ATV

Author: G.O.

  • Biden e mirëpret me buzëqeshje e shtrëngim duarsh Osmanin

    Biden e mirëpret me buzëqeshje e shtrëngim duarsh Osmanin

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York është takuar me homologun e saj amerikan, Joe Biden dhe krerët e tjerë të lartë të vendeve të tjera.

    Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ndarë foto ku shihet me këto figura të larta, e veçanërisht merr vëmendjen mikpritja e Bidenit ndaj saj.

    “E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar e para e vendit.

  • Kosova mund të ketë një trupë të veçantë për ruajtjen e kufijve

    Kosova mund të ketë një trupë të veçantë për ruajtjen e kufijve

    PËRGATITI: ARTON HAMITI

    Nuk dihet se si do të quhet, por për 702 kilometra vijë kufitare që i ka Republika e Kosovës, do të mund të përkujdeset një trupë e veçantë e cila pritet të formohet në kudër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Megjithëse, konfirmoi mundësinë e krijimit të një force të ngjashme me xhandarmërinë, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se aktualisht ideja është në fazën e studimit.

    “Është diskutuar, jemi në komunikim edhe me Ministrinë e Brendshme, por është në fazën e studimit kjo çështje. Nëse krijohet xhandarmëria do të krijohet si trupë e veçantë, si Agjenci do të thosha. Janë duke u bërë analizat e nevojshme, por nuk ka ndonjë hap konkret, direkt ose vendimmarrje. Duhet parë në të ardhmen, me ekspert policorë, ushtarakë, por edhe duhet pasur parasysh korniza ligjore.”, tha Hoxha.

    Teksa shtoi se nevojitet studim i mirëfilltë që kjo ide të jetësohet, ish-pjesëtarë të Policisë theksojnë se nëse përpjekja është e sinqertë kjo trupë mund të formohet shumë shpejt.

    Formimi i një komponenti të veçantë që do të përkujdesej ekskluzivisht për kufirin e Kosovës, vlerësohet se do t’iu ndihmonte jashtëzakonisht edhe institucioneve të tjera të sigurisë në vend.

    “Do t’i shkarkonte nga përgjegjësitë shtesë që operatorëve të njësive të ndryshme në polici ua kanë ngarkuar. Andaj është shumë i nevojshëm formimi, krijimi i një agjencie të tillë, që besoj nuk do të quhet xhandarmëri”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

    Nga 700 kilometra, Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra, që shpeshherë ka qenë problematike për t’u kontrolluar.

    KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare, Policia e Kosovës.

    Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse.

  • Lidhur me vrasjen e Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, palët kanë parashtruar ankesë në Apel

    Lidhur me vrasjen e Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, palët kanë parashtruar ankesë në Apel

    PËRGATITI: NORA LUTA

    Gjykata e Apelit i ka dëgjuar argumentet e palëve këtë të mërkurë, rreth vendimit të shkallës së parë në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

    Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Fejzullahut.

    Njëri prej të miturve është dënuar me 10 vjet burgim, ndërsa tjetri me 9.

    Avokatët e tyre nuk u deklaruan pas seancës që u zhvillua e mbyllur për publikun, por ai i familjes së Fejzullahut tregoi vërejtjet rreth vendimit të Themelores.

    Në pritje të vendimit të Apelit janë edhe familjarët e 18-vjeçarit.

    Lulzim Fejzullahu ishte rrahur me mjete të forta në mesditën e 14 janarit. Pas trajtimit fillestar në Podujevë, u dërgua në QKUK për ndërhyrje kirurgjike, ku vdiq një ditë më pas.

    Pas vdekjes së tij, policia fillimisht e pati raportuar rastin si vrasje në tentativë dhe therje me thikë, por prokurori kishte urdhëruar që hetimet të drejtohen kah vepra penale për vrasje të rëndë./atvlive.tv/

  • Në mungesë të finalizimit të projektit 26 farmacistë klinikë kanë mbetur jashtë sistemit shëndetësor

    Në mungesë të finalizimit të projektit 26 farmacistë klinikë kanë mbetur jashtë sistemit shëndetësor

    PËRGATITI: DRITON SADIKU

    Barnat që jepen me recetë të mjekut, jo gjithmonë janë shëruese për të sëmurin.

    Disa prej tyre mund të kenë efekte anësore që ndikojnë në shëndetin e pacientit.

    E në mënyrë që terapia e mjekut, të mos bjerë direkt në duart e pacientit, ka vite që ka nisur projekti për farmacistin klinik, i cili do të merrej me rishikimin e terapive.

    Në fakt farmacistë klinikë të specializuar aktualisht janë 26, shumica prej tyre të lënë jashtë sistemit shëndetësor, meqë Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka finalizuar këtë projekt, ani pse specializimi i tyre kishte kushtuar rreth gjysmë milioni.

    Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar thonë se projekti nuk mund të jetësohet para finalizimit të Statutit të QKUK-së.

    “Së shpejti pritet të fuqizohet fillimisht në Qendrën Klinike Universitare duke u rregulluar baza ligjore, në këtë rast statuti i QKUK-së që jemi duke punuar intensivisht dhe aty parashihet krijimi i shërbimit të farmacisë klinike së bashku me shërbimin e toksikologjisë, dhe jemi pothuajse në hapat finalë”, deklaroi Dardane Mehaj, shefe e barnatoreve në QKUK.

    Megjithatë, vonesat në realizimin e këtij projekti, janë të paarsyeshme për ish-ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    “Pjesa kuadrovike është dështimi më i madh i kësaj qeverie, dhe që të kemi të gjitha profilet që ato që quhen deficitare dhe ato që i mungojnë Kosovës të jenë pesë e dhënies së shërbimeve kudo nëpër klinika publike”, tha Zemaj.

    E derisa po pritet që çështja e farmacistit klinik të finalizohet, nga oda e farmacistëve kanë edhe një tjetër kërkesë.

    Ata po duan që këta farmacistë të mund të shërbejnë edhe nëpër spitale private, e jo vetëm në ato publike.

  • Është duke vazhduar në javën e dytë greva e punëtoreve teknike të Kuvendit

    Është duke vazhduar në javën e dytë greva e punëtoreve teknike të Kuvendit

    PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI

    Njolla e kafesë në dysheme nuk u largua sikurse as gotat mbi tavolinat e punës, rreth të cilave u mbajtën disa mbledhje të komisioneve të Kuvendit.

    Edhe hapësirat e tjera të Kuvendit mbetën të papastruara për shkak të grevës së punëtoreve teknike të këtij institucioni, e cila hyri në javën e dytë.

    Greva do të vazhdojë ndonëse numri i grevisteve është zvogëluar. Pesë nga 19 punëtore hoqën dorë nga kërkesat. Megjithatë, pjesa tjetër është e vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes.

    Pas takimit që javën e shkuar këto punëtore patën me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila u kërkoi dëshmi mbi shkeljet e pretenduara të operatorit ekonomik, shkresa tashmë është dorëzuar.

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, greva nuk do të ndërpritet as pas 1 tetorit kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Pagën Minimale.

    Grevën e punëtoreve teknike po e përkrahin edhe deputetët.

    Për grevën e kërkesat e punëtoreve, ATV-JA adresoi pyetje te zyrtarët e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk mori përgjigje.

    Ndërsa, javën e shkuar nënkryetarja e Kuvendit njoftoi se nëse shkeljet e operatorit ekonomik dëshmohen, Kuvendi mund të ndërpresë kontratën me të.

  • Projektligji për kriptovalutat pritet të diskutohet në seancën e radhës së kuvendit

    Projektligji për kriptovalutat pritet të diskutohet në seancën e radhës së kuvendit

    PËRGATITI: ARTON HAMITI

    Ka dy vjet e gjysmë që Kuvendi i Kosovës ndërmori nismën për hartimin e ligjit që do të rregullonte fushën e monedhave virtuale – të njohura si kriptovaluta.

    Mirëpo, vetëm të enjten pritet që projektligji të diskutohet në parlament për shqyrtim të dytë, konfirmoi kryesuesja e grupit punues për këtë ligj Mimoza Kusari Lila.

    “Projektligji për kriptovalutat i ka përfunduar të gjitha procedurat në komisionin funksional dhe tani i është përcjellë Kryesisë së Kuvendit, në mënyrë që kurdo që thirret seancë e rregullt, të jetë pjesë e agjendës së asaj seance. Pra, kurdo që Kryesia e Kuvendit thërret një seancë të rregullt projektligji do të jetë pjesë e agjendës për shqyrtim të dytë”, tha Kusari-Lila.

    Megjithëse, i nevojshëm, projektligji për kriptovalutat po vlerësohet i mangët.

    “Unë kam qenë në dy diskutime që janë mbajtur në kuvend, dhe sa kemi parë ligji i ka disa mangësi të cilat i kemi identifikuar dhe i kemi adresuar. Shpresojmë se janë marrë parasysh dhe kurdo që bëhet ligji ato të jenë larguar. Megjithatë, shpresojmë të miratohet më shpejt sepse jemi në një rrëmujë.”, deklaroi eksperti i kriptovalutave, Granit Kadolli.

    Sidoqoftë, sipas ekspertit Granit Kadolli, ligji do të ofrojë siguri juridike për përdoruesit e monedhave virtuale.

    “Padyshim se shteti fiton sepse tanimë do të tatohen të ardhurat, por edhe ne që merremi me kripto do të jemi më të sigurt, sepse nuk ka nevojë të shkojmë në vende tjera për t’i konvertuar e shumë gjëra tjera do të rregullohen”, tha tutje Kadolli.

    Në vitin 2021, nga partia në pushtet, ishte thënë se ligji nuk synon të ndalojë veprimtarinë me monedhat digjitale, por synon kontrollin mbi to, duke i verifikuar pajisjet e importuara për prodhimin e tyre, veprimtarinë e transaksioneve dhe formën e tatimit.

    Kjo ide, kishte lindur pas shqetësimeve për rritje të konsumimit të rrymës në mënyrë të paligjshme në veri të Kosovës, si dhe me qëllim që të parandalohet krimi i organizuar dhe veprimtaritë jolegale me kriptovaluta.

  • Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, kërkoi që Kosova të punojë më shumë në aspiratat e saj

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, kërkoi që Kosova të punojë më shumë në aspiratat e saj

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë mesazhin se, të vetmuar, nuk kanë fuqi të anëtarësojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

    Për këtë, ambasadori në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kërkoi që edhe Kosova të bëjë pjesën e saj, duke u angazhuar dhe bashkëpunuar më ngushtë me organizatat ku dëshiron të jetë dhe shtetet anëtare, veçmas ato jo-njohëse.

    “Ne do të kërkonim që Kosova të integrohet më plotësisht tani në institucionet evropiane dhe ato euro-atlantike. Serbia do të ishte pajtuar më shumë me realitetin e një fqinjësie sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe paqësore. Kjo është ajo që duam. Por, nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa bashkërendim me BE-në. Dhe kjo nënkupton bashkërendim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Siç e dini të gjithë, disa nga ato shtete ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike, multietnike siç e kemi pranuar ne. Ju duhet t’i bindni ata që doni të ndihmoni”, deklaroi Hovenier.

    Në këtë kontekst, ambasadori përdori edhe një mesazh frymëzuar nga familja e tij.

    “Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të hyni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në integrimin e saj evropian dhe euro-atlantik. Ne kemi bërë shumë për ta çuar përpara këtë çështje, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë. Aspiratat e popullit të Kosovës për ta arritur këtë janë legjitime. Ne duam të ndihmojmë. Presim që secila qeveri e Kosovës të na japë argumentet më të mira, municionet më të mira në këtë bisedë, sa më shumë që do të mund të tregonim, një demokraci sovrane, multientike, prosperuese dhe një demokraci e suksesshme, aq më e lehtë do të ishte për ne të ndihmojmë”, shtoi tutje ai.

    Në kuadër të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, ambasadori gjerman Jorn Rohde, tha se në rrugën drejt BE-së, për Kosovën dhe Serbinë, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut.

    “Për të marrë kapitullin e zgjerimit, dhe e them vazhdimisht, Kosova duhet të jetë aktive në këtë çështje të Asociacionit, sepse është një rrugë e qartë për të integruar edhe pakicën serbe të Kosovës dhe gjithashtu për të treguar se kjo marrëveshje është gjallë. Ndryshe, BE-ja mbetet e pakapshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. E dini, ju nuk mund t’i bindni anëtarët nëse nuk mund të arrini minimumin. Dhe, nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, njerëzit e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të lëvizin drejt BE-së.”, tha ambasadori Rohde.

    Në vlerësimin e shefit të ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dialogu mbetet çelës absolut në rrugën drejt integrimit në bllokun evropian.

    Ai shtoi se pas shumë vitesh, BE-ja e ka më seriozisht se kurrë çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor./atvlive.tv/

  • Në rend dite në seancën e së enjtes të Kuvendit, janë 3 marrëveshje ndërkombëtare që po presin miratimin

    Në rend dite në seancën e së enjtes të Kuvendit, janë 3 marrëveshje ndërkombëtare që po presin miratimin

    PËRGATITI: BENITA ZENELI

    3 marrëveshjet ndërkombëtare që në seancën e së enjtes janë në rend dite, pritet të marrin votat e deputetëve.

    Nga partitë opozitare thonë se nuk kanë ndërruar mendje për votimin e tyre, andaj thonë se do vazhdojnë t’i përkrahin në sesionin vjeshtor.

    Me apo pa marrëveshje të miratuara, opozitarët nuk po e shohin këtë legjislaturë si të suksesshme.

    Për një periudhë disamujore, partitë opozitare bojkotuan votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Megjithatë, qëndrim ndryshuan në maj kur deputetët opozitar filluan votimin e tyre.

    Ndërkohë janë 20 marrëveshje ndërkombëtare që janë miratuar deri më tani.

    Ndërkaq, nesër në rend dite janë ratifikimi i Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”; Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore; si dhe Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

  • Shtyhet seanca fillestare për rastin ‘Banjska’, për gjykim në mungesë pritet opinioni i Supremes

    Shtyhet seanca fillestare për rastin ‘Banjska’, për gjykim në mungesë pritet opinioni i Supremes

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Policët u vunë sërish në aksion për terroristët e Banjskës.

    Ndryshe nga një vit më parë, kur ndërhynë në këtë fshat, tani i asistonin Shërbimit Korrektues për t’i sjellë ata në gjykatë.

    Brenda sallës së gjykimit, tashmë ishin vendosur familjarët. Në të majtë, ata të rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku. Afër u rehatua edhe polici Alban Rashiti, i cili ishte plagosur gjatë sulmit.

    Në anën tjetër u ulën familjarët e të akuzuarve. Më pas në sallë u sollën edhe të akuzuarit. I pari Blagoje Sasojevic. I dyti Valdimir Tolic, i cili ende çalonte nga plagët e marra gjatë sulmit dhe në fund Dusan Maksimovic. Por mungonin edhe 42 të akuzuar të tjerë.

    Pasi iu hoqën prangat, Gjykatësi Arben Hoti e hapi gjykimin.

    Kur, të akuzuarit konfirmuan identitetin, fjalën e mori prokurori special Naim Abazi.

    Megjithatë, gjykatësi vlerësoi se për këtë nevojitet mendimi i Gjykatës Supreme.

    Në fakt, Departamenti Special për procedurën e gjykimit në mungesë, nga Supremja kishte kërkuar opinion qysh në tetor të vitit të shkuar. Kështu, vendosi që fillimisht të veçohet procedura, mes 3 të arrestuarve dhe 42 të tjerëve që janë në arrati.

    Para momentit për deklarimin rreth fajësisë, avokatët e të akuzuarve kërkuan ndërprerjen e seancës, për disa arsye.

    “Shkresat e lëndës nuk i kemi pranuar në mënyrë fizike. Aktakuzën unë e mora vetëm të hënën. E kishim të pamundur të përgatitemi për kaq pak kohë. Pa qëllimin për ta vonuar procesin, kërkoj ndërprerjen e seancës për të vazhduar në një moment tjetër.”, tha avokati i Blagoje Spasojevicit.

    Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori e avokati mbrojtës i viktimave.

    Sidoqoftë, u mor vendimi që seanca të ndërpritet për të vazhduar pas gati dy javësh.

    Blagoje Spasojevic dhe Vladimir Tolic ishin arrestuar me armë në duar, më 24 shtator 2023. Ndërsa, Dusan Maksimovic, ishte kapur një ditë më vonë.

    Të tre, bashkë me 42 të tjerë në krye me Milan Radojicicin, akuzohen për kryerjen e veprës terroriste, me qëllim të aneksimit të veriut./atvlive.tv/

  • Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen, e strehon kryeterroristin Radojiçiq

    Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen, e strehon kryeterroristin Radojiçiq

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim raportesh, tek ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radojiçiq. Ai ka fajësuar edhe ndërmjetësit për mosushtrim të rolit të tyre.

    Në një intervistë për “politico.eu”, Kurti ka thënë se “qasja e Serbisë nuk është për normalizim raportesh me Kosovën”.

    Siç shkruan ky portal, deklarata është dhënë një ditë pasi Kurti mori pjesë në drekën e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor. “Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?” ka shtuar Kurti.

    Kryeministri ka dhënë detaje edhe nga takimet në dialog me Vuçiqin. Edhe pse ishin në të njëjtin takim javën e shkuar, dy liderët s’kanë biseduar direkt, ka shkruar “politico.eu”.

    “Kur ai flet, unë s’ndërhyj. Kurdo që flas unë, ai ankohet”, ka thënë Kurti për Vuçiqin.

    Kurti ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se e shkel në vazhdimësi marrëveshjen dhe se po e strehon kryeterroristin Milan Radojiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të shkuar. “Radojiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe i financuar nga Serbia”, ka thënë ai.

    Në një moment Kurti ka fajësuar edhe diplomatët e Bashkimit Evropian, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.

    “Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil”, ka thënë Kurti.