ATV

Author: K.B.

  • Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

    Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

    Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Romë, ku do të takohet fillimisht me Papa Leonin dhe pasdite me kryeministren Giorgia Meloni.

    Kjo u njoftua nga zëdhënësi presidencial Serhiy Nikiforrov në televizionin publik ukrainas, Suspilne.

    Meloni është gati të përsërisë mbështetjen e saj për Kievin këtë pasdite në takimin dypalësh me Zelenskyn të planifikuar në Palazzo Chigi, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

    Dje, Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

    Në Londër, ai do të takohet me Starmer, Macron dhe Merz.

  • Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i intervenimeve nga KRU Prishtina

    Disa lagje të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i intervenimeve nga KRU Prishtina

    KRU Prishtina informon qytetarët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike dhe kontrolle në disa pjesë të rrjetit të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.

    Punimet do të zhvillohen në këto lokacione:

    Rr. Ibrahim Pacolli
    Rr. Rexhep Shema
    Rr. Hyzri Talla
    Rr. Bislim Makolli
    Rr. Isa Kastrati
    Rr. Tringa Ismajli
    Rr. Dalip Alshiqi
    Rr. Vehat Mustafa
    Rr. Faik Ukë Hoxha
    Fsh. Lebane
    KRU Prishtina njofton se gjatë intervenimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve.

    Punimet kanë për qëllim garantimin e shërbimit më cilësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

  • Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

    Mjegulla e dendur, IHK këshillon për kujdes në komunikacion

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

    IHK njofton se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

    Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë.

  • I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    Një person është gjetur i pajetë poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së Shqipërisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.

    Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

    Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.

    Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

    Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

    Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

    Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

  • 11 vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

    11 vjet nga formimi i Qeverisë Mustafa

    Sot bëhen 11 vjet që kur Parlamenti i Kosovës votoi qeverinë e re udhëhequr nga Isa Mustafa.

    Në nisje të seancës, Mustafa kishte prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit te ri qeveritar, drejtuar prej tij.

    Pas kalimit për votim, me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenim u miratua qeveria e re e Kosovës. Ndërsa, në mesditën është votuar për kryetarin e Kuvendit, Kadi Veseli.

    Votimi i qeverisë, ndodhi një ditë pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur mes PDK-së dhe LDK-së, më 8 dhjetor të 2014-ës, në mes Hashim Thaçi e Isa Mustafës.

    Kjo marrëveshje mundësoi që Hashim Thaçi të bëhet president. Kurse, më vonë qeveria Mustafa bie me mocionin e mosbesimit të Nismës për Kosovën, të përkrahur nga partitë opozitare por edhe nga PDK.

  • “Më thanë hajde qaj në emision”, Erik Lloshi tregon ftesën e shëmtuar që i erdhi pas vdekjes së Shpat Kasapit

    “Më thanë hajde qaj në emision”, Erik Lloshi tregon ftesën e shëmtuar që i erdhi pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Këngëtari nga Shqipëria, Erik Lloshi, është shprehur i indinjuar nga disa komente që i kanë ardhur së fundmi në emisionet që ka folur në nderim dhe në kujtim të Shpat Kasapit.

    Ai ka treguar në një intervistë se teksa ka qenë i ftuar në një emision menjëherë pas ndarjes nga jeta të artistit, Lloshi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

    Prapa emisionit, këngëtarit i janë bërë komente të tilla si ‘Sa bukur qaje’ dhe madje i kanë ardhur ftesa të tjera që ‘të qaj’ sërish për mikun e ndjerë.

    Këto fraza i kanë krijuar artistit një irritim dhe është ndjerë tepër i revoltuar se si gazetarët mund të flasin në atë mënyrë për një humbje të tillë si ajo e Kasapit.

    I njëjti vdiq pak ditë më parë pas një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali për trajtimin e djalit.

    Ai u varros në Tetovë, aty ku ka lindur dhe është rritur, e ka nisur edhe karrierën në muzikë.

    I ndjeri ishte vetëm 40-vjeçar.

  • Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

    Dhunë në familje në Fushë Kosovë, djali rrah babanë

    Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Fushë-Kosovë.

    Djali e ka rrahur babanë e tij.

    Policia njofton duke iu referuar deklaratat së viktimës se i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv.

    “Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.

  • Çfarë është dismorfia trupore, sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande?

    Çfarë është dismorfia trupore, sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande?

    Ylli i pop-it, Ariana Grande, ka ndezur sërish alarmin pasi është shfaqur jashtëzakonisht e dobët dhe e brishtë gjatë paraqitjeve të fundit publike.

    Vëzhguesit kanë vënë në dukje faqet e saj të fundosura, kockat e dukshme dhe trupin e brishtë, duke i bërë shumë njerëz të frikësohen se ajo mund të vuajë nga një çrregullim i rrezikshëm i të ngrënit ose i imazhit trupor.

    Disa fansa shqetësohen se pamja e saj gjithnjë e më skeletore mund të jetë duke ndikuar edhe në zërin e saj; gjatë një segmenti të tetorit 2025 në Dancing With the Stars ajo tingëllonte “e tendosur dhe e çjerrë”, një devijim nga diapazoni i saj i zakonshëm prej katër oktavash. Ndërkohë që nuk është konfirmuar asnjë diagnozë zyrtare, profesionistët e shëndetit të konsultuar nga mediat sugjeruan mundësinë që Grande mund të vuajë nga Çrregullimi Dismorfik i Trupit (ÇDT).

    Çfarë është çrregullimi dismorfik i trupit dhe cilat janë rreziqet?

    Çrregullimi dismorfik i trupit është një gjendje e shëndetit mendor e karakterizuar nga një preokupim i vazhdueshëm dhe dërrmues me të metat e perceptuara në pamjen e dikujt, të meta që shpesh janë të vogla ose tërësisht të imagjinuara.

    Ky preokupim mund të dominojë jetën e përditshme: individët mund të kontrollojnë vazhdimisht pasqyrat, të përpiqen të fshehin ose “rregullojnë” të metën e perceptuar ose të shmangin krejtësisht situatat shoqërore.

    Me kalimin e kohës, ankthi dhe shqetësimi i shkaktuar nga këto mendime obsesive mund të çojnë në pasoja serioze, duke përfshirë depresionin, tërheqjen sociale, vetëlëndimin ose mendimet vetëvrasëse, madje edhe çrregullimin e të ngrënit ose sjellje të tjera kompulsive.

    Në rastin e humbjes ekstreme të peshës, siç vlerësojnë disa burime për Grande-n, rreziqet shtrihen përtej shëndetit mendor.

    Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se mungesa e zgjatur e kalorive mund të çojë në humbje të yndyrës, muskujve dhe madje edhe të masës kockore. Nëse situata përkeqësohet, organet jetësore mund të vuajnë dhe në raste të rënda muskuli i zemrës mund të dobësohet në mënyrë të rrezikshme, me pasoja potencialisht kërcënuese për jetën.

    Faktorë të shumtë mund të kontribuojnë në zhvillimin e Çrregullimit të Deformimit të Burimeve Njerëzore (ÇDB): predispozita gjenetike, përvojat e fëmijërisë si ngacmimi ose neglizhenca, tipare të personalitetit si perfeksionizmi ose presioni shoqëror për t’u përshtatur me standardet joreale të bukurisë.

    Disa specialistë të shëndetit mendor rekomandojnë terapinë konjitive-sjellëse dhe, në raste të caktuara, medikamentet si trajtime efektive. Nëse lihet pa trajtuar, Çrregullimi i Degradimit të Modës (ÇDM) rrallë përmirësohet vetvetiu, ndërhyrja e hershme është shpesh thelbësore.

    Pavarësisht nëse Grande është diagnostikuar zyrtarisht me Çrregullimin e Modës Çrregulluese të Degradimit (ÇDD), shqetësimi publik rreth pamjes së saj nxjerr në pah një model shqetësues: ndikimin e fuqishëm të standardeve të bukurisë shoqërore dhe dëmin shumë të vërtetë që ato mund të shkaktojnë.

  • E pa një person brenda shtëpisë, arrestohet në flagrancë i dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    E pa një person brenda shtëpisë, arrestohet në flagrancë i dyshuari për vjedhje në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 21:56 në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

    “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur një person brenda shtëpisë së tij. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se kishte hyrë brenda në shtëpi dhe kishte vjedhur mjete pune”, thuhet në raport.

  • Prishtinë: U kapën në trafik, i dyshuari e godet me thikë një person tjetër

    Prishtinë: U kapën në trafik, i dyshuari e godet me thikë një person tjetër

    Një rast i lëndimit të lehtë ka ndodhur në Prishtinë.

    Pas një përplasje në trafik, i dyshuari e ka goditur me thikë personin tjetër.

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR

    Prishtinë 08.12.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor. Është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.