ATV

Author: G.O.

  • Osmani takohet me përfaqësues të OEA, diskutojnë për promovimin e potencialeve ekonomike të vendit

    Osmani takohet me përfaqësues të OEA, diskutojnë për promovimin e potencialeve ekonomike të vendit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar këtë javë një takim me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, sipas një njoftimi të Presidencës.

    Në takim është diskutuar për koordinim në promovimin e potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat.

    “Para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se Zyra e Presidentes është vazhdimisht e hapur për koordinim të veprimeve për promovim të potencialit ekonomik të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane”, thuhet në njoftim.

    Në këtë takim, Osmani foli edhe kontributin e SHBA-së në fuqizimin ekonomik dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare.

  • Shqipëri: Vetura e përplas 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur

    Shqipëri: Vetura e përplas 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur

    Një 11-vjeçare ka pësuar lëndime, pasi ajo u përplas nga një automjet derisa po ecte në këmbë në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”.

    Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

    Drejtuesi i mjetit është i moshës 43-vjeçare, ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë, raporton Top Channel.

  • Të dyshuarit për rastin e vrasjes së Triumf Rizës, Ilir Abdullahut, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë

    Të dyshuarit për rastin e vrasjes së Triumf Rizës, Ilir Abdullahut, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë

    Të dyshuarit për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës, Ilir Abdullahu, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha ajo.

    Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Abdullahun, i njohur me nofkën “Liza”, në korrik të vitit 2023.

    “Liza” njihet si bashkëpunëtori i Enver Sekiraqës në kohën kur kishte ndodhur tragjedia më 2007 dhe prej atëherë kishin nisur hetimet.

  • Ambasada e Kosovës në Shkup: Të mos përdoret emri ynë dhe incidenti në Aeroport për politikë të brendshme

    Ambasada e Kosovës në Shkup: Të mos përdoret emri ynë dhe incidenti në Aeroport për politikë të brendshme

    Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në “X” kanë demantuar lajmin e publikuar në disa media në Maqedoni të Veriut referuar një prononcimi për incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit që i është atribuuar Ambasadës dhe notën e protestës së dërguar nga MPJ e Kosovës për autoritetet maqedonase.

    Nga Ambasada e Kosovës në reagim kanë thënë se s’janë deklaruar për një gjë të tillë.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagim.

    Nga Ambasada e Kosovës thonë se lajmi ku pretendohet se Ambasada e Kosovës ka pohuar se është hera e parë që Kosova dërgon notë proteste, është i pasaktë dhe në reagim bëjnë thirrje të mos përdoret emri i ambasadës dhe incidenti në aeroport për qëllime të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut.

    „Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV“, thuhet në reagim.

  • Notarja Hana Beiqi dështon të kualifikohet në gjysmëfinale

    Notarja Hana Beiqi dështon të kualifikohet në gjysmëfinale

    Hana Beiqi përfundoi garën e saj në Lojërat Olimpike në 50 metra stil i lirë në notë.

    Beiqi ishte në baterinë e gjashtë, teksa e përfundoi garën e fundit.

    Sportistja nga Kosova e përfundoi garën pas pak më shumë se 27 sekondave.

  • Sulmet e 11 shtatorit: Revokohet marrëveshja për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit

    Sulmet e 11 shtatorit: Revokohet marrëveshja për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes  Lloyd Austin, ka revokuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte bërë të akuzuarit për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, të shmangnin dënimet me vdekje.

    Të mërkurën, u njoftua se prokurorët kishin arritur një marrëveshje që Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi të pranoheshin fajtorë për akuzat për konspiracion.

    Austin ka vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila tërhoqi polemika pasi treshja do të përballej me një dënim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje në Gjirin e Guantanamos.

    Mohammedi, i cili akuzohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit , ku u vranë 2 mijë 977 njerëz, u kap në Pakistan në vitin 2003.

    Ai është mbajtur në Gjirin e Guantanamos së bashku me Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi që nga dhjetori 2006, shkruan Sky News.

    Marrëveshja për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte parë të dyshuarit të shmangnin dënimin me vdekje, u kritikua nga familjet e viktimave të 11 shtatorit.

  • Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje

    Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje

    Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.

    Personat ndaluar janë: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh. Ata dyshohen se me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare.

    Sipas Prokurorisë, “dyshohet se të njëjtit në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.”

    Prokuroria ka bërë me dije do t’i ndërmarrë veprime e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.

  • Afër 5 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

    Afër 5 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

    Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës vazhdojnë t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për teve1 se deri më 2 gusht janë konvertuar 4836 patentë shoferë.

    “Në Leposaviq janë konvertuar 1435 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1208, në Zubin Potok 758, në Zveçan 880, në Graçanicë 177, në Kamenicë 69, në Shtërpcë 53 etj”, tha Elshani.

    Ndërkaq, në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve. Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 9 gusht.

    Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve ilegalë që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.

  • Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris

    Atleti bjellorus bëhet i pari që fiton medalje të artë si neutral në Paris

    Ivan Litvinovich nga Bjellorusia është bërë atleti i parë që e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris duke garuar si neutral.

    Litvinovich e fitoi medaljen e artë në finalen e burrave në trampolinë më 2 gusht.

    Atleti 23-vjeçar, i cili ishte shpallur kampion edhe në Lojërat Olimpike në Tokio tri vjet më parë, përfundoi me më shumë se një pikë të plotë para kundërshtarit më të afërt, kinezit Wang Zisani, i cili e fitoi medaljen e argjendtë.

    Një trampolist tjetër kinez, Yan Langyu, e fitoi medaljen e bronztë.

    Pasi fillimisht i përjashtoi atletët rusë dhe bjellorusë si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC) e ndryshoi rregulloren e vet dhe ua lejoi atyre pjesëmarrjen nën flamur neutral dhe nën kushte të rrepta.

    Sipas rregullores, atletët nga këto dy vende nuk mund të marrin pjesë në garat ekipore, por vetëm individualisht si neutral./REL

  • Policia shqiptoi mbi 1800 gjoba në trafik për 24 orë

    Policia shqiptoi mbi 1800 gjoba në trafik për 24 orë

    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1860 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor,  33 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 93 me dëme materiale.

    Policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 persona është në ndalim policor.