kurse gjashtë prej tyre pritet të konfirmohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.

    Shorti hedhet sot nga ora 18:00 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pjesë e këtij shorti do të jenë edhe Kosova e Shqipëria që për herë të parë kanë siguruar fazën “play-off” të kualifikimeve.

    Kosova do të përballet në play-off ndaj Sllovakisë dhe në rast se fiton, e pret në shtëpi fituesin e ndeshjes Rumani – Turqi.

    Kurse Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë dhe ndaj fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë.

  • Pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

    Pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

    Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.

    Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet.

    Mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

    Mund të keni probleme me tretjen.

    Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës.

    Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë).

    Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.

    Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuaj.

  • Policia gjen afër 150 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

    Policia gjen afër 150 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 138 mijë e 850 euro gjatë kontrollit të një veture në Qagllavicë mbrëmjen e së mërkurës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është inicuar si ‘Shmangie nga tatimi’.

    “Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parashë prej 138,850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar”, thuhet në raport.

    Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.