ATV

Author: G.O.

  • Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit terrorist në Banjskë

    Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit terrorist në Banjskë

    Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kërkoi të ndërprehet seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre.

    Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkoi ndërprerje të seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga mbrojësit e të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq, avokatët Jovana Filipoviq dhe Millosh Deleviq.

    Në anën tjetër, avokati Koci tha se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë

    Kurse, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

    Më pas, gjyqtari Hoti tha se konsiderojnë që Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

    Mirëpo, avokati Pantoviq kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë pëgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dijnë përmbajtjen e saj.

    E prokurori Abazi tha se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi, raporton Betimi për Drejtësi.

    Më pas, Gjykata mori aktvendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dijnë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë.

    Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

  • Dëshmitari i 90-të po dëgjohet në seancë të mbyllur në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Dëshmitari i 90-të po dëgjohet në seancë të mbyllur në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodhë zakonisht për dëshmitarët e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

    Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin W04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes.

    Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores.

    Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit W04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

    Veç tjerash, kryetari i trupit gjykues tha se të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi kanë hequr nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit dhe se ata po e përcjellin seancën përmes video-lidhjes. Ndërsa, Rexhep Selimi ishte prezent fizikisht në sallë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

  • Disa muaj pas sherrit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia – lidhja e re e Princit Leka bën jehonë në mediat e huaja

    Disa muaj pas sherrit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia – lidhja e re e Princit Leka bën jehonë në mediat e huaja

    Lidhja e re e Princit Leka ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, ku pati artikuj të ndryshme në lidhje me këtë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhej disa muaj më parë.

    E pas DailyMail, hapësirë i ka dhënë edhe gazeta zvicerane, Blick.ch që nis shkrimin me fjalinë: “Princi Leka është sërish i dashuruar”.

    Mbreti shqiptar nuk ka pasur një vit të lehtë. Në fillim të vitit, ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Princesha Elia (41-vjeçe) njoftuan ndarjen e tyre.

    Ata u martuan në vitin 2016 dhe në 2020 mirëpritën vajzën e tyre të vetme, Geraldinë.

    Ndarja kaloi në përleshje fizike. Kur Princi Leka donte të merrte vajzën e tij ga Elia, një debat shpërtheu dhe u përshkallëzua.

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e aktores, Leka ka filmuar një video që në fakt kishte për qëllim për të vërtetuar gjoja përdorimin e dhunës nga Zaharia dhe babai i saj.

    Pretendoi në atë kohë se babai i Elias e kishte kërcënuar me një shkop druri dhe se ajo i kishte hedhur sende të forta. Nga ana tjetër, Zaharia i mohoi këto akuza dhe tha se Princi e kishte goditur të atin.

    Ish-çifti u divorcuan zyrtarisht në maj. Elia hoqi dorë nga emri i saj fisnik dhe fshiu të gjitha fotot e tyre së bashku nga Instagrami.

    Tashmë Princi Leka ka prezantuar partneren e tij të re. Në një darkë gala në ‘Carpathia West Estate’ në New Jersey, 42-vjeçari u shfaq zyrtarisht për herë të parë me një grua të re në krah të tij.

    Kjo është fotografja Blerta Celibashi. Vetë Leka ka shpërndarë foton e parë të të dyve në Instagramin e tij.

    Menjëherë pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, mediat shqiptare po spekulonin për romancën e re me fotografen. Mirëpo, nuk dihet nëse Blerta Celibashi ka qenë arsyeja e ndarjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia.

    Media të ndryshme raportuan në atë kohë se Princi Leka dhe fotografja ishin parë së bashku disa herë.

    Tani, megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen dhe ky sherr midis Princit Leka dhe Elia Zaharia shpresojmë të ketë përfunduar. /Telegrafi/

     

     

     

  • Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

    Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

    Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, raporton KosovaPress.

    Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.

    LEXONI EDHE:

    ​Rohde kërkon nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

  • ​Rohde kërkon nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

    ​Rohde kërkon nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

    Rohde, nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, raporton KosovaPress.

    Këto komente, Rohde i bëri sot në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

  • Osmani merr pjesë në Samitin e thirrur nga Bideni, takon edhe shumë liderë të tjerë botërorë

    Osmani merr pjesë në Samitin e thirrur nga Bideni, takon edhe shumë liderë të tjerë botërorë

    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.

    Osmani në këtë ngjarje ka qenë me ftesë të presidentit amerikan, Joe Biden.

    Postimi i plotë:

    Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.

    Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror.

  • Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

    Të akuzuarit për rastin e Banjskës, Spasojevic, Tolic dhe Maksimovic sillen në gjykatë, akuzohen për vepër terroriste

    Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku.

    Tre nga 42 të pandehurit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, që prej 24, përkatësisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

    Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre.

    Aktakuza për sulmin në Banjskë u ngrit dy javë më parë, nga Prokuroria Speciale.

    Prokurori i rastit, Naim Abazi, përpara mediave kishte pohuar se për rastin janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë marrë 120 pajisje elektrike si dëshmi dhe janë sekuestruar 1266 armë dhe pajisje të tjera.

  • Sveçla: Reforma në administratën publike po përmirësohet, angazhimi ynë do të jetë maksimal

    Sveçla: Reforma në administratën publike po përmirësohet, angazhimi ynë do të jetë maksimal

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reforma në administratën publike dita ditës po përmirësohet, ndërsa theks të veçantë ka thënë se po i japin cilësisë së shërbimeve.

    Në Konferencën “KosovaPAR2024”, Sveçla ka thënë se Kosova ka bërë përparime në administratën publike. Ndihmë në këtë drejtim sipas tij kanë dhënë edhe partnerët ndërkombëtar.

    “Në krahasim me vitet e kaluara, sot reforma digjitale ka mbi 180 qasje në shërbime publike. 63 për qind e të rekrutuarve janë gra. Kosova ka bërë përparime në administratën publike, e gjithë kjo edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë e miqve ndërkombëtar, andaj duke qenë se reforma është element kyç për përmirësimin e qytetarëve tanë, angazhimi ynë do të jetë maksimal”, ka thënë Sveçla.

  • Erdogan: OKB-ja po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

    Erdogan: OKB-ja po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ku ndër shumë çështje ndërkombëtare është fokusuar edhe në çështjen e Palestinës.

    Erdogan fjalimin e tij e filloi duke u fokusuar në çështjen e Palestinës, duke ftuar shtetet nuk e njohin atë që “ta bëjnë sa më shpejtë duke qëndruar në anën e duhur të historisë në këtë periudhë kritike”.

    “Në vitet e fundit OKB-ja ka qenë e pamjaftueshme në përmbushjen e misionit të saj themelues, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një strukturë jofunksionale”, tha Erdogan.

    Si pasojë e sulmeve të Izraelit, tha Erdogan, Gaza është shndërruar në “varrezën më të madhe të fëmijëve dhe grave në botë”.

  • Kryeministri Kurti udhëton për në ShBA

    Kryeministri Kurti udhëton për në ShBA

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    “Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njftimin e qeverisë.

    Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje.

    Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike.