ATV

Author: G.O.

  • Katër kamionë me peshë 160 tonë lëvizën mbi urën e Ibrit për ta matur qëndrueshmërinë e saj

    Katër kamionë me peshë 160 tonë lëvizën mbi urën e Ibrit për ta matur qëndrueshmërinë e saj

    PËRGATITI: DRITON SADIKU  

    Derisa në objektin e komunës po diskutohet rreth çështjes së hapjes së urës mbi lumin ibër, në urë po bëhen testimet e fundit sa i përket qëndrueshmërisë së urës.

    Kamionë me peshë 40 tonë, po lëviznin mbi urën, në të cilën prej kohësh nuk qarkullojnë automjetet.

    Katër të tillë u vendosën në mes të urës për ta matur qëndrueshmërinë e saj.

    Ky qe edhe testimi i fundit, sipas zëvendësministrit Hysen Durmishi, që erdhi në Mitrovicë për t’i parë nga afër punët.

    Megjithëse, thotë se ura do të hapet, Durmishi nuk dha ndonjë datë.

    E përveç kamionëve, mbi urë u pa edhe një automjet i KFOR-it, por që nuk pengoi punëtorët ta bëjnë testimin.

    Veçse qëndrimi i KFOR-it mbetet i njëjtë, se çështja e hapjes së urës i takon dialogut, dhe se nuk lëvizin nga aty.

    Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth, për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konsistentgjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Sidoqoftë, ekzekutivi kosovar është i vendosur se ura duhet të hapet edhe për qarkullim të veturave.

    Andaj brenda pak ditëve presin ta marrin raportin mbi gjendjen e urës pas matjeve./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Paralajmërimi i BE-së për shtimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Qeveria: Do ta thellonte padrejtësinë

    Paralajmërimi i BE-së për shtimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Qeveria: Do ta thellonte padrejtësinë

    Në lidhje me paralajmërimin e BE-së, për shtimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ka reaguar Qeveria.

    Në një përgjigje për ATV-në, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se shtimi i masave do ta thellonte padrejtësinë.

    “Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon? Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.” – thuhet mes tjerash në përgjigjen e Kryeziut për ATV-në.

  • Zhvillimet në veri, BE-ja paralajmëron shtim të masave ndaj Kosovës

    Zhvillimet në veri, BE-ja paralajmëron shtim të masave ndaj Kosovës

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI    

    Shpërfillja e kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë në raport me veprimet në veri, mund t’i kushtojnë Kosovës me masat shtesë nga Bashkimi Evropian.

    Zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Siguri i bllokut 27-anëtarësh, Peter Stano, njoftoi se rekomandimi i shefit, në largim, të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e masave nuk ka prodhuar vendim

    “Masat janë ende në fuqi, sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur të veprojnë ose të procedojnë bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë, të dorëzuar javë më parë. Që nuk është çudi, sepse nëse ju kujtohet masat ishin vendosur ndaj administratës në Prishtinë, në qershor të vitit të kaluar, për faktin se po ndodhte shumëçka që çonte në përshkallëzim. Dhe, në vend të hapave për de-përshkallëzim, më shumë e më shumë veprime dhe hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim janë ndërmarrë nga këta njerëz”, tha Stano.

    Teksa, sërish, Qeverisë iu referua si administratë, zëdhënësi Stano nuk përjashtoi mundësinë e ashpërsimit të ndëshkimit, nëse kërkesat e BE-së shpërfillen.

    “Çfarë do të bëjmë? Kemi masat në fuqi dhe masat mund të shtohen nëse të gjithë akterët e BE-sëpajtohen që ato duhet të shtohen. Ua kemi bërë të qartë në Kosovë, në disa nivele, në disa mënyra dhe nëpërmjet shumë partnerëve. Nuk është vetëm Bashkimi Evropian, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i tregojnë administratës në Prishtinë që të mos angazhohen në këtë seri të hapave kundër produktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pakoordinuar. Shpresojmë që më në fund ata të dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalin nga shqyrtimi se çfarë lloj masash mund të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”, deklaroi Stano.

    Të mërkurën mbrëma, zëdhënësi i Departamenti Amerikan i Shtetit, Matthew Miller, tha se SHBA-ja është e shqetësuar me siç thanë “vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara të lidershipit të Kosovës”.

    Krahas vlerësimit se vendimet e Qeverisë “vënë në rrezik mundësitë që SHBA-të i kanë ndihmuar Kosovës t’i krijojë”, Miller kërkoi që “Qeveria e Kosovës të kthehet në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”./atvlive.tv 

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Pak serbë të interesuar për diskutim mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit

    Pak serbë të interesuar për diskutim mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit

    PËRGATITI: DRITON SADIKU 

    Salla e vogël e kuvendit komunal u mbush plot sa që kryetarit të Komunës Erden Atic, iu duk interesim tejet i madh i qytetarëve.

    Por në fakt qenë pak më shumë se 30, përfshirëasamblistë, shoqëri civile e pjesëtarë të KFOR-it e EULEX-it.

    E nga pak ata qytetarë serbë, disa erdhën për krejt diçka tjetër, meqë një bashkëqytetar i tyre u arrestua nga policia, pasi pengoi punën mbi urë.

    Sidoqoftë, hapja e urës ishe një nga temat kryesore të këtij takimi, për rëndësinë e së cilës foli para tëpranishmëve ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

    Opinionet rreth asaj nëse duhet hapur ura ose jo ishin të ndryshme.

    Qytetarët e komunitetit serb kundërshtonin hapjen e urës, ndërsa shqiptarët këmbëngulnin në hapjen e saj.

    Për krejt këta, përgjigje pati zv/drejtori i Policisë, që i siguroi se hapja e urës nuk përbën asnjë rrezik.

    Si niveli qendror, ashtu edhe lokal, thanë se po punojnë vazhdimisht që veriu të mos ketë probleme, dhe për këtë kërkuan bashkëpunim nga të gjithë, pa dallim./ative.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nga data 31 gusht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë do të jetë e bllokuar për automjete në orët e mbrëmjes

    Nga data 31 gusht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë do të jetë e bllokuar për automjete në orët e mbrëmjes

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar tërësisht për automjete nga data 31 gusht.

    Sipas tyre, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

    Nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.

    “Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim nga data 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës.

  • Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të përmbajnë fotografi dhe vërejtje shëndetësore

    Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të përmbajnë fotografi dhe vërejtje shëndetësore

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 shtatori i këtij viti të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ.

    Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosën dhe produktet e reja të duhanit.

    “Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

  • Plagosja në Viti, tre persona ndalohen për 48 orë

    Plagosja në Viti, tre persona ndalohen për 48 orë

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes së dy personave mëngjesin e sotëm në Viti.

    Siç njoftoi Prokuroria përmes një komunikate për media, tre persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    “Dyshohet se gjatë ditës së sotme, më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Plagosen dy persona në Viti nga të shtënat me armë zjarri, arrestohet një i dyshuar

     

  • Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, këngëtarja po shijon pushimet me arkitektin grek Simos Liakos

    Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, këngëtarja po shijon pushimet me arkitektin grek Simos Liakos

    Siç edhe kënga e saj hit “Heart Wants What It Wants” thotë, Bebe Rexha e di që zemra do atë që do – dhe ajo po shijon momentin.

    Të hënën, më 5 gusht, ylli i muzikës, 34 vjeçe, u fotografua për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Simos Liakos, në Itali gjatë një pushimi.

    Çifti u pa duke shijuar diellin pranë ujit në Sardenjë, ku artistja e hitit “Meant to Be” u pa me rroba banje të zeza, duke i vendosur krahun mbi kraharorin e arkitektit dhe inxhinierit dhe duke e përqafuar atë.

    Përfaqësuesit për media të Bebe Rexhës nuk iu përgjigjën kërkesës të revistës “People” për komente.

    Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhe me ndjekësit e saj në Instagram ku ai supozohej të kishte folur negativisht për shtimin e saj të peshës.

    Gjatë një performimi në Londër më 28 korrik, ajo prezantoi këngën e saj “Atmosphere”, duke i thënë publikut, “Tani sapo kam kaluar një ndarje, kështu që mund të bëhem pak emocionale, kështu që ju duhet të më ndihmoni”, sipas E! Online.

    Kënga përshkruan ndarjen nga një dashnor dhe përfshin vargjet, “Dhe nuk mund të fajësoj veten për t’u humbur në premtimin tënd / Dhe nuk mund të fajësoj ty që më le”.

    Bebe Rexha përndryshe këtë verë vizitoi për herë të parë Kosovën, ku pati një paraqitje madhështore në festivalin “Sunny Hill 2024”. /Telegrafi/

     

  • Keqpërdorimet me patentë-shofer në Pejë, arrestohet edhe një person

    Keqpërdorimet me patentë-shofer në Pejë, arrestohet edhe një person

    Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet se i përkiste grupit i cili kishte bërë keqpërdorime me patentë-shofer në Pejë.

    Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh kishte zhvilluar aksion në disa komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.

    Cak i këtij aksioni kanë qenë 10 persona, shtatë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre ishte liruar për shkaqe shëndetësore.

    Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

  • Policia liron dy politikanët serbë që ishin arrestuar për “pengim të punëtorëve të komunës së Mitrovicës së Veriut”

    Policia liron dy politikanët serbë që ishin arrestuar për “pengim të punëtorëve të komunës së Mitrovicës së Veriut”

    Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me zhvillimet e sotme në veri të vendit, ku u arrestuan dy politikanë serbë.

    Nga policia është thënë se të njëjtit kanë penguar punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetente, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste të cilat krijojnë nxitje dhe urrejtje.

    Sipas policisë, personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, por ata kanë vazhduar duke nxitur më pas tensione.

    Njësitet policore më pas kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona e të njëjtit janë liruar.

    “Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona. Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar”, thuhet në komunikatë.