ATV

Author: G.O.

  • Kadrijaj: Pa t’rrejtë Albin Kurti, nuk po mujshe me ditë çka oshtë rrena

    Kadrijaj: Pa t’rrejtë Albin Kurti, nuk po mujshe me ditë çka oshtë rrena

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë sot në seancë se FSK-ja duhet të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme.

    Gjatë fjalës së saj, në seancën për mungesën e ushqimit në FSK, ajo tutje tha se ushtarët, pos ushqimit duhet të kenë paga më të mirë e pajisje individuale.

    Më tej, Kadrijaj u shpreh se është e turpshme mospjesëmarrja e VV-së në debatin e sotëm parlamentar.

    “Ikja e kësaj mazhorance për të mos dashur të ballafaqohen me realitetin është e turpshme, se di ku janë ose ku po fshihen pas këtyre skandaleve, por sigurisht janë nëpër zyra t’u hongër plazma sepse tash kemi mjaft. Shqetësuese kjo që po diskutojmë sot, s’kishim dashtë asnjë me diskutu për këtë sepse është e turpshme çka po ndodh në këtë vendin tonë. Në këtë qeveri po degradohen institucionet e sigurisë. Sot një kryeministër po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund që 25 vjet, por pa të rrejtë Albin Kurti nuk mundesh me ditë çka është rrena. Po shihet që kjo qeveri ka ardh në pushtet me rrena dhe mashtrime. Policia është e Kosovës, Ushtria po ashtu. Ata duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, duhet të kenë paga më të mira, pajisje individuale të cilat nuk i kanë shumica prej ushtarëve të FSK-së”, tha ajo.

    LEXONI EDHE:

    Haradinaj: Tradhtar është ai që e lë ushtrinë pa bukë, Kurti është spiun i Serbisë

     

  • Ndërgjegjësim në rritje ndaj kancerit të gjirit, 52% e rasteve u diagnostikuan në fazën e hershme

    Ndërgjegjësim në rritje ndaj kancerit të gjirit, 52% e rasteve u diagnostikuan në fazën e hershme

    Klinika e Onkologjisë në QKUK, ka trajtuar 335 raste me kancer të gjirit gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra, apo 22% të rasteve të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator.

    Një aspekt pozitiv është se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme (stadet I dhe II), çka tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë, thotë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

    Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD.

    Trajtimi përfshin fazat neoadjuvante ( lloj i trajtimit që jepet para operacionit, zvogëlon tumorin), adjuvante (trajtimi pas ndërhyrjes kryesore, si operacioni për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit). Si dhe metastatike, (kancer që përfshinë dhe pjesë të tjera, i shpërndarë).

    Klinika e Onkologjisë, ofron shërbime pa lista pritjeje për onkologji dhe radioterapi, si dhe nuk ka referime për trajtim jashtë vendit.

  • Haradinaj: Tradhtar është ai që e lë ushtrinë pa bukë, Kurti është spiun i Serbisë

    Haradinaj: Tradhtar është ai që e lë ushtrinë pa bukë, Kurti është spiun i Serbisë

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sërish e ka quajtur spiun të Serbisë, shefin e qeverisë Albin Kurtin, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

    Sipas tij, angazhimi ditor i Kurtit është mashtrim, dhe se nuk punon në interes të vendit.

    Haradinaj shtoi se është shqetësuese se si 6 vjet pas krijimit të Ushtrisë, flitet për ushqimin e deputetëve.

    “Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend jemi mbledhur 6 vjet pasi u krijuar Ushtria me u kthyer me fol për logjistikën. Ushtari nuk ka shkuar për ushqimin, për pagën, ai është në gjendje me dhanë racionin e vet ditor për secilin qytetar, ka shkuar me shërbyer deri në frymën e fundit të jetës së vet”.

    “Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai që e le ushtrinë e vet pa bukë. Pse e bën këtë? Pse po i ndodh këtij? Pse jo dikujt tjetër gjatë krejt ekzistencës që 20 vjet. Edhe kjo rastësi, pahiri. I ka lanë pa veshmbathje, mbërrini me lanë edhe pa bukë”.

    “Kush e mbron këtë njeri, po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjete kemi mbërri me u krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë, ligje që nuk dallojnë nga ushtritë, me fol sot për ushqim, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë. Spiun, agjent i Serbisë”.

  • Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet – Këshillat që ju duhen

    Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet – Këshillat që ju duhen

    Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme.

    Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet, rënien e flokëve, shtimin në peshë, problemet me dhëmbët e një sërë të tjera.

    Këto probleme mund t’i përjetoni në faza të ndryshme të jetës dhe mund të prekin këdo pa dallim.

    Në këtë pikë gjithçka që mund të bëni është ta ndihmoni trupin tuaj në mënyrë që të gjejë balancat e duhura.

    Në këtë artikull gjeni 5 ushqimet më të këqija që prishin balancën e hormoneve tuaja:

    Bulmeti
    Një nga më të njohurit në këtë listë është padyshim bulmeti.

    Ekspertët thonë se ushqimet me bazë bulmetin janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organizëm.

    Gjithashtu personat që konsumojnë shpesh bulmet rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit.

    Qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos tek gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.

    Kafja, çaji dhe pijet me gaz
    Një grup pijesh shumë i preferuar nga shumica e njerëzve, nga i cili duhet pasur kujdes.

    Konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizolit në trup i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit.

    Kështu me gjasë do të keni cikle gjumi të çrregullta, më shumë adrenalinë që ndikon keq në sistemin tuaj imunitar.

    Ushqimet me sheqer
    Me siguri kur konsumoni një çokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj.

    Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja.

    Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e puçrrave.

    Ushqimet e përpunuara
    Këtu mund të fusim një sërë ushqimet që nga mishi, salami, konservat e çdo gjë tjetër që përmban konservantë.

    Pak a shumë ushqime që njerëzit i përdorin në përditshmëri të cilat mbartin një rrisk me vete.

    Së pari do të keni probleme me peshën, metabolizmin dhe tretjen për shkak të sasive të mëdha të kripës dhe konservuesve.

    Gjithashtu këto ushqime ndikojnë negativisht edhe në punën e hormoneve tuaja në trup kështu që mbajini larg.

    Karbohidratet
    Kur vjen puna tek hormone, karbohidratet janë ushqimi më i keq që mund të konsumoni.

    Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejtë tek nivelet e kortizolit e për rrjedhojë krijojnë çrregullime në sistemin tuaj.

    Tek to futen të gjithë ushqimet me bazë brumi, patatet e skuqura, ushqimet me sheqer apo pijet me gaz.

    Në vend të tyre konsumoni më shumë mish të freskët dhe proteina për të mbajtur hormone në balancë./AgroWeb.org

  • Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?

    Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?

    Shpesh thuhet se inteligjenca e lartë është një dhuratë, por ky “bekim” mund të sjellë me vete edhe disa sfida të fshehura, një prej tyre edhe ankthi. Por përse ndodh kjo?

    Pse njerëzit me inteligjencë të lartë duket se i përjetojnë situatat me më tepër shqetësim dhe ngarkesë emocionale se të tjerët?

    Mendimi i thelluar dhe analiza e tepërt

    Njerëzit inteligjentë kanë tendencën të mendojnë në mënyrë të thelluar për çdo situatë. Ata priren të analizojnë çdo detaj dhe të mendojnë për të gjitha skenarët e mundshëm. Kjo analizë e vazhdueshme çon në lodhje mendore dhe e bën më të lehtë që shqetësimet të dalin në sipërfaqe. Në vend që të përqendrohen te zgjidhja e problemeve, personat inteligjentë shpesh ngecin në mendime për rreziqet potenciale dhe pasojat e mundshme, gjë që rrit ankthin.

    Ndjeshmëria emocionale e theksuar

    Inteligjenca shpesh shoqërohet me ndjeshmëri të lartë emocionale. Njerëzit inteligjentë jo vetëm që kuptojnë më mirë ndjenjat e tyre, por ata janë gjithashtu më të aftë të ndiejnë emocionet e të tjerëve. Kjo ndjeshmëri i bën më të prirur ndaj stresit dhe ankthit, pasi përjetojnë shqetësime edhe nga situata që i përfshijnë emocionalisht, edhe kur nuk janë direkt të prekur.

    Vetëkritika dhe kërkimi i perfeksionit

    Njerëzit me inteligjencë të lartë shpesh kanë pritshmëri shumë të larta për veten. Ata synojnë perfeksionin dhe janë tepër të ashpër me veten kur nuk arrijnë rezultate të përsosura. Kjo nevojë për të qenë gjithmonë më të mirët mund të çojë në një ndjenjë të vazhdueshme presioni dhe ankthi. Nëse diçka shkon keq, ata kanë tendencën ta mbajnë përgjegjësinë mbi vete, duke e analizuar përsëri situatën dhe duke menduar se çfarë mund të kishin bërë ndryshe.

    Ndërlidhja e kreativitetit dhe ankthit

    Studime të shumta kanë treguar se ekziston një lidhje midis krijimtarisë dhe ankthit. Inteligjenca shpesh lidhet me një mendje krijuese dhe të hapur për ide të reja. Por, po kjo mendje krijuese mund të jetë burim ankthi, pasi individi shpik skenarë të ndryshëm, duke menduar për çfarë mund të shkojë keq ose duke imagjinuar rreziqe të panjohura. Kjo ndërlidhje e mendimeve kreative dhe ankthit krijon një rreth vicioz që e bën më të vështirë largimin nga shqetësimet.

    Ndjenja e përgjegjësisë më të madhe

    Njerëzit inteligjentë shpesh ndihen më të përgjegjshëm për situatat rreth tyre. Ata e marrin shumë seriozisht çdo detyrë apo sfidë që kanë përballë dhe kjo u krijon një barrë emocionale shtesë. Ata ndihen të detyruar të gjejnë zgjidhje për çdo problem, jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Kjo ndjenjë përgjegjësie i bën më të prirur ndaj ankthit, pasi shpesh përballen me sfida që nuk kanë gjithmonë një zgjidhje të lehtë.

    Vetëdija më e lartë për pasigurinë

    Personat inteligjentë shpesh kanë një vetëdije të thellë për pasigurinë dhe të paparashikueshmen e jetës. Ata janë më të aftë të kuptojnë situatat e ndërlikuara dhe rrugët e ndryshme që mund të ndjekë një ngjarje. Ky ndërgjegjësim për paqartësitë e jetës mund të sjellë një ndjenjë të thellë ankthi, pasi janë gjithmonë në kërkim të kontrollit mbi diçka që, në të vërtetë, është e pakontrollueshme, citon Anabel.

    Si mund të menaxhohet ky ankth?

    Edhe pse njerëzit inteligjentë mund të jenë më të prirur ndaj ankthit, ekzistojnë strategji që mund të ndihmojnë. Meditimi dhe ushtrimet fizike janë disa nga mënyrat për të menaxhuar ankthin. Gjithashtu, është e rëndësishme të mësojnë të jenë më të butë me veten dhe të pranojnë që jo çdo gjë mund të jetë nën kontrollin e tyre. Vendosja e kufijve për mendimet dhe analizat mund t’i ndihmojë të shmangin spiralen e mendimeve të tepërta. /Telegrafi/

  • Kosova triumfon në ‘Kaunas’, Dardanët regjistrojnë një fitore të vlefshme ndaj Lituanisë

    Kosova triumfon në ‘Kaunas’, Dardanët regjistrojnë një fitore të vlefshme ndaj Lituanisë

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Lituanisë sot në Kaunas, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    ‘Dardanët’ kanë shënuar një fitore në udhëtim me rezultat 2-1, për t’i rritur gjasat për një kalim të grupit nga vendi i dytë, shkruan Sinjali Sporti.

    Sfida u zhbllokua nga sulmuesi në formë i Lilles, Edon Zhegrova, i cili realizoi në ‘stilin’ e tij, duke shënuar në minutën e 20-të.

    Rezultati u dyfishua nga Kosova kur i sapoinkuadruari, Ermal Krasniqi pas një depërtimi fantastik në zonën e portierit, arriti të realizojë një gol të bukur në minutën e 65-të.

    E rezultati u ngushta nga vendasit pas një dalje jo të duhur nga portieri Amir Saipi, duke shënuar Golubickas në minutën e 84-të. Megjithatë, ky gol nuk

    Me këtë fitore, Kosova tani renditet e dyta me pikë të barabarta me Rumaninë që ndodhet në pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C, teksa kjo është fitorja e dytë e Kosovës, pas asaj ndaj Qipros në udhëtim 4-0.

    Ndeshjen e ardhshme, Dardanët e zhvillojnë në “Fadil Vokrri”, ku e presin Qipron tre ditë më vonë.

  • Daçiq thotë se në Horgosh u ndalua një ish-pjesëtar i UÇK-së

    Daçiq thotë se në Horgosh u ndalua një ish-pjesëtar i UÇK-së

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se në pikëkalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, është arrestuar një person me inicialet M.I., nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, në qershor të vitit 1999 në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme serbe, Daçiq ka pretenduar se i ndaluari, së bashku me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka kryer krime lufte përmes përdorimit të forcës fizike, armëve dhe kërcënimeve ndaj banorëve të nacionalitetit serb, të cilët, sipas tij, janë dërguar më pas nëpër burgje të improvizuar dhe janë maltretuar.

    Me urdhër të Zyrës së Prokurorit, është thënë se i ndaluari do të jetë për 48 orë në mbajtje.

    Daçiq ka thënë se për shkak të hetimeve që po kryhen, nuk mund të japë më shumë hollësi.

    Në të kaluarën janë arrestuar disa herë shtetas të Kosovës, nën pretendime të tilla.

    Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto ndalime si arbitrare dhe të padrejta dhe kërkojnë ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

    Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./REL/

  • Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë

    Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë

    Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Lituanisë, me ndeshjen që nis nga ora 15:00.

    Selektori Franco Foda ka vendosur për 11 lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

    Në formacionin e Kosovës ka disa risi, duke nisur nga porta.

    Amir Saipi e nis ndeshjen debutuese në vend të Aro Muroc, derisa Dellova po ashtu e nis nga fillimi.

    Albion Rrahmani i prin sulmit të Kosovës.

    “Shaipi: Rrudhani, Rrahmani, Dellova, Vojvoda: Berisha, Rexhbeçaj: Rashica, Muslija, Zhegrova: Rrahmani”, ekipi startues.

  • Një polic i Kosovës ndalohet nga Serbia në Merdarë, ishte edhe pjesëtar i UÇK-së

    Një polic i Kosovës ndalohet nga Serbia në Merdarë, ishte edhe pjesëtar i UÇK-së

    Një polic i Kosovës është ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë, nga autoritetet e Serbisë.

    Mësohet se bëhet fjalë për një pjesëtar të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Aktualisht nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij.

  • Kriza me ushqimin e FSK-së, Osmani kërkon takim me gjeneralin Jashari e ministrin Maqedonci

    Kriza me ushqimin e FSK-së, Osmani kërkon takim me gjeneralin Jashari e ministrin Maqedonci

    Pas problemeve të vazhdueshme me ushqimin e ushtarëve të FSK-së dhe shqetësimeve të ngritura edhe nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së.

    Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, duke treguar se Osmani ka kërkuar një raport të detajuar nga komandanti i FSK-së për gjendjen.

    “Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së”, ka thënë Kupina.

    Kupina ka thënë se shefja e shtetit ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Po ashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë Kupina për Express.

    “Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka shtuar tutje Kupina.