ATV

Author: G.O.

  • Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë

    Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë

    Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike” nëse ndjekin, atë që Moska e cilësoi si “skenar provokues” kundër Bjellorusisë.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u tha gazetarëve se Moska është e shqetësuar nga, siç u shpreh ajo, rritja e aktiviteteve “provokuese” të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë.

    Sipas saj, Moska nuk e përjashton mundësinë që mund të ketë përpjekje për përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

    Zakharova shtoi se Rusia ka të dislokuara në Bjellorusi armë bërthamore taktike.

  • Redon Berani flet për blerjen e klikimeve

    Redon Berani flet për blerjen e klikimeve

    I njohur për publikun si djali i artistëve Gili dhe Ilir Berani, Redoni tash e një kohë tregohet aktiv në fushën e muzikës duke sjellë kështu projekte të shumta e madje edhe të pëlqyera nga publiku.

    Në emisionin The Elite Way, Redon Berani si një artist i ri i cili fokusin e tij e ka drejtuar në ngritjen e imazhit të tij në fushën e muzikës tregon që për artistët e rinjtë mund të jetë demotivuese blerja e klikimeve.

    Një temë tashmë e përhapur ku shumë artistë edhe e kanë pranuar publikisht blerjën e klikimeve kjo gjë sipas tij ulë vlerën dhe motivin e të rinjtëve kur shohin shifrat e klikimeve në projektet e kolegëve.

    “ Më kanë ofruar edhe mua të bleja klikime ndoshta edhe unë do të blejë por një gjë e tille bëhet edhe nga artistët më të vjetër të cilët duhet të ruajnë imazhin e njëjte për vite”

    I pyetur nëse ka blerë Redoni shprehet se një gjë e tillë edhe mund të ndodhë por jo në nivelin e kolegëve të tij, kjo gjë tashmë është bërë tejet normale në estradën shqiptare.

    Për këngët e tij tashmë të publikuara dhe të casshme në rrjetet sociale, zëri dhe talenti i tij ka arritur të vihet në pah.

    Pas një familje këngëtarët një rrugë e gjatë dhe premtuese e pret edhe artistin e ri i cili duket euforik në punën që tashmë ka nisur me projektet e shumta muzikore.

    Ndër pyetjet e shumta, gjatë emisionit The Elite Way Redoni ndanë shumë detaje edhe nga jeta personale por tregon për fokusin e tij në karrierë dhe punën që po bën në vazhdim.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë The Elite Way:

  • Vdes në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë

    Vdes në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë

    Ka vdekur në QKUK personi që u plagos sot në Mitrovicë.

    Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

    “Po, mund të ju konfirmoj se personi i plagosur, nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve”, tha Syla.

    LEXONI EDHE:

    “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

  • Prokuroria Speciale thotë se Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

    Prokuroria Speciale thotë se Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

    Prokurorinë Speciale e ka konfirmuar se koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, raporton Ekonomia Online.

    Përmes një komunikate për media, prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

    “Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.

  • “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

    “U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

    Ish-kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje për këtë incident.

    “Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.

    Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij ani pse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.

    Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira.

    Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës.” – ka njoftuar Bahtiri.

    E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

  • E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

    E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42 në rrugën “Fatime Hetemi”.

    “Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

    Në lidhje me këtë rast, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

    Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të plagosur

     

  • Ish “Miss Kosova” Tuti Sejdiu thotë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar

    Ish “Miss Kosova” Tuti Sejdiu thotë se nuk ka qenë kurrë e dashuruar

    E dashura e publikut e njëherit edhe vajza e hekurt e cila pas rrëmbimit të çmimit në vitin 2021 si më e bukura e Kosovës, në emisionin The Elite Way theu heshtjen e statusit të saj të dashurisë.

    22-vjeçarja nga Gjilani e cila e pranishme me të ftuarit e tjerë në panel, përgjigjet rreth jetës së saj private, ku e njëjta deklarohet Single dhe që asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje dashurie.

    Mediat rozë kanë shkruar herë pas here për romancat e saj, por ajo një herë e përgjithmonë demanton ato duke treguar se jeta e saj është e fokusuar në karrierë dhe  nuk ka aspak të bëjë me dashurinë në këtë fazë.

    Ndër pyetjet e tjera gjatë emisionit, Tuti Sejdiu rrëfen edhe informacione të tjera rreth historisë së saj, e madje edhe përgjigjet edhe për mashkullin më tërheqës të estradës.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë The Elite Way:

  • Zhdukja e artistit të njohur nga bashkëpunimi me Ardin dhe Mirdonin shqetësim për dyshen

    Zhdukja e artistit të njohur nga bashkëpunimi me Ardin dhe Mirdonin shqetësim për dyshen

    Tashmë të pandashmit e skenës së muzikës, Ardi dhe Mirdoni të ftuar në panelin e emisionit The Elite Way, kanë shpalosur shumë nga puna dhe jeta personale.

    Ndër të shumtat gjëra të thëna gjatë emisionit, është përmendur zhdukja e artistit me të cilin pritej të realizohej bashkëpunimi i përfolur në rrjet.

    Dyshja ka shprehur pakënaqësinë e tyre për artistin pasi që pothuajse puna më e madhe në projekt ishte përfunduar.

    “Jemi merakosur nëse është mirë pasi u zhduk, por kur e pamë që postoi në rrjete sociale atëherë u qetësuam dhe vazhduam punën tonë” tha Mirdoni duke hezituar të bëjnë publik emrin e artistit që detajet tregojnë se ishte ndër emrat e mëdhenj të skenës.

    Në rrjet pas transmetimit të emisionit është përfolur emri i artistit Blero por që nuk është thënë dhe vërtetuar asgjë konkrete.

    Megjithatë dyshja pas këtij dështimi të bashkëpunimit kishin suksesshëm të lancuara edhe projektet me artistet Donjeta Morina, projekte këto të cilat kapin numra të mëdhenj klikimesh.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë The Elite Way: 

  • Aktakuzë kundër 7 personave: Çdo ditë i kontrabanduan deri në 15 migrantë, secili pagoi rreth 600 euro

    Aktakuzë kundër 7 personave: Çdo ditë i kontrabanduan deri në 15 migrantë, secili pagoi rreth 600 euro

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

    Të akuzuarit për këtë rast janë S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R.

    Sipas aktakuzës, “të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë.

    Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së.” – ka njoftuar Prokuroria.

    Ndërsa, të akuzuarit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., “nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës.”

    Tutje në njoftim thuhet se i akuzuari M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë deri në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjes, “dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.”

    Gjithashtu, të akuzuarit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., “me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.“

    “Po ashtu, i pandehuri O.A., në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së.”

  • Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, sulmoi seksualisht ish-të dashurën

    Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, sulmoi seksualisht ish-të dashurën

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “SULM SEKSUAL – Rr. Pejës, Fushë Kosovë 17.09.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.