ATV

Author: G.O.

  • Ambasadori italian: KFOR-i rriti prezencën në komunat veriore dhe për mbrojtjen e Urës së Ibrit

    Ambasadori italian: KFOR-i rriti prezencën në komunat veriore dhe për mbrojtjen e Urës së Ibrit

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë së Motorizuar “Sicilia”, pjesë e Brigadës së Mekanizuar “Aosta”, të stacionuar në Kosovë që nga korriku i kaluar.

    De Riu theksoi përkushtimin e jashtëzakonshëm të Italisë ndaj misionit të KFOR-it, i cili tha se është forcuar më tej për të shtuar prezencën edhe më shumë në komunat veriore, por edhe në mbrojtjen e urës kryesore në Mitrovicë, asaj të Ibrit.

    “Ky dislokim i fundit e sjell kontributin e përgjithshëm italian për KFOR-in dhe stabilitetin e Kosovës në 1065 persona, duke e bërë Italinë kontingjentin më të madh kombëtar në misionin e NATO-s”, theksoi ambasadori.

    Diplomati italian në Kosovë e përgëzoi kolonelin Rocco Mundo, komandant i KFOR-it RC-WEST, për profesionalizmin e tij, bashkë me aftësinë e tij për të frymëzuar entuziazëm dhe motivim midis trupave të tij.

  • Kurti e pret sot në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë

    Kurti e pret sot në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

    Ndërkaq, pritet që Spiropali të takohet edhe me homologun e saj, Glauk Konjufca, duke filluar nga ora 11:30.

  • Debati presidencial: Harris-Trump për herë të parë përballë njëri-tjetrit

    Debati presidencial: Harris-Trump për herë të parë përballë njëri-tjetrit

    Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, dhe ish-presidenti Donald Trump, do të jenë përballë njëri-tjetrit.

    Ata do ta zhvillojnë sot debatin e parë presidencial në Filadelfia.

    Analistët thonë se kjo përballje e vështirë, e vendos ish prokuroren Harris përball një debatuesi të sprovuar, ish Presidentin Trump.

    Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, debati mund të jetë vendimtar për garën zgjedhore për president.

    Në këndin republikan gjendet ish-presidenti Donald Trump, duke u përpjekur të rimarrë detyrën pas një pauze katërvjeçare.

    Në anën tjetër, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate që ka rritur entusiazmin ndërsa amerikanët pyesin nëse ajo do t’ia dalë të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

    Fushata dhe fjalori i përdorur deri më tani ka krijuar përshtypjen se debati presidencial i së martës do të jetë si nje ndeshje e fortë boksi.

    Në debatin e fundit ish Presidenti Trump doli triumfues. Disa javë pas paraqitjes së dobët në atë debat, Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara për tu rizgjedhur. Tani, ish Presidenti do të përballet me kandidaten e re demokrate Harris e cila ka vetëm disa javë që kandidon, shkruan Zëri i Amerikës.

    Por, analistët thonë se në këtë garë të ngushtë, ku të dy do të konkurrojnë për mbështetje nga një elektorat thellësisht i ndarë, debati mund të jetë vendimtar.

  • Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës në 15 vjet

    Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës në 15 vjet

    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur të ulë dënimin e Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burgim.

    Vendimi u mor më 10 shtator 2024, pas shqyrtimit të dënimeve të shqiptuara ndaj Mustafës “për krimet e luftës, përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen e paligjshme”.

    “Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj z. Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim.

    Paneli i Apelit përbëhej nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Paneli nxori vendimin e tij lidhur me përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores. Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e z. Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, thuhet në njoftim.

    Fillimisht, më 16 dhjetor 2022, Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për këto krime lufte. Mustafa gjithashtu u urdhërua të paguajë 207,000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj tetë viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje.

    Mustafa apeloi vendimin, dhe më 14 dhjetor 2023, Gjykata e Apelit e uli dënimin e tij nga 26 në 22 vjet burgim, duke miratuar pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit.

    Pas një kërkese për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme, më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e Mustafës dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të Apelit që lidhej me dënimin e tij prej 22 vjetësh. Çështja u rikthye në Apel për rishqyrtim, duke rezultuar në uljen e dënimit të tij në 15 vjet burgim.

    Vendimi mund të gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.

  • Çfarë ndodh nëse merrni paracetamol çdo ditë? Mund të ndodhin këto efekte anësore, duke prekur tri organe

    Çfarë ndodh nëse merrni paracetamol çdo ditë? Mund të ndodhin këto efekte anësore, duke prekur tri organe

    Mjeku tregon se cilat efekte anësore ndodhin për shkak të marrjes së shpeshtë të paracetamolit

    Shumë prej nesh kërkojnë paracetamol kur diçka dhemb, zakonisht një dhimbje koke, inflamacion muskulor, pa menduar as për vetë efektin.

    Për shumë njerëz, paracetamoli është gjithashtu një “kurë e mahmurllëkut”. Problemi lind kur marrja e paracetamolit bëhet shprehi.

    Çfarë ndodh nëse konsumojmë paracetamol çdo ditë?

    Doktor Gerard Sinovich, një konsulent kryesor për dhimbjet, thekson se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit pa këshillën e mjekut mund të krijojë një problem.

    Ilaçet kundër dhimbjeve pa recetë, si paracetamoli, janë trajtimi “i parazgjedhur” i dhimbjes për shumë njerëz. Mirëpo, nuk duhet të përdoret për më shumë se tri ditë rresht pa u konsultuar me mjekun, theksojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

    Pesë efektet e dëmshme të marrjes së qetësuesit çdo ditë

    Dështimi i mëlçisë

    Dëmtimi i mëlçisë mund të ndodhë me marrjen e rregullt të paracetamolit, me ose nën dozën e rekomanduar ditore.

    Doza e rekomanduar ditore është një ose dy tableta 500 mg në të njëjtën kohë, deri në katër herë në 24 orë, me një maksimum prej tetë tabletash në 24 orë, sipas NHS.

    Sulmi në zemër

    Studimet kanë treguar se marrja e rregullt e paracetamolit që përmban natrium shoqërohet me një rrezik në rritje të sulmit në zemër, goditjes në tru, dështimit të zemrës dhe vdekjes. Natriumi, i cili është një nga përbërësit kryesorë të kripës, përdoret shpesh për të ndihmuar medikamentet si paracetamoli të treten në ujë. Megjithatë, nëse një person merr dozën maksimale ditore të paracetamolit, ai gjithashtu do të tejkalojë marrjen maksimale ditore të natriumit prej 2 g.

    Hulumtimet tregojnë se marrja e paracetamolit me përmbajtje natriumi rregullisht për një periudhë të gjatë kohore mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru ose dështimit të zemrës, pavarësisht nëse keni apo jo presion të lartë të gjakut.

    Probleme të frymëmarrjes

    Hulumtimet tregojnë se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit mund të çojë në një rritje të ndjeshme të gjasave të frymëmarrjes. Ajo shoqërohet gjithashtu me një rritje të simptomave të astmës dhe efekti është më i madh sa më shumë të merret ilaçi, thotë doktori.

    Lodhja

    Një nga efektet anësore më të zakonshme të paracetamolit është rraskapitja dhe lodhja, për shkak të përmbajtjes së acetaminophenit në ilaç. Nëse e merrni shpesh, atëherë ka të ngjarë që personi të ndihet më shpesh i lodhur dhe i përgjumur. /Telegrafi/

  • Dua Lipa është e nominuar në tre kategori në Video Music Awards 2024

    Dua Lipa është e nominuar në tre kategori në Video Music Awards 2024

    Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV, Video Music Awards.

    Ceremonia do të fillojë në orët e para të mëngjesit të enjtes, me kohën në Kosovë.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është e nominuar në tre kategori: Në kategorinë Pop, në kategorinë e kinematografisë më të mirë me këngën “Illusion” dhe në kategorinë e koreografisë më të mirë me këngën “Houdini”.

    Përkundër këtyre tre nominimeve, ende nuk dihet nëse artistja shqiptare do të marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve VMA.

    Në Video Music Awards, artistja që prin me nominime është Taylor Swift me 12 sosh. Nëse rrëmben një shumicë të çmimeve, krijuesja e hitit “Cardigan” me 23 çmime të deritanishme, mund të thyejë rekordin e Beyonce-s me 25 çmime të deritanishme, ose 29, që përfshijnë karrierën e saj me Destiny’s Child dhe Jay-Z. /Telegrafi/

  • Punësohen 149 punëtorë të rinj në KEK

    Punësohen 149 punëtorë të rinj në KEK

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ditën e sotme Termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit, i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Prezent ishte dhe u.d Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

    Qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata.

    Sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.

    “Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot”, shtoi kryeministri.

    Kryeministri theksoi se KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti ynë në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje.

    Në përfundim, kryeministri ju dëshiroi suksese e punë të mbarë punëtorëve të rinj, si dhe shprehu përkrahjen e palëkundur të Qeverisë për KEK-un.

  • Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

    Ukraina pritet të jetë në fokus të takimeve të Blinkenit me zyrtarë të lartë në Londër

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të mbështesë Ukrainën teksa mbrohet prej pushtimit rus, kur të nisë një vizitë në Londër, më 10 shtator, për t’u takuar me kryeministrin britanik, Keir Starmer, dhe zyrtarë tjerë britanikë.

    Blinken, po ashtu, pritet të deklarohet edhe për luftën në Gazë, dhe paktin AUKUS për mbrojtje, në mes të Uashingtonit, Londrës dhe Kanberras.

    Mirëpo, raportimet e fundit se Irani e ka furnizuar Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër, nënkuptojnë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do të synojnë të rrisin koordinimin ndaj veprimeve që disa i shohin si përforcim të përpjekjeve të Moskës për luftën në Ukrainë.

    E përditshmja amerikane, Wall Street Journal dhe disa media tjera amerikane kanë cituar burime anonime të kenë thënë se raketat iraniane janë transferuar në moment kyç, në luftën 36 mujore të Rusisë në Ukrainë.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe disa vende anëtare të NATO-s kanë inkurajuar mbështetjen e Kievit, dhe heqjen e kufizimeve, se si dhe kur forcat ukrainase mund t’i përdorin armët e Perëndimit në konflikt.

    Bashkimi Evropian ka thënë më 9 shtator se ekziston informacion kredibil, i siguruar prej aleatëve, që Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër në Rusi, për t’i ndihmuar në luftë, andaj blloku evropian është zotuar për përgjigje “të shpejtë”.

    Kremlini nuk i ka kundërshtuar direkt akuzat për sigurim të armëve prej Iranit, dhe ka folur për bashkëpunimin me Teheranin “në fushat më të ndjeshme”, derisa Irani i ka kundërshtuar ashpër sugjerimet.

    “Ne kundërshtojmë ashpër pretendimet për rolin e Iranit në eksportim të armëve për njërën palë në luftë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në një konferencë për media.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “të alarmuara nga raportimet për transferim të armëve iraniane në Rusi”./REL

  • Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj në Gjakovë

    Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj në Gjakovë

    Një grua në Gjakovë ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

    Nëna ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të saj.

    “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar, djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës

    Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës

    Një çekuilibër i mikrobiomës së zorrëve dhe gjenetikës janë vetëm disa nga faktorët që mund të shkaktojnë disa sëmundje të zemrës për shkak të zbrazjeve të parregullta të zorrëve

    Kapsllëku mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës, veçanërisht te njerëzit me presion të lartë të gjakut, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti Monash.

    Hulumtimet ekzistuese kanë lidhur kapsllëkun me mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, dhe ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si dieta e pasur me fibra dhe ushtrimet e rregullta, mund të përmirësojnë problemin e kapsllëkut.

    Kapsllëku është i pakëndshëm në vetvete, shkakton fryrje, por edhe e vë në rrezik zemrën

    Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët nga Universiteti Monash në Australi, kapsllëku jo vetëm që shkakton siklet dhe fryrje, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën. Njerëzit që kanë kapsllëk dhe presion të lartë të gjakut kanë një shans 34 për qind më të lartë për probleme të zemrës si sulmi në zemër, goditje në tru dhe dështim i zemrës, krahasuar me njerëzit me presion të lartë të gjakut, por pa probleme me kapsllëkun, ka treguar hulumtimi.

    Këto gjetje janë vetëm një shtesë tjetër në numrin në rritje të provave që lidhin kapsllëkun dhe problemet e zemrës. Një studim i vitit 2020 gjeti një lidhje të fortë midis kapsllëkut dhe mpiksjes së gjakut në vena, ndërsa një studim i vitit 2016 lidhi lëvizjet e rralla të zorrëve me një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

    Kapsllëku dhe sëmundjet e zemrës kanë faktorë të ngjashëm rreziku

    – Miliona njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, kështu që gjetja e faktorëve shtesë të rrezikut për të synuar është gjithmonë e rëndësishme. Është e vështirë të thuhet nëse kapsllëku shkakton drejtpërdrejt sëmundje të zemrës, sepse shumë gjëra që mund të shkaktojnë kapsllëk shihen në sëmundjet e zemrës, thotë Dr. Spencer D. Liu, kardiolog intervenues në Spitalin Universitar Northwell Staten Island, por ai thotë se nevojiten më shumë kërkime nëse ka një lidhje shkakësore midis kapsllëkut dhe sëmundjeve të zemrës.

    Disa teori thonë se çekuilibri i mikrobiomës së zorrëve – që shpesh lidhet me kapsllëkun – mund të prishë barrierën e mukozës së zorrëve dhe të shkaktojë një reaksion inflamator, i cili kontribuon në sëmundjet e zemrës, kujtojnë gastroenterologët.

    Një teori tjetër sugjeron se gjenetika është në lojë. Njerëzit që janë gjenetikisht të predispozuar ndaj kapsllëkut mund të kenë një rrezik më të lartë të fibrilacionit atrial.

    Disa teori thonë se çekuilibri i mikrobiomës së zorrëve – që shpesh lidhet me kapsllëkun – mund të prishë barrierën e mukozës së zorrëve dhe të shkaktojë një reaksion inflamator, i cili kontribuon në sëmundjet e zemrës, kujtojnë gastroenterologët.

    – Faktorë të tjerë rreziku të zakonshëm, si mungesa e fibrave në dietën tonë, mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve

    – thotë Dr. Francine Marques, një nga autorët e studimit të ri, profesor i gjenetikës dhe drejtuese e Hypertension Research Laboratory në Universitetin Monash.

    Ndryshimet e stilit të jetesës mund të përmirësojnë kapsllëkun dhe shëndetin e zemrës

    Disa faktorë rreziku, si plakja dhe gjenetika, janë jashtë kontrollit tuaj. Megjithatë, kontrolli i faktorëve të stilit të jetesës mund të përmirësojë lëvizjet e zorrëve dhe rezultatet kardiovaskulare.

    – Kapsllëku mund të parandalohet me një dietë të shëndetshme të pasur me fibra, stërvitje, gjumë të mirë dhe mbajtjen nën kontroll të stresit. Në disa raste të kapsllëkut, është e nevojshme të kontrolloni me mjekun të gjitha barnat që merr individi në mënyrë që të identifikohen shkaqet e mundshme që mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave – thotë Dr. Christopher Damman, profesor i gastroenterologjisë në University of Washington School of Medicine.

    Ekspertët na kujtojnë se konsumimi i 20 deri në 35 gram fibra në ditë nga frutat, perimet, fasulet dhe drithërat ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Fibrat janë gjithashtu të rëndësishme për kontrollin e peshës dhe uljen e kolesterolit, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.