ATV

Author: G.O.

  • ​Incidenti me presidenten Osmani në aeroport, del raporti zyrtar i Maqedonisë së Veriut

    ​Incidenti me presidenten Osmani në aeroport, del raporti zyrtar i Maqedonisë së Veriut

    Ekipi i inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), i udhëhequr nga drejtori Dragi Stojanoski, ka rishikuar provat dhe ka bërë një kontroll të jashtëzakonshëm në TAV Maqedoni, lidhur me ngjarjen fatkeqe në të cilën ishte përfshirë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    AAC njofton se gjatë inspektimit fillestar është konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.

    “Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, theksojnë nga AAC.

    Meqenëse këto janë standarde ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, nëse dikush dyshon në besueshmërinë e tyre, ata rekomandojnë të aplikojnë të njëjtën praktikë në një nga aeroportet ndërkombëtare evropiane, në mënyrë që të jenë të sigurt për zbatimin e tyre.

  • Kompensimi i dëmeve të luftës, shoqata “Ngritja e Zërit” dorëzon në Kushtetuese vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës drejtuar kundër qeverisë së Serbisë

    Kompensimi i dëmeve të luftës, shoqata “Ngritja e Zërit” dorëzon në Kushtetuese vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës drejtuar kundër qeverisë së Serbisë

    Shoqata për Dëme të Luftës, “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

    Jahir Bejta, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesa e tyre është që gjykatat në Kosovë të mos i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria serbe.

    Për këtë, ai ka thënë se edhe i kanë dorëzuar këto vendime në Kushtetuese.

    Ai ka shtuar se, përpos në gjykatat vendore, do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.

  • Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset në shtyllën e urës në Ankara, 9 të vdekur e 26 të lënduar

    Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset në shtyllën e urës në Ankara, 9 të vdekur e 26 të lënduar

    Një autobus me pasagjerë është përplasur në shtyllën e një ure në Ankara, duke lënë të vdekur nëntë persona e të lënduar 26 të tjerë.

    Siç raportohet, autobusi ishte nisur nga Izmiri për në Agri, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur në urë.

    Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, deklaroi se nga aksidenti sipas të dhënave fillestare 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar.

    Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar pasagjerët që kishin mbetur në autobus, derisa të lënduarit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.

  • Ish-banorja e BBVA, Antonela Berisha shpallet në kërkim nga policia – dyshohet se me motrën sulmuan barbarisht modelen Klea Prenga

    Ish-banorja e BBVA, Antonela Berisha shpallet në kërkim nga policia – dyshohet se me motrën sulmuan barbarisht modelen Klea Prenga

    Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet, ku një vajzë është sulmuar brutalisht teksa ishte duke ngrënë darkë. Viktima, e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar publikisht përmes pamjeve dhe emrave se ka qenë viktimë e një sulmi të dhunshëm.

    Sipas dëshmisë së Klea Prengës, ajo është goditur papritur nga pas, ku një person i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Ajo ka akuzuar për këtë sulm dy motra, Mariela dhe Antonela Berisha, ku kjo e fundit është e njohur për publikun. Në denoncimin e saj, Klea ka ndarë me publikun momentet tronditëse të dhunës dhe dëmtimet që ka pësuar si pasojë e këtij akti.

    KUJDES: PAMJE TË RËNDA 

    Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke njoftuar se është duke punuar intensivisht për lokalizimin e të dyshuarave. Antonela Berisha, 28 vjeçe, dhe Mariela Berisha, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– njofton policia, sipas TCH.

    Ndërkohë, ky është reagimi i bërë nga modelja Klea Prenga në Instagram, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja:

    “Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

    Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

    As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

    Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

    Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

    Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

    Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur”, ka shkruar Prenga. /Telegrafi/

     

     

  • Kurti iu bën thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë patentë shoferët në RKS

    Kurti iu bën thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë patentë shoferët në RKS

    Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në legjitimë të Kosovës, ta bëjnë atë deri më 23 gusht.

    Ai tha se deri tani kanë pranuar afro 6 mijë kërkesa për patentë shoferë.

    “Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë”.

    “Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, tha Kurti.

    Zgjatet afati për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale serbe në RKS

  • 16-vjeçari gjeti një kuletë me para dhe dokumente në Ferizaj, i dorëzon në Polici

    16-vjeçari gjeti një kuletë me para dhe dokumente në Ferizaj, i dorëzon në Polici

    Një 16-vjeçar, B.Gashi mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:30 ka gjetur një kuletë me para dhe dokumentet cilën e ka dorëzuar në stacionin e Policisë në Ferizaj.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është paraqitur pronari i kuletës të humbur me inicialet F.B.

    “Më datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

    Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.

    “Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gaza

    Izraeli pajtohet për rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gaza

    Izraeli është pajtuar që bisedimet për një armëpushim në Gazë të nisin më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

    Kështu bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa tensionet në rajon janë rritur.

    Rinisjet për diskutim kanë filluar pas nisjes së luftës më 7 tetor, ku Hamasi – një grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin.

    Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe mosmarrëveshjet”.

    Pas kësaj deklarate, zyra e Netanyahut njoftoi se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator më 15 gusht “për të përfunduar punën lidhur me detajet e marrëveshjes për zbatim”, raporton Radio Evropa e Lirë.

  • Kthimi i trupit nga Serbia, MPJD-ja: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij

    Kthimi i trupit nga Serbia, MPJD-ja: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është deklaruar pas kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, në orët e para të së premtes.

    Në njoftimin për media, MPJD ka thënë se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij,

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftim.

    Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, u vra më 19 korrik në Serbi.

  • Një grua dëmton me mjet të rëndë tri vetura në Fushë Kosovë

    Një grua dëmton me mjet të rëndë tri vetura në Fushë Kosovë

    Përgatiti: Armand Hoti

    Veturën 20 mijë euroshe të tipit Mercedes, kjo grua e shënjestroi të parën, në mëngjesin e së enjtes.  

    Këtë veturë në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë–Kosovë, ajo e goditi me mjet të fortë më shumë se dhjetë herë.

    Ajo dëgjohet duke thënë se veturat aty po parkohen keq.

    Kështu, B.M. po e dëmton edhe veturën e dytë.

    Thirrjeve të banorëve për t’u ndalur, nuk po iu bindet.

    Ajo vazhdoi ta godasë edhe veturën e tretë, para se të intervenonte dikush.

    Gruaja që dëmtoi veturat, banon në këtë objekt, derisa banorët këtu treguan se ajo pati kërcënuar se do t’i dëmtojë veturat që parkohen këtu.

    Për veprimin që bëri, B.M u arrestua nga policia, por fillimisht u dërgua në QKUK për t’i trajtuar plagët e marra e më pas u dërgua për ekzaminim psikiatrik.

    “Policia menjëherë e ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor (është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hapur rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës”, njoftoi Policia.

    Policia mes tjerash ka thënë se pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndaj të dyshuarës, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Gati një vit nga vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, nuk dihet a vazhdojnë hetimet për mjekun

    Gati një vit nga vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, nuk dihet a vazhdojnë hetimet për mjekun

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Pas mjekimit në këtë ordinancë private në qendër të Malishevës, gjendja e L.SH. ishte rënduar dhe ajo mëpas kishe vdekur në klinikën emergjente të kësaj komune.

    Për këtë, mjeku që punonte në këtë ordinancë, Xhavit Karaxha, në cilësinë e të dyshuarit, u mbajt nëparaburgim për dy muaj, e pastaj u lirua, pa u ngritur aktakuzë ndaj tij.

    Por, drama në këtë ngjarje nuk përfundoi këtu. Gati njëvit më vonë, familjarët e viktimës dyshohet se e sulmuan Xhavit Karaxhën bashkë me nënën e tij.

    Për këtë, ata tanimë janë në paraburgim.

    Sipas vëllait të Xhavit Karaxhës, i cili kishte mbajtur 60 ditë paraburgim si i dyshuar, sulmi ka ndodhur pasi ai i është kthyer profesionit, në mungesë të vendimit të gjykatës.

    Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në vitin 2023, për vdekjen e L.SH., Xhavit Karaxha dyshohejse ka kryer dy vepra penale – ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

    Megjithatë, aktakuza ndaj tij nuk është ngritur asnjëherë, derisa Prokuroria Themelore e Gjakovës, tëpaktën deri në transmetimin e kësaj kronike, nuk ka treguar nëse janë duke vazhduar hetimet ndaj tij./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: