ATV

Author: G.O.

  • Ministri Maqedonci: 246 raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur

    Ministri Maqedonci: 246 raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se raketat antitank “Javelin” do të jenë në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohën e duhur, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

    Në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Maqedonci ka thënë se deri në fund të vitit pritet të kryhet edhe pagesat e këstit të dytë.

    “Sa i përket raketave “Javelin”, Ministria është duke vazhduar me procedurat për prokurimi. Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë, ndërsa deri në fund të vitit do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë. Jemi në rrugën e duhur ta kemi këtë sistem në kohën e duhur”, ka thënë ai.

    Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti.

    Departamenti Amerikan i Shtetit pati deklaruar se shitja e armëve në Kosovë mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të ShBA-së.

    Sistemi raketor që drejtohet automatikisht dhe arrin distancën deri në 4.000 metra u bë i njohur në luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë.

  • Maqedonci: Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, nuk i frikësohemi

    Maqedonci: Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, nuk i frikësohemi

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga Vuçiq nuk është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.

    Maqedonci ka theksuar se përderisa Kosova ka institucionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcënimet e Serbisë të jenë shqetësuese.

    “Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.

  • Si të ktheni në gjendjen fillestare rrobat që tkurren në larje

    Si të ktheni në gjendjen fillestare rrobat që tkurren në larje

    U ka ndodhur edhe amiviseve me më shumë përvojë. Një gabim i vogël mund t’ju kushtojë pulovrën e preferuar. Zakonisht, rrobat që përfundojnë nga masa M dhe L në masa për të sapolindur, ose i hedhin, ose zënë vend kot në dollap.

    Pas një kërkimi, gjetëm mënyrën se si të risillni në masën e tyre normale rrobat që “hyjnë” në ujë.

    Hapat që duhet të ndiqni:

    Mbushni dy legenë me ujë të vakët. Në njërin hidhni shampo për fëmijë dhe përziejeni lehtë me dorë, pa krijuar shkumë.

    Vendoseni rrobën që është “shkatërruar” pa e zhytur. Lëreni në ujë për rreth 15 minuta, në mënyrë që të thithë shampo sa më mirë.

    Pasi të kalojnë 15 minuta, nxirreni me kujdes dhe vendoseni te legeni tjetër me ujë. Këtë herë mund ta zhysni me duar, shkruan classlifestyle. Lereni për pak sekonda atje dhe në vazhdim nxirreni nga uji me kujdes.

    Vendoseni rrobën mbi një peshqir dhe mbështilleni me të, në mënyrë që të pijë shumicën e ujit.

    Filloni ta hapni rrobën me duart tuaja, duke i dhënë formën fillestare.

    Kur të shikoni se ajo është zgjeruar mjaftueshëm, lëreni të thahet.

  • Ndalohet për 48 orë i dyshuari për mashtrim dhe kontrabandim të emigrantëve

    Ndalohet për 48 orë i dyshuari për mashtrim dhe kontrabandim të emigrantëve

    Një person në Ferizaj është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “kontrabandim me emigrantë” dhe “mashtrim”.

    Sipas njoftimit, me rastin e të dyshuarit F.H. po merret Departamenti për Krime të Rënda, derisa nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rastin.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një (1) person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Kontrabadimi me migrantë’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Mashtrimi’ nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se ndaj të dyshuarit po të vazhdohen procedurat e mëtejme hetimore.

  • Swift, artisja më me ndikim në botë përkrah Harris për presidente të SHBA-së

    Swift, artisja më me ndikim në botë përkrah Harris për presidente të SHBA-së

    Taylor Swift, një prej yjeve më të mëdha dhe më me ndikim në industrinë muzikore, përkrahu kandidaten Kamala Harris për presidente të Amerikës, pak pasi përfundoi debati të martën mbrëma.

    “Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.

    “Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, ka potencuar mes tjerash derisa ndau edhe një link të uebfaqes për t’u regjistruar në votim.

    Mbështetja e Swift-it mund të ketë një ndikim në regjistrimin e votuesve për shkak se baza e saj e fansave anon nga të rejat dhe gratë.

    Ajo e di shumë mirë se mbështetja e saj, e postuar për më shumë se 283 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram, mund të bëjë ndryshimin në zgjedhjen presidenciale amerikane.

  • Avokati i Popullit: Çdo veprim që ndërmerr shteti në veri duhet të ketë nën kujdesje respektimin e të drejtave të njeriut

    Avokati i Popullit: Çdo veprim që ndërmerr shteti në veri duhet të ketë nën kujdesje respektimin e të drejtave të njeriut

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë këtij viti ka pranuar një numër të madh të ankesave nga ana e qytetarëve serb në veri të vendit, ankesa këto që lidhen me qasjen e policisë në raport me bastisjet atje.

    Qelaj ka thënë se ai është pro hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, por që sipas tij, duhet të ekzistoj një balancë që duke ushtruar një të drejt të mos cenohen të drejtat e tjera.

    Ai ka thënë se kanë bërë thirrje që çdo veprim të ligjshëm që merr shteti duhet ta ketë nën kujdesej respektimin e të drejtave të njeriut, duke shtuar se kur veprimet të tilla janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarëve, për të është e pranueshem dhe nuk ka pse të reagoj.

    “Fakti që unë jam neutral në raport me çështjet politike e bën më të lehtë gjykimin dhe vlerësimin tim në raport me krejt ato çka po ndodh edhe në komunat e veriut të Kosovës. Unë vazhdimisht kam insistuar, kam bërë thirrje publike tek autoritetet edhe tek policia edhe tek administrata tjetër e shtetit që çdo veprim të ligjshëm që ndërmerr shteti duhet ta ketë nën kujdesje respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjithmonë kur veprimet janë në harmoni me respektimin e të drejtave të qytetarëve, të drejtat e garantuara të njeriut për mua është e papranueshme dhe nuk kam pse me reagu. Një veprim të tillë e kam bërë edhe në situatën aktuale. Në vazhdimësi kemi provuar që të jemi në komunikim me qytetarin, organizatat e shoqërisë civile që veprojnë edhe në këto komuna”.

    “Kemi pranuar një numër të madh të ankesave sidomos në raport me përdorimin ose me qasjen e policisë në raport me qytetarët gjatë bastisjeve, gjatë arrestimeve, gjatë kontrollove dhe mbajtjes së rendit. Këto raste ne i kemi trajtuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Policisë sepse ai është autoriteti kompetent dhe ne gjithmonë jemi kujdesur që IPK po vepron, po reagon, është i duke hetuar këto raste dhe po jep përgjigjet e duhura”, ka thënë ai.

    Avokati i Popullit ka thënë se bojkoti institucional dhe largimi i qytetarëve serb në veri ka qenë gabim, pasi sipas tij ka lënë këtë komunitet pa përfaqësim politik dhe institucional.

    “Në anën tjetër unë vazhdoj me i qëndrua fjalës publike që e kam thënë edhe në takim me qytetaret e komunitetit serb por edhe me të tjerët që bojkoti institucional dhe largimi nga përgjegjësia me i ushtruar ato funksione publike që i kanë pasur qytetarët e komunitetit serb ka qenë një gabim dhe është në dëm të qytetarëve serb. Sepse komuniteti serb në atë zonë ka lënë pa një përfaqësim politik dhe institucional. Kjo nuk e bënë situatën më të mirë të mundshme përkundër atyre deklarimeve që është thyer rendi dhe qetësia. Gjë që unë nuk dua që t’i kontestoj sepse mund të jenë ashtu. Por që qytetarët duhet që të ndihen me të trajtuar, më dinjitetshëm, në raport me marrjen e përgjegjësive, marrjen e të drejtave dhe vendimmarrjeve që ata duhet me pas në këto komuna. Kam pranuar një numër të ankesave edhe në raport me shpronësimet që kanë ndodhur në pjesën e veriut, në Leposavic dhe Zubin Potok. Edhe përkundër që ka pasur një vendim gjyqësor ne kemi trajtuar rastin vetëm nga perspektiva e respektimit të të drejtave të njeriut që lidhen me pjesën e përfshirjes së publikut në vendimmarrje. Kemi dhënë edhe vërejtjet tona, kemi dhënë edhe konstatimet tona dhe po besojmë që në këtë formë po provojmë me çdo kusht me kryer me shumë përgjegjësi dhe me ushtru mandarin që ne kemi, për mi mbrojtur qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike”, ka thënë ai.

    Qelaj ka thënë se parimisht është kundër çdo barrierë që pengon njerëzit me lëviz, në këtë rast ai ka thënë që është për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, duke theksuar

    “Unë parimisht jam kundër çdo barrierë që pengon njerëzit me lëviz, në këtë rast parimisht jam për hapjen e urës sepse mendoj që vetë qëllimi i ndërtimit të urave është me kaluar njerëzit, jo me krijuar kufijtë. Po tani çdo e drejtë dhe ushtrim i secilës së drejt duhet me u pa në raport me të drejtat e tjera. Gjithmonë duhet që të ekzistoj një balancë edhe një lidhje harmonike e tillë që duke ushtruar një te drejt të mos cenohet të drejtat e tjera duke krijuar një baraspeshe dhe duke e pa se cila e drejte duhet me i dhënë më shumë prioritet në momentin e caktuar duke marr parasysh krejt rrethanat dhe faktorët që munden me ndikuar. Për mua e para është siguria dhe jeta e qytetarëve, ajo duhet me u garantuara, sepse e drejta në jetë është e drejta absolute. Kur këto sigurohen atëherë duhet që të vazhdohet me punën në respektimin e drejtave të tjera që mund të jetë edhe e drejtat e lëvizjes së lirë”, ka thënë ai.

  • Osmani kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit: Ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

    Osmani kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit: Ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e sulmeve tragjike të 11 shtatorit, tha se tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist.

    Në një postim në Facebook, e para e vendit tutje tha se në këtë ditë, Kosova qëndron përkrah popullit amerikan, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë.

    “11 Shtatori – ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur. Sot shënohet 23-vjetori i sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ditë, e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike”.

    “Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist. Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive”.

    “Në këtë ditë ne gjejmë forcën në unitet, duke qëndruar përkrah popullit amerikan, si gjithmonë, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar presidentja.

    LEXONI EDHE:

    23-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, ngjarjes që ndryshoi botën

  • Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

    Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në 23 vjetorin e nga sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

    Haradinaj ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

    Ai ka thënë se miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush.

    “11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj

  • 23-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, ngjarjes që ndryshoi botën

    23-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, ngjarjes që ndryshoi botën

    Kanë kaluar saktësisht 23 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kur terroristët rrëmbyen aeroplanë të shumtë, duke i përplasur ata në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, ndërsa të tjerët u përplasën me Pentagonin në Uashington.

    Sulmet rezultuan në shkatërrimin e Kullave Binjake, dëmtim të Pentagonit dhe vrasjen e afro 3,000 njerëzve.

    Kjo ngjarje mbetet edhe sot e kësaj dite akti më vdekjeprurës i terrorizmit në historinë njerëzore, si dhe rrëzimi më vdekjeprurës i avionit të të gjitha kohërave.

    Sulmet u kryen nga organizata terroriste Al-Kaeda dhe rezultuan në shembullin e parë dhe deri më tani të vetëm të thirrjes së nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Rrjedhimisht, sulmet shkaktuan pushtimin e SHBA-ve të aleatëve të NATO-s në Afganistan dhe Irak dhe filluan luftën globale kundër terrorit.

    Më 11 shtator 2011, 19 terroristë të Al-Kaedës rrëmbyen katër aeroplanë: American Airlines Flight 11, United Airlines Flight 175, American Airlines Flight 77 dhe United Airlines Flight 93.

    Dy avionët e parë, të cilët u ngritën nga aeroporti Logan i Bostonit dhe ishin rrugës për në Los Anxhelos, u përplasën me Kullat Binjake.

    Fluturimi 77, i cili u ngrit nga aeroporti Dulles në Uashington DC dhe po ashtu ishte rrugës për në Los Anxhelos, u rrëzua në Pentagon.

    Pasagjerët në aeroplanin e katërt, Fluturimi 93 nga Aeroporti i Newark, e kuptuan se ishte një sulm terrorist. Pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve dhe përfundimisht arritën ta përplasnin atë në një fushë në Pensilvani përpara se të arrinte objektivin e tij, i cili mbetet i panjohur deri më sot.

    Motivimi i grupit terrorist për sulmin ishte i rrënjosur në një mori faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe Indinë, praninë e trupave amerikane në Arabinë Saudite, mbështetjen e Rusisë për Çeçeninë dhe më shumë.

    Shumë nga këto motive u theksuan më tej në “Letra drejtuar Amerikës” të nëntorit 2002, shkruar nga lideri i atëhershëm i Al-Kaedës, Osama bin Laden, i cili shpalli një xhihad kundër SHBA-së në vitet 1990.

    Dihet, megjithatë, se presidenti amerikan Xhorxh W. Bush pretendoi se Al-Kaeda e nisi sulmin sepse “ata na urrejnë për liritë tona”.

    Shumë ia atribuuan gjithashtu simbolikën dhe motivimin fetar pas sulmit.

    Efekti i menjëhershëm i sulmeve të 11 shtatorit çoi në një rritje drastike të popullaritetit të Bushit dhe kryetarit të atëhershëm të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

    SHBA ka bërë ndryshime të mëdha për të kaluar drejt një paradigme të re të luftës, duke ndërmarrë përpjekje të gjera mbikëqyrjeje në një përpjekje për të përmirësuar luftën kundër terrorizmit. Shembuj të kësaj përfshijnë Aktin e Sigurisë Kombëtare të vitit 2002 dhe Aktin Patriot.

    Ajo çoi gjithashtu në fillimin e pushtimit 20-vjeçar të NATO-s në Afganistan, i motivuar pjesërisht nga dëshira për të kapur bin Ladenin – diçka që u arrit përfundimisht në 2011.

    Megjithatë, një nga pasojat më të qëndrueshme të sulmeve të 11 shtatorit është përqendrimi i papritur në luftën kundër ideologjisë islamike dhe organizatave terroriste.

    Problemi i grupeve kryengritëse islamike dhe terrorizmit të motivuar ideologjikisht ka fituar një qendër të vëmendjes globale, tani e dominuar nga vende në mbarë botën që më parë kishin pak ose aspak përfshirje dhe vende që tashmë kanë luftuar me të, si Indonezia dhe Filipinet, tani po rritin të tyren. përpjekjet për zgjidhjen e problemit.

    Por sulmet e 11 shtatorit i paraprinë gjithashtu një valë racizmi dhe intolerance kundër muslimanëve në Perëndim, me akuzat për islamofobinë që u ngritën në qiell që atëherë.

    Në një artikull të revistës Pew të vitit 2021, studiuesi Besheer Mohamed vuri në dukje se amerikanët kanë më shumë gjasa të thonë se myslimanët përballen me diskriminim sesa grupet e tjera si hebrenjtë ose të krishterët ungjillorë.

    Ndërsa 78 përqind e të rriturve amerikanë në kampion thanë se myslimanët përballen ose me diskriminim “të plotë” ose “disa” në SHBA, 68 për qind thanë të njëjtën gjë për hebrenjtë dhe 44 për qind për të krishterët ungjillorë.

    Ata që ishin demokratë ose me prirje demokratike kishin më shumë gjasa të thoshin se hebrenjtë dhe myslimanët përballen me diskriminim sesa ata që ishin republikanë ose me prirje republikane, por edhe në kategorinë e fundit, një shumicë e qartë u pajtua se myslimanët përballen me diskriminim.

    Bazuar në të dhënat e vitit 2010, një raport i Gallup nga fillimi i këtij viti zbuloi se gjashtë në dhjetë myslimanë amerikanë pajtohen se, në përgjithësi, shumica e amerikanëve janë të paragjykuar ndaj amerikanëve myslimanë.

  • Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e shpejtë e debatit

    Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e shpejtë e debatit

    Debati i parë – dhe potencialisht, i vetmi – presidencial mes Donald Trump dhe Kamala Harris ka përfunduar. Ishin 90 minuta plot aksion – ja çfarë duhet të dini.

    Dy kandidatët shtrënguan duart ndërsa filluan debatet, me Kamala Harris që kaloi në skenë dhe u prezantua me Trump (kjo është hera e parë që ata takohen).

    Debati filloi me fokus në politikë, por mori një kthesë kur Harris bëri një vërejtje të mprehtë për mitingjet e Trump, duke thënë se njerëzit u larguan herët nga mërzia dhe rraskapitja. Trump filloi një mbrojtje të gjerë të pjesëmarrjes së tij në tubim. Momenti ndryshoi tonin e debatit; të dy kandidatët, por veçanërisht Trump, ishin më të ndezur pas kësaj.

    Trump sulmoi Harris-in për emigracionin dhe kufirin. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje pse ajo nuk kishte arritur më shumë synime politike si pjesë e administratës së Biden.

    Harris fajësoi ish-presidentin për abortin e shumë diskutuar në Amerikë si dhe e kritikoi për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA dhe tha se Trump ishte “i dobët dhe i gabuar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme“.

    Menjëherë pas përfundimit të debatit, superylli i popit Taylor Swift mbështeti Kamala Harris në një postim në Instagram, duke shkruar se ajo e shihte Harrisin si një “udhëheqëse të qëndrueshme, të talentuar”.