ATV

Author: K.B.

  • Harvardi e kishte pranuar, por ai e kuptoi gjashtë vite më pas kur hapi email-et e vjetra

    Harvardi e kishte pranuar, por ai e kuptoi gjashtë vite më pas kur hapi email-et e vjetra

    Një muzikant u trondit kur zbuloi një email nga Universiteti i Harvardit i cili e njoftonte për pranimin e tij në institucionin prestigjioz gjashtë vjet pasi ishte dërguar.

    Në një video në Instagram, muzikanti zbuloi se kishte aplikuar në Harvard ndërsa ishte në shkollë të mesme dhe fillimisht ishte vendosur në listën e pritjes.

    Ai deklaroi se mendonte se nuk kishte marrë kurrë një email konfirmimi për pranimin e tij.

    Emaili u zbulua ndërsa muzikanti po pastronte email-et e tij të vjetra.

    Ai tha se kishte shkruar letra apeli dhe kishte bërë gjithçka që mundi për t’u pranuar, por nuk mori kurrë përgjigje.

    Që atëherë, ai ka reflektuar mbi mënyrën se si mundësia e humbur i ka formësuar jetën, duke e çuar drejt ndjekjes së një karriere në muzikë.

    “Vendosa të vazhdoja përpara. Fillova të shkruaja këngë dhe tani u bëra muzikant”, tha ai në video.

    “Pastaj, një ditë po shqyrtoja email-et e vjetra dhe gjeta një nga Harvardi gjashtë vjet më parë që nuk e kisha hapur. Nuk e kuptoj si e humba këtë.”

    “Fillimisht, isha i zemëruar, pastaj i trishtuar, pastaj u ndjeva krenar për veten. Dhe tani e gjithë kjo është thjesht qesharake. Çështja është se e di që asgjë nuk ndryshoi pasi e hapa këtë email.”

    “Por doja vetëm ta thoja këtë histori me zë të lartë, sepse nëse do të isha i vetmi në botë që e di këtë histori, do të trishtohesha shumë.”

  • Pas vdekjes së çetnikut Aleksiq, gazetari kroat: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

    Pas vdekjes së çetnikut Aleksiq, gazetari kroat: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

    Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, ka ngritur dyshime serioze rreth vdekjes së Slavko Aleksiqit, një “vojvodë çetnik” i vetëshpallur dhe ish-komandant i një njësie paramilitare, ku, sipas tij, kishte shërbyer si vullnetar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Në një deklaratë publike, Margetiq tha se Aleksiqi ishte një nga dëshmitarët më të rëndësishëm lidhur me përfshirjen e dyshuar të Vuçiqit në krime lufte gjatë viteve ’90, përfshirë atë që ai e ka quajtur “Sarajevo Safari” në Sarajevë.

    Ai shton se Aleksiqi kishte qenë gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore deri rreth dhjetë ditë më parë dhe kishte dhënë deklarata publike në mbështetje të Vuçiqit.

    Megjithatë, sipas Margetiqit, lajmi për vdekjen e Aleksiqit u shpërnda papritur vetëm pak ditë pasi ai ishte shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd.

    “Aleksandar Vuçiq, sipas zakonit të vjetër, po eliminon dëshmitarët. Tani sapo mora vesh se komandanti i tij në Sarajevë ka vdekur ‘magjikisht’ në një spital në Beograd”, tha Margetiq, duke shtuar se, sipas tij, po zhduken dëshmitarët e krimeve të Vuçiqit.

    Gazetari pretendon se pas ndërhyrjes së shërbimit sekret serb (BIA), Aleksiqi ishte transferuar për trajtim në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd, ku, sipas tij, ka ndërruar jetë “në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme”.

    Slavko Aleksiq, udhëheqësi çetnik dhe komandant i formacionit paramilitar “Detashmenti çetnik i Sarajevës së re”, vdiq sot në Trebinje në moshën 69-vjeçare, sipas raportimeve të mediave të Bosnjë e Hercegovinës.

    Informacioni mbi vdekjen e tij është konfirmuar nga banorët e Trebinjes.

  • Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, ky është emri i veçantë i vajzës së tyre

    Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, ky është emri i veçantë i vajzës së tyre

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

    Lajmin për ardhjen në jetë të vajzës e ka bërë të ditur vetë Daku përmes një postimi në rrjete sociale.

    ‘Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë! ❤️’, ka shkruar ai, duke publikuar një fotografi të foshnjës, ku ka etiketuar edhe partneren e tij, Vesën.

  • SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

    SHBA-ja ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi

    Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP) njoftoi të enjten se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e importit të gomave të automjeteve të prodhuara në fabrikën kineze Linglong në Serbi, për shkak të pretendimeve se ato janë prodhuar përmes punës me detyrim.

    “Zyrtarët e CBP-së do t’i ndalojnë në të gjitha pikat hyrëse në SHBA dërgesat e këtyre gomave, për shkak të provave që tregojnë përdorimin e punës me detyrim në prodhimin e tyre”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim u tha se urdhri lidhet me gomat e prodhuara në fabrikën e Linglong-ut në veri të Serbisë, dhe është rezultat i një hetimi dhe analize të informacionit që tregon se gomat e automjeteve janë prodhuar duke përdorur punë me detyrim – përfshirë deklarata të punëtorëve, fotografi, kontrata pune, shënime nga terreni të fokus-grupeve, pamje të mesazheve tekstuale, raporte të organizatave joqeveritare, raportime mediatike dhe hulumtime akademike.

    Sipas Doganës amerikane, këto prova kanë treguar se punëtorët në Linglong janë ekspozuar ndaj nëntë treguesve të punës me detyrim sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës: mbajtja e dokumenteve personale, frikësimi dhe kërcënimet, izolimi, orët e tepërta të punës, mohimi i pagave, skllavëria përmes borxhit, kushte abuzive të jetesës dhe punës, mashtrimi dhe abuzim të cenueshmërisë.

    “Mesazhi është i qartë, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë punën me detyrim në zinxhirët e furnizimit”, tha komisionari i Doganës amerikane, Rodney S. Scott.

    Ushtruesja e detyrës së ndihmëskomisonares ekzekutive, Susan S. Thomas, nga Zyra për Tregti e CBP-së, tha se “amerikanët nuk duhet të konkurrojnë me produkte të krijuara përmes shfrytëzimit”.

    “Duke parandaluar hyrjen e mallrave të prodhuara me punë me detyrim në tregun amerikan, CBP-ja ndihmon që punëtorët dhe bizneset amerikane të veprojnë në kushte të barabarta”, tha Thomas përmes një njoftimi, ku u shtua se sipas të dhënave të Doganës, gomat nga fabrika kineze në Serbi po importohen ose ka gjasa që të importohen në SHBA.

    Dogana amerikane shtoi se importuesit e dërgesave të ndaluara mund të kërkojnë shkatërrimin ose eksportimin e dërgesave të tyre, ose të përpiqen të dëshmojnë se mallrat nuk janë prodhuar përmes punës me detyrim.

    Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për fabrikën Linglong në Zrenjanin dhe për pretendimet për abuzim të punëtorëve dhe shkelje të të drejtave të punës.

    Në fillim të vitit 2024, organizata joqeveritare Astra paraqiti kallëzim penal në emër të 11 punëtorëve nga India, nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim në punë.

    Disa vite më parë, kishte dyshime edhe për shfrytëzimin e disa qindra punëtorëve nga Vietnami, të cilët në atë kohë ishin të angazhuar në ndërtimin e fabrikës në Zrenjanin.

    Parlamenti Evropian, me një rezolutë të vitit 2021, i kërkoi Serbisë të hetonte rastin e “skllavërisë moderne”, megjithatë ai rast u mbyll pa nisur procedura, me kthimin e punëtorëve në Vietnam.

    Linglong hodhi poshtë përgjegjësinë, duke pretenduar se punëtorët ishin angazhuar nga një prej nënkontraktorëve të kompanisë.

    Për shkak të pretendimeve për punë me detyrim, Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2024, deklaroi se “Qeveria e Republikës së Serbisë nuk i ka hetuar plotësisht akuzat e besueshme për punë me detyrim, përfshirë konfiskimin e pasaportave, kushtet çnjerëzore të punës dhe jetesës, por ka vazhduar të pretendojë se punëtorët vietnamezë dhe indianë nuk janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”. /REL

  • Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit

    Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit

    Kryeqyteti është ndriçuar sonte, duke marrë kështu një pamje festive. Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ndezën dritat e Vitit të Ri në sheshin e Prishtinës.

    E gjithë kjo u bë në një ceremoni festive, ku të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë, të cilët shijuan ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative, gjë që shënon hapjen simbolike të atmosferës së fundvitit në Kryeqytet.

  • Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria: Janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave

    Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria: Janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave

    Prokuroria Speciale e Republikës së Ksoowvs ka dhënë detaje të reja nga aksioni antikorrupsion që u zhillua ndërmjet saj, Policisë së Kosoëvs dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

    Sipas Prokurorisë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje janë arrestuar shtatë persona, përkatësisht: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

    Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, duke përdorur edhe masa të veçanta hetimore.

    Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave dhe me vendim të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë.

    Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: rreth 20,000 euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike.

    Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

  • A e dini pse sulmet në zemër janë më pak të dëmshme gjatë natës

    A e dini pse sulmet në zemër janë më pak të dëmshme gjatë natës

    Studime të reja shkencore po hedhin dritë mbi arsyen pse sulmet në zemër që ndodhin gjatë natës rezultojnë shpesh më pak të rënda sesa ato të orëve të para të mëngjesit.

    Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Medicine”, ky ndryshim lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e neutrofileve, një lloj qelizash të bardha të gjakut që luajnë rol kyç në reagimin inflamator të trupit.

    Neutrofilet janë më aktive gjatë ditës, për shkak të ritmeve cirkadiane, “ora biologjike” që rregullon funksionet e organizmit.

    Gjatë një infarkti, këto qeliza reagojnë për të riparuar dëmin, por shpesh e teprojnë, duke shkaktuar inflamacion të madh që dëmton edhe indet e shëndetshme të zemrës.

    Studiuesit kanë zbuluar se pothuajse gjysma e dëmtimit të zemrës pas një ataku vjen pikërisht nga ky inflamacion i tepruar.

    Analiza e të dhënave nga mijëra pacientë në Spanjë tregoi se infarktet gjatë natës shoqërohen me dëmtime më të vogla, pasi neutrofilet janë më pak agresive.

    Studiuesit më pas konfirmuan se te minjtë, ashtu si te njerëzit, sulmet në zemër në orët e para të mëngjesit shkaktojnë dëme më të gjera në zemër, pikërisht për shkak të aktivitetit të shtuar të neutrofileve në këtë kohë të ditës.

    Shkencëtarët testuan edhe një molekulë eksperimentale, ATI2341, që imiton një përbërës të prodhuar natyrshëm nga trupi ynë gjatë natës.

    Ai synon një receptor në sipërfaqen e neutrofileve dhe ndryshon sjelljen qelizore të qelizave të bardha të gjakut, duke i vënë ato në një gjendje më pak aktive.

    Kjo lejon që inflamacioni të rregullohet pa kompromentuar sistemin imunitar.

    Sipas autorëve të studimit, bllokimi i ritmeve cirkadiane të neutrofileve jo vetëm që mbrojti zemrat e minjve, por gjithashtu përmirësoi reagimin e tyre ndaj patogjenëve të caktuar dhe uli proceset e tjera të dëmshme inflamatore.

    Gjetjet mund të hapin rrugën për terapi të reja për të mbrojtur organet e brendshme nga dëmtimet e shkaktuara nga inflamacioni i tepërt.

  • ChatGPT ndalon përdorimin për të miturit deri në 15 vjeç, por përse?

    ChatGPT ndalon përdorimin për të miturit deri në 15 vjeç, por përse?

    Së fundmi, shumë përdorues në rrjete sociale dhe media online kanë vënë re se OpenAI ka vendosur një kufi moshe për përdorimin e ChatGPT, nuk lejohet për personat nën 15 vjeç.

    Kjo është një rregullore e re që synon të përforcojë sigurinë e të miturve në përdorimin e inteligjencës artificiale.

    Sipas OpenAI, kjo masë është marrë për të mbrojtur privatësinë dhe për t’u siguruar që përdoruesit janë në moshë të përshtatshme për të kuptuar dhe ndërvepruar me teknologji të avancuar si AI.

    Për më tepër, aplikacioni mund të trajtojë tema të ndjeshme ose të papërshtatshme për fëmijët.

    Përdoruesit që regjistrohen duhet të deklarojnë moshën e tyre, dhe në disa raste mund të kërkohet edhe verifikim. Kjo është në përputhje me praktikat ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve online.

    OpenAI ka sjell modelin e ri ChatGPT 5.2 si përgjigje ndaj modelit të ri Google Gemini, por reagimet e para të përdoruesve janë tejet negative.

    Ky model i ri i inteligjencës artificiale, një nga chatbot-et më të përdorur në botë, është i disponueshëm vetëm disa ditë, por rrjetet sociale janë mbushur me komente të përdoruesve që shprehin pakënaqësi.

    Me këtë lëvizje, OpenAI tentoi të tregojë fuqinë e tij kundër modelit të rivalit të tij nga Google, por duket se përshtypja e parë nuk është mirëpritur.

    Shumë përdorues e perceptojnë versionin 5.2 si më pak kreativ dhe më të mërzitur, madje disa e quajnë “hap mbrapa” krahasuar me versionin 5.1.

  • Si mund t’i largoni rrudhat e syve me metoda natyrale?!

    Si mund t’i largoni rrudhat e syve me metoda natyrale?!

    Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes.

    Ato dalin më shumë në pah kur buzëqeshni, rrudhni vetullat ose qeshni me të madhe.

    Shpesh, rrudhat mund të tjetërsojnë paraqitjen tuaj dhe t’ju bëjnë të dukeni të mëdhenj në moshë.

    Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe rrudhat mund të shfaqen edhe në një moshë shumë të re si pasojë e mungesës së lagështisë.

    Humbja e kolagjenit, ekspozimi në diell dhe humbja e elasticitetit të lëkurës janë të gjithë kontribues në shfaqjen e rrudhave.

    Shkaktarët e rrudhave të syve

    Sipas të dhënave me humbjen e kolagjenit dhe elastinës, vijat e holla transformohen në rrudha. Ekspozimi i lartë në diell është një nga shkaktarët më të mëdhenj të shfaqjes së rrudhave. Një tjetër arsye është kontraktimi i muskujve të fytyrës si pasojë e të qeshurës, ose duhanpirja.

    Kurat kundër rrudhave në pjesën e poshtme të syve

    Sipas studimeve të cilave u referohet përdorimi i rregullt i një kremi hidratues mund të zbusë paraqitjen e tyre. Kremi ose kura e duhur mund të zbusë paraqitjen e rrudhave me 20%.

    Vaji i arrës së kokosit

    Nëse aplikoni vaj të arrës së kokosit në pjesën poshtë syve do të vëreni një zbutje të konsiderueshme të rrudhave. Ky vaj e ushqen ndjeshëm lëkurën delikate. Ai nxit prodhimin e kolagjenit dhe përmban shumë antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira të cilat kontribuojnë tek plakja. Vajin e arrës së kokosit duhet ta përdorni dy deri në tre herë gjatë ditës, përfshirë në mbrëmje përpara gjumit. Pas aplikimit bëni një masazh të lehtë duke përdorur mollëzat e gishtave.

    Aloe Vera

    Xheli i aloe verës është shumë i mirë për të zbehur vijat e holla dhe rrudhat e syve sepse e bën lëkurën më elastike. Xheli i aloe verës e ushqen lëkurën shumë mirë sepse është i pasur me antioksidantë. Sipas të dhënave përbërësit e xhelit kanë aftësi shtrënguese për lëkurën dhe e bëjnë atë më të tendosur falë nxitjes së prodhimit të kolagjenit dhe fibrës. Përdoreni xhelin dy ose tre herë në ditë dhe bëni një masazh të lehtë. Aloe vera është ideale për të trajtuar paraqitjen e lodhur të syve dhe heqjen e rrathëve të zinj.

    Vaji i avokados

    Vajin e avokados mund ta përzieni me vaj limoni apo qitroje dhe të krijoni një kurë shumë të mirë kundër rrudhave. Përzieni një pikë vaj limoni me një lugë gjelle me vaj avokadoje. Më pas me mollëzat e gishtave masazhoni zonën rreth syve duke përdorur disa pika nga kombinimi i mësipërm. Përsëriteni kurën dy ose tre herë në ditë.

    Kastraveci

    Ekstraktet e kastravecit ndihmojnë në rritjen e elastinës dhe ushqimin e lëkurës me antioksidantë. Kastraveci jo vetëm që e ushqen dhe freskon lëkurën por zbut ndjeshëm shenjat e plakjes së saj. Mbajini fetat e kastravecit për 10-15 minuta dhe më pas fërkojeni zonën lehtë me vaj të arrës së kokosit.

    Si të parandaloni rrudhat

    Mënyra më e mirë për të luftuar rrudhat është të mësoni se si t’i parandaloni ato. Rregullat e arta për një lëkurë elastike në zonën e syve sipas të dhënave janë:

    Përdorni krem kundër diellit

    Mbani syze dielli

    Pini 8-10 gota ujë në ditë për të përmirësuar kompleksitetin e lëkurës.

    Hidratimi është i rëndësishëm.

  • Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit, ja ku renditet sonte

    Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen me të madhe të ajrit, ja ku renditet sonte

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët të ajrit.

    Bazuar në matjet e fundit nga faqja “IQ Air”, e cila bën matjen e ajrit në gjithë botën, Prishtina vlerësohet në mesin e shteteve me cilësi të dobët të ajrit.

    Kryeqyteti i Kosovës, renditet e 22-ta për nga ndotja e ajrit.

    Sipas matjeve, sonte në Prishtina vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 151.

    Këto matje tregojnë se ajri në Prishtinë edhe sonte është i dëmshmëm për shëndetin.

    Kurse vendin e parë për nga cilësia me e dobët e ajrit sonte e zë kryeqyteti i Pakistanit, Lahore ku niveli i grimcave të dëmshme PM është 450.