Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur të premten në Veternik të Prishtinës.
Nga pamjet e siguruara nga ATV-ja duket se kamioni ka dalë nga korsia e tij, ndërsa të përfshira janë disa makina dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur të premten në Veternik të Prishtinës.
Nga pamjet e siguruara nga ATV-ja duket se kamioni ka dalë nga korsia e tij, ndërsa të përfshira janë disa makina dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

A e ndjeni ankthin më të lartë sapo zgjoheni në mëngjes? Shumë njerëz vuajnë nga një gjendje ankthi që shfaqet që në çastin e parë të zgjimit, para se të kenë hapur sytë mirë.
Është ndjesia se duhet të kalosh pjesën e parë të ditës dhe pastaj ankthi do të qetësohet, derisa në mbrëmje, kur gjithçka duket më e lehtë, filloni të pyesni veten pse mëngjesi ishte kaq i vështirë.
Shkaktarët e këtij ankthi të mëngjesit mund të jenë të shumtë, nga hormonet deri tek mënyra sesi organizoni rutinën tuaj. Ja disa prej tyre:
1. Hormoni i stresit
Kortizoli, hormoni i stresit, ndjek një cikël të përditshëm ku arrin pikën e tij më të lartë në mëngjes, e njohur si “përgjigjja e zgjimit nga kortizoli”. Ky hormon ndihmon trupin të jetë gati për të përballuar ditën, duke çliruar glukozë për energji. Por, kjo rritje natyrale e kortizolit mund të shkaktojë edhe ndjesi ankthi.
2. Stresi nga koha
Mëngjeset shpesh janë një garë kundër kohës. Duke u përpjekur të përgatiteni për ditën, mund të ndiheni të mbingarkuar me detyrat që kërkojnë të kryhen shpejt, si përgatitja, veshja, mëngjesi apo edhe përgatitja e të tjerëve në familje. Ky nxitim i vazhdueshëm mund të shtojë ankthin dhe të ndikojë në humorin tuaj të mëngjesit.
3. Parashikimi i ditës
Në mëngjes, mendja juaj fillon të mendojë për të gjitha sfidat e ditës. Duke parë gjithçka që keni për të bërë, mund të duket sikur po përballeni me një mal me vështirësi dhe pasiguri. Ndjenja se nuk e dini si do të përfundojnë gjërat apo nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, ushqen ankthin.
4. Ndiheni të papërgatitur për sfidat
Përveç detyrave të shumta, mund të ndiheni sikur nuk keni aftësitë e duhura për t’i përballuar ato. Mund të ndiheni të përgjumur, trupi dhe mendja akoma nuk janë zgjuar plotësisht. Kjo ndjenjë e mungesës së besimit në aftësitë tuaja e bën ditën të duket më e madhe sesa ç’duhet.
5. Frika se po humbisni ditën
Një ditë e re mund të ndihet si një fletë e bardhë, që supozohet ta mbushni me diçka të rëndësishme. Me mundësitë e pafundme që ofron dita, presioni për ta shfrytëzuar maksimalisht mund të bëhet burim ankthi. Ndjesia se nuk po e menaxhoni ditën siç duhet e bën të duket sikur po e “shkatërroni” atë që në fillim.
Si ta menaxhoni ankthin e mëngjesit?
Një mënyrë për të zvogëluar këtë ankth është të krijoni një rutinë të mëngjesit më të qetë. Mundohuni të jeni më të butë me veten, të ndani kohë për të bërë gjëra që ju qetësojnë dhe të mbani mend se nuk është e nevojshme të arrini gjithçka menjëherë. /Telegrafi/

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka quajtur fatkeqësi të madhe mosprezencën e Lëvizjes Vetëvendosjes në seancën e jashtëzakonshme, ku po debatohet për përgjimet e publikuara të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me ish nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin, Millan Radojiçiq.
Ai tha se mazhoranca duhet të ballafaqohet me të vërtetën dhe të tregojë se cilat ligje janë miratuar nën ndikimin e Radojiçiqit.
Sipas tij, komunikimi Kusari-Lila me Radojiçiq e ka cenuar sigurinë kombëtare, andaj Prokuroria e Shtetit duhet të ketë një hetim penal për këtë çështje.
“Është fatkeqësi e madhe me pa këtë kuvend dhe pa një shumicë prej 50 për qind që ka fitua zgjedhjet dhe me i ikë një ballafaqimit me të vërtetën. Këtë se kemi pa asnjëherë në të kaluarën dhe shpresoj që të jetë hera e fundit që po e shohim kështu. Kuvendi ku do të duhej të ishte zonja Mimoza Kusari-Lila së bashku me deputetët e LVV-së, ata që na kanë sjellë në Kuvend, Millan Radojiçiqin të jenë sot dhe të ballafaqohen me të vërtetat”, theksoi ai.
Ai kërkoi nga Kusari-Lila që të gjitha aludimet e saj se ka zyrtarë të shtetit të Kosovës në përurimin e shtëpisë së Radoijçiq t’i publikojë.
“Dje në këtë foltore zonja Mimoza Kusari-Lila pati aludime se të nxjerrën fotografi, dhurata, pamje nga përurimi i shtëpisë me zyrtarë të shtetit të Kosovës. I bëj thirrje që është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës me pa se kush janë ata njerëz që kanë marrë pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit. Kush janë ata njerëz që kanë dërguar dhurata për familjen dhe fëmijët e tij. Është në interes pasi një gjë e tillë e cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë”, thekson ajo.
Tahiri tha se Radojiçiq përmes Kusari-Lilës ka imponuar agjendën në Kuvend.
“Kemi arritur në një pikë ku BIA serbe përmes Milan Radojiçiqit te Lëvizja Vetëvendosje përmes Mimoza Kusarit neve na kanë imponuar agjendën e Kuvendit. Ajo çka më intereson mua se cilat janë projektligjet dhe politikat nën ndikimin e Radojiçiqit së bashku me LVV-në i kanë miratuar nga marsi i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2022. Cilat janë çështjet e përbashkëta që këta i kanë shty…I kërkoj prokurorit të shtetit që të ketë një hetim penal për këtë çështje. Është cenuar siguria jonë kombëtare”, thekson Tahiri.

Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez, Nihon Hidankyo, organizatë e të mbijetuarve të sulmeve me bombë atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.
Ata bëjnë thirrje vazhdimisht për braktisje të armëve bërthamore.
“Rrënjët e lëvizjes së të mbijetuarve të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e njohur edhe si Hibakusha, shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet për ta bërë një botë pa armë bërthamore, dhe duke na treguar si dëshmitar që armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”, ka thënë Komiteti, teksa e ka bërë të ditur fituesin.
“Përpjekjet e jashtëzakonshme të Nihon Hidankyos dhe përfaqësuesve tjerë të Hibakushas, kanë kontribuuar shumë në krijimin e tabusë bërthamore”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë të ditur këtë lajm të premten nga Osloja, duke zgjedhur këtë grup në mes të 197 individëve dhe 89 organizatave të nominuara.
Çmimi ka vlerën e rreth 1 milion dollarëve.
Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi./REL

Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë, pasi i ishte lejuar vizita në familje nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, nën mbikëqyrje.
Me anë të një kumtese, nga ky institucion bëjnë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të Krasniqit në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.
“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirëqenia e lëkurës e deri tek kockat.
Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozicioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha.
Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit.
Nëse jeni ende nën 30 vjeç, rrudhat e imëta nuk janë aq të dukshme, por nëse jeni në moshën 30 vjeç e lart, atëherë do të jetë shumë e qartë.
Pra, cili është pozicion më i mirë dhe i saktë i gjumit?
Ekspertët shpjegojnë se të flesh me shpinën mbështetur dhe fytyrën lart mund të sjellë një sërë benefitesh në shëndet.
Shëndeti i lëkurës
Siç edhe shpjeguam gjumi i mirë parandalon rrudhat në fytyrë.
Kjo sepse shpërndarja e lëngjeve dhe gjakut në fytyrë dhe trup do të jetë shumë e njëtrajtshme e pa pengesa përveç kësaj bën që poret e lëkurës të marrin oksigjen të mjaftueshëm.
Fjetja në këtë pozicion duke mbajtur shpinën mbështetur në dyshek është shumë e mirë për shëndetin e lëkurës së të gjithë trupit dhe jo vetëm fytyrës.
Qarkullim i mirë i gjakut
Fjetja mbi stomak ose pozicion anësor mund të pengojë rrjedhën e lirshme të gjakut.
Nëse gjaku nuk qarkullon si duhet në trup do të shikoni pasoja në lëkurë apo sy te nxirë pasi zgjoheni.
Parandalon rrudhat e fytyrës
Për ata që pëlqejnë të flenë në pozicion anash, duhet të dinë se kjo do të ushtrojë presion mbi lëkurë në njërën anë të trupit tuaj.
Nëse ky model fjetje ju është bërë një zakon i përnatshëm, do të ndikojë negativisht në lëkurën e fytyrës tuaj dhe në shfaqjen e rrudhave në anën ku ushtrohet presion.
Fjetja në shpinë gjithashtu mund të ju ndalojë dhimbjen e trupit pasi zgjoheni nga gjumi.
E kjo sepse pozicioni anësor i gjumit i bën muskujt e trupit të shtypen dhe të mos jenë të relaksuar./AgroWeb.org

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë vendin.
Kjo sëmundje ka tendencë rritjeje në vendin tonë dhe prek afro 600 gra dhe vajza në vit.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreziku i sëmundjes është 45 raste të reja për 100,000 gra në Shqipëri ose thënë ndryshe 600-650 raste të reja në vit.
Sipas ISHP-së 16.5 për qind e shqiptarëve vdesin nga kanceri dhe 1 në 7 vdekjes janë nga kanceri i gjirit.
80 për qind e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.
Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.
Autoritetet në vend thonë se kanë shtuar mamografitë levizëse në të gjithë vendin.
Mamografia mund të duket si një makineri intimiduese por nëse një grua përgatitet paraprakisht, eksperienca nuk është e keqe.
Kur duhet të bëni mamografinë
Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit. Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare.
Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç.
Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku.
Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.
Rroba të përshtatshme
Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme.
Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë.
Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.
Jo anti-djersë
Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale.
Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit. /AgroWeb.org

Sean “Diddy” Combs pritet të paraqitet për herë të parë para gjykatësit që do të drejtojë gjyqin e tij për akuzat për trafikim seksual. Combs do të sillet në gjykatën federale të Manhatanit nga burgu i Brooklyn për një seancë të enjten pasdite përpara gjykatësit Arun Subramanian.
Seanca pritet të caktojë afatet për avokatët e të dyja palëve, të cilat do të përcaktojnë kufijtë për një gjyq që avokatët e Combs dëshirojnë të fillojë në prill ose maj. Prokurorët nuk kanë shprehur një preferencë për datën e fillimit të gjyqit, shkruan AP News.
Gjykatësi u caktua në këtë rast pasi një gjykatës tjetër u tërhoq për shkak të lidhjeve të mëparshme me avokatët e përfshirë në këtë çështje.
Combs, 54 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij muajin e kaluar. Këto akuza përfshijnë komplote për drejtimin e një organizate kriminale dhe trafikimin seksual, bazuar në pretendime që datojnë që nga viti 2008. Një aktakuzë pretendon se Combs i ka detyruar dhe abuzuar gratë për vite me ndihmën e një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe punonjësish, duke heshtur viktimat përmes shantazhit dhe akteve të dhunshme, përfshirë rrëmbimin, zjarrëvënien dhe rrahjet fizike.
Avokatët e tij kanë tentuar pa sukses që nga arrestimi i tij më 16 shtator të sigurojnë lirimin me kusht për themeluesin e “Bad Boy Records”.
Dy gjykatës kanë përfunduar se Combs përbën rrezik për komunitetin nëse lirohet. Në një seancë për lirim me kusht tre javë më parë, një gjykatës refuzoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh (45.7 milionë euro) për lirimin me kusht, që përfshinte arrest shtëpiak dhe monitorim elektronik, duke përfunduar se Combs përbënte rrezik për të manipuluar dëshmitarët dhe për të penguar një hetim në vazhdim.
Në një apel ndaj vendimeve për lirimin me kusht në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara të qarkut të dytë, avokatët e Combs të martën kërkuan nga një panel gjykatësish që të rrëzojnë vendimet për ndalimin e tij, duke thënë se pakoja e propozuar e lirimit me kusht “do ta ndalonte qartazi atë nga paraqitja e rrezikut për ndonjë person ose kontakti me dëshmitarët”.
Ata i bënë thirrje gjykatës së apelit që të refuzojë gjetjet e një gjykatësi të shkallës së parë, i cili sipas tyre “miratoi retorikën e ekzagjeruar të qeverisë dhe urdhëroi ndalimin e z. Combs”. /Telegrafi/

Tingulli i shiut të butë mund të jetë relaksues, por gjithashtu mund të na bëjë të ndihemi letargjikë. Grija e vjeshtës dhe shiu e bëjnë largimin nga ngrohtësia e shtratit një sfidë të vërtetë.
Por pse ditët me shi ndikojnë kaq shumë në energjinë dhe disponimin tonë? Psikologia Dr. Rachael Molitor nga Universiteti i Coventry-t shpjegon pse është e vështirë të ngrihesh kur bie shi dhe si t’i lehtësosh mëngjeset me shi.
Sipas Dr.Molitor, ditët me shi i bëjnë shumë njerëz të ndjehen letargjik.
“Për disa, shiu përforcon dëshirën për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe për të ngadalësuar ditën, ndërsa për të tjerët mund të shkaktojë një ndjenjë aventure”, shpjegon Dr.Molitor.
Reagimet tona ndaj shiut varen nga përvojat e kaluara dhe nga mënyra se si ne e perceptojmë shiun. “Nëse po planifikojmë ta kalojmë ditën brenda, shiu mund të mos ketë aq shumë ndikim. Por nëse kemi planifikuar aktivitete në natyrë ose një udhëtim të gjatë, shiu mund të shkaktojë zhgënjim”.
Qielli gri dhe retë e errëta – si ndikojnë ato në trupin tonë?
Shiu shpesh vjen me qiell gri dhe më pak dritë dielli, gjë që ndikon në orën tonë të brendshme. “Ritmet tona cirkadiane varen nga rrezet e diellit – kur ka më pak dritë, truri sinjalizon se është natë, gjë që mund të zvogëlojë vigjilencën tonë”, shpjegon Molitor. Ndriçimi i dobët mund të ngadalësojë trupin tonë, të reduktojë motivimin dhe të vështirësojë daljen nga shtrati.
Gjithashtu, i ftohti shton ndjenjën e rehatisë nën një batanije të ngrohtë, gjë që e bën edhe më të vështirë ngritjen nga shtrati. “Rënia e temperaturës mund të rrisë dëshirën për të kursyer energji, duke e bërë më të vështirë ngritjen në mëngjes dhe fillimin e ditës”, shton Molitor.
Pse zhurma e shiut na vë në gjumë?
Tingulli i shiut ka një efekt qetësues dhe mund të na bëjë të përgjumur. “Tingujt e butë të shiut janë qetësues dhe nxisin relaksimin”, thotë Dr. Molitor. “Gjatë ditëve me shi zvogëlohet prodhimi i kortizolit, hormoni që na mban zgjuar, ndërsa melatonina, hormoni që nxit gjumin, rritet”. Kombinimi i këtyre faktorëve shpesh çon në ndjenjën e lodhjes dhe letargjisë, duke i bërë mëngjeset me shi një sfidë të veçantë.
Si ta bëni më të lehtë ngritjen në ditët me shi? Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur nën dritën natyrale dhe siguroni një rutinë të ngrohtë për një fillim më të lehtë të ditës.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj zëvendëssekretarit të Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi.
ATV-ja mëson se ndaj Bytyqit u caktua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
PSRK-ja e kërkoi këtë masë ndaj Bytyqit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e armëmbajtje pa leje.
Bytyqi bashkë me zyrtarin tjetër dyshohen për keqpërdorime që arrijnë vlerën miliona euro, duke u mundësuar kompanive që merren me ambalazhimin e ujit të shlyejnë borxhin kundërligjshëm.