ATV

Author: G.O.

  • Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

    Reagoi keq pas zëvendësimit, Zhegrova: I kërkova falje trajnerit, kishte të drejtë

    Kosova ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Qipron me rezultat 3-0.

    Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këtë duel, megjithatë ai nuk ia arriti të shënonte ose asistonte.

    Ylli dardan u largua në minutën e 67-të nga ndeshja, duke u zëvendësuar nga Emir Sahiti.

    Megjithatë ai nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin dhe i kërkonte trajnerit Foda mos ta zëvendësonte.

    “Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja”.

    “Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova.

    “Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi ylli dardan.

  • Elon Musk jep 75 milionë dollarë për republikanët

    Elon Musk jep 75 milionë dollarë për republikanët

    Elon Musk u ka ofruar rreth 75 milionë dollarë grupit të tij të fushatës pro-Donald Trump, America PAC, gjatë një periudhe tre mujore, tregojnë zbulimet federale.

    Musk, shefi miliarder i Tesla, SpaceX dhe faqes së mediave sociale X, e shfaqi zyrtarisht mbështetjen për Trump në korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati.

    Miliarderi gjithashtu iu bashkua atij në skenë në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku iu bë tentativa për ta vrarë. Me këtë donacion, miliarderi thuhet se është bërë vendimtar në përpjekjet e kandidatit republikan për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

  • Presidentja Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend

    Presidentja Osmani takohet me ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Osmani dhe ambasadori Hargreaves kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

    Po ashtu, u diskutua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë.

  • Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Kllokot

    Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Kllokot

    Një person është arrestuar në Kllokot pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur.

    Sipas raportit policor, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

    “Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

  • Krasniqi reagon pas vdekjes së gjeneralit Jackson

    Krasniqi reagon pas vdekjes së gjeneralit Jackson

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.

    Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se roli i Jacksonit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik.

    Ai ngushëlloi familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën.

    “Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, shkroi Krasniqi.

  • Fondi i rritjes, Kosovës supozohet t’i takojnë rreth 880 milionë euro

    Fondi i rritjes, Kosovës supozohet t’i takojnë rreth 880 milionë euro

    Pagesat e para nga Fondi i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, grante dhe kredi të buta, pritet të bëhen brenda këtij muaji, ka thënë Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

    Nga ky fond, pritet që Kosova të përfitojë rreth 880 milionë euro.

    “Këto agjenda reformash janë miratuar nga Këshilli Evropian javën e kaluar. Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani”.

    “Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme”, tha ai.

    Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal që u miratua në Samitin e Procesit të Berlinit, është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

  • Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

    Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson.

    Haradinaj ka thënë se Gjenerali Jackson ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë.

    “Lajmi për shkuarjen në amshim të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it, më mërziti shumë pasi që ai ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë. Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë.

    “Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme.

    Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

  • Sot në Kuvend mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

    Sot në Kuvend mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita

    Me iniciativën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, e cila pritet të nis në ora 12:00.

    Temë e kësaj seance pritet të jetë procesi i përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    “Nesër nga ora 12:00/h, në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar Seancë të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milion eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka shkruar ai dje në një postim në Facebook.

    Falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit dhe mesazhet e Mihalit me Krasniqin, PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

  • Moti sot: Me diell e vranësira të pakta – temperaturat deri në 22 gradë

    Moti sot: Me diell e vranësira të pakta – temperaturat deri në 22 gradë

    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

    Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në ultësira dhe lugina.

    Era do fryjë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi prej 11-28 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.

  • Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

    Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

    Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

    Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

    Jackson mori rolin e udhëheqjes së KFOR-it pas fushatës 78-ditore të bombardimeve kundër Jugosllavisë, që synonte t’i jepte fund gjenocidit në Kosovë.