ATV

Author: G.O.

  • Osmani i bën thirrje Perëndimit: Bllokadat tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

    Osmani i bën thirrje Perëndimit: Bllokadat tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se prapa bllokadave të pikave kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, të cilit nuk i intereson, sipas saj, as lëvizja e as fqinjësia e mirë, raporton Ekonomia Online.

    Ajo ka thënë se Serbia po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës, që destabilizojnë jo vetëm atë, por të gjithë rajonin.

    Me këtë rast, e para e shtetit ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët, ndaj “shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë”.

    “Serbia edhe njëherë po tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon t’i shfrytëzojë bandat kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe lëvizjes së lirë”.

    Ajo ka theksuar se lidhshmëria e drejtpërdrejt e shteti serb me bandat kriminale dëshmohet nga prania e policisë serbe.

    “Edhe këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë tentuar t’i terrorizojnë qytetarët tanë të cilët dëshironin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare, kanë vetëm një qëllim: të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovës dhe gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit serb me bandat kriminale, sepse siç e dini policia serbe ka qenë aty dhe të gjitha këto krijime kanë ndodhur para syve të tyre që edhe tregojnë bashkëveprimin e shtetit serb me këto organizata që vazhdimisht i kontribuojnë destabilizimit të vendit tonë”.

    “I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe të cilët kanë tendencë që ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”, u shpreh Osmani, pas zbulimit të bustit të ish-presidentit Rugova në Podujevë.

  • Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë

    Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë

    Është zbuluar në Podujevë, shtatorja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit historik të Republikës së Kosovës.

    Shtatorja u zbulua nga Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

    Kjo vepër është punuar nga artisti Gëzim Muriqi.

  • Ushtarët amerikanë u thonë lamtumirë familjarëve para nisjes për Kosovë, Osmani: Ju urojmë mirëseardhje

    Ushtarët amerikanë u thonë lamtumirë familjarëve para nisjes për Kosovë, Osmani: Ju urojmë mirëseardhje

    Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë.

    Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë për një vit, ata do të trajnohen në Teksas.

    Në njoftimin për ushtarët amerikanë që do t’i bashkohen KFOR-it, misioni i SHBA-së në NATO ka theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike për NATO-n.

    “Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka shkruar Misioni i SHBA-së në NATO.

    Për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se njerëzit e Kosovës iu urojnë mirëseardhje ushtarëve amerikanë me zemra të hapura.

    “Ne jemi falënderues për shërbimin dhe përkrahjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani.

  • Zhegrova reagon pas humbjes së Kosovës

    Zhegrova reagon pas humbjes së Kosovës

    Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar sot pas humbjes së Kosovës mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Zhegrova ka thënë se do të rikthen më të fortë, ndërsa ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

    “Do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë juve që në përkrahni”, thuhet në postimin e Zhegrovës.

  • Meloni: Italia është e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës

    Meloni: Italia është e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj Ukrainës

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha këtë të shtunë se Italia do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën.

    “Unë besoj se Kina dhe India kanë një rol për të luajtur në zgjidhjen e konfliktit. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është të besojmë se konflikti mund të zgjidhet nëse largohemi nga Ukraina”, tha Meloni pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e një konference.

    Më tej ajo theksoi se “zgjedhja për të mbështetur Ukrainën ishte kryesisht një zgjedhje e interesit kombëtar dhe është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë”.

  • “Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

    “Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

    Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen, tha se Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se po forcojnë sigurinë në Evropë.

    Ajo tutje tha se Kosova e ka vendin e merituar në BE.

    “Ne qëndrojmë krah Kosovës, e shohim se Kosova e ka vendin e merituar në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha organizatat e tjera, dua të them se jemi shumë pro integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe me të vërtetë ne dëshirojmë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ketë reforma të shpejta dhe gjithashtu stabilitet, që do të mundësonte anëtarësimin e rajonit në BE”, thotë ajo për KP.

    Sipas ministres së Jashtme finlandeze, angazhimi në mbrojtjen e vlerave themelore si shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut, siguria dhe paqja në Evropë, janë prioritetet kryesore të vendit të saj.

    “Prioritetet kryesore janë vërtet të bazuara në vlerat, të cilat ne i kemi mbajtur të shenjta gjatë gjithë kohës, që janë shteti i së drejtës, demokracia, të drejtat e njeriut dhe barazia”.

    “Bazuar në këto, ne zbatojmë politikën tonë kombëtare të jashtme dhe të sigurisë, bazuar padyshim në rrethanat në të cilat jetojmë, dhe për fat të keq lufta që po zhvillohet në Evropë në mënyrë kaq efektive, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po dominon shumë edhe mjedisin tonë të sigurisë, kështu që, rritja e mbrojtjes dhe parandaluesve tanë së bashku me aleatët dhe partnerët është padyshim një prioritet, gjëja e dytë është synimi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Evropën, në mënyrë që të jemi në gjendje të sigurojmë një të ardhme për të gjithë njerëzit bazuar në vlerat e demokracisë dhe lirisë, këto janë elementet thelbësore të asaj politike të sigurisë së huaj”, thotë ajo.

    Valtonen ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me drejtuesit më të lartë të shtetit.

  • Kurti pas humbjes së Kosovës: Është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë

    Kurti pas humbjes së Kosovës: Është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë

    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar disa fjalë për ndeshjen e mbrëmshme të Kosovës me Rumaninë, ku kjo e fundit fitoi 3:0.

    “I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Postim i plotë i Kurtit:

    Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.

    I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.

    Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.

    Forca Kosovë!

  • Gjenden disa mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti në Podujevë, Policia jep detaje

    Gjenden disa mjete të pashpërthyera gjatë rrënimit të një objekti në Podujevë, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të pashpërthyera.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se këto mjete janë tërhequr nga njësia e deminimit të KFOR-it.

    “GJETJE E MJETEVE TË PASHPËRTHYERA -Fsh. Kërpimeh, Podujevë 06.09.2024 – 10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë rrënimeve të një objekti të vjetër janë hasur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e deminimit të KFOR-it dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera”, thuhet në raport.

  • Shqipëria nis sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një ndeshje ndaj Ukrainës

    Shqipëria nis sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një ndeshje ndaj Ukrainës

    Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

    Kuqezinjtë rikthehen sot të luajnë futboll pas paraqitjeve në grupet e Euro 2024 të mbajtur në Gjermani këtë verë.

    Djelmoshat e Sylvinhos e nisin edicionin 2024/25 me një ndeshje në udhëtim ndaj Ukrainës.

    Ky takim i vlefshëm për Grupin 1 të Ligës B në Ligën e Kombeve pritet të zhvillohet në stadiumin “epet ARENA” në Pragë të Çekisë.

    Kombëtarja kuqezi është gati për këtë duel dhe synon ta nis sa më pozitivisht edicionin e ri të kësaj gare.

  • Presidentja Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës

    Presidentja Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

    “7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë”.

    “Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    “Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”.