ATV

Author: G.O.

  • Aronia, fruti medicinal më i pasur me antioksidantë – Zgjidhje për diabetin

    Aronia, fruti medicinal më i pasur me antioksidantë – Zgjidhje për diabetin

    Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

    Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të freskëta, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

    Ato mund t’i përdorni si në rastin e boronicës, si lëng, me krepa, me tërshërë, në formën e salcës, me kos ose të gjalla.

    Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

    Kokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në përgatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës.

    Kokrrat e thata të Aronias gjenden në shumë dyqane organike dhe mund t’i kombinoni me ëmbëlsira, musli apo biskota.

    Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për përgatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.

    Vetitë e Aronias:

    Burim antioksidantësh
    Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

    Duke qenë se Aronia është e pasur me antioksidantë kjo kokërr ka një aftësi marramendëse (më të madhen mes frutave) për përthithjen e oksigjenit dhe për të neutralizuar radikalet e lira.

    Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon enët e gjakut
    Kokrrat e Aronias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

    Radikalet e lira janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, rrjedhimisht duke shmangur sëmundje si diabeti apo simptoma të tjera kardiovaskulare.

    Kokrrat e pjekura të Aronias përmbajnë një sasi të lartë fenolës që disinfektojnë gjakun, ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, largojnë toksinat, ulin inflamacionit dhe i bëjnë enët e gjakut më elastike.

    Balancon nivelet e tensionit të gjakut
    Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale.

    Këto kokrra me pigment të errët, parandalojnë spazmat tek enët e gjakut dhe mbajnë tensionin e gjakut larg zonës së rrezikut.

    Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.

    Parandalon dhe ndihmon në trajtimin e diabetit
    Kokrrat e Aronias janë studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit.

    Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë.

    Aronia është plot përfitime për njerëzit që duan të parandalojnë diabetin dhe duan ta mbajnë atë nën kontroll.

    Ndikon në sistemin tretës
    Kokrrat e Aronias ndihmojnë stomakun të përballet me ulçerën gastrike dhe diarenë. Studiuesit tregojnë që Aronia është një kurë natyrale për problemet me stomakun tek njerëzit.

    Kokrra e thatë e Aronias përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.

    Luan rol kundër inflamacionit dhe viruseve
    Nëse ju konsumoni kokrrat e Aronias në mënyrë të rregullt, atëherë duhet të jeni të bindur që do të mbani larg të ftohtin dhe gripin.

    Përbërësit e saj luftojnë bakteret dhe viruset dhe forcojnë sistemin imunitar.

    Mbron sytë
    Kokrrat e Aronias luajnë një rol mbrojtës për sytë. Ato përmbajnë sasi të mëdha karoteni që mbron qelizat nga dëmet dhe sytë nga katarakti. Ato janë gijthashtu të pasura me flavonoidë si luteina dhe zeaksanthina.

    Mbron shëndetin e traktit urinar
    Nëse konsumoni Aronia, atëherë trakti urinar do të jetë i shëndetshëm. Infeksionet urinare janë të zakonta mes njerëzve si rrjedhojë e bakterit Escherichia coli.

    Kokrrat e Aronias janë pesë deri në 10 herë më efektive për shkak të dozës së lartë të acidit kuinik që parandalon këto baktere.

    Mban peshën nën kontroll
    Së fundmi, por jo nga rëndësia, këto kokrra ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës.

    Aroniat parandalojnë akumulimin e shëndetit të tepërt në pjesën e barkut.

    Për më tepër, Aroniat ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit dhe lipideve.

    Ato e shtyjnë trupin të prodhojë më shumë kolesterol të mirë./AgroWeb.org

  • Harry Styles reagon për vdekjen e mikut të tij të dashur: Jam vërtet i shkatërruar

    Harry Styles reagon për vdekjen e mikut të tij të dashur: Jam vërtet i shkatërruar

    Harry Styles thotë se ai është vërtet i shkatërruar nga vdekja e shokut të tij të grupit “One Direction” dhe do t’i mungojë gjithmonë.

    Në një postim në Instagram, këngëtari i “Watermelon Sugar” tha: “Gëzimi i tij më i madh ishte të bënte të tjerët të lumtur dhe ishte një nder të isha përkrah tij ashtu siç e bëri”.

    “Liam jetoi hapur, me zemrën në mëngë, ai kishte një energji për jetën që ishte infektive.”

    Deklarata vazhdoi: “Ai ishte i ngrohtë, mbështetës dhe tepër i dashur. Vitet që kaluam së bashku do të mbeten përgjithmonë ndër vitet më të dashura të jetës sime. Do të më mungojë gjithmonë, miku im i dashur”.

    “Zemra ime thyhet për Karen, Geoff, Nicola dhe Ruth, djalin e tij Bear, dhe të gjithë ata në mbarë botën që e njohën dhe e donin atë, ashtu si unë.”

    Liam Payne, ish-ylli i grupit One Direction, ka vdekur në moshën 31-vjeçare në Argjentinë, pas një rënieje nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, sipas policisë. /Telegrafi/

    Vdes Liam Payne, ish anëtari i grupit “One Direction”, dyshohet se ra nga ballkoni i një hoteli

  • Rutte: Aleatët po punojnë që KFOR-i të ketë forcat dhe burimet që i duhen

    Rutte: Aleatët po punojnë që KFOR-i të ketë forcat dhe burimet që i duhen

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferencën e tij të fundit që pati në pas përfundimit të takimit të Ministrave të Mbrojtjes.

    Para mediave, në një pjesë të fjalimit të tij ai tha se temë diskutimi siç e kishte përmendur edhe më parë ishte Kosova, dhe Ballkani Perëndimor.

    “Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak”.

    “Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe për të gjithë”, ka potencuar Rutte.

    Për Lindjen e Mesme, dhe Misionin e NATO që është në Irak ai theksoi se ky institucion vazhdon të jetë një kontribuues i rëndësishëm për stabilitetin.

    “Për të siguruar që forcat irakiane të sigurisë janë në gjendje të luftojnë grupet terroriste dhe të ofrojnë një mjedis të sigurt për përparimin e ekonomisë dhe shoqërisë së Irakut. NATO po thellon gjithashtu dialogun e saj politik me Irakun. Sepse ne kemi një interes të përbashkët në Lindjen e Mesme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë”, ka pohuar Rutte.

    Më tej, ai shtoi se aleatët e ranë dakord se mbrojtja ajrore dhe raketore mbetet një prioritet i Aleancës.

    “Kjo është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka rezultuar në shkelje të shumta të hapësirës ajrore të NATO-s. Përfshirë vetëm dje në Rumani. Më lejoni të shpreh solidaritetin e NATO-s me Rumaninë dhe gjithashtu të urdhëroj autoritetet rumune dhe SACEUR për reagimin e shpejtë dhe efektiv ndaj këtij incidenti”.

    “Ne do të vazhdojmë të rrisim mbikëqyrjen, dhe shkëmbimin e informacioneve. Kohët e fundit kemi rritur ndjeshëm praninë tonë në krahun lindor të NATO-s dhe kemi forcuar misionin e policisë ajrore të NATO-s. Aleatët planifikojnë të blejnë mijëra sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artilerie dhe shumë qindra avionë luftarakë modernë, kryesisht F-35 të gjeneratës së 5-të. Aleatët po blejnë 1000 raketa Patriot për të rimbushur rezervat e tyre. Në fillim të këtij muaji, forcat ajrore, detare dhe tokësore nga 12 Kombet Aleate u mblodhën në Greqi për të ushtruar taktika të sofistikuara të mbrojtjes ajrore të nivelit të lartë si pjesë e stërvitjes së re të NATO-s, Ramstein Flag 24. Dhe baza e re e mbrojtjes raketore Aegis Ashore në Poloni rrit aftësinë tonë për t’u mbrojtur kundër kërcënimit global në rritje të raketave balistike”, ka thënë Rutte.

  • ​Mbreti Charles me bashkëshorten arrijnë në Australi për vizitë pesëditore

    ​Mbreti Charles me bashkëshorten arrijnë në Australi për vizitë pesëditore

    Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla mbërritën sot në Sydney në vizitën e tyre të parë në Australi që nga marrja e fronit.

    Të vendosur për të kaluar pesë ditë Down Under, familja mbretërore britanike u përshëndet nga kryeministri Anthony Albanese në aeroportin e Sidneit, raporton Sky News.

    Princi i atëhershëm Charles vizitoi për herë të fundit Australinë në vitin 2018 për hapjen e Lojërave të Commonwealth në Bregun e Artë.

    Vizita shënon turneun e parë mbretëror në Australi nga një monark në fuqi qe nga vizita e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në vitin 2011, dhe i pari nga një monark i ri qe nga viti 1954.

    “Përpara vizitës sonë të parë në Australi si mbret dhe mbretëreshë, ne mezi presim të kthehemi në këtë vend të bukur për të festuar kulturat dhe komunitetet jashtëzakonisht të pasura që e bëjnë atë kaq të veçantë. Shihemi atje,” thanë Charles dhe Camilla në X.

    Mbreti dhe mbretëresha do të vizitojnë gjithashtu kryeqytetin Canberra përpara se të nisen për një takim të krerëve të qeverive të Commonwealth në Samoa të mërkurën.

  • Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme

    Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme

    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

    Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

    Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

    Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon të mërkurën, më 23 tetor, me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

    Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

    Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

    Vetëm disa ditë pas vizitës së saj, Komisioni Evropian do t’i miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

    Fokusin e veçantë Von der Leyen do të ketë në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

    Të premten e kaluar, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

    Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat./REL

  • Një grup grash vendosin posterë në veri

    Një grup grash vendosin posterë në veri

    Disa posterë janë vendosur në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut. Policia e konfirmoi këtë rast duke thënë se një grup i grave i ka vendosur këta posterw, si një lloj aksioni ose protestë e tyre.

    Në fotografitë e publikuara të posterave, shihet një zyrtar policor duke kontrolluar një fëmijë afër të cilit shihen biskotat ‘Plazma’, në një tjetër shihet një pastruese me logon e Vetëvendosjes duke fshehur ‘Plazma’ dhe në posterin e fundit shihet një person i maskuar duke gjuajtur një kuti të këtyre biskotave.

    Këta postera janë vendosur në disa lokacione në veri të Mitrovicës dhe janë të nënshkruara nga artisti me pseudonimin Graforizha.

  • Tahiri: Pas 9 shkurtit, Kosova do t’i rikthehet normalitetit

    Tahiri: Pas 9 shkurtit, Kosova do t’i rikthehet normalitetit

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar pushtetin aktual se po tenton ta ndalë fjalën e lirë.

    Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti një gjë të tillë po mundohet ta bëj edhe me RTK-në.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas 9 shkurtit, Kosovës do t’i rikthehet normaliteti.

    Sipas tij, pas kësaj date, edhe RTK-së do t`i kthehet fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik.

    “Një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, na i mbylli dyert dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit. Si akt, ka ndodhur pardje. Si metodë, ka ndodhur që prej ditës së parë të qeverisjes së Vetëvendosjes. Si tendencë, po ndodhë edhe sot dhe synon të vazhdojë edhe më tej, derisa të fusë nën kthetra çdo forum ku flitet hapur dhe kritikohet arsyeshëm. Por fjalën e lirë nuk do të mund ta mbysin. Pas 9 shkurtit, Kosovës do t’i rikthehet normaliteti, e RTK-së, fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik”, ka shkruar Tahiri.

  • Ministria e Mbrojtjes i reagon Haradinajt: Asnjëherë nuk ka humbur ndonjë dron

    Ministria e Mbrojtjes i reagon Haradinajt: Asnjëherë nuk ka humbur ndonjë dron

    Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt, i cili ka thënë se një dron i FSK-së ka humbur.

    Në këtë reagim thuhet se ajo çfarë ka thënë Haradinaj nuk është e vërtetë.

    “Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio televizive pa kuptuar peshën e fjalës në sigurinë e vendit, informojmë qytetarët se të pavërteta janë dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron. Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet”, shkruhet në reagim.

    Mes tjerash, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se vazhdimisht pranojnë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake.

    Komunikata e plotë:

    Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet si një forcë profesionale, e ndërveprueshme me NATO-n dhe e gatshme për të kryer detyrat e saj bazuar në mision. Asgjë e pavërtetë që thuhet për të nuk i kontribuon zhvillimit të saj, përkundrazi mbështetë tentativat për minimim e një pune kolosale brezash, sakrificën e dëshmorëve, veteranëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për formimin e një ushtrie të gatshme për mbrojtje të territorit.

    Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio televizive pa kuptuar peshën e fjalës në sigurinë e vendit, informojmë qytetarët se të pavërteta janë dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron. Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju sigurojmë që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake.

    Ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit, ligjërisht kufizon nivelin e informacionit që mund të ndajmë me publikun pa dhënë shumë detaje. Megjithatë janë evidente aktivitetet e shumta të FSK-së ku janë përdorur e përdoren pajisjet dhe sistemet më moderne të armatimit me të cilat FSK është furnizuar dhe po furnizohet vazhdimisht. Të tjera po vijnë, dhe të gjitha sipas standardeve të NATO-s.

  • Kurti takohet me Sautter, flasin për rezultatet e Procesit të Berlinit e dialogun Kosovë-Serbi

    Kurti takohet me Sautter, flasin për rezultatet e Procesit të Berlinit e dialogun Kosovë-Serbi

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim sot Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Günter Sautter.

    Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u bisedua për “rezultatet e Procesit të Berlinit, përfshirë gjashtë takimet ministeriale dhe vlerësuam si arritje të rëndësishme marrëveshjen e re për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Deklaratën për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028”.

    Gjithashtu, ZKM thotë se gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunimin rajonal, dialogun në Bruksel dhe integrimet euroatlantike.

    “Kurti e falënderoi Sautter për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë për të cilën ka tha se “ka qenë thelbësore për çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë”.

    Kryeministri Kurti e uroi Sautter për pozitën e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë në avancimin e agjendës së përbashkët në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë dhe lirive themelore.

    Zyrtari gjerman në këtë takim u shoqërua nga ambasadori i vendit të tij, Jörn Rohde.

  • Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne: Jam e shkatërruar, ky lajm ma theu zemrën

    Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne: Jam e shkatërruar, ky lajm ma theu zemrën

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

    Ora ka thënë se është e merzitur nga lajmi për vdekjen e Payne, me të cilin kishte realizuar edhe një këngë, për të cilën ka deklaruar se tash merr krejtësisht kuptim të ri për të.

    “Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të – ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”, ka shkruar Rita.

    Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar për hitin “For You”.

    Vdes Liam Payne, ish anëtari i grupit “One Direction”, dyshohet se ra nga ballkoni i një hoteli