ATV

Author: K.B.

  • Parlamenti miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal

    Parlamenti miraton me 85 vota ndryshimet në Kodin Penal

    Parlamenti miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar.

    Paketat e miratuara përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg.

    Po ashtu, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes për gazetarët, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 5 vite burg për kanosje dhe dhunë ndaj tyre, raporton euronews.al

    Pas miratimit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, reagoi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës dhe përmbushjes së detyrimeve për integrimin evropian.

    “Pas 18 orë seancë plenare miratohet në Kuvendin e Shqipërisë paketa e ndryshimeve në Kodin Penal! Ndryshimet e miratuara me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, terrorizmin etj. Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”, shkruan Lamallari.

    Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

    • Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025 – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji për bashkëpunimin strategjik – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

    • Projektligji “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

    • Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”- 84 pro; 0 abstenim; 0 kundër

    • Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

    • Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”- 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

    • Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal” – Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër

    • Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje” – 85 pro; 1 abstenim (Erald Kapri); 0 kundër

    • Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë” –83 pro (Xhafaj e Braçe nuk votojnë); 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”- 84 pro (Braçe nuk voton); 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

    • Projektligji “Për Mediat Audiovizive” –85 pro; 0 abstenim; 1 kundër.

  • Reduktime: Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike

    Reduktime: Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 28.01.2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone.

    Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J04 Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 11:00 deri në ora 12:00

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

    Arsyeja: Kontrollimi dhe rregullimi i pozitës së ndarësit të linjës.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Fushë- Kosova II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J16 Miradi e Epërme (kodi: 15100019) nga ora 12:00 deri 15:30

    Vendet: Miradi e Eperme,Miradi e Ulet,Standart plin ,Al Trade,Interpres Kosova Sot,Petrol Oti Sllovenia, Ndriçimi Publik për Autostradë,,As Partners dhe Imer Berisha Bylmeti

    Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalitë II & TS Hashkalitë” , vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.

    3.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 20[kV] J10 Dalja nr.5 PR2-PR7 (kodi: 11000076) nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00..

    Vendet: Ndue Perlleshi (një pjesë), Shaqir Ingrishta (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Ukshin Kovaqica (një pjesë), Theodor Muzaka (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Ahmet Korenica (një pjesë).

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

    4.

    Nga NS 110/10)(200[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 20[kV] Dalja nr.5 PR7-PR2 ( kodi: 19000076 ) nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00.

    Vendet: Një pjesë e rrugës Muharrem Fejza ne afërsi te shkollës

    Arsyeja: krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

    5.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Pa tension mbesin këta TS – a prej orës 10:00 deri 16:00

    1.NS 20/0.4kV Liridon Kabashi “KABASHI GROUP”SH.P.K. (kodi: 19000076267)

    2.NS 20/0.4kV Burimi Commerce 2 (kodi: 19000076025)

    Vendet: rr: Abdullah Presheva, Ukshin Kovaqica,

    Arsyeja: Ndërrimi i kthinës në TS Burimi Commerce 2 1000

    1.

    Në TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7

    Nga dalja 20[kV] Hajvalia 1 nga ora 09:00 deri 12:00 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] TS Mili Ajvali (kodi:19000098165)

    Vendet: fshati Ajvali.

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër.

    2.

    Në TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7

    Nga dalja 20[kV] Hajvalia 1 nga ora 11:00 deri 17:00 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] TS Policia (kodi:19000098001)

    Vendet: rr. 293.Esat Mekuli.

    Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër.

    3.

    Nga TS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Llapushnik (kodi: 16100028) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

    Vendet: Arllat, Kleqkë, Vuqak, Llapushnik, Negrovc, Gjurgjicë, Terpezë, Berishë dhe Divilak.

    Arsyeja: Punime sipas projektit investiv, demontimi i rrjetit të vjetër.

    1.

    Në TS 110/35/10[kV] Prishtina 6

    Nga dalja 10[kV] Kurrizi prej orës 10:00 deri 15:00 do të ndërprehet:

    1.NS 10/04[kV] Bibloteka Hivzi Sylejmani (kodi: 19100043094)

    Vendet: Bibloteka.

    Arsyeja: Ndërrimin e transformatorit energjetik dhe ormanit te 0.4kV për arsye te rritjes se fuqisë konform pëlqimit elektro-energjetik.

    2.

    Nga TS 35/10[kV] Fushë-Kosova II do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Zona industriale Vragoli (kodi: 15018014) nga ora 11:00 deri 14:00

    Vendet: AHN GROUP SHPK Baza e Asfalltit, DF-GROUP, AL-Petrol Vragoli – Miradi e Epërme, NTSHN”Patroni” Habib Morina, QKA (EUROLABI ), Dimi, Condor Beton, Asllani, Hib Petrol, Nazif Nazifi,Devolli, Petrol Company, Art-com,Bes-Company, Shefshet Morina “BETON. PLUS”Sh.P.K,METALKA MAJUR.

    Arsyeja: Ngritja e shtyllës, montimi i konzolave dhe montimi i përçuesve.

    Prizren

    1.

    Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

    LP 10kV J06 Dogana Vermicë (kodi: 30035007) nga ora 10:00 deri 15:00.

    Vendet: Dogana, Autostrada 1-Brezi kufitare, Renelual Tahiri, Shkoza, Vërmica dhe Mifabeli.

    Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit te larte 10kV.

    Gjakovë

    1.

    Nga TS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

    Arsyeja: Projekte investive, vendosja e SHB te tensionit të mesëm dhe pastrimi i terrenit nga përçuesit dhe shtyllat ekzistuese.

  • Aksion edhe në Malishevë në lidhje me dyshime për manipulim me vota

    Aksion edhe në Malishevë në lidhje me dyshime për manipulim me vota

    Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi ka konfirmuar se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Reporteri.

    Të premten, Prokuroria Themelore e Prizrenit realizoi aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, që përfundoi me 109 të arrestuar.

    Ditën e djeshme koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës.

    Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka deklaruar të martën se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informacioneve ndaj personave që dyshohet se kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

    Pula ka theksuar se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burgim, duke qenë se bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

    “Hetimet do të tregojnë se si është kryer ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnestohet dhe kushdo që ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo.

  • Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.N., i dyshuar për veprën penale të dhunimit në Deçan.

    Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

    Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur edhe kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

    Paraburgimi ndaj të pandehurit llogaritet nga data e arrestimit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00.

    Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

  • Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

    Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

    Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.

    Kështu ka shkruar Bordi në një postim në X.

    “Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postim.

    Bordi i Paqes është themeluar zyrtarisht të enjten e 22 janarit gjatë një ceremonie të posaçme në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, në Davos. Presidenti amerikan, Donald Trump firmosi kartën e nismës së re ndërkombëtare dhe më pas këtë e bënë edhe anëtarët themelues të Bordit të Paqes, 19 shtete që ishin prezente, mes tyre edhe Kosova.

    Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi anëtarësimin e Kosovës në Borin e Paqes.

    Ajo ishte e vetmja lidere grua nënshkruese e iniciativës.

  • Vdekja e nxënësit në lumin e Gadimes, policia nis hetimet

    Vdekja e nxënësit në lumin e Gadimes, policia nis hetimet

    Lipjani dhe jo vetëm u trondit mbrëmë, pasi nxënësi Zwejn Zejnullahu nuk u kthye nga shkolla.

    Familjarë, të afërm, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë në gjetjen e tij.

    Disa orë më pas, vogëlushi u gjet në lumin e Gadimes, teksa burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes pohuan se ai mezi merrte frymë.

    Me urgjencë, i mituri u dërgua në QKUK, ku çaste më vonë ndërroi jetë.

    Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutitn e Mjekësisë Ligjore.

    “Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.

    Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

  • “The New York Times”: Shqipëria krijoi ministre me IA për frenimin e korrupsionit, por krijuesit e saj u akuzuan për korrupsion

    “The New York Times”: Shqipëria krijoi ministre me IA për frenimin e korrupsionit, por krijuesit e saj u akuzuan për korrupsion

    Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times i ka kushtuar një artikull avatarit shqiptar të njohur si Diella, e promovuar si ministrja e parë qeveritare në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

    Sipas gazetës, Diella është shndërruar në simbol të përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për rritjen e transparencës, në kohën kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    E veshur me kostume tradicionale dhe e pranishme në konferenca ndërkombëtare, ajo ka tërhequr vëmendje të gjerë mediatike si shembull i integrimit të inteligjencës artificiale në qeverisje.

    Por, The New York Times thekson se nisma përballet me një paradoks të madh: drejtuesit e agjencisë shtetërore që krijoi Diellën janë vënë nën hetim për manipulim të tenderëve publikë.

    Prokurorët e një njësie të posaçme hetimore kanë vendosur muajin e kaluar në arrest shtëpiak drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Informacionit dhe zëvendësin e saj, të dyshuar për lidhje me një organizatë kriminale që dyshohet se ka manipuluar aplikimet për kontrata publike përmes intimidimit.

    Agjencia administron edhe infrastrukturën digjitale shtetërore, përfshirë vetë Diellën.

    Zyrtarët nuk janë akuzuar ende zyrtarisht, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se do të përmbahet nga gjykimi, duke theksuar se “duhet të presim dhe të shohim”.

    Në praktikë, Diella ndihmon qytetarët të aplikojnë online për shërbime shtetërore, duke shmangur procedurat e gjata dhe ryshfetin. Në fazën e ardhshme, ajo pritet të vlerësojë aplikimet për tenderë publikë, bazuar në të dhëna dhe algoritme, me mbikëqyrje nga auditorë.

    The New York Times nënvizon se lufta kundër korrupsionit është një kusht kyç për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një raport i Bashkimit Europian nga nëntori vlerëson disa përparime, por thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në sektorët më të ndjeshëm, veçanërisht në prokurimet publike.

    Ekspertë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se Diella ka rritur efikasitetin dhe paanshmërinë në vendimmarrje, por mbeten skeptikë për ndikimin real të saj, sidomos pas akuzave ndaj zhvilluesve të sistemit.

    “Ka skepticizëm, por fakti që hetimi nuk është fshehur tregon se problemi i korrupsionit po pranohet dhe po trajtohet”, ka deklaruar eksperti Andi Hoxhaj për gazetën amerikane.

    Vetë kryeministri Rama ka theksuar se, pavarësisht mangësive dhe vështirësive, Shqipëria po përpiqet të luftojë korrupsionin.

    “Kjo përpjekje, me të gjitha dobësitë e saj, është një hap i mirë”, ka thënë ai.

  • Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore

    Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore

    Një skandal politik dhe mediash po trondit politikën në Mal të Zi pas publikimit të videove dhe fotove me përmbajtje seksuale që thuhet se përfshijnë ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

    Të përfshirë në këtë çështje janë Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit të Malit të Zi, dhe Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

    Të dy kanë dhënë dorëheqjet e tyre nga pozicionet zyrtare, duke thënë se arsye personale i detyruan të largohen pas publikimit të këtyre materialeve, raporton nova.rs.

    Vukshiq ka mohuar çdo lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e videove dhe fotove, duke thënë se ato u bënë publike pa dijeninë ose aprovimin e tij dhe se ai i ka parë për herë të parë vetëm kur u shpërndanë në rrjetet sociale.

    Ai pretendon gjithashtu se sekuestrimi i telefonit të tij nga Pajkoviq në vitin 2024 është përdorur më pas për të krijuar materiale komprometuese dhe për qëllime të tjera, përfshirë presion dhe kërcënime për të ndikuar në proceset e emërimeve zyrtare.

    Nga ana e saj, Pajkoviq ka depozituar disa kallëzime penale duke akuzuar se videot janë shpërndarë pa leje dhe se i është cenuar privatësia e saj. Ajo pretendon se ka qenë objekt i kërcënimeve serioze dhe se reagimi i autoriteteve ndaj shqetësimeve të saj ka qenë i pamjaftueshëm.

    Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ka mohuar çdo përfshirje zyrtare të vetes në këtë incident, duke deklaruar se publikimi i materialeve private nuk lidhet me funksionet dhe se respekton plotësisht të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

    Nga ana ligjore, shpërndarja pa leje e videove apo fotove me përmbajtje seksuale, shpesh e quajtur “pornografi hakmarrëse”, është kundërligjore në Mal të Zi dhe mund të përbëjë vepër penale me dënime deri në pesë vjet burg, ndërsa në rastet që përfshijnë fëmijë dënimet mund të jenë edhe më të larta.

  • Djali i Artan Hoxhës u ekstradua në Kosovë: Gazetari thotë se po i bëhet padrejtësi

    Djali i Artan Hoxhës u ekstradua në Kosovë: Gazetari thotë se po i bëhet padrejtësi

    Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha është arrestuar të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht për trafikim të qenieve njerëzore.

    Geri Hoxha dhe një person tjetër ishin shpallur në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, me kërkesë të UNMIK-ut.

    Lidhur me këtë rast, Artan Hoxha ka folur për Klankosova.tv, duke deklaruar se ende nuk është informuar për akuzat konkrete që rëndojnë ndaj djalit të tij. Ai shprehu shqetësim të thellë për pretendimet, duke theksuar se në periudhën kur thuhet se janë kryer veprat penale, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç.

    “Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Kam frikë se po më bëhet padrejtësi”, tha Hoxha.

    Gazetari shqiptar bëri të ditur se autoritetet në Kosovë kanë paraqitur kërkesë për ekstradim, por deri më tani, sipas tij, nuk është dorëzuar asnjë dosje apo dokumentacion zyrtar, raporton Klankosova.tv.

    “Më kanë thënë se dokumentet do t’u përcillen autoriteteve shqiptare”, shtoi ai.

    Hoxha tregoi po ashtu se në momentin e arrestimit, djali i tij ishte duke shkuar në punë dhe se ai punon si laborant dentar.

    “Në xhep kishte vetëm 10 mijë lekë. Bashkë me të u arrestua edhe një shofer ambulance. Si mund të lidhet kjo me krim të organizuar?”, tha gazetari.

    Në fund, Artan Hoxha ngriti dyshime edhe për mënyrën e trajtimit të djalit të tij, duke deklaruar se nuk i lejohet as kontakti minimal me familjen dhe se ka frikë për sigurinë e tij.

  • Rinumërohen 80 për qind e votave

    Rinumërohen 80 për qind e votave

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

    Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime.

    Ndërkohë, të martën, KQZ kishte bërë të ditur se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.