ATV

Author: G.O.

  • Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi

    Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Serbi.

    Ajo është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Mirë se erdhe në Serbi e dashura Ursula von der Leyen. Është nder i madh të të pres përsëri në vendin tonë. Kemi diskutime të rëndësishme përpara nesh për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, përparimin në rrugën tonë evropiane dhe mundësitë që vendi ynë dëshiron t’i shfrytëzojë kur bëhet fjalë për momentin e ri në procesin e zgjerimit”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

    Para Serbisë, Von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.

    Ajo pritet ta vizitojë nesër Prishtinën dhe do të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

  • Grafitet kundër Fadil Gecit, Gani Geci reagon ashpër – shpërthen kopsat e këmishës në shesh: Hajdeni, këtu jam

    Grafitet kundër Fadil Gecit, Gani Geci reagon ashpër – shpërthen kopsat e këmishës në shesh: Hajdeni, këtu jam

    Gani Geci ka reaguar ashpër pas grafiteve denigruese që janë shfaqur në Prishtinë kundër vëllait të tij, Fadil Geci, pas dëshmisë që dha për tre ditë rreth para Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Në një deklaratë para gazetarëve, Geci ka shpërthyer edhe kopsat e këmishës e është drejtuar atyre që kanë bërë këto grafite duke thënë “Ku janë, kqyre ku janë, a po e shihni këtë gjyks. Ku janë ata hajna, hajdi këtu. Gani Geci o këtu përditë”.

    Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës.

    “Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet ex-ficio, po meqë vëllau jem s’është këtu e lajmërova unë rastin”, ka deklaruar Geci.

    Ai tha se vëllai i tij “ka dëshmu të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi”.

    Ai ngriti dyshime edhe për ata që mund t’i kenë shkruar këto grafite.

    “Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të iniciuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”, vallahi unë këto Hashimet kom qejf me i punu”, tha Geci.

    I pyetur nëse do të shkojë edhe ai të dëshmojë, Geci tha se do të shkojë nëse ftohet dhe se do t’i mbulojë shpenzimet vetë.

    “Vallahi a besoni që biletën kom me pagu vetë, e hotelin vetë vec mos t’më thirrshin. Unë pa letër s’muj shkoj”, ka thënë ai.

  • Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja

    Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se Qeveria e Polonisë dhe kryeministri, Donald Tusk, janë instaluar nga Bashkimi Evropian si pjesë e një komploti për të larguar udhëheqjen paraprake populiste të krahut të djathtë në Poloni.

    Orbani nuk ofroi asnjë dëshmi për këtë pretendim lidhur me Qeverinë polake, e cila u zgjodh më 2023 pas zgjedhjeve ku morën pjesë 74 për qind e votuesve.

    Komentet vijnë dy ditë pasi Orban, nacionalist i cili ka qasje kundërshtuese ndaj BE-së, gjatë një fjalimi u tha mbështetësve të tij se blloku evropian po synon që ta rrëzojë Qeverinë e tij dhe të instalojë një regjim kukull në Hungari.

    Duke folur për radion shtetërore hungareze më 25 tetor, Orban kritikoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe udhëheqësin e grupit më të madh politik në BE, Partinë Popullore Evropiane, Manfred Weber, duke pretenduar se këta dy zyrtarë po synojnë ta zëvendësojnë Qeverinë e tij, ashtu siç, sipas tij, kishin vepruar në Poloni më 2023, kur koalicioni i udhëhequr nga Tusku mposhti partinë Ligj dhe Drejtësi – që paraprakisht kishte qenë në pushtet – në zgjedhjet parlamentare.

    “Ky nuk është as konspiracion sekret kundër Hungarisë, por është një plan i paraqitur hapur”, tha Orban, duke pretenduar se ka një komplot kundër tij, pa ofruar asnjë dëshmi për këtë pretendim. “E njëjta gjë ndodhi në Poloni. Polakët po ashtu ndërmorën një politikë të pavarur sa i përket migracionit, gjinisë dhe ekonomisë”.

    Von der Leyen dhe Weber, tha ai, “bënë më të mirën e tyre dhe hapur njoftuan se Qeveria konservatore polake duhet të shkojë dhe të zëvendësohet me një të re. Kështu, miku ynë Tusk u bë kryeministër në Poloni. I njëjti skenar tani po ndodh në rastin e Hungarisë”.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Pawel Wronski, në një përgjigje për Associated Press tha:

    “Zgjedhjet e lira parlamentare u mbajtën në Poloni më 15 tetor 2023. Qeveria aktuale në Poloni, sikurse edhe qeveritë paraprake, nuk është instaluar, por është zgjedhur dhe është shprehje e vullnetit të votuesve polakë”.

    Orbani shpesh është përplasur me BE-në, teksa Brukseli ka bllokuar ndihmë financiare në vlerë prej miliarda eurosh për shkak të akuzave se ka shkelur standardet demokratike dhe të sundimit të ligjit. Qeveria paraprake polake nacionaliste-konservatore po ashtu për vite të tëra kishte pasur mosmarrëveshje me BE-në sa i përket nivelit të demokracisë.

    Orban gjithnjë e më shumë ka një qasje më agresive ndaj bllokut evropian, ku Hungaria u bë anëtare më 2004. Udhëheqësi hungarez ka mbledhur partitë euroskeptike në mbarë bllokun dhe ka krijuar një forcë politike të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian. Ai po ashtu e ka afruar Hungarinë më afër shteteve autokratike, sikurse janë Rusia dhe Kina.

    Qeveria e Tuskut po kërkon që të rivendosë institucionet demokratike, që thotë se ishin shpërbërë gjatë ekzekutivit paraprak. Por, ekzekutivi i tij mban ende disa politika konservatore, sikurse është qëndrimi i ashpër ndaj imigrimit të paligjshëm./rel

  • Kripë, ujë dhe limon për ta ndalur migrenën!

    Kripë, ujë dhe limon për ta ndalur migrenën!

    Kur keni problem, ju e ndjeni një dhimbje të padurueshme, e cila shpeshherë qëndron vetëm në një anë të kokës. Por, përveç që është dhimbje e padurueshme, ajo ka ndikim edhe në performancën tuaj, e veçanërisht nëse jeni duke punuar

    Shpeshherë, ju nuk mund të përqendroheni dhe keni marramendje, prandaj përpiqeni ta kufizoni çdo aktivitet fizik. Është fakt se migrena është më e zakonshme te femrat sesa të meshkujt.

    Në fakt, studimet kanë treguar se femrat janë trefish më të prira për të vuajtur nga migrena sesa meshkujt. Sido që të jetë, rreth 30 milionë njerëz në SHBA përjetojnë migrenë të tmerrshme gjatë jetës së tyre.

    Shumica e tyre i drejtohen industrisë farmaceutike për të kërkuar ndihmë, por zakonisht zhgënjhen nga ilaçet që ato ofrojnë. Megjithatë, ka lajme të mira: tani ju mund ta hiqni dhimbjen e shkaktuar nga migrena dhe marramendjen vetëm me një teknikë super të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

    Ndaleni dhimbjen e migrenës me kripë!

    Nëse nuk dëshironi që migrena t’ju ndalojë të kryeni ndonjë aktivitet fizik, atëherë kemi një zgjidhje të thjeshtë të cilën mund ta provoni. Vetëm shkoni në kuzhinë dhe gjejeni kripën. Po pra, kripa mund t’ju ndihmojë ta hiqni dhimbjen e tmerrshme brenda pak sekondave.

    Por, si ta bëni këtë? Faktikisht ju duhen tre përbërës: kripë, ujë dhe limonadë.

    Me këta tre përbërës të gatshëm, i gjithë procesi është i thjeshtë:

    ▪ Merrni një gotë ujë
    ▪ Shtoni limonadën apo lëngun e limonit
    ▪ Shtoni kripën

    Kjo teknikë është tejet efektive dhe shumë njerëz janë mahnitur se sa shpejt reagon produkti shtëpiak. Më e rëndësishmja është se kripa është e sigurt për t’u përdorur.

    Sidoqoftë, sigurohuni që pija të cilën e konsumoni të ketë më shumë përbërje të kripës sesa të lëngut të limonit. Nuk do të shkojnë shumë minuta dhe do ta vëreni dhimbjen duke u larguar nga koka juaj!

    Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

  • Uji i Badocit ende me vlera të larta të manganit, qytetarët kërkojnë zgjidhje

    Uji i Badocit ende me vlera të larta të manganit, qytetarët kërkojnë zgjidhje

    Vlerat e larta të manganit vazhdojnë të jenë ende prezente në ujin e Liqenit të Badocit, duke e bërë këtë ujë të papërdorshëm për pije tash e disa javë. Derisa uji i Liqenit të Badocit mund të përdoret për larje të enëve dhe rrobave.

    Përkundër që uji po vazhdon të shpërndahet me autobote nëpër lagje të Prishtinës, qytetarët janë shprehur se duhet të rregulluar kualiteti i ujit për pije dhe që furnizimi të jetë i rregullt. Në të kundërtën nëse gjendja do të zgjas, qytetarët kanë paralajmëruar edhe protesta.

    Doktoresha nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK) Burbuqe Nushi thotë se çdo ditë vlerat e manganit vazhdojnë të ngrihen.

    Nushi ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reshje shiu, atëherë kjo gjendje me ujin e pijshëm pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të ardhshme.

    “Çdo tejkalim i dozës, mund të ketë efekt toksik. Rekomandohet që qytetarët ende të mos e pinë ujin… Rekomandohet që kryesisht fëmijëve prej 0 deri në 5 vjeç, personat e moshuar dhe ata me sëmundje dhe që kanë diagnoza të mos e konsumojnë këtë ujë, përndryshe krejt veprimtaria tjetër mund të përfundojë me këtë ujë, dhe larja e enëve…Zierja e ushqimit po, por jo përgatitje të ushqimit për foshnja… Sot sillet rreth 0.500 mg/L…. Nëse i referohemi parashikimeve meteorologjike, nuk ka shi edhe 10 ditë, atëherë pritet që kjo gjendje të zgjasë edhe dy javë”, ka thënë Nushi.

    Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka treguar për masat që ka ndërmarrë kjo kompani për të tejkaluar gjendjen me ujë të pijshëm, pas paraqitjes së vlerave të larta të Manganit në Liqenin e Badocit.

    “Është ende në sasi të lartë, ka herë pas here edhe ulje të vlerave, mirëpo ende nuk janë për ujë të pijshëm. Paralelisht ne jemi duke e bërë edhe shpëlarjen e gypave magjistralë dhe sekondarë, duke bartur ujë përmes autoboteve në të gjitha zonat që furnizohen nga Badoci. Qëllimi ynë është që ta zvogëlojmë sasinë e manganit në liqenin e Badocit edhe nëse vazhdon të jetë një sasi shumë e lartë e manganit jashtë vlerave të lejuara, nuk është mirë ta shpërndajmë”, ka thënë Mjeku.

    Qytetarët po furnizohen me ujë nga autobotet për ta përdorur vetëm në kuzhinë, ndërsa për ta konsumuar e blejnë atë nëpër markete.

    Ilir Fetahaj nga lagjja “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, thotë se nëse gjendja e vështirësuar me furnizim të ujit të pijes do të vazhdojë, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta.

    “Nuk kam asnjë mendim të mirë. Duhet të bëjnë diçka për ta rregulluar edhe kualitetin dhe furnizimi të jetë i rregullt…Faktikisht, e blejmë ujin e pijshëm, këtë ujë që e marrim, e marrim vetëm për kuzhinë…Të vetëdijesohemi dhe të dalim për të protestuar”, tha ai.

    Qytetari tjetër Ibrahim Asllani thotë se zakonisht kur ndodhen në situata të tilla ata janë të detyruar që të blejnë ujin për pije.

    “Nuk është e lodhshme kur është e nevojshme, absolut duhet patjetër, pa ujë nuk ka jetë. Sigurisht përfundon, duhet të pajtohemi edhe nëse zgjat…Kur nuk vjen cisterna ne duhet të blejmë, patjetër është e nevojshme”, tha Asllani.

    Furnizimi me ujë nga autobotet bëhet në lagjet “Badoci i ri”, “Graçanica”, “Hajvalia”, “Veterniku”, “Lagjja e Spitalit”, “Rruga B”, “Bregu i Diellit” dhe “Muharrem Fejza”.

    Mangani është një mineral që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse sasia e tij në ujë është më e madhe se 0.05 miligram për një litër, pasi kjo mund t’i shtojë ujit ngjyrë, erë dhe shije ndryshe.

    Disa prej efekteve potenciale të përdorimit të ujit me përmbajtje të lartë të manganit janë problemet në sistemin e tretjes, ndikim në sistemin nervor, dëmtim të shëndetit të fëmijëve dhe probleme me zemër.

  • Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban

    Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut.

    Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

    Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua për mbrojtjen e civilëve, por nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli, i cili varet nga mbështetja diplomatike dhe ushtarake e SHBA-së.

    “Ne kemi një ndjenjë të urgjencës për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të ketë një siguri të vërtetë përgjatë kufirit mes Izraeli dhe Libanit”, tha Blinken për gazetarët, duke shtuar se është i angazhuar “në mënyrë intensive”.

    Rezoluta 1710, e miratuar më 2006, pas një lufte mes Izraelit dhe Hamasit, bën thirrje për çarmatosjen e grupeve joshtetërore në Liban, që është një aluzion për Hezbollahun, që financohet nga Irani, grup që ka ushtrinë e tij. Rezoluta po ashtu kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga shteti.

    Blinkeni tha se është thelbësore që të ketë “mirëkuptimin e nevojshëm për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701”.

    “Sa më shpejt që të bëhet kjo, aq më shpejt do të arrijmë te një zgjidhje”, tha Blinken.

    Ai bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe ushtarëve libanezë, pasi të paktën 11 nga ta janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban muajin e kaluar.

    SHBA-ja ka bërë thirrje për forcimin e Forcave të Armatosura të Libanit dhe Qeverisë së brishtë qendrore në Bejrut, në mënyrë që të mund të ketë ndryshim të sigurisë dhe Hezbollahu të lihet në hije.

    Kryeministri libanez Mikati tha se vetëm shteti dhe ushtria libaneze duhet të ketë armë.

    Ndërkaq, në një takim të ndarë me Blinkenin, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, i tha kryediplomatit amerikan se Qeveria libaneze e ka bërë të qartë se do ta respektojë Rezolutën 1701.

    “Agresioni në Liban duhet të ndalet menjëherë. Asgjë nuk mund të justifikohet me vazhdimin e tij”, tha Safadi.

    Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2024, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

    Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut./REL

  • Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve të FSK-së

    Rritet numri i përfituesve nga skema e pensioneve të FSK-së

    Është rritur numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas të dhënave, në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023, kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 14,0%.

    Po ashtu janë rritur edhe skemat për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(13,7); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,0%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,9%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (4,7%); skema e pensioneve bazike të moshës (3,1%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,0%); skema për veteranët e luftës (1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,2%).

    Ndërsa sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kishte rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë , nga punonjësit e Trepçës, kanë përfituar 1 174 persona, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 1 482 përfitues, vërehet një rënie prej -20,8%.

    “Në muajin shtator 2024, krahasuar me muajin shtator 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,8%); skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema e ndihmës sociale (-9,9%); skema për pensionet familjare (-5,0%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,5%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,0%)”,thuhet në raport.

  • Çështja Januzi dhe të tjerët, gjykimi fillon më 14 nëntor – paraqitja e provave më 9 dhjetor

    Çështja Januzi dhe të tjerët, gjykimi fillon më 14 nëntor – paraqitja e provave më 9 dhjetor

    Trupi Gjykues dje ka bërë të ditur se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30.

    Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa Mbrojtja e Ismet Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja.

    Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.

  • Ushqimet që ju fryjnë në darkë dhe ato që ndihmojnë tretjen

    Ushqimet që ju fryjnë në darkë dhe ato që ndihmojnë tretjen

    Darka, si vakti i fundit i ditës luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

    Përzgjedhja e ushqimeve të duhura është faktor jo vetëm i një gjumi të qetë e të pa trazuar por edhe i problemeve  me tretjen. Një nga këto probleme, është fryrja, e cila është e sikletshme dhe mund të na lërë gjithë natën pa gjumë.

    Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

    Fryrja në stomak mund të burojë nga një sërë problemesh si:

    • Konsumi i tepruar i fibrës
    • Konstipacioni
    • Sindroma e zorrës së Irirituar
    • Konsumi i tepruar i ushqimeve të fermentuara.

    Ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të shkaktojnë fryrje në stomak nëse i konsumoni në darkë.

    Mishi i kuq me yndyrë

    Ushqimet me bazë shtazore dhe tepër të yndyrshme janë të tmerrshme për tretjen. Ato kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe shkaktojnë fryrje dhe rëndesë në stomak. Përpos tyre, kripa luan një rol në tretje sepse organizmi mbledh më shumë ujë prej saj.

    Ushqimet Pikante

    Ushqimet pikante dhe me fibër fermentohen në stomak sepse kërkojnë shumë kohë për tu tretur duke shkaktuar kështu një grumbullim të dëmshëm të gazrave në stomak. Fryrja që do të përjetoni prej këtyre ushqimeve do ju lërë gjithë natën pa gjumë.

    Brokoli, lulelakra dhe lakrat e vogla

    Ushqime të tilla kanë tendencën të shkaktojnë fryrje dhe gazra tek disa njerëz. Për më tepër, ato përmbajnë një karbohidrat kompleks që fermentohet në stomak dhe nxit prodhimin e gazrave.

    Andaj këshillohet që ushqime të tilla të integrohen ngadalë në regjimin ushqimor deri sa stomaku të mësohet ngadalë me tretjen e tyre.

    Ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut? 

    Ushqimet e mëposhtme jo vetëm që nuk ju fryjnë por edhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e tretjes

    Kivi

    Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me radhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

    Çaji i nenexhikut

    Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut. Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

    Bananja

    Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

  • Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë 24 orëve

    Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku gjatë 24 orëve

    Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 315 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

    Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.