ATV

Author: K.B.

  • Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

    Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

    Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

    Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

    – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

    – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

    – Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

  • Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 5.50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, që i bie 52,370 vota.

    Nga ky rezultat, AAK do të ketë 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Më poshtë mund ta shihni listën e deputetëve të AAK-së në legjislaturën e re:

    RAMUSH HARADINAJ 43,997 Vota

    DAUT HARADINAJ 26,610 Vota

    BESNIK TAHIRI 26,423 Vota

    BEKË BERISHA 19,789 Vota

    TIME KADRIJAJ 16,927 Vota

    ALBANA BYTYQI 9,830 Vota.

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar përfaqësimin e saj në Kuvendin e Kosovës me 126,102 vota ose 13.23%.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku prin listën e deputetëve më të votuar me 88,445 vota, pas tij vjen Hykmete Bajrami me 57,153 vota, ndërsa Ukë Rugova dhe Avdullah Hoti kanë siguruar përkrahje të fuqishme me mbi 40 mijë vota secili.

    Në mesin e deputetëve të zgjedhur janë edhe emra të njohur të skenës politike dhe parlamentare, si Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri, të cilët pritet të kenë rol aktiv në debatet legjislative dhe në mbikëqyrjen e qeverisë.

    Këta janë 15 emrat e deputetëve të LDK-së:

    LUMIR ABDIXHIKU 88,445 Vota

    HYKMETE BAJRAMI 57,153 Vota

    UKË RUGOVA 49,605 Vota

    AVDULLAH HOTI 44,550 Vota

    DOARSA KICA XHELILI 44,110 Vota

    KUJTIM SHALA 41,080 Vota

    ANTON QUNI 31,899 Vota

    ARMEND ZEMAJ 28,803 Vota

    LUTFI HAZIRI 26,614 Vota

    JEHONA LUSHAKU SADRIU 21,485 Vota

    JANINA YMERI 20,508 Vota

    BESIAN MUSTAFA 19,391 Vota

    ADELINA THAQI META 18,282 Vota

    FADIL HADERGJONAJ 17,750 Vota

    ERMAL SADIKU 17,645 Vota

  • 20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

    20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të premten në ora 02:00 është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, duke shënuar kështu përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    E në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës ka marr 20.19 për qind ose 192.407 vota. PDK me këtë rezultat do të ketë 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Këta do të jenë në 22 deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

    BEDRI HAMZA 161,931 Vota

    ARIAN TAHIRI 71,699 Vota

    PËRPARIM GRUDA 66,110 Vota

    URAN ISMAILI 56,415 Vota

    SALA JASHARI 47,928 Vota

    VLORA ÇITAKU 45,190 Vota

    ENVER HOXHAJ 39,725 Vota

    ARBEN MUSTAFA 39,368 Vota

    NAIT HASANI 31,586 Vota

    RRAHMAN RAMA 28,847 Vota

    GANIMETE MUSLIU 27,518 Vota

    EMAN RRAHMANI 27,353 Vota

    KUJTIM GASHI 27,180 Vota

    ELMI REÇICA 25,789 Vota

    ARTAN BEHRAMI 25,207 Vota

    XHAVIT HALITI 24,603 Vota

    BESA KABASHI RAMAJ 23,410 Vota

    MERGIM LUSHTAKU 22,952 Vota

    FERAT SHALA 22,036 Vota

    BLERTA DELIU KODRA 20,650 Vota

    ARIANA MUSLIU SHOSHI 20,147 Vota

    ARBNORE SALIHU 17,673 Vota.

  • Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje

    Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forca më e madhe politike nga zgjedhjet e fundit parlamentare me 486,994 vota ose 51.11%, duke siguruar gjithsej 57 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

    Në krye të listës së deputetëve të LVV-së janë figura kyçe të partisë dhe të qeverisë, përfshirë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, etj.

    Lista e deputetëve përfshin gjithashtu ministra aktualë, ish-zyrtarë qeveritarë, aktivistë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe figura të reja, duke reflektuar një përzierje të vazhdimësisë politike dhe prurjeve të reja brenda grupit parlamentar të LVV-së.

    Kjo është lista e 57 deputetëve nga LVV:

    ALBIN KURTI 404,023 Vota

    GLAUK KONJUFCA 318,532 Vota

    ALBULENA HAXHIU 174,335 Vota

    HEKURAN MURATI 171,519 Vota

    DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 153,373 Vota

    XHELAL SVEÇLA 138,320 Vota

    HAJRULLA ÇEKO 122,811 Vota

    AVNI DEHARI 108,329 Vota

    MIMOZA KUSARI LILA 99,359 Vota

    EJUP MAQEDONCI 98,117 Vota

    SHQIPE MEHMETI SELIMI 75,905 Vota

    ANDIN HOTI 67,619 Vota

    ARBEN VITIA 67,272 Vota

    SARANDA BOGUJEVCI 51,182 Vota

    EDONA LLALLOSHI 44,259 Vota

    ALBAN BAJRAMI 43,826 Vota

    MEFAIL BAJQINOVCI 41,421 Vota

    NEZIR KRAKI 41,025 Vota

    ARMEND MUJA 38,420 Vota

    RUFKI SUMA 38,256 Vota

    ADRIANA MATOSHI 38,167 Vota

    JETA STATOVCI 37,902 Vota

    ARDIAN GOLA 34,352 Vota

    HAXHI AVDYLI 33,644 Vota

    ADELINA GRAINCA 29,786 Vota

    BLERIM GASHI 29,567 Vota

    ALBENA RESHITAJ 29,182 Vota

    FATOS GECI 28,078 Vota

    AGIM BAHTIRI 27,661 Vota

    TAULANT KELMENDI 27,595 Vota

    ARTANE RIZVANOLLI BERISHA 27,172 Vota

    FITORE PACOLLI DALIPI 27,133 Vota

    DIMAL BASHA 26,487 Vota

    ARBËR REXHAJ 26,270 Vota

    LABINOTË DEMI MURTEZI 25,984 Vota

    ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI 25,934 Vota

    ARTAN ABRASHI 25,388 Vota

    ARJETA FEJZA 25,240 Vota

    HYSEN DURMISHI 25,096 Vota

    ARBËRIE NAGAVCI 24,582 Vota

    ENVER HALITI 23,187 Vota

    LIZA GASHI 22,826 Vota

    VALON RAMADANI 22,309 Vota

    ADNAN RRUSTEMI 22,033 Vota

    JETON RAKA 20,652 Vota

    FATMIRE KOLLÇAKU 20,594 Vota

    ARSIM ADEMI 20,591 Vota

    DRITA PAJAZITI 20,566 Vota

    ROZETA HAJDARI 20,430 Vota

    SALIH ZYBA 19,893 Vota

    FITIM HAZIRI 19,815 Vota

    FJOLLA UJKANI 19,590 Vota

    ILIR KËRÇELI 19,127 Vota

    SYLEJMAN MEHOLLI 19,112 Vota

    VIGAN QORROLLI 18,931 Vota

    VALON HOTI 18,834 Vota

    NAIM BARDIQI 18,398 Vota

  • Numërimi i të gjitha votave, LVV-ja mbi 51 për qind – kështu do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend

    Numërimi i të gjitha votave, LVV-ja mbi 51 për qind – kështu do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Mbrëmë është përmbyllur edhe numërimi i votave të fundit me postë. Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

    Sipas rezultateve të përmbledhura, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51.11 për qind, apo 486,994 vota. Në këtë mënyrë, Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate në Kuvend.

    Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave, duke siguruar 22 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 15 ulëse nga 20 sa kishte. Ajo mori 13.23 për qind të votave.

    Në Kuvend gjashtë ulëse i ka siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind.

    Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.

    10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse.

    Me përmbylljen e këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

    Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar që lidhet me administrimin e numërimit në QNR.

  • Pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, Komuna e Prishtinës thotë se në disa zona mund të ketë pezullim të transportit publik

    Pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, Komuna e Prishtinës thotë se në disa zona mund të ketë pezullim të transportit publik

    Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

    Sa i përket transportit urban, Komuna tha se në disa linja mund të ketë vonesa e në disa zona “ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt”, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve.

    “Për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.

    Komuna po ashtu ka dhënë disa kontakte për qytetarët që mund t’iu duhet ndihmë.

    Postimi i plotë:

    Njoftim për qytetarët

    Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

    🚗 Rekomandohet:

    • të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme,

    • të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit,

    • të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren.

    🚌 Transporti Publik Urban

    Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë.

    📞 Qendra e Thirrjeve

    Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në:

    0800 122 33 ose 0800 122 44

    Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

  • Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje

    Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje

    Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

    Ai tutje ka bërë të ditur se zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente po vazhdojnë për punën për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

    “Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka deklaruar Elezaj.

  • Gjermania e njohu Niue-n si shtet të pavarur!

    Gjermania e njohu Niue-n si shtet të pavarur!

    Qeveria gjermane ka vendosur të vendosë marrëdhënie diplomatike me ishullin e vogël të Niue-s në Paqësorin Jugor. Ky veprim është një sinjal për thellimin e bashkëpunimit me të ashtuquajturin “kontinentin blu”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius.

    Shtetet ishullore të Paqësorit dhe organizata e tyre rajonale, Forumi i Ishujve të Paqësorit, janë partnerë të ngushtë të Gjermanisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës.

    “Ne duam të forcojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë me ta. Njohja e Niue-s në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike kontribuojnë në këtë.”

    Niue ndodhet në një trekëndësh të formuar nga ishujt Tonga, Samoa dhe Ishujt Kuk – rreth 2,400 kilometra në verilindje të Zelandës së Re.

    Me një sipërfaqe prej rreth 261 kilometrash katrorë ku rreth 1,500 banorë janë shtetas të Zelandës së Re.

    Ishulli i përkiste Zelandës së Re deri në vitin 1974 dhe sot është një partner i ngushtë i atij vendi.

    Ishulli nuk është anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara, por ka status vëzhguesi atje. Megjithatë, Niue është pozicionuar gjithnjë e më shumë në mënyrë të pavarur vitet e fundit dhe që atëherë ka vendosur marrëdhënie diplomatike me më shumë se 25 vende.

    Njohja formale dhe një deklaratë mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do të realizohen nëpërmjet një letre nga Presidenti i Gjermanisë , Frank-Walter Steinmeier , dhe nëpërmjet shkëmbimit të të ashtuquajturave nota verbale.

  • “Nazistë, vrasës”, protestuesit në SHBA përleshen me oficerët federalë në vendin ku dje u vra një grua nga ICE

    “Nazistë, vrasës”, protestuesit në SHBA përleshen me oficerët federalë në vendin ku dje u vra një grua nga ICE

    Protestuesit dhe forcat e rendit po përplasen në Minneapolis të SHBA-së pasi një agjent i ICE qëlloi për vdekje një grua dje.

    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem e mbrojti agjenten, duke thënë se gruaja – e identifikuar si 37-vjeçarja Renee Nicole Good – ishte përpjekur ta shtypte oficerin.

    Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë kundërshtuan pretendimet se të shtënat ishin bërë në vetëmbrojtje.

    Njerëz në të gjithë Minneapolis u mblodhën në vendin e të shtënave që ndodhën mbrëmë (sipas kohës lokale) për të përkujtuar Renee Nicole Good. Shkollat ​​e qytetit do të jenë gjithashtu të mbyllura për pjesën e mbetur të javës “për shkak të shqetësimeve për sigurinë”.

    Oficerët federalë me uniforma, përfshirë ata të ekipeve të reagimit special të Patrullës Kufitare, kanë mbërritur dhe janë pozicionuar në një rresht jashtë ndërtesës Federale Bishop Henry Whipple pranë St. Paul, Minnesota, duke u përpjekur të zhvendosin protestuesit përtej rrugës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

    Protestuesit, disa prej të cilëve përballen drejtpërdrejt me oficerët federalë, kanë qenë të zëshëm, duke i quajtur oficerët nazistë dhe vrasës.

    Çdo portë rreth objektit federal është zbrazur nga protestuesit.